Intervista

A do të mbyllet sërish Shqipëria? Ministrja Manastirliu tregon skenarin pas 2 dhjetorit

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, e pyetur nëse do të ketë tjetër mbyllje, tregoi skenarin pas 2 dhjetorit.

Manastirliu theksoi se situata do të vlerësohet, pasi ky virus ka shumë të panjohura.
“Maska është një masë e gjithë-pranuar sot që funksionon, por duhet shoqëruar me distancim dhe higjienë. Komiteti i Ekspertëve është duke mbajtur nën vëzhgim situatën për gjithçka. Ne do ta vlerësojmë situatën mbi baza dinamike. Shpresojmë shumë në bashkëpunimin e qytetarëve. Ne çdo gjë e kemi arritur falë bashkëpunimit të qytetarëve, duke pasur fleksibilitet edhe tek masat.

Ne nuk e duam mbylljen, por masat kufizuese do të vlerësohen në bazë të situatës, sepse jemi përballë të panjohurave. Ky virus ka edhe të panjohura edhe të njohura. Covid-19 ndërpret transmetueshmërisë kur nuk ka terren dhe kjo arrihet vetëm me maska e zbatim të masave”, tha Manastirliu.

A do të mbyllet sërish Shqipëria? Ministrja Manastirliu tregon skenarin pas 2 dhjetorit Read More »

‘Shmangni grumbullimet dhe kafet’, Manastirliu tregon se çfarë do bëhet me shkollat

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e ftuar në studion e emisionit “Real Story” në News24, teksa fliste për domosdoshmëinë e mbajtjes së maskave, këshilloi se për mbrojtje më të mirë, duhet ruajtur edhe distanca si dhe higjiena.

Sokol Balla: Nuk shihni rrezik tek kafenetë që u lanë hapur?
Manastirliu: Në kafe duhet ruajtur distance, pse jo edhe të eleminohet kafja kur është e mundur. Shmangni mbledhejt famljare. Përvec maskës duhet të ruhet distance dhe higjiena

Sokol Balla: Çfarë do të bëjmë me shkollën?

Manastirliu: Kur morëm këtë vendim që ishte politik, por i bazuar në studimin e ekspertëve të ISHP, e bazuar tek të dhënat e Qendrës Europiane të Sëmundjeve Infektive nxorën botime se pse shkollat apo tansemtueshmëria në shkolla nuk sjell një përhapje të lartë të virusit. Sipas ISHP grupmosha e fëmijëve nuk ka pasur rritje të madhe, pra, shkolla nuk është risk i madh nëse qëndron hapur.
Sokol Balla: Po, por janë infektuar mësues, ka edhe prindër që ngulin këmbë që fëmijët e tyre asimptomatikë të vijojnë mësimin. Ndaj them duhen shtuar kontrollet në shkolla.

Manastirliu: Kontrollet janë të vazhdueshme. Është shumë e rëndësishme të kuptohet se i kemi hapur, por jo pa protokolle, ruajnë distancën, ka turne, maskë, higjienë.

‘Shmangni grumbullimet dhe kafet’, Manastirliu tregon se çfarë do bëhet me shkollat Read More »

Rrëfehet këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti: Media në Shqipëri më shkatërroi martesën e parë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, ka treguar se e ka vuajtur për një kohë të gjatë ndërhyrjen e medies në jetën private e cila sipas saj i ka shkatërruar martesën e parë.

Në një intervistë për PolitikOn në RTV Ora, këngëtarja Bleona Qereti shprehet se për të tashmë jeta private është e shenjtë dhe se mediat kanë për detyrë të verifikojnë lajmet që marrin.

“Unë jam rritur në media dhe jam rritur përpara kamerës. Ndihem sikur gjithë jetën time kam jetuar në një shtëpi xhami dhe punët e mia janë ditur publikisht nga të gjithë njerëzit. Sigurisht unë jam djegur dhe jeta ime private ka vuajtur pikërisht nga media në Shqipëri.

E dini të gjithë për kë e kam fjalën, për martesën time të mëparshme kështu që tani jeta ime private është e shenjtë, nuk ka arsye absolutisht të përmendet nëpër media dhe dua të vazhdoj ta mbaj sa më private të jetë e mundur aq më mirë është për mua.

Këngëtarja e konsideron të tmerrshëm faktin që emri i saj të kategorizohet në atë që ajo e cilëson si prototipi i modeleve të instagramit.

Rrëfehet këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti: Media në Shqipëri më shkatërroi martesën e parë Read More »

Rrëfehet Rovena Dilo: M’u bë pasuria 0, më morën miliardat! Do luftoj të marr pronën time

Në rubrikën ka “Tani mund të këndosh” tek E Diela Shqiptare Rovena Dilo ka rrëfyer shumë gjëra për jetën e saj private dhe profesionale. Ajo ka treguar edhe për problemin që ka me një pronë të saj në Tiranë.

Ardit Gjebrea: Ti pasi more kaq shumë para vendose të ktheheshe në Shqipëri që të bëheshe miliarderja që je sot?
Rovena Dilo: Na i morën miliardat.

Ardit Gjebrea: Pse mund të bëheshin?

Rovena Dilo: Kur ke prona dhe talent edhe mund të bëhesh.

Ardit Gjebrea: Çfarë ndodhi me lekun dhe pronat dhe miqësinë? Këtu ku erdhëm ka qenë bar

Rovena dhe kemi shumë kujtime. Për fat të keq gjërat ndryshojnë në jetë dhe mesa di unë ti nuk je ndarë mirë nga kjo histori.

Rovena Dilo: Bar Rovena nuk ka qenë Bar Rovena, ka qenë toka e nënës sime dhe unë vazhdoj të luftoj për pronën e nënës sime dhe nuk do rresht së luftuari derisa ajo të shkojë tek njerëzit të cilët e meritojnë ta kenë. Unë nuk e kam më, jemi në proces gjyqësor dhe pavarësisht se jemi në proces gjyqësor kjo ndërtesë po vazhdon të ngrihet, jemi në Shqipëri. Ky është problem gjykata dhe shteti nuk funksionon ashtu siç duhet dhe unë gjej rastin të shpresoj se drejtësia në 2020 nuk do të bëjë më padrejtësi për të marrë pronën nga pronari dhe për t’ja dhënë atë njerëzve të cilët për fat të keq janë të fortët e politikës. Jo vetëm pasuria ime u bë 0 por edhe pasuria e stërgjyshit 0.

Rrëfehet Rovena Dilo: M’u bë pasuria 0, më morën miliardat! Do luftoj të marr pronën time Read More »

‘Nëse një ditë do të jem shefe, do u kërkoj djemve të më fshijnë këpucët’

Rubrika “Trotuar” në “E Diell”, në Top Channel, trajtoi tema që lidhen me përditshmërinë tonë.

“Karrierë falë favoreve”, kjo ishte tema që u argumentua puntatën e kësaj të diele. Moderatorja Fjoralba Ponari, tha se fëmijët, duhen të edukohen të mos e shikojnë femrën si të nënvlerësuar, por si të barabartë, e nëse kjo gjë arrihet, sipas saj, gjërat do të jenë më ndryshe.

Në këtë moment, Dea Mishel, tha me humor se nëse një ditë do të jetë shefe, do u kërkoj djemve që t’i fshijnë këpucët, kjo në formën e një “hakmarrje”.

Fjoralba Ponari: Për sa kohë të rrënjosej deri në fëmijëri, edhe mami mund të marrë lekë sa babi, mund të jetë aq e pavarur.

Dea Mishel: Vajza kur të bëhemi shefe do u kërkojmë çunave të na fshijnë këpucët për t’u hakmarrë.

‘Nëse një ditë do të jem shefe, do u kërkoj djemve të më fshijnë këpucët’ Read More »

Brenda shtëpisë së tij luksoze, flet Noyzi: Falenderoj talentin tim

Noizy gjithmonë ka qenë i rezervuar në lidhje me jetën e tij private. Ai bëri bujë pak kohë më parë, kur tha se do të largohej nga SHqipëria.

Këngëtari zbuloi se ka 15 projekte të reja që do të publikohen gjatë Vitit të Ri dhe synon që ta zhvendosë suksesin jashtë vendit.

Së fundmi, ai ka vendosur të tregojë në detaje se si nis, si vazhdon dhe si mbaron një ditë e zakonshme në shtëpinë e tij.

Reperi ka hapur dyert për “Prive”, duke treguar ambientin luksoz ku jeton.

Në fillim, Noizy tregon pamjen nga dhoma e tij e ndenjes, për të vazhduar më pas tek dhoma e gjumit, për të cilën ai u shpreh se nuk është diçka e ekzagjeruar, por e thjeshtë për syrin.

Në shtëpinë 450 metra katrorë nuk kishte si të mungonte edhe një dhomë, të cilën ai e ka shndërruar në garderobë.

Noizy po ashtu stërvitet në shtëpi, sepse ka krijuar një hapësirë të veçantë me pesha fitnesi.

Nuk mungon edhe një kënd “Playstation-i”.

Teksa tregonte pijet alkoolike që kishte në shtëpi, Noizy tha:

“Nuk pi alkool, nuk është se jam i fiksuar. Këto m’i ka sjellë shoqëria dhe nuk e di pse (qesh). Kam qenë sportist para se të bëhesha artist, prandaj nuk e konsumoj. As cigare nuk pi“.

I pyetur nëse po largohet nga muzika, reperi u përgjigj:

“Më duket se ka të bëjë pak edhe me moshën. Nuk është se më ka ikur dashuria për muzikën. Ajo do të jetë gjithmonë pjesë e imja dhe do jem gjithmonë një falënderues ndaj talentit tim. Por unë kam zgjedhur që të eksploroj dhe deri tani kjo ka funksionuar”, u shpreh Noizy.

Brenda shtëpisë së tij luksoze, flet Noyzi: Falenderoj talentin tim Read More »

Këngëtari Ardian Trebicka rrëfehet: ‘Në Greqi punoja bukëpjekës’

Këngëtari Ardian Trebicka ka filluar të këndojë në klasë të parë.

Ai ka marrë pjesë që atëherë në festivalet e fëmijëve, ndërsa sot ka rrëfyer jetën e tij të vështirë në Greqi. Ardian Trebicka tha se ka jetuar 6 vjet në Greqi dhe më pas u rikthye.

Ai ishte u ftuar në emisionin “Historia ime” e Mirela Milorit.

Çuditërisht e ka nisur me këngë popullore dhe pse sot nuk këndon dot më asnjë këngë popullore.

Babanë e tij e transferuan në Laç, pas nevojës për staf teknik në uzinat e asaj kohe, pasi i ati kishte lënë në mes studimet për inxhinieri, por ishte projektues shumë i mirë dhe i talentuar.

Trebicka shkollën 8- vjeçare e ka ndjekur në Laç, ku dhe ka marrë pjesë në festivalet që zhvilloheshin në Krujë.

Më pas, konkurroi dhe fitoi të drejtën të studionte në Liceun Artistik për kanto dhe më pas në Akademinë e Arteve.

Studimet në fakultet i ndërpreu në mes, sepse u nis për emigrim në Greqi.

Në Shkurt të vitit 1992, ditën kur në Shqipëri po rrëzohej busti i diktatorit, ai ka kaluar kufirin dhe u nis për jashtë.

Muajt e parë në emigrim punoi duke bërë bukë.

Pasi u kthye në Shqipëri, realizoi në vitin 1999, albumin e parë “Tango”, album i cili u publikua në vitin 2000. Në vitin 2001, albumin “Dhe deti na ka zili”, më 2003 albumin “Do bëhem cigan”, më 2005 albumin “Shkova ka dera jote” dhe në vitin 2011, albumin “Kthim”.

Rrëfimi i Ardian Trebickës:

Mirela Milori: Ka një ndikim Greqia tek ty, ka hyre tek studimet e tua të larta mesa di, i ke lënë përgjysmë.

Ardian Trebicka: Emigrova me familjen, shkova në Greqi dhe nuk e kisha të lehtë. Vitin e parë kam punuar sepse nuk dija as gjuhë asnjë gjë. Kam bërë punë të ndryshme, në një moment më dëgjon dikush duke kënduar në shtëpi. Babai im punonte me të, quhej Jorgo dhe më thotë këndo diçka dhe unë si fëmijë i lumtur i këndova.

Unë punoja, bëja bukë atë kohë dhe më thotë po pse bën bukë gjithë ditën dhe i thashë që nuk njoh njeri. Më merr dhe më çon diku ku bëhej muzikë darkave dhe pastaj fillova të merresha vetëm me këngën. Fitova dhe një konkurs në Operën e Athinës, por dhe atë e lashë sepse isha një djalë i lëvizur, motivi ishte të ndryshoja emër dhe mbiemër dhe kështu siç e fitova e lashë konkursin.

Mirela Milori: Sepse nuk doje të ndryshoje emrin dhe mbiemrin?

Ardian Trebicka: Jo nuk ishte çështje patriotizmi, më shumë sesa ishte çështje dinjiteti personal, familjar dhe fisnor. Më dukej sikur do jetoja jetën e një personi të dytë, jo jetën time.

Mirela Milori: Nuk pate një peng të ktheje kokën.

Ardian Trebicka: Jo nuk kam pengje në jetë për gjërat që kam bërë, asnjëherë.

Mirela Milori: Të çoi zoti Jorgo të këndojë diku, sa zgjati kjo periudhë?

Ardian Trebicka: Kjo zgjati deri në fillim të ’97-ës. Edhe pse isha në Greqi, më shumë këndoja portugalisht dhe spanjisht. E kisha në mënyrë shumë natyrale. Kam kënduar në një hotel në Greqi dhe aty takova një zonjë Safete Vrioni vinte nga fisi Vrionase, një grua me super kulturë, me një shqipe të kulluar, ishte në borgjezinë e Athinës dhe kur më dëgjoi duke kënduar më tha Ardian ti ngjan me një këngëtar spanjoll që në atë kohë unë nuk e kisha dëgjuar. Më dha disa CD të tij dhe prap nuk gjeta gjë të përbashkët, bëheshe fjalë për Julio Iglesias.

Mirela Milori: Sa qëndruat në Greqi?

Ardian Trebicka: Kam ndejtur 6 vite. Kur u ktheva në Shqipëri i kisha gjërat e qarta se çfarë do bëja.

Këngëtari Ardian Trebicka rrëfehet: ‘Në Greqi punoja bukëpjekës’ Read More »

Aktori Agron Llakaj ka folur për herë të parë, pas shërimit nga virusi Covid-19: ‘Eshtë si të jesh me kolerë’

Aktori Agron Llakaj ka folur për herë të parë, pas shërimit nga virusi ‘Covid-19’ .

Ai tregoi sesi e mori lajmin e infektimit e deri tek etapat që ndoqi pas këtij momenti.

Llakaj pohoi se së bashku me bashkëshorten kishin temperaturë prej 3 ditësh e pas këtij momenti këmbëngulja e të bijës për të bërë tamponin.

“Edhe ne si shumë të tjerë u bëmë pjesë e këtij realiteti, 2-3 ditë kishim temperaturë. Unë isha më i pakujdesshmi, sepse isha i rrëmbyer nga puna në kuptimin e vlerësimit të kësaj situate. Vajza ime këmbëngulte që të shkonim të bënim tamponin”, – tha Agron Llakaj në një intervistë me Anila Çelën në ‘Neës 24’ si.

“Në ditën e tretë të simptomave ne bëmë tamponin dhe dolëm pozitiv. Sa po ktheheshim nga stërvitjam 11 km ecje, pra, ishim energjikë. Prej atij momenti u vetëkarantinuam për të respektuar të tjerët”- është shprehur Llakaj.

“Nuk e bëra publike lajmin, qëndrova i heshtur, por mungesa ime në televizion u kuptua dhe njerëzit pyesnin ku është”.

“Nuk duhet kuptuar sikur të jesh me Covid-19 është si të jesh me kolerë. Qëndruam 14 ditë të izoluar, le të themi që ishte nja kalim i moderuar, nuk mund ta themi i lehtë por as i rënduar jo, e morëm me sportivitet. Unë, gruaja dhe mbesa ime qëndruam të mbyllur në shtëpi”.

“Erdhi një moment që u rënduam dhe vajza ime na tha se vinte të na shërbente edhe pse ajo nuk ishte e prekur me koronavirus. Na tha le ta marr, unë do t’ju përgjigjem dhe për 5 ditë, na ka qëndruar pranë vajza”.

“Nuk ka diçka specifike Covid-19 secili e kalon në mënyrën e tij. Në ditën e 12-të bëmë një skaner se kishim dhe kollë. Doli që kishim një prekje të lehtë të mushkërive. Bëmë një antibiotik 3 ditorë rritëm elementët e hollimit të gjakut dhe ditën e 16-të unë dola në punë”- shtoi më tej aktori i humorit.

Aktori falenderoi dhe stafin mjekësor për kujdesin e madh që treguan ndaj tij dhe bashkëshortes.

“Natyrisht unë shpreha mirënjohjen për gjithë ekipin dua t’i themi gjërat siç janë. Nuk mendoj se një qytetar i thjeshtë mund të kishte mundësitë që m’u ofruan mua. Tani dhe këtë duhet ta bëjmë diferencën, ndaj dhe thashë shyqyr që kemi shok dhe miq”, është shprehur aktori i humorit si dhe moderatori i njohur Agron Llakaj.

/NOA.al

Aktori Agron Llakaj ka folur për herë të parë, pas shërimit nga virusi Covid-19: ‘Eshtë si të jesh me kolerë’ Read More »