Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se do ta thotë në momentin e duhur bashkë me kryetarin e partisë se ku do të kandidojë.
Berisha e tha këtë gjë mbrëmjen e sotme në “Politikon”.
“Sali Berisha është ndarë me historinë.
Edhe kur isha në funksione nuk punoja për histori, por për interesimin e publikut.Ku do të kandidoj unë do ta them në momentin e duhur bashkë me kryetarin e partisë.
Nuk ka njëri që ka më pak sekrete mbi tokë se unë, por ja që e kam edhe unë një sekret.”-tha Berisha./noa.al/
Aktorja Monika Lubonja ka rrëfyer në rubrikën “N’fermë në “E Diell” historinë e saj prekëse.
Aktorja, tregoi se në kohën kur ishte studente në Akademinë e Arteve, mbeti shtatzëne ashtu siç e quan ajo “në mënyrë aksidentale”.
Ndonëse vajza e saj Tea sot është 24 vjeçe, Monika tha se asokohe mendoi të bënte abort, pasi kishte frikë se fëmija do ta pengonte në rrugën e saj drejt aktrimit.
Por një gjë të tillë e pengoi e ëma, mjeke me profesion, e cila e sugjeroi të ndryshonte mendje dhe të sillte në jetë fëmijën.
“Isha e dashuruar në shkollë, ngelëm pak shtatzënë, aksidentalisht. Shoqëria më thoshte ua ç’të gjeti ty. Më pas kisha në plan të parë të bëja filma teatër se sa kisha filluar të luaja dhe vajta ta abortoj vajzën. Mamaja ime duke qenë mjeke e sinjalizuan, të merr s’të merr këtë fëmijë do ta bësh, edhe ne do të dalim për zot”, tha Monika.
Albana Osmani ishte e ftuar në puntatën e tetë të “Shiko Kush LUAN” në Top Channel. Për herë të parë në emision loja “Paintball” ka si personazhe në tabelë vetëm gazetarë dhe moderatorë dhe këtë herë ajo luhet nga Albana.
“Me cilin nga këta gazetarë/prezantues nuk “flet më me gojë” dhe pse?”,- ishte kjo një pyetjet që i drejtuan moderatores gjatë sfidës dhe na habiti pak me përgjigjen.
Albana “godet në fytyrë” Arbana Osmanin dhe shprehet:
“Kemi bërë qoka “Gëzuar Vitin e Ri” njëherë në 700 vjet. Nuk e di, nuk kemi patur kurrë miqësi dhe nuk e kam kuptuar asnjëherë pse! Ndoshta ngaqë jam më e gjatë dhe i shoh gjërat pak më nga lart.”
Besart Kadia, ish-ekspert ekonomik i PD-së dhe këshilltar personal ekonomik i kryetarit të opozitës Lulzim Bashës, u emërua zëvendësministri i ri i Ekonomisë dhe Financave.
I rekrutuari i fundit nga Edi Rama, ka dhënë një intervistë për Arian Çanin.
I pyetur se çfarë mund t’i ofrojë ai qeverisë dhe Shqipërisë, Kadia ka thënë se flet shumë mirë anglisht dhe kjo mund të ndihmojë integrimin e vendin në BE, sepse ai mund të komunikojë me njerëz të huaj dhe të rëndësishëm.
“Një pikë e imja e fortë, është komunikimi në anglisht… Kjo mund të ndihmojë në integrimin në BE, diskutime me njerëz të rëndësishëm…”, – tha ai.
Analisti Arjan Curri e thumboi: Përkthyes e? Kjo është shumë pak…
Por ndërhyri Arjan Çani: Moooooos
Kadia ka shpjeguar edhe arsyet përse e pranoi ftesën e Edi Ramës për t’u bërë zv. ministër. Sipas Kadisë, Rama ka pëlqyer idetë e tij dhe ai do të shërbejë për të integruar Shqipërinë në BE.
Kadia tha se nuk i ka ndryshuar idetë e tij dhe shprehu gatishmërinë të bëhet edhe deputet, nëse Rama do ta ftojë.
“Unë dua të them, jam ekonomist, për mua idetë janë të parat, pastaj vijnë përkatësitë politike. Unë jam zv. ministër i shtetit që drejtohet nga Edi Rama. Kemi sfida për të integruar Shqipërinë në BE. Unë kam marrë përsipër të bëjë gjëra të paveshura me politikën. Kjo nuk do të thotë se nuk do të mbështes Ramën, kur jemi në të njëjtën linjë”.
“Nuk kam hequr dorë nga bindjet e mia pro biznes, pro tregut të lirë. Mendoj se Rama ka qenë konseguent, për të çuar përpara idetë. Unë nuk kam qenë dakord për shumë gjëra, por nuk jam armik me ata që mendojnë ndryshe. Përveç taksës progresive, që mendoj se është gabim, vijoj të mendoj se nuk është e duhura,“ deklaroi Kadia.
“Në rast se Rama vlerëson se idetë e mia janë të mirëpritura, patjetër që po. Kam bërë diskutim korrekt, më pëlqeu respekti që kishte për idetë e mia“, tha ish-eksperti ekonomik dhe këshilltari i Bashës, i cili 6 muaj para zgjedhjeve u bashkua me Ramën, për një postë me rëndësi te Financat./NOA.al
Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, njëkohësisht ish-deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi flet në një intervistë për gazetën ‘Standard’ mbi zgjedhjet e 25 prillit si edhe pritshmëritë e LSI-së dhe koalicionit të Opozitës së Bashkuar për to. Kërpaçi flet më gjerë për alternativën që ofron lSI për të rinjtë duke vënë në dukje planin e mirëmenduar për arsim cilësor dhe punësim duke mundësuar kështu ndaljen e emigrimit masive të të rinjve jashtë vendit.
LSI duket se ka ndezur fort motorrët elektoralë në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit 2021, ku takimet me bazën dhe qytetarët janë kthyer në ritual të përditshëm. Si e shihni situatën në Tiranë sa i përket mbështetjes ndaj programit dhe alternatives së LSI-së ?
LSI ka një marrëdhënie të veçantë me njerëzit, me votuesit, me qytetarët dhe komunitetin. Kjo është arsyeja pse në 16 vitet e fundit, kjo forcë është e vetmja që ka rritur numrin e mbështetësve në çdo zgjedhje. Një marrëdhënie që ndryshe nga përshkrimi juaj si ‘ndezje motorrësh elektorale’ mund të cilësohej më saktë si një rritje e ritmit të punës drejt fitores së 25 prillit. Unë shoh një dëshirë të zjarrtë të qytetarëve të Tiranës për opozitarizëm, për ndryshim. Por jo vetëm, edhe në Durrës është e njëjta situatë. Edhe në Fier, Elbasan, Lezhë, Korçë dhe kudo ku kam shkuar.
Qytetarët e besojnë alternativën e LSI për ndryshim. Kjo më bën të ndihem optimiste pasi tregon që kemi ditur të dëgjojmë shqetësimet e qytetarëve dhe t’i ofrojmë zgjidhjen që ata kanë nevojë, por edhe sepse në kushtet e një klime mungese besimi tek politika në përgjithësi, qytetarët gjejnë tek LSI vlerat që ata presin të shohin tek përfaqësimi publik si dhe një vend ku mund të lidhin një marrëdhënie të besueshme për të investuar tek ndryshimi i Shqipërisë.
Alternativa jonë e punësimit të mirëpaguar dhe mbështetjes së të rinjve që emigrimi të mos jetë më zgjidhje, por Shqipëria të jetë shtëpia e shqiptarëve me punë dhe dinjitet po shton mbështetësit e saj çdo ditë e më shumë. Ka entuziazëm dhe do vijojë puna për të mbledhur çdo mbështetje dhe energji në realizimin e këtij vizioni pas 25 Prillit.
Një ndër prioritetet e programit të LSI-së duket se janë të rinjtë. Cilat janë piketat e programit tuaj sa i përket të rinjve? Si do të mundësoni ndaljen e emigrimit masive të tyre jashtë vendit?
E ardhmja e një vendi duket në fytyrat e të rinjve të saj. Nëse ikin të rinjtë nga Shqipëria, bashkë me ta ikën edhe potenciali për zhvillim i vendit. Ndaj dhe shpopullimi i nxitur nga keqqeverisja është sulmuar kaq fortë nga ne, sepse godet në zemër vendin. Të gjithë duhet të zgjohen dhe të kuptojmë se nëse ky vend shpopullohet, të gjitha propozimet politike që në letër mund të tingëllojnë shumë bukur bëhen të pavlefshme.
Angazhimi ynë edhe në programin tonë është fokusimi i krijimit të mundësive për të rinjtë që të ndërtojnë jetën këtu. LSI është partia e të rinjve dhe me programin tonë që synon Arsim cilësor që lidhet me tregun e punës ne synojmë të rikthejmë shpresën dhe besimin te çdo i ri dhe e re e vendit për të kontribuar në vendin tonë. Me programin ‘Mëso dhe Fito’, studentëve do t’u krijohet mundësia të angazhohen në një punë për të fituar të ardhura për të mbajtur veten gjatë studimeve.
Çdo gjë nis me krijimin e mundësive të punësimit të mirëpaguar, pra që të mos kemi më shfrytëzim të krahut të punës pa afrimin e nivelit të pagave me ato të vendeve të rajonit dhe të Evropës, e duke vazhduar me rritjen e cilësisë së arsimit apo mbështetjes për krijimin e familjeve të reja.
Si e shihni garën e 25 prillit? A ka sigurinë Opozita e Bashkuar se edhe me Kodin e ri Zgjedhor, do të mundë të vijë në pushtet?
Jam e bindur se 25 prilli do të jetë fitore e jashtëzakonshme për Shqipërinë, për rininë, për të ardhmen Evropiane të vendit tonë. Besoj ju jeni njohur me deklaratën e kryetares së LSI ku në bazë të llogaritjeve Opozita e Bashkuar del nga 25 prilli me 100 mandate. Kjo besoj i përgjigjet pyetjes tuaj dhe nuk ka dyshim për këtë. Personalisht mendoj se Edi Rama do të vijojë të miratojë ligje antikushtetuese me shpresën se do të ndalojë ndryshimin, por nuk do të arrijë dot.
Në këto zgjedhje nuk po garohet thjesht për pushtet por për ndryshim cilësor të gjendjes në Shqipëri. 25 Prilli ndan nëse Shqipëria vijon trajtohet si pronë personale e pushtetarëve apo do t’i jepet një shans krijimit të një kulture të re politike dhe filozofie të re drejtimi që kujdeset për njerëzit. Ky është dhe fokusi im si e re e angazhuar në politikë, që vendi ynë të jetë ndryshe. Mbi të gjitha, pas 25 Prillit në Shqipëri duhet të ketë shpresë, të ketë punë dhe mirëqenie në vend të ofertës së qeverisjes aktuale që është ajo e emigrimit dhe pasigurisë.
Ndërkaq LSI ka denoncuar procesin e rindërtimit të banesave në zonën e Kombinatit, ku keni akuzuar qeverinë dhe bashkinë se po abuzon me pronat e këtyre banorëve. Ju gjithashtu u keni ofruar banorëve një kontratë, ku sipas jush ajo duhet të lidhet mes banorëve dhe Bashkisë së Tiranës. Cila është problematika e kësaj çështjeje dhe ku konsiston kontrata që ju ofroni?
Nuk ka shembull më të mirë se Kombinati për të kuptuar se si projekti i Rindërtimit në të vërtetë është projekti i mashtrimit të radhës. Në rastin e Kombinatit qeveria jo vetëm që nuk ka ofruar mbështetjen për banorët e prekur nga tërmeti, por siç na kanë shprehur shqetësimin banorët, ata rrezikohen të zhvendosen nga vendi ku kanë vite që jetojnë për tu strehuar diku tjetër në preferencë të Bashkisë. Banorët e Kombinatit që janë pronarë aty dhe ndër vite kanë punuar me mund e sakrifica për të mbajtur familjet, po flaken në mes të katër rrugëve pa qenë të sigurtë se çfarë do të bëhet me ta. Ndërkohë Bashkia e Tiranës nuk ka denjuar as ti presë banorët për dëgjesë sepse këta nuk i dëgjojnë qytetarët dhe vendimet i marrin në funksion të oligarkëve.
Pas studimit të problematikës dhe konsultimit me juristë të fushës, zgjidhja që ne i ofruam banorëve ishte një kontratë e cila është ndërmjet banorëve të kombinatit dhe bashkisë së tiranës, që ndërtimi i shtëpive të reja të bëhet përsëri aty ku ata janë, në Kombinat!
Po ashtu për ambientet e shërbimit që kanë qenë në katin e parë, pavarësisht statusit të tyre në çertifikatën e pronësisë si apartament, të gjitha ato ambjente shërbimi të cilat janë të pajisura me NIPT dhe kanë shërbyer si ambjente tregtare, pronarët e tyre të marrin të njëjtën sipërfaqe shërbimi dhe në ndërtesat e reja, po ashtu në Kombinat.
Një tjetër denoncim i fortë i LSI-së është edhe ai për shkollën “Sami Frashëri”, ku ju personalisht keni denoncuar në prokurori këtë çështje duke akuzuar se në kartelat e pronësisë së truallit të shkollës është ndërhyrë disa herë duke kaluar nga shteti në listë pronarësh dhe anasjellas. Çfarë mund të na thoni më shumë për këtë?
Kjo çështje i takon tashmë Prokurorisë që ta zbardhë dhe të gjithë presim veprimet e organit të akuzës. Nga faktet që ne kemi disponuar duket qartë se si një pronë publike që sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave të vitit 2017 duhet të figuronte në Hipotekë si pronë e Bashkisë Tiranë, ka figuruar në 2020 si pronësi e një ‘liste bashkëpronarësh’. Për më tepër hetimet duhet të zbulojnë për qytetarët çfarë ka ndodhur nga fillimi me këtë histori të mbuluar nga hijet e dyshimit. Pyetjet që shtrohen janë kush janë personat që kanë ndërhyrë në sistem dhe me çfarë qëllimi kanë ndërhyrë?
LSI gjithmonë do të thotë të vërtetën dhe vetëm pas deklaratave të kryetares së LSI, shpëtuam shkollën Sami Frashëri dhe të njëjtën gjë do të bëjmë edhe për banorët e kombinatit, vorës, shijakut, durrësit e në të gjithë Shqipërinë. Qeveria e oligarkëve dhe e propagandës nuk mund të vjedhi pronat e qytetarëve dhe as ti tjetërsoj për interesat personale.
Kryeministri Edi Rama është i ftuar sonte në open në Top Channel për të folur për menaxhimin e situatës së pandemisë dhe më shumë se kaq.
Duke komentuar pamjet e transmetuara nga Top Channel në spitalin Shefqet Ndroqi tha:
Realiteti është ai, për shumë arsye shqiptarëve u flitet ndryshe, goditet edhe trupa mjekësore. Mjafton të ketë një kërkesë më autorizim për të marrë masa, dhe të gjithë që duan të japin një informacion të futet, sepse nuk është normale që publiku të mbingarkohet me gënjeshtra dhë të pavërteta.
Por a ka frikë kryeministri nga infektimi?
Rama: Gjëja e parë është larg qoftë të infektoj dikë në familje shoqëri, por se kemi në dorë.
Unë kam bindje të miat, që lidhet me yjët, spo i ndaj këtu.
Pa asnjë problem do ishte trajtimi këtu, Si kuptoj ata që ikin jashtë.
Në rastin e covid në spitalet tona smungon asgjë që e kanë spitalet jashtë, qoftë nga kurat e aparaturat.
Mjektë janë në nivelin e duhur. Shefja e epidemiologjisë, Silva Bino la veten në dorë të tyre, dhe ja ku është, shumë mirë.
Kur do vijë vaksina në Shqipëri? Kryeministri Edi Rama nuk dha një përgjigjë konkrete, por tha se po përgatitemi për kohën e duhur.
“Për vaksinën, disa shtete po bëjnë lëvizje mes njëri tjetrin. Unë nuk e di se kur do vijë tek ne. Por siç thuhet do jetë gati në periudhën prill-maj. Ne ndërkohë do përgatitemi që të jemi gati deri atëherë”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama thotë se qeveria është duke menduar për një plan mbështetjeje për familjet në nevojë.
Rama: Jemi duke menduar një mbështetje për të gjithë familjet me ndihmë ekonomike. Ato janë më vunerabël. Jemi duke e formuluar dhe është brenda strategjisë.
Edhe plani nga pikëpamja financiare është i shtrirë në kohë, shkon deri në dhjetorin e vitit të ardhshëm. Jemi tani duke u marrë që të kemi pjesë në marrjen e vaksinës në një kohë të shpejtë.
Naim Abazi dhe Mihrije Braha flasin shumë hapur rreth marrëdhënies së tyre.
Çifti, mjaft i komentuar për thjeshtësinë që i karakterizon, kanë rrëfyer detaje intime të ftuar në rubrikën “AfterParty”.
Teksa Mihrije Braha e pyeti sesi i pëlqen që këngëtarja të qëndrojnë në shtëpi, Naim Abazi u shpreh se dëshiron më shumë ta shohë me rroba seksi, sesa me pizhame, duke pranuar se këto të fundit nuk i pëlqejnë aspak.
Gjithashtu u shpreh se në shtrat do që bashkëshortja e tij të flejë e zhveshur.
Pjesë nga intervista:
Mihrije Braha: E veshur se ksi apo me pizhame në shtëpi?
Naim Abazi: Pizhamet nuk i dua, e veshur se ksi më mirë do ishte, më mirë ashtu se fare.
Mihrije Braha: Në dush vetëm apo me mua?
Naim Abazi: Vendos ti aty.
Mihrije Braha: Do më pëlqeje më shumë me pirsing ngado apo me tatuazhe?
Naim Abazi: Më shumë me tatuazhe, pirsing e llogaris të rrezikshëm.
Mihrije Braha: Më do më shumë kështu si jam apo ndryshe?
Naim Abazi: Kështu si je.
Mihrije Braha: Unë në krevat nudo apo me pizhame?
Naim Abazi: Ti e di që pizhamet nuk i dua.
Mihrije Braha: A e dini që nuk veshim pizhame kurrë, nuk i blejmë, në shtëpi tonë nuk ka pizhama.