Intervista

Marin Mema flet për vajzën që i ka vjedhur zemrën

Gazetari Marin Mema ka qenë i ftuar në puntatën e 1 janarit të “Shiko kush luan”, ku gjatë intervistës ai u pyet nëse është i martuar apo jo.

Përgjigjia e Marinit ishte negative, megjithatë ai ka thënë se prej 13 vitesh është në një lidhje dhe se të dy ata e ndjejnë gati veten për t’u bërë prindër për herë të parë.

“Marini ka shumë kohë që është i lidhur, shumë kohë… është e gjithë ditur tashmë.

Kemi 13 vite lidhje dhe jemi gati të bëhemi prindër në një të ardhme sa më të aftërt”, tha Mema.

Marin Mema flet për vajzën që i ka vjedhur zemrën Read More »

Pse e kanë kër cenuar Marin Memën?

Një ndër gazetarët më të dashur në Shqipëri, Marin Mema ishte i ftuari i autores dhe moderatores Luana Vjollca mbrëmjen e 1 Janarit në “Shiko Kush LUAN”.

Të ulur në një sofër shqiptare, Marini u vendos para “Luana Llasticës” dhe dy mini-kapitenët Rezart Veleshnja dhe Irgen Çela. Intervista u zhvillua shumë ndryshe nga ç’e kemi parë gazetarin Mema më parë.
Një ndër pyetjet që iu drejtua Marinit ishte mbi prapaskenat e punës së tij në kërkim të vendeve shqiptare.

“Profesioni ka dhe kë rcënime. Eksperienca të bën t’i kalosh, duhet të përpiqesh aty për aty t’i përpunosh, të reagosh në mënyrë civile.“,-u përgjigj Marini teksa vazhdoi: “Jo gjithmonë, kë rcënimet janë përmes telefonit, janë dhe kë rcënime fizike dhe mua më ka ndodhur shumë herë gjatë karrierës.”

Mema zbuloi se këto kë rcënime nuk e kanë stepur: “Nëqoftëse do të shkelja diçka apo të bëja diçka të gabuar do më stepnin, por nëse jam dhe po luftoj njëfarë mënyre për të drejtën dhe të vërtetën, s’kam pse ndalem! Nuk kam Pse të kem frikë!”,- përfundoi Marini.

Pse e kanë kër cenuar Marin Memën? Read More »

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaron tërheqjen nga politika

Angela Merkel deklaron terheqjen nga politika.

Ne fjalimin e vitit te ri ajo ka thene se nuk do te kandidoje ne zgjedhjet e ardhshme ne Gjermani ndersa ka shtuar se ky do te jete fjalimi i saj i fundit per vitin e ri.
Gjate kohes qe kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbajtur një fjalim emocional për fundin e vitit tha se 2020, ishte viti më i vështirë i udhëheqjes së saj 15-vjeçare.

Merkel tha se me nisjen e vaksinimeve kundër COVID-19, viti 2021, është një vit shprese.

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaron tërheqjen nga politika Read More »

Këngëtarja e njohur ka një kërkesë për qeverinë: ‘Aman më lini të gjej burrë e të martohem’

Këngëtarja Rovena Stefa ishte pjesë e panelit të fundvitit në “Ftesë në 5”, në Top Channel, ku nuk ngurroi të bënte një kërkesë live, duke shkaktuar shumë të qeshura dhe batuata tek të ftuarit e tjerë.

“Unë shpresoj që sa më shpejt të mbarojë pandemia.

Ne t’i rikthehemi jetës më me vrull dhe dashuri se më parë.

Të jemi pranë njëri- tjetrit dhe të më lënë rehat te gjej burrin e të martohem. Po s’dola, s’kam ku gjej burrë se mbyllemi që në 20:30”, tha ajo.

Intervista vijoi me muzikë e atmosferë festive, për t’u vijuar me kujtime të mira të 2020 dhe urime zemre për këtë vit të ri.

Këngëtarja e njohur ka një kërkesë për qeverinë: ‘Aman më lini të gjej burrë e të martohem’ Read More »

Erion Isai merr vendimin përfundimtar

Vitin e shkuar Erion Isai u zgjodh si kryetar bashkie i Kolonjës dhe në këtë mënyrë ai vendosi të zhvendosej bashkë me familjen nga Tirana drejt qytetit që drejton. Gjatë kësaj kohe ai i është dedikuar plotësisht detyrës së re dhe nuk ka qenë fare aktiv në teatër apo televizion. Madje mbrëmjen djeshme në “Roped With Olsi” ai pranoi se nuk do të punojë më kurrë si aktor.

Isai tha se ndoshta në të ardhmen mund të punojë si regjisor ose si skenarist, por jo si aktor. “Unë kam marrë një vendim me veten. Jetës si aktor nuk besoj se do t’i kthehem. Do merrem me skenar, me regji, me televizion patjetër, por jetës si aktor nuk i kthehem”, u shpreh Erioni.

Bashkë me të ishte i ftuar edhe Bes Kallaku dhe tre aktorët diskutuan nëse e ndjejnë mungesën e “Be Caffee”. Ata të tre u shprehën se ju mungon vërtetë si spektakël, por nga përgjigja që morën nga Erioni i humbën shpresat se mund t’i rikthehen sërish.

“Ne do kthehemi bashkë sa herë të doni ju të punojmë, por vetë si aktor më jo”, përfundoi Erioni.

Erion Isai merr vendimin përfundimtar Read More »

Aktori i njohur shkodran: ‘2021 ka për të qenë më mirë. Do ikë pandemia dhe qeveria’

Aktori i njohur shkodran, Besnik Çinari thotë se e ka të qartë se çfarë do të ndodhë në vitin 2021.

Ai shprehet se është i lumtur që po ikën viti 2020 duke shtuar se ditë më të mira po vijnë.

Duke folur për ABC, Çinari shprehet se pret një vit më të mirë, gjatë të cilit do të ikë pandemia, por edhe qeveria.

“Shyqyr që iku ky vit. Jemi gëzuar i madh e i vogël. 2021 ka për të qenë më mirë. Do ikë pandemia dhe qeveria.

Do të festojmë në familje. Kjo pandemia ka bërë edhe një gjë të mirë, ka bashkuar familjet“, u shpreh aktori shkodran.

Aktori i njohur shkodran: ‘2021 ka për të qenë më mirë. Do ikë pandemia dhe qeveria’ Read More »

Gazetari Frrok Çupi flet për p ërplasjet me Berishën: ‘Shyqyr që jam gj allë’

Në fillim të viteve ’90, Frrok Çupi drejtoi gazetën e parë opozitare ndaj regjimit ko munist, “RD”, që ishte edhe gazeta zyrtare e Partisë Demokratike.

Gazetari Frrok Çupi pas një përplasje që pretendoi se kishte pasur me liderin historik të demokratëve , me ish-Presidentin dhe ish-Kryeministrin Sali Berisha,tha se ky i fundit e ka për ndjekur apo kërcënuar. Çupi u shpreh se i është dashur të marrë garanci për jetën e tij nga ambasada e SHBA dhe Brukseli.

“Me Berishën marrëdhëniet janë prishur përfundimisht në verën e vitit 1991, kur ai futi duart në gazetën RD. Unë e nxora nga zyra e RD-së, pasi nuk kam pranuar posh tërimin e gazetës. Ka qenë për shkak të ndërhyrjes së Berishës në gazetë, ai shkonte kur unë nuk isha në shtypshkronjën e RD. Jemi ndarë në prani të ambasadorit të SHBA-së në atë kohë, ku unë jam be tuar që si gazetar do të rrënojë të gjitha pikëpamjet diktatoriale të Berishës”, – tha Frrok Çupi.

Në një intervistë për Report Tv, analisti Frrok Çupi tha se ai si gazetar nuk do të lejonte kurrë që Berisha të ndërhynte në gazetë.

Më tej gazetari tregoi edhe përn djekjet konkrete që pretendoi se i kishte bërë lideri historik i demokratëve në atë kohë.

“Unë jam gati që ju si President (Berisha) të bëni gjithçka kundër meje dhe bëri gjithçka në realitet. Më përndoqi nga Shqipëria, më përndoqi nga disa punë, më pë rndoqi fizikisht, më kër cënoi familjarisht aq sa kam marrë garancinë e SHBA dhe Brukselit. Kam strehuar fëmijët, kam shkuar në bu rg thjeshtë se isha në gazetën Koha Jonë. Ka bërë gjithçka që mund të më bënte që të më për ndiqte, dhe shyqyr jam gj allë”, tha Çupi. Ai është sot një ndër gazetarët më kritikë ndaj opozitës. /NOA.al

Gazetari Frrok Çupi flet për p ërplasjet me Berishën: ‘Shyqyr që jam gj allë’ Read More »

Ish-arbitri: ‘Nuk shoh ndonjë çudi të madhe nëse gruaja flirton’

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon në Top Channel u fol se çfarë do të ndodhte nëse burrat do të zhdu keshin për 24 orë. Ishte Xheni Karaj ajo që u shpreh se pa praninë e meshkujve do të kishte më tepër siguri gjatë natës dhe gratë do të mund të dilnin lirisht.

Ndërkohë, ish-arbitri, Lorenc Jemini nuk ishte dakord që burrat të vendosin nëse gratë e tyre duhet të dalin me shoqërinë apo jo.

“Pyet bashkëshorten time se edhe e njeh. Pyete a ka ndonjëherë problem të dalë të hënë, të martë, të shtunë me shoqet. Le të dalë edhe me shokët e punës, s ka pikë problemi kjo pjesë.

Ndaj them, edhe po flirtuan, në kuptimin jo flirtim … nuk shoh ndonjë çudi të madhe.

Pse meshkujt e paskan këtë privilegj për të flirtuar, kurse femra s’e paskan”, u shpreh ai.

Ish-arbitri: ‘Nuk shoh ndonjë çudi të madhe nëse gruaja flirton’ Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com