Ish-banorja e Big Brother ka rrëfyer se do të hedhë kandidaturën për deputete në Vlorë. Në intervistën ‘60 sekondëshe’ për Prive, Jaçe u pyet nëse ishte me Partinë Socialiste apo Partinë Demokratike dhe nuk dha një përgjigje të prerë.
“Kam ndërmend që të hedh vetë kandidaturën në Vlorë si deputete e Vlorës, kështu që ngelet për t’u parë,”- tha Jaçe.
Siç duket vajza e njohur e showbizit i është futur politikës por deri më tani është kujdesur për ta mbajtur të fshehtë partinë me të cilën do të kandidojë.
Nga ndryshojnë burrat nga gratë apo gratë nga burrat dhe cilat janë këto ndryshime.
Të gjitha këto janë diskutuar nga paneli i përbërë nga Sazan Guri, Zhaklina Lekatari, Flavio Qarri dhe blogeria e udhëtimeve Teuta Borova.
Ata ishin të ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ku folën rreth “dallimit mes gjinive”, ndryshimet mes grave dhe burrave. Ne gjithmonë themi se jemi të barabartë, por asnjëherë të njëjtë.
Gjatë bisedës është folur edhe për jetëgjatësinë sek suale mes burrit dhe gruas. Sazan Guri shprehet se merita e vetme që kanë burrat është se jeta e tyre se ksuale nuk përfundon kurrë, ndërsa tek gratë rreth moshës 45-50 vjeç i bien hormonet dhe burrat detyrohen të tra dhtojnë.
“Një meritë e burrave është tek jetëgjatësia e sek sualitetit, ndërsa tek gratë fatkeqësisht bie pas moshës 45-50 vjeç. Në fakt ajo stimulohet me mendje”, tha Sazan Guri.
Zhaklina Lekatari e pyeti se “bie dhe niveli i hormoneve”.
“ Bëje, ca ke ti bëje, shtiru, 45-50, bëj sikur o vëlla sepse ligji i fizikës nëse nuk plotësohet në shtëpi, do plotësohet jashtë. Prandaj ligji i fizikës nuk njeh boshllëk, prandaj gruaja 45-50-55 vjeç jo të jetë vetëm amvisë, por të jetë edhe amvisë e kësaj qeverisje”, tha ambjentalisti.
Kur Rudina Magjistari e pyeti se “çfarë bën burri në këtë rast”, Sazan Guri tha: E kupton vetë se çfarë bën një burrë, nuk ka faj. Punon me një sekretare atje që ndan ndonjë hall, shqetësim.
“Bie libido. Jo çdo burrë tradhton, por nga ana biologjike bie sistemi i hormoneve”, u shpreh Zhaklina Lekatari. /NOA.al
Ish-kryeministri Fatos Nano, akuzoi ish ministrin e Brendshëm Neritan Ceka, se kishte dezertuar në mars 1998 kur në burgun e Tiranës ndodhi një revoltë e të dënuarve.
Nano tha se Ceka e la detyrën, por sa e vërtetë është kjo? Fakt është që Ceka ishte ministër edhe për disa javë të tjera pas asaj ndodhie, por çfarë mendon vetë Ceka për akuzat e Nanos.
I pyetur pikërisht për këto akuza, z.Ceka në një komunikim sonte me noa.al, jep detaje se çfarë ndodhi në marsin e vitit 1998 dhe i konsideron akuzat e Nanos si të paqena.
“Është thjesht fantazi, sepse revo lta në bu rgun e Tiranës ishta nga të bu rgosur or dinerë dhe jo politikë.
Askush nuk doli nga bu rgu dhe po licia ruajti kontrollin nga jashtë. Natyrisht duheshin Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë FNSH për të hyrë brenda.
Sapo erdhi FNSH të burg osurit u kthyen vetë nëpër qeli nga fr ika. Kështu nuk pati asnjë të god itur, jo pastaj të vr arë.
Operacionin e drejtonte Sokol Bare, drejtori i përgjithshëm i poli cisë dhe ministri nuk merrej me drejtim”, sqaron z.Ceka.
Ai siguron se kjo është e vërteta që sikurse thekson, e di fare qartë dhe Ndre Legisi, atëherë ministër shteti në kabinetin Nano. /noa.al/
Fatos Nano tha se nuk është penduar për futjen e Edi Ramës në politikë. Gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, ai u shpreh se Rama është maturuar në detyrën e kryeministrit.
Pjesë nga intervista
Fevziu: Jeni penduar?
Nano: Nuk jam penduar sepse në tërësinë e vet Rama ka dhënë një produkt shumë të vlefshëm në politikë. Pra, nuk mund ta gjykojmë vetëm për periudhën e Ministrit të Kulturës, nuk mund ta gjykojmë vetëm për periudhën si kryetar bashkie, do ta gjykojmë edhe si kryetar opozite gjithashtu dhe si Kryeministër në dy mandate.
Fevziu: Si e gjykoni si kryeministër?
Nano: Edi Rama është maturuar dukshëm në zyrën e Kryeministrit dhe në detyrën e Kryeministrit, sepse detyra e Kryeministrit është e tillë, që kur e bën me seriozitet të maturon. Të bën të ndjesh deri në pore përgjegjësinë e vendimarrjes në dobi të shumicës së njerëzve.
Fevziu: Ka shumë akuza që nuk zbaton ligjin, për korrupsion, për marrëdhnëien me oligarkët siç thuhet…
Nano: Rama ka një ekip që vërteton përputhjen me ligjin të vendimeve që merr, që nuk bëhet më i mirë sot. Edhe sikur Rama të marri urdhra nga ato të fillimit, që nuk e njihte ligjin etj, etj, nuk e lë ekipi ta bëjë.
Fevziu: Po akuza për korrupsion?
Nano: E kush nuk ka zhurmë, valë për akuza me korruspionin në Shqipëri?
Fevziu: Përse vendosët ta thërrisnit Ramën në qeveri në 1998 kur nuk njihej për karrierën politike dhe njihej si njeri problematik dhe polemist, a u penduat më pas për këtë?
Nano: Shumica e pjesëmarrësve të rinj në politikë nuk kishin përvojë politike. Kështu që nga kjo pikëpamje Rama nuk mund të stononte. E dyta unë kisha arritur të flas me Edin, gjatë dy viteve të mia në Paris kur takova Zhospenin, mars- prill 1998. U takuam natyrshëm.
Fevziu: Në atë kohë nuk kishit idenë për ta ftuar?
Nano: Aty e ftova. Kemi harxhuar një natë të gjatë duke bredhur rrugëve të Parisit, sa u mbyllën lokalet. Dhe ai ishte i shoqëruar me gjermankën atëherë, partneren e tij dhe ajo i thoshte: Dëgjoje ka të drejtë. Unë e fotja ai hezitonte. Arsyeja ishte njerëzore. Unë kisha nevojë për një rebell në rrethin e socialistëve. Një njeri me ide novatore që të provokonte mendimin e ndenjur që trashëgova. Dhe isha i sinqertë në këtë ftesë.
Fatos Nano ka treguar gjatë intervistës së tij në emisionin “Opinion” se pavarësisht ftesës që i kishte bërë Edi Ramës në vitin 1998, për t’u përfshirë në PS, ai hezitonte.
Nano tha se Rama ka marr vendimin vetëm pas vdekjes së të atit, pikërisht në një kohë kur ish-Kryeministri ka qenë duke formuar qeverinë e prillit të vitit 1998.
Ministria e Kulturës, e cila vetëm pak minuta më parë i ishte premtuar Luan Ramës, tashmë ju dorëzua Edi Ramës.
Pjesë nga biseda në studio
Fevziu: Ai pse hezitonte?
Nano: Sepse nuk ishte shkëputur ende nga jeta e emigracionit, nga projektet aristike, shoqëria që kishte krijuar, nuk ishte gati me sa duket për t’ju afruar politikës tek e cila kishte pësuar zhgënjimet e para kur u krijua PD, apo jo?
Nuk formulonte argument kundër por ama voluntive e reagimit ishte negative. Me sa duket vdekja e Kristaqit solli një kapërcim në arsyetimin e tij.
Fevziu: Ja përsëritët ftesën?
Nano: Jo, erdhi direkt në zyrën time, pasi ishte varrosur Kristaqi. Për coincidence, kur unë po mbyllja qeverinë e prillit të ‘98. Për koiçidencë sapo nxora nga zyra Luan Ramën duke e emëruar si ministër të kulturës.
Rama që doli dhe unë që isha brenda nuk e dinim ça interesi kishte Rama që hyri dhe tha: Jam gati të hyj Ministër Kulture. Lajmërvoa sekretaren dhe i thashë: Kape Luanin, mos e lër të iki. E takova në paradhomë Luanin dhe i thashë: Do e lëmë për një herë tjetër. U ktheva brenda dhe i thashë: Dakord, Ministër Kulure./Opinion.al
Ish-kryeministri Fatos Nano ka treguar historinë e tris htë të mostrës së tij të madhe, e cila ishte një nga studentete më të mira, por u dërgua si mësuese fizike në Laç.
Sipas tij, kjo ndodhi për shkak se ajo u dashurura dhe u martua me një djalë që vinte nga një familje të persekutuarish, ndaj qëndroi në Laç për 15 vite. “Motra ime ra në dashuri dhe u martua me një djalë që vinte nga një familje të per sekutuarish. Sa mbaroi shkollën e çuan në Laç si mësuese fizike. Ishte më e mira, por vetëm se bëri atë martesë, qëndroi për 15 vite në Laç. Nuk njihej merita dhe ndershmëria. E bisedoja dhe me babain”, tregoi Nano.
Ish-kryeministri Fatos Nano ka dalë sot në ekran, për herë të parë pas 10 vitesh dhe ndër të tjera ka folur edhe për situatën në të cilën ndodhet vendi, pasi kanë kaluar 30 vite nga rrëzimi i komunizmit, ndërsa Shqipëria është ende në tranzicion.
I ftuar në Opinion, këtë periudhë, Nano e krahason me periudhën e adoleshencës, dhe thotë se tashmë është momenti që Shqipëria ta kalojë këtë adoleshencë të kapitalizmit.
Pjesë nga intervista:
Kur e sheh nga distanca e sotme, si ju duket ky 30-vjeçar?
Fatos Nano: Po të flasim nga logjika e një brezi, ju studentët dhe ne pedagogët, besoj se mund ta quajmë se kemi kaluar periudhën e adoleshencës së kapitalizmit. Domethënë me gjithçka që karakterizon adoleshencën, me vrullet, me frenimet, me arritjet, me dështimet, me ëndrrat, me zhgënjimet, me rrëzimet, me ringritjet dhe jemi në prag të të sjellurit shpresoj si adult. Pra duhet përfundimisht të maturohemi, të stabilizojmë vetveten, shoqërinë, sistemin, institucionet dhe padyshim ekonominë.
Pra ju mendoni që ka ardhur momenti të dalim nga adoleshenca 30-vjeçare e kapitalizmit dhe të futemi në një rrjedhë normale apo jo?
Fatos Nano: Është ajo që të gjithë presin, që të marri fund ky tr anzicion.
Neritan Ceka, në pozicionin e ministrit të Brendshëm ka dez ertuar duke bra ktisur punën kur shp ërtheu bu rgu në Tiranë, sipas den oncimit që ish-Kryeministri Fatos Nano bëri në një intervistë të regjistruar që po transmetohet në TV Klan.
Z.Nano tha se në mara 1998 kur ishte kryeministër, u përball me një përpjekje për të shpë rthyer b urgun e Tiranës.
Shpë rthimi që ndodhi në bur gun e Tiranës në Mars ‘98, ishte një situatë që Nano tha se mbeti i vetëm.
“Në momentin që unë dhe Ndre Legisi që ishte sekretar i shtetit, po komunikonim pa ndërprerë telefonikisht për masat që duhej të merrnim, ishte e nevojshme të prisnim sepse FNSH ishin në Shkodër dhe u duhej 2 orë të vinin nga Shkodra në Tiranë dhe mbi të gjitha ishin specialistë që njihnin planimetrinë e bu rgut dhe dinin të vepronin në këto lloj situatash.
Në orën 9 në mbrëmje, në një nga telefonatat me Ndrekën, Ndreqë Legisi më thotë: Neritani iku, ministri, iku. Më dorëzoi telefonin dhe çelësat dhe më tha: Ika se ra shteti.
Dhe iku vërtet. Dhe unë vazhdova me Ndrekën derisa me ndihmën e radio “Kohës”, bëmë një fushatë div ersioni pozitive në mes të të reb eluarve dhe e ndamë shapin nga sheqeri, derisa u kthyen FNSH nga Shkodra.”
Teksa bëri këtë rrëfim Nano bëri një tjetër de maskim të Cekës: “Dhe sa kisha rënë të fle në 5 të mëngjesit, më merr Neritani, ministri dhe më thotë: E zgjidhëm ne situatën”, citoi Nano duke theksuar se ky ishte një rast tipik kur ai mbeti vetëm në krye të ek zekutivit.
Ish-kryeministri Fatos Nano ka treguar se kur ishte në vitin e dytë të gjimnazit, është përjashtuar nga shkolla së bashku me një shok tjetër.
Ndonëse për një arsye krejt banale, ai është dërguar për punë detyruese në uzinën “Partizani”, duke pohuar se veprime të tilla krijonin pakënaqësitë e para ndaj sistemit.
Pjesë nga intervista në “Opinion”
Nano: Mua ma kanë përjashtuar nga gjimnazi në vitin e dytë.
Fevziu: Çfarë bëre?
Nano: Po bënim orën e fizkulturës. Profesor ka qenë kampioni i atletikës Besim Qyqe. Dhe mbrapa gjimnazit “Sami Frashëri”, nuk di nëse ekziston akoma ajo copë oborr aty, ishte gropa e rërës dhe po kërcenin vetëm djemtë, vajzat ishin në palestër. Ne merrnim vrull në cep të murit, kërcenim në gropë dhe bënim xhiron mbrapsh. Në një nga këto xhiro, në cepin e murit, unë dhe shoku im që ishte familje e pe rsekutuar, daja e tij ishte një nga eksponentët e një nga firmat më të mëdha farmaceutike të kohës. Vemi bëjmë ujët, siç bënin djemtë. Profesori pezullon orën, na merr siç ishim me veshje sportive dhe na çon direkt në zyrën e nëndrejtoreshës. Dhe i thotë: Këta, hoqën të mbathurat, nxorën ato që s’duhen nxjerrë dhe filluan ta tundin para gocave të shkollës. Gjë që nuk ishte e ëvrtetë. Njeriu atë gjë e bën fshehurazi. Unë kam pasur një lloj dinjiteti edhe në gjimnaz. Nuk i nënshtrohesha urdhrave pa kuptim, mund të ketë qenë me këtë idenë: t’ia ulim kokën tij.
Ndërkohë në atë periudhë ishin kapur duke përgjuar banjat e vajzave katër çuna të tjerë nga klasa të tjera. Kishin shpuar brima në tavan dhe u kapën, u përjashtuan. U bashkuan të dy grupet dhe ne u shitëm në opinion sikur kishim bërë këtë gjë të pamoralshme. Dhe na çojnë nga shkurti deri në qershor në uzinën “Partizani”. Mua më futën në repartin mekanik, ku kujdestar ishte sekretari i partisë së reaprtit, i cili më priti me këmbët e para dhe fillova të mësoj rondelet…