Intervista

Dashuria nuk njeh moshë/ 73 vjeçari tregon si u njoh me partneren e tij tek emisioni i mëngjesit ‘Aldo Morning Show’

Pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqitare ka qenë sot, Anastasi, 73 vjeç i cili ka treguar si u njoh me partneren e tij tek emisioni i mëngjesit “Aldo Morning Show”.

Ai tregon se gruaja e tij e parë ka vdekur vitin e kaluar dhe sipas tij të kalosh i vetëm pleqërinë nuk është e lehtë, pasi fëmijët i ka në Greqi.

Pas njohjes nga emisioni ai jeton me një grua tjetër që ka njohur dhe janë mjaft të lumtur.

Ai tregoi përballë moderatorit Ardit Gjebrea historinë e tij të veçantë të martesës:

Anastasi: Ne kemi qenë shumë fëmijë dhe kemi vuajtur shumë në atë sistem. Kam mbaruar shkollën e mesme teknike, lexoja shumë libra i merrja me firmë dhe i ktheja se nuk kishim lekë. Por kur nisa të punoj fillova t’i blija vetë, kështu që krijova një bibliotekë me më shumë se 2000 libra. Janë ushqimi im i përditshëm nga ora 10-10 e gjysmë në mbrëmje unë lexoj. Duke lexuar njoh botën e brendshme të njerëzve.

Ardit Gjebrea: Kam dëgjuar që së fundmi keni njohur dhe një shpirt të ri.

Anastasi: Po, para një viti mua më ka ikur nga jeta bashkëshortja ime. Jetuam 47 vite bashkë, bëmë 5 fëmijë dhe i kemi të rritur. E vogla është inxhiniere ndërtimi në Athinë dhe djemtë e tjerë punojnë me panele diellore. Janë të gjithë andej dhe unë jam vetëm këtej. Tani që iku gruaja mu shuajt dhe shpresa e fundit, nuk munda ta bëj përvjetorin e 48-të të martesës. Mu prenë shpresat, por nuk humbi besimi, jeta vazhdon.

Ardit Gjebrea: Prej një viti ti ndenje vetëm.

Anastasi: Kisha vite që jetoja vetëm sepse ajo kishte një sëmundje shumë të rëndë dhe rrinte në Athinë, por kur vinte hapte krahët para 30-40 metra para se të takoheshim bashkë. Kemi kaluar një jetë me shumë dashuri sikur ditën e parë që u martuam. Ndërkohë që u largua nga kjo jetë, unë nuk mund të jetoja më vetëm sepse është pak e vështirë në këtë moshë për shumë arsye dhe u njoha me një nëpërmjet Klanit. Qe një iniciativë e madhe e Aldos.

Ardit Gjebrea: Në mëngjes, e Aldo Morning Show.

Anastasi: Po, pastaj patëm një bisedë private, vura re ishte shumë e thellë, e çiltër, shumë e pastër dhe thashë se gjeta shpirtin binjak. Unë them që dashuria është shumëdimensionale, nuk ka moshë, sa më shumë dashuri rrezaton do presësh edhe më shumë. Por kjo është edhe për vajzën edhe për djalin edhe për gruan, por fatkeqësisht në vendin tonë, do porosisja gjithë rininë t’i vlerësojnë gratë sepse është baza e shoqërisë.

Ardit Gjebrea: Ndërkohë që ishe në Greqi dhe shikoje çifte të moshës tënde që gjenin njëri-tjetrin, çfarë thoje?

Anastasi: Më ka bërë shumë përshtypje, por jam shprehur gabim në një rast të vetëm . Kisha një shok, quanin Panajot, ishte arvanitas dhe nuk pranonte që të flisnin greqisht me të. Pashë një çift që i vareshin asaj plakës çorapet mbi 80, po kështu një çikë më i madh ishte dhe një plak dhe u bë një ceremoni ku shkëmbeheshin kurorat dhe i them Panajotit, po këta çfarë bëjnë kështu, në këtë moshë martohen njerëzit? Anastas më tha, ky e ka vajzën në Australi, kësaj i ka ikur në Kanada, kështu që nuk i kanë fëmijët. Kanë vite që jetojnë vetëm, jeta vazhdon, u njohën dhe e duan njëri-tjetrin. Të lutem mos e thuaj më këtë. Nuk e dija që kjo gjë do më ndodhte dhe mua pas shumë vitesh.
/NOA.al

Dashuria nuk njeh moshë/ 73 vjeçari tregon si u njoh me partneren e tij tek emisioni i mëngjesit ‘Aldo Morning Show’ Read More »

Floriana Garo tregon pse u angazhua në politik: ‘Tek opozita shoh shpresën e munguar, këto tetë vite duke qenë katër vite larg Shqipërisë, e kam parë me një tjetër sy’

Në emisionin “Kjo Javë”, drejtuar nga gazetarja Nisida Tufa, ishte e ftuar zëdhënësja e re e Partisë Demokratike, Floriana Garo.

Ish-moderatorja e njohur erdhi me një rrëfim ndryshe, ku tregoi se si mbërriti ftesa e Partisë Demokratike, jetesën mes Zvicrës dhe SHBA-së dhe mbi të gjitha, çfarë e shtyu që të angazhohej në politikë.

“E thashë edhe dje në një mbledhje që kishim me zonjat kandidate të PD, që jeta ime ka qenë në ndryshime. Edhe kur kam ikur në moshën 15-vjeçare në Amerikë, kur jam rikthyer në moshën 23-vjecare. Prapë kam ndryshuar, kam ikur prapë dhe u riktheva. Jam marrë me modeling, kam qenë mis, jam marrë me televizion dhe rikthehem ndryshe në një fushë tjetër me mundësinë për të ndryshuar gjërat. Lëvizja ka qenë pjesë e jetës time”, tha Garo.

Floriana Garo: Ishte një mendim i menduar prej disa kohësh, jo shumë, gjithmonë me bashkëshortin e kemi biseduar mundësinë e rikthimit në Shqipëri. Ai ka jetuar 28 vite në Zvicër por është shqiptar dhe patriotizmin e ka pasur brenda.

Floriana Garo: Ma bëri Lulzim Basha por unë vetë kam shprehur dëshirën për të kontribuar në PD. Ka qenë një vendim i diskutuar me familjen dhe isha e gatshme të jepja kontributin tim. Misioni do të vijojë, jam kthyer me këtë qëllim. Është e rëndësishme që njeriu të provojë veten, por synimi është për të vijuar.

Si ju duket opozita? Partia Demokratike dhe zoti Basha? Floriana Garo: Tek opozita shoh shpresën e munguar, këto tetë vite duke qenë katër vite larg Shqipërisë, e kam parë me një tjetër sy. E kam parë kur nuk rritej dhe zhvillohej dhe më ka ardhur keq. Është koha për ndryshim dhe tek PD e shoh entuziazmin për të ndryshuar. Kam zgjedhur të jem e djathë prej kohësh, thellë përbrenda jam e tillë, prandaj zgjodha PD.

Duke i parë gjërat nga jashtë çfarë ka qenë zhgënjyese nga qeveria?

Floriana Garo: Është marrë shumë me imazhin, me rregullimin e shesheve, disa rruga të vogla, e megjithatë borxhi është rritur dhe nuk janë bërë investime për të rregulluar jetën e shqiptarëve. Vjet është përfunduar një plazh i mrekullueshëm në Gjenevë, është bërë një plazh nga e para, muze, rruga nga e para, krejt falas për qytetarët dhe i gjithë ky projekt ka kushtuar 65 milionë franga. Kështu që i gjithë ky investim për kaq para. Këtu në Shqipëri bëhet 25 mln euro një rrugë. Njerëzit paguajnë për këtë gjë dhe kjo më ka bërë vërtetë të mendoj: kjo nuk është në rregull.

Çfarë mendon për kryeministrin Rama?

Floriana Garo: Kryeministri është personi që e qeveris vendin, është personi që tregon këtë imazh, flet me imazh, është njeriu karzimatik që njerëzit thonë, por kaq. Njeriu duhet të mbahet mend për çfarë ka bërë dhe jo për imazhin. Ky është problemi për mua, por edhe arroganca e shprehur prej tij s’më ka pëlqyer. Sheh rrejtët e tij sociale sheh një lloj arrogance në foto, mënyrën se si i flet njerëzve, kështu që nuk jam dakord.

Ekrani, paralelisht me një të ardhme të shpejtë?

Floriana Garo: Tani nuk më mungon sepse e marr kënaqësinë duke qenë këtu, në media dhe sërish figurë publike, e kam thënë që TV është një ëndërr e madhe e imja dhe kurë nuk kam thënë kurrë.

Floriana Garo tregon pse u angazhua në politik: ‘Tek opozita shoh shpresën e munguar, këto tetë vite duke qenë katër vite larg Shqipërisë, e kam parë me një tjetër sy’ Read More »

Dëshmi t ronditëse/ ‘Pashë një ëndërr të fr ikshme,kjo ëndërr më kishte paralajmëruar për ngjarjen më të rëndë të jetës, vd ekjen e babait tim’

“Pashë një ëndërr të fr ikshme, do të shkoja në një ceremoni të rëndësishme, isha veshur e gjitha me të zeza, pas 12 ditësh kuptova që kjo ëndërr më kishte paralajmëruar për ngjarjen më të rëndë të jetës, vde kjen e babait tim”.

Një grua nga Tirana ka sjellë këtë eksperiencë tr onditëse në emisionin “Jeta pa filtër” në News24.

Ajo tregon detaje nga jeta e saj në lidhje me ëndrrat të cilat e paralajmërojnë për çdo gjë që i ndodh.

Një tjetër vajzë ka rrëfyer po ashtu rastet kur ka arritur të parashikojë në ëndërr ngjarje të rëndësishme.

Ato kanë treguar gjithashtu edhe për eksperiencat e tyre në lidhje me njerëzit që kanë aftësinë të parashikojnë atë që do të ndodhë tek të tjerët. Në gjuhën popullore këta persona konsiderohen si fallxhore ose thjesht parashikues fati.

Në një intervistë për emisionin, psikologia e njohur Fleura Shkëmbi thotë se:

“Njerëzit janë të prirur të shkojnë drejt këtyre personave që hedhin fall kryesisht kur gjenden në momente të vështira, kur ka diçka që ne nuk arrijmë ta pranojmë, apo kemi frikë. Këta persona rre zikojë varësinë dhe komandimin e jetës së tyre nga dikush tjetër. Për sa i përket ëndrrave që tregojnë gjithçka ashtu si ndodh në realitet nuk mund të flasim pasi nuk e kemi të vërtetuar shkencërisht”.

Ndërsa studiuesja e mistereve Elisabet Mato Skëndo tregon eksperiencën e saj personale.

Ajo thotë se vetë i shpjegonte ëndrrat që kur ishte 18-vjeçe, por i është dashur të lexojë shumë që të kuptonte veten. Sipas saj shqisa e gjashtë është ajo që mund të shpjegojë të gjitha këto fenomene të mi stershme. Disa persona e kanë këtë shqisë dhe arrijë të parashikojnë disa të tjerë jo dhe nuk arrijë dot të kuptojnë. Emisioni “Jeta pa filtër” transmetohet çdo të mërkurë ora 10:20 në ekranin e TV News24.

Dëshmi t ronditëse/ ‘Pashë një ëndërr të fr ikshme,kjo ëndërr më kishte paralajmëruar për ngjarjen më të rëndë të jetës, vd ekjen e babait tim’ Read More »

Ndërroi gj ininë nga mashkull në femër, befason Linda Rei: ‘Jam shtatzënë’

Linda Rei u kthye në një kohë fare të shkurtër në një ndër personazhet më të komentuar. Rei theu tabutë e shoqërisë shqiptare duke treguar shndërrimin e saj nga gji nia mashkullore në atë femërore.

Së fundmi, Linda ishte e ftuar në emisionin “Abc-ja e pasdites” me moderatorin Ermal Peçi, ku ndër të tjera deklaroi se ishte shtatzënë. Ndërkohë, e pyetur nga moderatori për detaje të tjera apo për emrin që ka menduar për fëmijën, ajo preferoi të mbetej diskrete.

Kur Ermali përmendi emrin Massimo, Linda theksoi se nuk dëshironte t’i vendoste këtë emër pasi kështu quhej ish i dashuri i saj.

Ndërroi gj ininë nga mashkull në femër, befason Linda Rei: ‘Jam shtatzënë’ Read More »

Deputetja socialiste: Është nder i madh që të përflitet emri im për Presidente!

Do t’i zërë vendin Ilir Metës? Deputetja socialiste nuk e
Deputetja e PS-së dhe ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli u pyet mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘PolitikON’ për zërat që e kanë përfolur si një kandidate për presidente. Kodheli u shpreh se është një nder edhe të përflitesh për diçka e tillë, dhe kujtoi se ka qenë e para grua që ka drejtuar ministrinë e mbrojtjes.

Kodheli: Unë jam gruaja e parë që kam drejtuar ministrinë e Mbrojtjes dhe jam sot kryetarja e komisionit të politikës së Jashtme dhe njëherësh zv. presidente e asamblesë së NATO-s. I jam falenderuese çdo personi që më ka mbështetur dhe PS-së, e Edi Ramës.

Është nder i madh edhe të të përflitet emri për President të Republikës dhe deri në fund do të jap maksimumin tim për t’i shërbyer atdheut tim, sepse e bëj për një të ardhme që e kam në zemër, sepse e bëj nga këndvështrimi i zemrës.

Deputetja socialiste: Është nder i madh që të përflitet emri im për Presidente! Read More »

Gazetari: Kur ishim të vegjël Edi Ramën e rr ihnim gjithmonë në lagje, tani do të marrë h ak

Gazetari Enkel Demi ironizoi figurën e kryeministrit Edi Rama.
Duke folur në emisionin “As Pro, as Kundër” në ABC, Demi tha se Rama tashmë mundohet të na imponohet pasi e ka h umbur fuqinë e batutës.

Demi tha se kur ishin të vegjël Ramën e rr ihnin gjithmonë në lagje dhe tani përpiqet të marrë h akun. Ai shtoi se kjo është arsyeja pse Rama tashmë rri gjithmonë me ban ditët dhe përdor gjuhën e tyre.

“Rama mundohet të na impo nohet. Mundohet që të gjitha t’i bëjë nëpërmjet imp onimit. Përdor imazhin e të fo rtit. Secili ka pasur në lagje çuna që bënin si të fortë. Basha është i vetmi politikan që nuk është formuar para viteve 1990.

“Nasip Naço nuk është llu mi”, Rama flet për pranimet nga LSI: PS nuk mund të rrijë e mbyllur
Ne kemi probleme me mentalitetin se jemi formuar para viteve ’90. Ai ka një formim të një natyre tjetër. Po erdhi në pushtet do të jetë më e lehtë për ta rrë zuar. I vetmi njeri që nuk ka emocion më se kemi 20 vjet që e shohim është Edi Rama. Fuqinë e tij e ka pasur te batuta. Tani flet me gjuhën e banditëve që rri gjithë ditën. Ngaqë kur ka qenë i vogël e rrihnim në lagje ne.

Tani mundohet të na marrë ha kun. I gjatë ishte por bëheshin nja 5-6 veta. Ai bën një gabim të rëndë se nuk ka konceptin e shtetit. Këta nuk kanë konceptin e një shteti që ka një protokoll. E koncepton shtetin me shkopin e gomës, me gazin e Sandër Lleshajt dhe Ard Veliun që i bënte biografinë gocës së tezes që dilte me një film. Ky është thjesht një rru gaç që me metoda rru gaçërie do me ble qeverinë”, tha Enkel Demi.

Gazetari: Kur ishim të vegjël Edi Ramën e rr ihnim gjithmonë në lagje, tani do të marrë h ak Read More »

Rama flet për përjashtimin e Dritan Lelit: Kush nuk është gati për t’i dhënë skuadrës, nuk është në skuadër

Kryeministri Edi Rama ka folur per here te pare ne lidhje me perjashtimin e Dritan Lelit nga Partia Socialiste.

Ai ka thene se Leli ka refuzuar te kandidoje per deputet.

“Nuk ka ndodhur asgjë, faktikisht unë i kam kërkuar që të përfshihet në skuadrën e Vlorës, ai ka refuzuar dhe kaq.
Nuk ka pasur asnjë letër dërguar nga unë dhe lexuar nga Damiani, ka qenë një mesazh që unë kam çuar se nuk isha dot dje i pranishëm.

Shumë i shkurtër dhe pa përderisa Leli refuzoi, skuadra do të fitojë pa Dritan Lelin.

Këtu nuk ka asnjë ndëshkim dhe nuk përbën ndonjë problem që duhet të marrim minuta për publikun, është një cështje e brendshme e jona.

Kush nuk është gati për t’i dhënë skuadrës, nuk është në skuadër” tha Rama te “Real Story”.

Rama flet për përjashtimin e Dritan Lelit: Kush nuk është gati për t’i dhënë skuadrës, nuk është në skuadër Read More »

Ankohet st riptistja shqiptare: ‘Kemi ngelë pa punë,nuk jemi mësuar me 200-300 mijë lek pagë’

Një vajzë e cila prej më shumë se një viti është e papunë për shkak se lokali ku punonte si str iptiste është mbyllur ka deklaruar për “Shqipëria Live” se është vështirë të gjejë një punë tjetër, pasi edhe rroga është e vogël.

“Sapo rastet e para u shfaqen në Shqipëri, po licia erdhi e tha se duhej të mbyllet. Puna mbetet një motiv i përditshëm. Përderisa njerëzit nuk po na pranojnë në punë, është vështirë të gjesh një punë. Është puna e tillë që nuk jemi mësuar me 200-300 mijë lek pagë. Kemi mjaftueshëm rrogë”, tha Xhesi.

E pyetur nëse mund të hapen këto lokale duke respektuar masat e Covid-19, ajo tha po. “Patjetër që ka mënyra për të hapur lokalet, me protokolle higjiene. Na konsiderojnë dele të zezë, kemi kushte për të respektuar rregullat. Lokalet e tjera janë të hapura, supermarketet e mbushura plot. Lokali jonë është shumë i madh dhe nuk është fare problem që të hapet”, shtoi ajo.

Xhesi tregoi se familja e di për punën e saj dhe vijoi duke thënë se shoqëria shqiptare e paragjykon këtë punë.

“Në Shqipëri është punë që paragjykohet. Edhe unë para se të shkoja mendoja se është punë e keqe, mendoja se bëhej se ks, por nuk ndodh ashtu. Vetëm shoqërime në tavolinë dhe muhabete. Ka njerëz që të kërkojnë se ks, por jemi bërë eksperte dhe e dimë se si ta menaxhojmë situatën. Familja ime e di se punoj aty”, përfundoi ajo.

Ankohet st riptistja shqiptare: ‘Kemi ngelë pa punë,nuk jemi mësuar me 200-300 mijë lek pagë’ Read More »