Intervista

Emocionon Pipero, tregon se çfarë do të bënte nëse do të kishte vetëm dy ditë kohë

Po kalojmë ditë të vështira në këtë situatë pandemie që ka mbërthyer gjithë botën.

Duke u folur për Krishtlindjen e pazakontë këtë vit, gjatë fjalës së saj poetja Rita Petro foli për rëndisinë e kësaj provokoi me pyetjen se çfarë do bënin nëse do kishin vetëm 2 ditë kohë?
Panelistët në studion e “Open” u emocionuan nga përgjigja e doktor Pëllumb Piperos.

“Jua them me sinqeritetin më të madh. Po të kisha vetëm 2 ditë kohë do të qëndroja në spital dhe do të vazhdoja punë si mjek për të shpëtuar jetë njerëzish”- tha Pipero.

“Shumë e bukur kjo. Si violinistët te filmi i Titanikut”, – ndërhyri Rita Petro.

Emocionon Pipero, tregon se çfarë do të bënte nëse do të kishte vetëm dy ditë kohë Read More »

Presidenti Meta tregon arsyet/ Përse nuk ka shkuar ende për ngushëllim në familjen e Klodian Rashës?

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka shpjeguar arsyet që e kanë stepur që të vizitojë për ngushëllim familjen e z.Qazim Rasha, babait të të ndjerit Klodian Rasha.

Duke iu përgjigjur gazetarit Çim Peka, Meta tha nuk ka shkuar në familjen Rasha pasi po pret një moment më të qetë.
Kreu i Shtetit tha se ka mbajtur qendrim publik dhe po pret që ngjarja të sqarohet në tërësinë e saj, pasi ka shumë paqartësi.

Meta nuk nguroi të kritikojë qeverinë dhe zyrtarë të tjerë në Ministrinë e Brendshme, që u përpoqën të japin para kohe vlerësimin e dinamikës së ngjarjes, kopetencë që i takon Prokurorisë dhe Gjykatës.

Peka: Në shtëpinë e Klodian Rashës ka qenë Rama, ministri Lleshaj, Basha, por a ka qenë Meta për ngushëllim te familja Rasha?
Meta: Natyrisht që nuk kam qenë dhe kjo ka qenë e qëllimshme, sepse kam mbajtur një qendrim publik dhe ngushëllimet ia kamë shprehur publikisht. Edhe për shkak të situatës së paqartë, dyshuese për rrethanat, tensionet e krijuara, versionet e ndryshme dhe ende të pazyrtarizuara lidhur me ngjarjen. Kam gjykuar për të bërë një vizitë në këtë familje në një moment të mëvonshëm, në një moment më të qetë. Ngjarja mbetet shumë e rëndë dhe e parikuperueshme. Duhet të ketë drejtësi për këtë çështje dhe reflektim. Shq etësuese është se ka pasur qëllim dhe synim nga kryeministri dhe drejtues të ministrisë së Brendshme që ta justifikojnë këtë dhunë të rëndë ndaj minorenëve dhe të reflektojnë. Një gjë e tillë mund të ndodhë. Efektivi humb kontrollin, por s’mund të ndodhë që të jepen versione të ndryshme nga zyrtarë të ndryshëm. Aq më tepër kur qeveria merr kompetencat e gjykatës për të përcaktuar nëse ishte vrasje aksidentale apo me dashje.

Peka: Kryeministri ju ka ak uzuar se keni lidhje me pr otestat.

Meta: Ju keni dëgjuar se ai tha se presidenti ka takuar elementë kr iminalë dhe unë i dërgova një letër asamblesë së PS dhe i thashë tregoni personin kr iminal dhe vendin dhe unë jap dorëheqjen. E vetmja reformë që Rama do të bëjë është instalimi i fr ikës në popull.

Presidenti Meta tregon arsyet/ Përse nuk ka shkuar ende për ngushëllim në familjen e Klodian Rashës? Read More »

Rama zbulon propozimin e Fatos Nanos për t’u futur në politikë

Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer momentin e takimit me Fatos Nanon dhe propozimin e këtij të fundit për ta bërë ministër.

Rama tha se ai ndodhej në va rrimin e të atit kur kishte takuar kryeministrin e asokohe, Fatos Nano dhe se nuk kishte plane që të kthehej në Shqipëri.
Edi Rama: Erdha për fu neralin e tim eti me një biletë vajtje-ardhje. Fatos Nanon e kam admiruar nga larg kur ishte në b urg, e kam pas takuar tek ambasada franceze.

Aty ishte para bu rgosjes dhe asnjë nuk i afrohej, unë shkova thjesht e përshëndete, se kisha takuar ndonjëherë dhe nuk e takova më deri pasi doli nga bu rgu.

Kur u bë kryeministër, mos gabohem kam ardhur unë, i thashë dua ta takoj. Në darkën e fitores, kam qenë me Bashkim Shehun në Barcelonë, kemi marrë në telefon Spartak Ngjelën dhe e pyetëm cfarë po bëhet e tha, na se po të kaloj mjekrën e më kaloi Fatos Nanon.

Dhe më bëri përshtypje mënyra si foli. “Të gjithë bashkë, të jemi të bashkë të gjithë, të lutem kthehu”. Më pas jam kthyer, jemi takuar, kemi ngrënë një darkë bashkë, më tha që duhet të kthehesh.

I thashë që kam jetën time, nuk dua të merrem me zyra e qeverira. Hajde tha bëj c’të duash, merr c’të duash. I thashë kur të duash të të mbështes, të mbështes.

Kam ardhur për të varrosur tim atë, jo të bëhem ministër. As nuk e kam menduar kurrë. Ka qenë pas fu neralit që më ka bërë një telefon dhe pastaj jemi takuar dhe i kam thënë do rri.

Rama zbulon propozimin e Fatos Nanos për t’u futur në politikë Read More »

Rama tregon fiksimin e tij: ‘Janë d roga ime, ul stresin deri në 50%’

Kryeministri Edi Rama, shpesherë është kritikaur se vizaton e shkarrativ dokumentat zyrtare, madje në media dhe rrjete sociale janë publikuar edhe disa dokumenta.

Për lidhjen e tij me pikturën, ka folur mbrëmjen e sotme edhe kreu i qeverisë, i cili tregoi se shkarravit gjatë gjithë kohës kur është në punë.
Duke iu referuar një studimi, Rama tha në emisionin “Opinion” se personat që shkarravisin kur flasin, i ulet st resi deri në 50%.

“Unë gjatë gjithë kohës shkarravis këtu kur janë në punë. Këto (lapsat dhe penelat) janë dro ga ime. Kjo ndodh ndërkohë që unë jam krejtësisht i fokusuar te bashkëbiseduesi dhe dora ime shkarravit.

Ka një studim se shumë njerëz shkarravisin gjatë bisedimit. Studimi thotë se personat që shkarravisin kur flasin, i ulet stresi deri në 50%”, theksoi kryeministri.

Rama tregon fiksimin e tij: ‘Janë d roga ime, ul stresin deri në 50%’ Read More »

Ish-deputeti Nard Ndoka shkruan një kartolinë live në emision, ja kujt ia dërgoi

Ish-deputeti Nard Ndoka ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon në Top Channel, nga ku u fol për kartolinat, si një traditë e humbur gjatë festave të fundvititit.

Mall për kartolinat kishte edhe politikani Nard Ndoka, i cili pohoi se gjatë rinisë dërgonte kartolina për miqtë dhe të afërmit.

Megjithatë supriza ndodhi live, kur Ndoka shkroi një kartolinë për mikun e tij.

“Gjon, Gëzuar Krishtlindjen! Më mirë 2021 për ty e familjen! Nardi”, shkruhej brenda në kartolinë.

Ish-deputeti Nard Ndoka shkruan një kartolinë live në emision, ja kujt ia dërgoi Read More »

Presidenti Meta tregon cili është ‘ilaçi i shërimit’ për shqiptarët

Presidenti Ilir Meta ka dhënë “ilaçin e shërimit” për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës, i cili kërkon mandatin e tretë ndërsa zgjedhjet do të mbahen më 25 Prill. Në një intervistë për emisionin “Aktualitet” nga Bejdo Malo në Fax News, Meta tha se ilaçi i shërimit është pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje ku përmes votës do të mbrojnë të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve.

“Po të jetë për kryeministrin tonë, nuk ka të 3-in, por të 13-in në xhep. Besoj që ilaçi i shërimit është pjesëmarrja e gjithë qytetarëve për të treguar se meritojnë të drejtat e tyre që i kanë në kushtetutë, që luftojnë për të drejtat e tyre, askush nuk ka dhe nuk mund të ketë të drejtë të ankohet apo të kritikojë në rast se nuk merr pjesë në zgjedhje, në rast se nuk shpreh opinionin e tij përmes votës, vendimin e tij, besimin e tij, ndëshkimin e tij dhe unë besoj që qytetarët e kanë kuptuar se vota është akoma më e rëndësishme.
E kanë për të mbrojtur të ardhmen e tyre, të fëmijëve të tyre, interesin e tyre, interesin e vendit, të atdheut tonë. Jam shumë optimist dhe se në vendin tonë për shumë kohë nuk bëhen zgjedhje, shqiptarët janë të paduruar për të shkuar drejt kutive të votimit këtë herë”, tha Meta.

Ndërsa jemi pranë festave të fundvitit, Presidenti tha se do i kalojë me familjen, larg aktiviteteve të gjërave për shkak të situatës por edhe për të ruajtur qetësinë. Fjala inkurajuese që ka për të gjithë shqiptarët në këto ditë të vështira është:

“Jam i bindur që ne do ta kalojmë këtë situatë dhe ditët e mira pas kësaj vijnë.”

Presidenti Meta tregon cili është ‘ilaçi i shërimit’ për shqiptarët Read More »

Sali Berisha pranon gabimin me skemat piramidale: ‘Fatos Nano u tha shqiptarëve që do t’u jepte çdo qindarkë të humbur, ndërsa unë u thashë që nuk do t’u jap asnjë qindarkë’

Ish-kryeministri dhe ish-presidenti Sali Berisha pranon gabimin e rende qe lejoi skemat p iramidale ne vend.
Në një intervistë për Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se ka bërë gabim shumë të rëndë, lejimin e skemave pi ramidale.
Berisha: Unë kam njohur në gabim shumë të rëndë, lejimin e skemave piramidale. Por sërish, në ’97 ishte Fatos Nano që u tha shqiptarëve që do t’u jepte çdo qindarkë të humbur, ndërsa unë u thashë që nuk do t’u jap asnjë qindarkë.

Nëse do të vendosja që të merrja një borxh të pa marrë, do t’i paguaja çdo qindarkë. Aty bëra një zgjedhje të drejtë, pas një tolerance dhe gabimi të madh.

Sali Berisha pranon gabimin me skemat piramidale: ‘Fatos Nano u tha shqiptarëve që do t’u jepte çdo qindarkë të humbur, ndërsa unë u thashë që nuk do t’u jap asnjë qindarkë’ Read More »

Rrëfimi i 20 vjeçares për sëmundjen e rrallë të lëkurës: ‘S’e kam dashur veten për vite’

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon në Top Channel, ishte e ftuar Viola Sylejmani, vajza 20 vjeçare që prej 15 vitesh “bashkëjeton” me vitiligon (sëmundje që zbardh lëkurën).

Ajo ndau e emocionuar historinë e jetës, duke treguar se fillimi ka qenë shumë i vështirë.

Viola pranoi se që prej fëmijërisë është paragjykuar nga moshatarët kur i shihnin njollat e bardha në trup.

“Kur shkonim në plazh, atëherë si çdo fëmijë që do të krijojë shoqëri iu afrohesha fëmijëve dhe dëgjoja nënat që nuk i lejonin të më afroheshin, sepse kishin merak se ngjitej”, tregoi ajo.

Gjatë moshës 16 vjeçare, në momentin kur Viola nisi punën e saj të parë, u detyrua të mbulonte me “make up” shenjat në këmbë dhe në duar, për të shmangur vështrimet dhe reagimet paragjykuese të njerëzve.

Gjatë rrëfimit të saj, 20 vjeçarja nuk i mbajti dot lotët, duke kujtuar se vite me radhë nuk e ka dashur dhe nuk e ka pranuar veten siç është.

Rrëfimi i 20 vjeçares për sëmundjen e rrallë të lëkurës: ‘S’e kam dashur veten për vite’ Read More »