Të gjithë e mbani mend zonjën e pëllumbave te filmi “I vetëm në shtëpi”.
Ishte ajo që ndihmoi Kevinin e vogël të shpëtonte nga dy burrat që donin ta kapnin.
Por vitet kalojnë dhe sot ajo është 75-vjeçe. Brenda Fricker duket se ka mbetur vetëm, dhe kështu pritet t’i kalojë festat e fundvitit.
Jeton në Dublin, dhe ka deklaruar në një emision radiofonik se festën do ta kalojë vetëm, pa njeri pranë.
“Do të gënjeja nëse do të thoja se do të kaloj Krishtlindje të lumtura, pasi unë jam e vjetër dhe e vetmuar. Do të mbyll perdet dhe do të fik celularin. Do të shikoj ndonjë program me qenin tim pranë. Kështu do e kaloj”, tha Fricker.
Në vitin 1988, pas 9 vitesh martesë me regjisorin Barry Davies, Brenda u nda dhe nuk u martua më. /noa.al/
Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka ndarë një moment të vështirë personal me publikun.
Duke folur së fundmi për dashuritë më të madhe të jetës së saj ku përfshihen babai, djali, nëna dhe burri, ajo rrëfeu për ‘Faxnews’ se bashkëshorti i saj është përballur para disa kohësh me një problem shëndetësor.
Në momentin që po prisnin ambulancën, ajo kujton se është ulur në gjunjë dhe i ka kërkuar Zotit që të marrë atë dhe jo të shoqin.
“Unë me ju mund të ndaj diçka krejt personale, im shoq ka pasur një problem të rëndësishëm shëndetësor vite më përpara.
Në momentin që isha duke pritur ambulancën, jam ulur një sekond dhe i jam lutur zotit të më marrë mua dhe jo atë”, tha Kodheli.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta në një emision sportiv për ”Top Albania Radio” me humor ka folur për përballje në basketboll e not me disa prej politikanëve më të rëndësishëm në vend. Sa për basketbollin, Meta ka theksuar se Rama ia merr për faulla, por ka garantuar se është i paparë në 3-pikësh dhe e mposht. Madje ai e sfidon kryeministrin nën praninë e kamerave, duke mos pasur merak fare për arbitrin.
Sa i përket një gare noti me Berishën, Meta duket se në këtë sport nuk e konkurron dot ish-kryeministrin. Ai thekson se vendi i parë është i paprekshëm, dhe do garonte për vend të dytë.
PJESË NGA INTERVISTA E PRESIDENTIT ILIR META
Gazetari: President për t’ju ngacmuar pak, në qoftë se do t’ju zbrisnim nga mali në det e t’ju fusnim në një garë me rekordmenin e notit Sali Berisha, kush do të fitonte nga ju të dy?
Presidenti Meta: Absolutisht vendi i parë është i paprekshëm, absolutisht. Do të l uftoja për vendin e dytë.
Gazetari: Po me basketbollin si i keni marrëdhëniet Zoti President?
Presidenti Meta: Për basketbollin kur të dëshironi për 3-pikësh jam i paparë.
Gazetari: Menduam si një organizator i mirë për të futur skuadrën në lojë.
Presidenti Meta: Edhe si organizator, por për 3-pikësh jam i paparë, kur të dëshironi me kamera.
Gazetari: Ne njohim një tjetër që është i mirë për këto personalet, por nuk di nëse do ta bënit një sfidë bashkë me kosha?
Presidenti Meta: Për faulla ma merr ai, por për 3-pikësh jam i sigurt që fitoj.
Gazetari: Ndoshta dhe me mik me arbitrin ai tjetri.
Presidenti Meta: Nuk ka problem fare.
Gazetari: Po shohim që kohët e fundit shumë sportistë po afrohen tek politika, është mirë kjo gjë, do t’i bëjë mirë politikës, që sportistët të vijnë, a duhet t’i besojmë ne këtyre sportistëve, të paktën se çfarë na kanë treguar në këto 30 vite, ish-sportistë që merren me politikë? A mos është kjo dëshpëruese që shumë vet e shikojnë të ardhmen vetëm nëpërmjet tranpolinës së politikës duke përfshirë këtu edhe sportistët? Mos i kemi mbyllur shumë rrugët dhe mundësitë sa që duhet të harxhohesh patjetër në politikë që të bëhesh dikush dhe të kesh një të ardhme?
Presidenti Meta: Së pari ju keni një të drejtë. Në tërësi në shohim që angazhimi në politikë, në një vend që është politizuar më shumë se sa duhet dhe që nuk ka asnjë arsye për të ndodhur kjo, ka ngelur si një rrugë eskluzive për të arritur diçka, futja në politikë. Kjo mendoj që është tërësisht e gabuar për njerëz të cilët kanë një pasion dhe talent e që mund të japin për shoqërinë shumë më tepër se sa në politikë.Megjithatë fakti që sportistë, ish-sportistë apo përfaqësues të botës së kulturës mund të angazhohen në një moment të caktuar në politikë, nuk ka asgjë shqetësuese në rast se ata e ndiejnë që mund të kontribuojnë në këtë drejtim.E rëndësishme është që njerëzit të udhëhiqen nga dëshira për të kontribuar në interes publik dhe jo thjesht për të realizuar disa objektiva të tyre përmes angazhimit politik, pasi kjo nuk do të ishte e shëndetshme dhe nuk e ndihmon as vet politikën, por mund të dëmtojë edhe personalitetin e tyre.Mund të kesh qenë një sportist shumë i mirë, shumë i dashur nga të gjithë, por në momentin e angazhimit tënd në politikë e zvogëlon veten, në drejtim të ndjekjes së disa interesave të caktuara që nuk e ndihmojnë politikën të jetë garante ndaj interesave publike. Atëherë kjo ta dëmton dhe reputacionin si ish-sportist, apo si ish-artist.Kjo varet edhe nga motivimi i personave të caktuar.
Aktorja e njohur e humorit, Marjana Kondi ka rrëfyer eksperiencën e saj që kaloi me Covid-19, duke theksuar se në disa raste, mjekët e shpëqëndruan edhe më shumë gjatë asaj periudhe.
Ajo thotë se përveç recetës që do i jepte me ilaçe për t’i marrë në farmaci, një mjeke i tha që do të të japim dhe biletën për të ikur në Romë për kurim së bashku me pacientët e tjerë.
Kondi pohon në emisionin “Historia ime”, se ia mbylli telefonin duke e sharë. Më pas, ajo thotë se ka marrë mjeken e tretë në telefon, ku sipas saj, i kërkonte 70 mijë lekë për t’i bërë gjilpërën.
“Mora telefonatën e dytë dhe ajo fantastike. Ajo bënte llogaritë, 70 mijë lekë do mi japësh mua më tha. I thashë, pse të ti jap ty? Po do mi japësh mua, sepse unë do vij të të bëj gjilpërën tha, paradite dhe pasdite. I thashë po ti si do vish, do vish si ato astronautët me ato veshjet? Po tha, sa tha ajo këtë fjalë, i thashë ik mos ta… e ia mbylla telefonin”, – rrëfen aktorja.
E përshëndete dhe këtë…
E përshëndeta. E thashë obobo çfarë do bëj. Kam shtëpinë afër klinikës gjermane dhe nuk më shkonte mendje që sa të vinte 127 të shkoja ta bëja. Ika vura një kapele në kokë që të mos më shikonin njerëzit se më dukeshe sikur më shikonin të gjithë mua dhe unë isha me Covid dhe më thonin si ka mundësi që del kjo. Shkova atje, bëra tamponin e më tha je me Covid.
Filloi prap mendja, po sikur të v des, po sikur ashtu e po sikur ashtu. Kur më ra një telefon. Alo i thashë, ishte doktor Pipero, sikur ra Zoti nga qielli. Më tha ç’ke që bëhesh alarmante, i thashë kam hall se kështu kështu. Më tha nuk duhet të dëgjosh dhe të shikosh absolutisht fare televizor. Do dëgjosh vetëm mjekun profesionist. Do rrish në shtëpi dhe do më marrësh mua çdo mëngjes në telefon. Nëse ti nuk i zbaton këto gjërat, ki kujdes më tha se mund të ndodhë edhe ndonjë gjë e keqe.
Si e kaloje ditën?
E kalova shumë lehtë, e merrja Piperon çdo mëngjes, i thoja kam atë, kam këtë, i thashë një herë po sikur të pi dhe kafe? Më tha ta pish që ç’ke me atë punë. I thashë do ta pi tek shkalla me komshien. Jemi 4 veta që rrimë tek pjesa e korridorit, unë rrija lart, por rrija prapë me këtë përballë që më bënte kafen, bëja muhabet dhe harroja ndonjëherë që jam e sëmurë. Si duket gjendja psikologjike e njeriut ka të bëjë shumë. Duhet të përkushtohesh karshi vetes, të marrësh mjekimin që të thotë mjeku, jo të dëgjosh të ndodh kjo apo të ndodh ajo. Ndoshta është edhe me kismet, ndoshta është edhe me imunitetin dhe natyrën e njeriut , por Covidin unë ia dedikoj profesor Pëllumb Piperos.
Në studion e emisionin “Historia ime” Tv Klan.al ka ardhur një djalë 34 vjeç ka Lushnja i cili tregoi për jetën e tij private. Ai është dashuruar me një grua 41-vjeçare nga Gjilani, por prindërit e tij nuk e pranojnë për shkak të moshës. Ai tregoi se para kësaj historia, ka njohur dhe një vajzë tjetër e cila ishte 7 vite më e madhe nga Peshkopia dhe sërish familja e tij nuk ishte dakort.
Mirela Milori: Sa vjeç je?
Ermal Meta: Jam 34 vjeç?
Mirela Milori: Punon?
Ermal Meta: Po, jam motorist, shpërndaj pica.
Mirela Milori: Ti ke thënë që në moshe 15 vjeç, ka filluar një raport jo i mirë në familje, pse?
Ermal Meta: Sepse kjo është historia e dytë që po e humbas, sepse historinë e para pata një vajzë nga Peshkopia, por edhe ajo ishte 37 vjeç dhe nuk pranoi familja.
Mirela Milori: Pra kjo është historia e dytë që ti njihesh me dikë që është më e madhe në moshë se ti. Sa vjeç ishe kur njohe vajzën nga Peshkopia?
Ermal Meta: 31 dhe ajo 37. U njohëm në rrjetet sociale.
Mirela Milori: Kur u takuat për herë të parë?
Ermal Meta: Për herë të para vajta unë në Peshkopi bashkë me xhaxhain dhe pimë kafe. Ramë dakort me atë gocën edhe në momentin e dytë që do shkoja unë ta merrja për shtëpi, nëna ime nuk ishte dakort.
Ajo ishte parukiere dhe nëna ime e kuptonte tjetër për tjetër këtë punë. Unë nuk e dija këtë gjë, e merrja në telefon nuk ma hapte, i shkruajta mesazh pse nuk ma hap, ajo tha më tha nëna jote që mos të flas më me ty në telefon.
Mirela Milori: Megjithatë kjo i përket të shkuarës. /noa.al/
E njohur për të gjithë si vajza që luajti personazhin e “Mimoza Llasticës” në filmin e njohur për fëmijë të konostudios “Shqipëria e re”, aktorja Zhaklina Dhimojani aspiron që të jetë deputete e PS-së në zgjedhjet e 25 prillit.
Zhaklina Dhimojani sot jeton në Zvicër dhe u bë protagoniste pak ditë më parë me ndihmat që solli për të përballur pandeminë Covid-19 në vendin tonë.
“Nuk dua që këtë deklaratë ta përdorin mediat për klikime” – tha ajo teksa po fliste për dhurimin e disa aspiratorëve dhe pajisjeve spitalore. Zhaklina dha edhe më shumë detaje për ambicjen politike.
“Nuk preferoj të flas për gjërat që dhurohen se siç thuhet bëje të mirën dhe hidhe në det, njerëzit e pritën pozitivisht dhe kjo më lumturoi pa masë, që do të thotë të jesh pozitiv është gjë që shpërblehet dhe vlerësohet”.
“Të nesërmen mund të jem dhe unë zëri që më përfaqëson në parlament,” – u shpeh aktorja, në emisionin “Ftesë në 5”.
“Por unë kam dërguar një video me një mesazh dhe ndoshta është shpejt për të thënë nëse do jem pjesëmarrëse në 25 prill”.
“Të flasësh për sigurinë e një vendi mendoj se kam aftësinë për ta bërë. Nuk kemi qenë në klasë me Edi Ramën, por shok shkolle dhe marrëdhënia sot është se rrugët tona janë ndarë dhe unë bëj pjesë në Këshillin Bashkiak dhe ndoshta ideja për të bërë pjesë aty është mbështetur nga ai”, – tha Zhaklina.
Ajo e ka quajtur Partinë Socialiste si forcën më progresive dhe më moderne të vendit.
Madje më herët ka qenë e zgjedhur edhe këshilltare e Këshillit Bashkiak Himarë nga radhët e PS-së. Strategjia e PS-së në fakt është e tillë, që në zgjedhjet e ardhshme, të përfshijë sa më shumë emra artistësh. Arjola Demiri është një aktore tjetër e përzgjedhur për qarkun e Kukësit./NOA.al
Këngëtarja, Xhesika Ndoj përveç jetës së saj dhe fotove provokuese komentohet gjithashtu dhe për deklaratat e bujshme që bën, sidomos për ato me deputetët.
Në “Why Not” mbrëmjen e sotme nuk kishin si të mungonin as pyetjet pikante për bukuroshen s eksi.
Në rubrikën “E kam bërë, se kam bërë” Xhesika i’u përgjigj disa pyetjeve të zgjedhura me kujdes.
Një ndër to ishte: Kam sfiduar deputetë dhe pasanikë sepse kam patur të drejtë?
Xhesika: “E kam bërë. Jam mësuar me këta deputetët nuk më bëjnë përshtypje. Kam marrëdhëniet e mira”
Roza: Kam përshtypjen se nëse i futesh politikës e ke rrugën më të lehtë.
Xhesika: Po sepse kam pasur mbështetjen e politikanëve.
Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka folur rreth dorëheqjes së tij nga posti që mbante.
Ai është shprehur se dorëheqjen e ka dhënë vetë dhe se nuk iu është kërkuar nga kryeministri Edi Rama.
Pjesë nga Intervista
E dhatë vete apo jua kërkoi kryeministri dorëheqjen?
Lleshaj: Ju mund të jepi krah fantazisë suaj, por dorëheqja jepet vetë. Është një akt individual dhe akt sovran i imi.
Pse arritët në këtë përfundim për dorëheqjen? Sepse ka një kontradiktë mes aktit tuaj dhe deklaratës së kryeministrit. Lleshaj: E vetmja kontradiktë që mund të identifikohet është ajo me përvojën e shëmtuar të akumuluar në Shqipëri për dorëheqjen. Kjo dorëheqje ka disa dimensione. Kemi një djalë të ri i vrarë nga një polic.
Ka një tension politike. Unë dua të distacohem nga një praktikë e shëmtuar, e atyre që s’kanë të drejtë të ngrenë as bishtin dhe as dorën.