Intervista

Paloma zbulon mesazhet negative që ka marrë pas daljes nga ‘Big brother VIP’

Paloma, ashtu si edhe Sheila ishin dy banoret që u larguan spekaklin e të Premtes nga reality shoë Big Brother VIP. E ftuar te “Ftesë në 5” Paloma rrëfen përjetimet e saj pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ku tha se ka marrë mesazhe shumë dashamirëse nga njerëzit në rrugë.

“Impakti i parë pas daljes nga shtëpia e Big Brother kanë qenë njerëzit. Mesazhe të jashtëzakonshme, dashamirëse, njerëz që më përqafonin në rrugë, njerëz që ngriheshin nga lokali duke më puthur e duke më thënë pse ike, pse u largove…Nuk ka vlerësim më të madh sesa ti kur del mbas një izolimi gati 1 mujor, të prekësh gjithë përqafimet e munguara në atë periudhë.

E më vjen shumë keq që njerëz me profile fallco mundohen të degradojnë figurën e çdokujt aty brenda. E ti thuash dikujt, negative, e shpifur, pse nuk ja dhe dorën, thashethemexhie… Aktualiteti yt janë ata njerëz çfarë mund të bësh më shumë se të flasësh, sepse ajo është jeta ty brenda.

Më duket sikur është bërë një grupim nga pjesa e Donaldit, sepse profile me nga tre ose pesë folloëers-a mua më duket tendencioze. Të arrij tjetri në degj enerime, më duken njerzit më pa nivel. Nuk mund të hedhësh baltë mbi figurën e njeriut. Jo çdo njeri në jetë mund ta duash, jo çdo njeri mund të jet shoku yt, se pastaj fundja fundit nuk je më e sinqertë,- rrëfeu ajo.

Paloma zbulon mesazhet negative që ka marrë pas daljes nga ‘Big brother VIP’ Read More »

Këngëtarja Sheila Haxhiraj flet për eksperiencën e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri: Ja kush më zhgënjeu…

Këngëtarja Sheila Haxhiraj ka folur për eksperiencën e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ku tha se nuk priste që të eleminohej ajo në përballje me Beniadën dhe Semin. Ajo është shprehur që priste që Graniti të dilte nga shtëpia para saj, ndërsa shton se Semin e ka pasur në një gjendje emocionale shumë të ngarkuar.

“Prisja që të dilte Graniti para meje. Mes meje, Semit dhe Beniadës, prisja të dilte Semi. E mendova sepse e kam parë që në fillim se ka pasur prioritet se njihej me Donaldin. Semin e kam parë ndryshe vec dhe ndryshe me Donaldin. Dhe gjendjen shëndetësore e kam parë të ngarkuar dhe publiku do mendonte që të dalë që të kishte qetësi”, ka thënë Sheila.

Ndërsa në këto ditë që ka parë komente të ndryshme, thotë se është zhgënjyer nga Monika, të cilën e ka vlerësuar ndërsa ajo e ka cilësuar si “budallaqe” apo “kokërrodhe”.

“Më zhgënjeu Monika kur më prek në mjekër dhe më thotë “me mua ke gabuar sepse kur bëmë një diskutim përpara, ta sqarova situatën e lojës dhe të kam folur hapur si të kisha vajzën time”. Aty u preka dhe reflektova. Kur doli nga dhoma e dënimit, ka kaluar 2 ditëshin më të keq. Kur të gjithë e kanë sulmuar, i kam qëndruar afër. Momenti kur dola jashtë, prap ia dhashë vlerësimin si konkurrente të fortë. Kur pashë cfarë ka thënë “budallaqja”, “kokërrodhja” apo komente të shëmtuara për mua, më kanë zhgënjyer”, u shpreh këngëtarja.

Sa i përket fitores, Sheila thotë se Donaldi dhe Iliri po bëjnë lojë shumë të fortë. Edhe Arjolën me Kledin i shikon si potencialë për fitore.

“Për ta fituar Donaldi. Nëse nuk shkojnë mirë këto muaj për të, ose Arjola, ose Kledi”, tha Sheila.

Këngëtarja Sheila Haxhiraj flet për eksperiencën e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri: Ja kush më zhgënjeu… Read More »

Historia e tr ishtë e Vitorias: Doja t’i gjeja burrit nuse dhe ta martoja që ta shihja të lumtur

Në “Ka Një Mesazh Për Ty” ishte e ftuar Vitoria, e cila rrëfeu historinë e saj të dhi mbshme. Shtatzëni të dë shtuara dhe një fëmijë i shumëpritur që nuk mundi të jetonte, ishin tr agjeditë që go ditën rëndë atë dhe Aleksandrin, bashkëshortin e saj. Gjatë këtyre momenteve të errëta, ajo i dorëzohet fjalëve të njerëzve dhe ia ripërsërit ato bashkëshortit të saj duke i thënë të martohej me dikë tjetër sepse ajo nuk mundej t’i jepte fëmijë.

Vitore: U dorëzova fare në atë moment dhe thoja vetëm ta shoh të lumtur, t’i gjej një nuse ta martoj dhe më pas të v ras veten. Nuk më mbushte asgjë, isha shumë e dobët.

Ardit Gjebrea: Po pse? Pse? Vitore, mund të adoptonit një fëmijë, Zoti i di gjërat, një çift që në fund të ditës e duan njëri-tjetrin, bëjnë sakrifica, fëmija është gjithçka në këtë jetë, por në një rast nuk është gjithçka, ka gjëra të tjera, mund të kujdeseshit për një fëmijë tjetër. Përse duhet t’i thoshe Aleksandrit që kaq vite çfarë nuk keni kaluar bashkë, “martohu me një tjetër”? Çfarë tha Aleksandri kur ti ia thoje vazhdimisht?

Vitore: Ai në fillim e mori si një shaka, qeshte dhe një ditë më tha “Po mirë, vërtet për mua s’mendon fare?” dhe qau. Aty e ndjeva se e kam rënduar dhe atë jashtë mase, por më dukej sikur vetëm unë vuaja, por ai mbase ka vuajtur edhe më tepër se unë.

Ardit Gjebrea: Dhe nuk ta ka thënë?

Vitore: Jo, kurrë. Si nuk më tha gjysmë fjale. Nuk e di, ndoshta ka dëgjuar fjalë shumë më të rënda për mua dhe nuk më foli kurrë.

Më pas erdhi një moment reflektimi dhe Vitoria vendosi ta provonte sërish. Rinisi vizitat te mjeku dhe gjithçka që nevojitej.

Vitore: Fillova vizitat po te ai doktor, mbi 10 herë mund të them, ky rast i fundit ka qenë i njëmbëdhjeti. Po, e dy të parët, i thonë 13 raste, Ardit.

Ardit Gjebrea: Dhe tek rasti i fundit çfarë ndodhi?

Vitore: Ndodhi mrekullia.

Ardit Gjebrea: Mbete shtatzënë, me binjakë madje, por…

Vitore: Por po hipja në një autobus për të shkuar në Athinë, ai e nisi pa mbyllur dyert dhe unë u përplasa nga dera, nga krahu i djathtë dhe u shkëput fëmija. U trondita jashtë mase, dëgjoja që nëse ke binjakë, nëse vdes njëri, ikin të dy, përnjëherë.

Ardit Gjebrea: Nuk e besoje që fëmija tjetër ishte gjallë?

Vitore: Nuk e besoja. Megjithëse i dëgjoja rrahjet e zemrës, prapë isha shumë e dobët.

Ardit Gjebrea: Më në fund, erdhi fëmija në jetë?

Vitore: Erdhi.

Ardit Gjebrea: Para sa vitesh?

Vitore: Ka lindur në 2011.

Ardit Gjebrea: Si e ka emrin?

Vitore: Saviola.

Ardit Gjebrea: Pas 21 vitesh martesë vjen në jetë Saviola dhe sot e kemi 10 vjeç?

Vitore: Po, për 11.

Vitoria e ka thirrur Aleksandrin në studion “E Diela Shqiptare” për t’i thënë faleminderit shokut të saj të jetës.

Vitore: Aleksandër, të dua. Ç’të të them, ti gjithmonë je përkrahja, kemi kaluar shumë vështirësi bashkë, sidomos në Greqi dhe të jam shumë mirënjohëse. Më ke dhënë kurajo, unë ndoshta nuk kisha forcë të të jepja kurajo ty.

Aleksandër: Unë të falenderoj që më solle këtu dhe të falenderoj edhe për diçka tjetër se e kam pasur ëndërr që ta takoja zotin Ardit. Ti e di shumë mirë se në makinën tonë ishim vetëm kasetat dhe disqet e zotit Ardit dhe dëgjonim gjithnjë bashkë muzikën e këngët e tij.

Vitore: Ti gjithmonë bëje surpriza dhe unë jo se nuk gëzohesha, por thjesht duke menduar që do të kursenim ndonjë lek për çupën, është koha më e vështirë për ne tani, ndoshta nuk ishte moment të vinim këtu se jemi nën qiell të hapur, por të paktën t’i lëmë një kujtim të bukur gocës, që nuk mbaron kurrë.

Aleksandër: E ke menduar shumë mirë dhe ne e kemi diskutuar, por thoshim është e pamundur për ne.

Ardit Gjebrea: Por ja që u bë realitet vajza juaj pas 21 vjetësh, nuk u dorëzuat në asnjë moment.

Aleksandër: Unë nga periudha aty afër, fillova u dorëzova, por më dha kjo forcë.

Ardit Gjebrea: Po kur të thoshte Vitoria gjej një grua tjetër, çfarë mendoje në ato momente?

Aleksandër: Nuk po e them atë përgjigje.

Ardit Gjebrea: Njerëzit ju bezdisnin duke ju thënë “pse s’po bëni një fëmijë”?

Aleksandër: Atë e ka vuajtur shumë ajo.

Ardit Gjebrea: Po ju?

Aleksandër: Unë e kam vu ajtur, por jo në atë masë sa ajo.

Ardit Gjebrea: Si i përgjigjeshe ti njerëzve?

Aleksandër: Ajo është punë e imja dhe punë e atij atje lart.

Historia e tr ishtë e Vitorias: Doja t’i gjeja burrit nuse dhe ta martoja që ta shihja të lumtur Read More »

A e ka kapur apo jo Ilirin me femra te tjera? Ja si përgjigjet Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ishte e ftuar në emisionin “Ndryshe” në “Top Albania Radio”, ku ka folur rreth jetës së saj private dhe marrëdhënien me bashkëshortin e saj, Ilir Metën.
Paloma: Thonë, po thonë, ato gojëligët se Iliri është shumë feminist, madje ka q ëlluar se i keni bërë zap ato femrat e Ilirit… Monika: Me thënë të drejtën është shumë feminist sepse vetëm një mashkull i mirë mund të pëlqejë femra, një budalla nuk i pëlqen femrat.

Paloma: Domethënë… ti e lejon? Monika: Po sigurisht… pse jo?! Paloma: Nuk e ke problem që ta shikosh me një femër në zyrë? Monika: Pse çfarë do bëjë në zyrë? Paloma: Të jetë aty afër… të jenë me njëri-tjetrin…

Monika: Mos ngatërro zyrën… ato gjërat e tjera afër-afër bëhen në vend tjetër… Paloma: Po në hotel nuk do ta kapim! Monika: Po pse, çfarë rëndësie ka?! Eksperiencat janë të domosdoshme. Paloma: Bravooo Mona!

Gjithashtu ajo e mbyll këtë diskutim duke përmendur se sek si nuk është dashuri. Dashuria është shumë më e fortë, shumë më e fortë se pushteti dhe është shumë më e fortë se paraja.

A e ka kapur apo jo Ilirin me femra te tjera? Ja si përgjigjet Monika Kryemadhi Read More »

‘Shes tr upin për të mbajtur dhe rritur fëmijët’, historia e dhi mbshme e 25 vjeçares shqiptare

Një 25-vjeçare nga Gramshi ka treguar historinë e dhi mbshme dhe jetën e vështirë që bën për të rritur dy fëmijët e saj.

25-vjeçarja nga Gramshi që ka dy fëmijë, tregon për “abcneës” se detyrohet të she së trupin e saj në mënyrë që të ketë të adhura dhe t’u siguroj jetesën fëmijëve të saj.

Ajo tregon se është ndarë nga burri dhe se për shkak të br aktisjes edhe nga institucionet detyrohet të pr ostituojë në hyrje të qytetit të Elbasanit.’

“Në radhë të parë gjendja e r ëndë ekonomike sepse nuk mund t’i mbaj fëmijët me një rrogë normale në Shqipëri. Fitoj 70-80 mijë lekë në natë” ka treguar ajo.

Rolanda siç vendosi ta quajmë, shit jen e trupit e paragjy kon dhe vetë, madje tregon se disa e kanë dh unuar.
“Edhe më kanë dh unuar, ka njerëz të mirë po ka dhe të këqij. Shumë, shumë e ofe nduar, shumë shumë keq, por për fëmijët do bëj çdo gjë,” tha 25-vjeçarja.

Dëshiron të lerë rrugën, të nisë një jetë re. Thotë se do të largohet jashtë vendit e të bëjë punë të ndershme. Ish-bashkëshorti e pe ngon.

Ajo ka treguar se dëshiron të lerë rrugën, të nisë një jetë re, por që nuk largohet dot e jashtë vendit e të bëjë punë të ndershme, pasi e pengon ish-bashkëshorti.

“Ai nuk më jep pro kurën për të ikur jashtë. Institucionet të ndihmojnë njerëzit që janë si puna ime. Të na japin një pro kurë nëse burri s’ta jep” tha e reja.

‘Shes tr upin për të mbajtur dhe rritur fëmijët’, historia e dhi mbshme e 25 vjeçares shqiptare Read More »

Nuk i ecën që nuk i ecën mer gratë/ I kanë v dekur tre, por 83 vjeçari është në pritje të gruas së katërt

Çështje fati. Nuk i ecën që nuk i ecën mer gratë. Për tetë dekada me radhë u përball me sf ida e hu mbje të mëdha në jetë.

Bejtush Gjergji, 15 ditë më parë hu mbi edhe bashkëshorten e tij të tretë. Nga ai moment, 83 vjeçari nga Podujeva thotë se jeta e tij u bë edhe më e vështirë.

Atij i kishin vd ekur tri gratë me të cilat kishte ndarë jetën. Me bashkëshorten e tij të tretë, kishte një li dhje më të veçantë, dhe për rrj edhojë thotë se edhe dashuria ishte më e madhe.

“U kanë ma e mirë e ma e re, 10 vjet u kanë ma e re se unë. Këtë unazë e kam me gruan e tretë kur e kom marrë, këtë unazë nuk e hjek derisa të v des”, shprehet ai.

Jetesa në vetmi është goxha e rëndë për të, nga halli se do të vdesë i vetëm, thotë se nëse do të gjente një grua do të martohej sërish.

“Po me gjetë e marr, po nuk më merr kërkush ma, sonte me gjetë e marr. Pare kom po nuk më vyjnë kurgjo”, shprehet ndër të tjera./ATV

Nuk i ecën që nuk i ecën mer gratë/ I kanë v dekur tre, por 83 vjeçari është në pritje të gruas së katërt Read More »

Kryeministri Edi Rama zbulon se është kushëri me ish-zëdhënësen e Sali Berishës

Një episod i shkujdesur është zhvilluar para nisjes së emisionit mes Kryeministrit Edi Rama dhe ish-zëdhënses së Berishës, Erla Mëhilli.

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar përmes një video në Tik-Tok se është kushëri me Erla Mëhillin, ish-zëdhënësen e Sali Berishës.

Kreu i qeverisë ka ndarë me publikun disa nga momentet në “prapaskenë” që ka filmuar një natë më parë, para se të niste emisioni “Now”.

Ishte fillimisht gazetarja që i kujtoi Ramës se ishin kushërinj, ndërsa biseda mes tyre zhvillohet teksa kryeministri bën make-up dhe vendos mikrofonin.

“E di gjithë bota që jemi kushërinj, është përkthyer në shumë gjuhë…a më ke tek “Kurban”,- dëgjohet të thotë Mëhilli.

“Unë të kam por…”- ia kthen Rama.

“Edi Rama përballë personazhit të librit,”- shton gazetarja më tej.

Kryeministri Edi Rama zbulon se është kushëri me ish-zëdhënësen e Sali Berishës Read More »

Prej 18 vitesh në pritje të burrit në e migrim, historia që çuditi publikun

Në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan vjen historia e një vajze 25-vjeçare, Romilda Ndoj nga Rubiku. Romilda është një nënë e re, ka një vajzë 3 vjeç. Historia e saj nis me të atin e larguar para 18 vitesh në emigrim në Greqi, për të cilin sot nuk di asgjë, as adresën e saktë.

Arsyeja e ardhjes së saj në studio është e ëma, zonja Martina, e cila që pas ikjes së bashkëshortit të saj, vendosi të punonte në dy turne për të përballuar jetesën. Kështu ishte Romilda që u bë shtylla e shtëpisë për të ndihmuar atë dhe të vëllain, ndërsa shpresa e tyre nuk është zbehur ende. Për shkak të një operacioni, nëna e Romildës nuk punon, ndërsa vëllai i saj është larguar për në emigrim. Sot, vajza e saj kërkon ta falënderojë dhe t’i shprehë mirënjohjen për çdo sakrificë që ajo ka bërë gjatë këtyre viteve.
Romilda: Mami nuk dua të të shikoj lot në sy. Arsyeja që unë të kam sjellë sot këtu është të të falënderoj publikisht për të gjitha gjërat që ti ke bërë për ne, je mami më e mirë në botë. Ne të kemi shumë xhan, do të të jemi pranë gjithmonë.

Ardit Gjebrea: Martina, ti i ke rritur fëmijët me shumë sa krifica. Vajza jote na tregoi historinë edhe pak të çuditshme të familjes, të bashkëshortit tënd. Akoma e pret?

Martina: Kam dy fëmijë me të.

Ardit Gjebrea: E di. Ke shpresa që ai do të kthehet?

Martina: S’e di.

Ardit Gjebrea: Nëse ai është duke na parë në këto momente, do të kishe ndonjë mesazh për t’i dhënë? Qoftë edhe një fjalë.

Martina: Deri në momentin që gocën e kam martuar, për çdo pjesë të familjes që kam bërë në shtëpi, i kam treguar, kam folur me të, më ka thënë se nuk do të vijë, nuk erdhi, ç’të bëjmë.

Ardit Gjebrea: Ke folur me të? Ke folur shpesh apo rrallë?

Martina: Rrallë.

Ardit Gjebrea: I ke treguar për sakrificat që ke bërë për fëmijët?

Martina: Për të gjitha.

Ardit Gjebrea:Si ka reaguar? E quan bashkëshorti apo ish-bashkëshorti? Çfarë është për ty?

Martina: S’di çfarë të them.

Ardit Gjebrea: Mirë, unë po them burri se në qoftë se do ishte ish-burri, do ta kishe thënë me gojën plot, por edhe pse i ke rritur e vetme dy fëmijët, prapë nuk ta bën zemra ta thuash dhe të kuptoj shumë mirë. E pashë që në sy që të thashë kush mendon që të jetë dhe e kuptova shumë mirë, por unë shpresoj që një ditë të ndodhë ajo që ti dëshiron brenda zemrës tënde dhe nëse do të ndodhë, të lutem na e thuaj sepse ne tashmë jemi një familje dhe jetojmë me njëri-tjetrin./tvklan.al

Prej 18 vitesh në pritje të burrit në e migrim, historia që çuditi publikun Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com