Intervista

Si do re agonte nëse vajza do t’i ma rtohej me një djalë nga PS? Ish-deputetja e PD-së h abit me p ërgjigjen

Ish-deputetja e PD-së, Albina Deda ishte e ftuar dje në emisionin ‘Vizioni i pasdites’ sëbashku me vajzën e saj. Ato nuk iu shpëtuan edhe pyetjeve pikante gjatë emisionit.
E pyetur nëse e ka vendosur nëse bashkëshortin do e marrë nga PS apo PD, modelja bukuroshe është shprehur se kjo është një shaka mes saj dhe të ëmës. Më tej Ada ka thënë se nuk e ka vendosur këtë pjesë ende.
“Kjo është më shumë një shaka mes meje dhe mamit, e kam shpjeguar. Nuk e kam vendosur. Me bindje politike jam e djathtë 100%”, u shpreh Ada.
Më tej nëna e saj tregon se në moshën 5 vjeçare Ada ka qenë në Rrëshen, në fushatën e 2005 dhe ka pritur Sali Berishën. Ai e ka marrë në krahë dhe kanë bërë dhe foto.
E pyetur nga moderatorja nëse Ada do dashurohej me dikë nga partia kundërshtare, si do reagonte? Nëna e saj ka thënë se është diçka që ndodh. Ndërsa Ada theksoi që do e zgjedhë nga PD që të shmangë kon fliktet mes familjeve.
“Do bëjmë punë bindëse me dhëndrin që të na votojë ne. Zakonisht dhëndurët bëjnë pas vjehrrave”, u shpreh Albina Deda.

Si do re agonte nëse vajza do t’i ma rtohej me një djalë nga PS? Ish-deputetja e PD-së h abit me p ërgjigjen Read More »

Rama: ‘Jam shumë krenar që e kam mik George Soros’

Kryeministri Edi Rama ka thyer heshtjen për herë të parë mbrëmjen e sotme për sa i përket marrëdhënies së tij me miliarderin George Soros.

Rama nuk hezitoi të pranonte që ishte krenar për miqësinë me Soros. Ai tha se në jetën e mëparshme ka përfituar ndonjë përfitim të tipit bursë apo udhëtim nga fondacioni Soros, por tashmë nuk ka lidhje. Ai më tej tha se shqiptarët duhet të jenë mirënjohës për Soros, i cili ka ndërtuar 275 shkolla në Shqipëri në vitet 90 dhe pas vitit 97.

“Miliarderi Soros e di Berishën vetëm si emër dhe nuk e ka fare në radarin e tij të shqetësime. George Soros është një nga njerëzit që shqiptarët t’i jenë mirënjohës,. George Soros ka qenë njeriu që ka investuar duke qenë anti-komunist i thekur, duke qenë një hebre i larguar nga vendi i tij, me paratë e George Soros janë ndërtuar dhe rindërtuar ekzaksisht 275 shkolla. 100 milionë dollarë të investuara në vitet 90 dhe pas vitit 97. Janë në inventar shkollat. Shkoni Shikoni.

Fondacioni Soros ka dhënë mbështetje të tjera, duke ardhur te tërmeti, pandemia. Për reformën ne drejtësi ka biseduar me mua dhe opozitën dhe ka thënë se do mbështes këtë reformë dhe për të lehtësuar konsulentët e huaj. I ka sjellë fondacioni George Soros. Është një njeri që është bërë gogol nga forca konservatore për shkak të influencës që ka. Jam shumë krenar që e kam mik. E kam thëne që e kam mik edhe kur në Shtëpinë e Bardhë ishte armik i Trump. Unë jam mik dhe i Erdogan. Çfarë kam përfituar unë nga Soros. Në jetën e mëparshme kam pasur edhe unë ndlnjë përfitim, jo për të shkuar në ndonjë udhëtim, jo për ndonjë bursë”, u shpreh Rama.

Rama: ‘Jam shumë krenar që e kam mik George Soros’ Read More »

Rama flet për Soros: Shqiptarët duhet t’i jenë mirënjohës!

Kryeminsitri Edi Rama ka folur me krenari për miliarderin George Soros për të cilin tha se e ka mik, por që nuk ka përfituar asgjë nga ana politikë. I ftuar në “Open”, Rama tha se shqiptarët duhet t’i jenë falenderues Soros pasi ai ka bërë investime dhe ka mbuluar shumëshpenzimenë vendin tonë, duke nisur që nga ndërtimi i shkollave, pandmia, tërmeti dhe Reforma në Drejtësi.

Rama shtoi më tej se ish-kryeministrin Sali Berisha, Soros e njeh thjesht si një emër dhe se planet për ndarjen e Kosovës janë leg jenda kreshnikësh. Në jetën e tij të mëparshme, Rama tha se ka pasur përfitime nga Soros, por jo si politikan.

“Miliarderi Soros e njeh Berishën si emër, se kush është, por nuk e ka në asnjë radar të tijin. Shqiptarët duhet t’i jenë mirënjohës Soros, ka financuar 100 mln dollarë në vitet ’90 dhe pas ’97 në Shqipëri, në 275 shkolla janë shkolla që i kanë rezistuar edhe të rmetit, ka bërë që të diplomohen jashtë vendit 700 studentë shqiptarë. Ka bërë dhe shumë gjëra të tjera për të ardhur në ndihmë për pandeminë, për tër metin.

Patjetër edhe për Reformën në Drejtësi. Ka qenë shumë i qartë kur ka ardhur në Shqipëri, ka thënë që do të paguaj konsulentët e huaj, nuk i ka sjellë Soros, por i ka financuar dhe mbuluar këto shpenzime. Është bërë gogol me qëllim për shkak të infuencës që ka në kampin liberal. Jam shumë krenar që e kam mik dhe e kam thënë edhe kur në Shtëpinë e Bardhë ishte armik me Trump. Unë jam mik edhe me Viktor Orban edhe me Erdogan. Çfarë kam fituar unë? Zero, në jetën politike, në jetën e mëparshme, në një udhëtim, në një bursë apo kështu, kam marrë dhe unë fitimin tim. Plani që Geroge Soros paska plan për të ndarë Kosovës janë legjenda kreshnikësh për njerëz që e kanë gramaturën e fëmijës më të vogël se e fëmijës. Si do ndahej Kosova mçeftas? Si e frenuan? Ku do shkonte plani? Do ndahej natën? Deri në mëngjes do ishte e ndarë?”- tha Rama.

Rama flet për Soros: Shqiptarët duhet t’i jenë mirënjohës! Read More »

Kryeministrit Rama i bindur: Serbia do t’i kërkojë falje Kosovës se s’ka ku shkon!

Kryeministri Edi Rama është shprehur i bindur se Serbia do t’i kërkojë falje Ksooëvs për krimet e luftës, pas nuk ka ku shkon.
Rama tha se falja nuk mund të vijë direkt, por si pjesë e një marrëveshje mes dy shteteve, pasi historia ka treguar se në të tilla konflikte, asnjë shtet nuk ka pranuar se është agresori.

“Serbia duhet të kërkojë falje, kjo nuk diskutohet. Por si e kërkon faljen Serbia? Serbia nuk ka ku shkon pa kërkuar falje, por falja vjen si përfundim i marrëveshjes, jo si prezumim i marrëveshjes. Nuk ka ndodhur ndodnjëherë në historinë e këtyre kon flikteve që agre sorët të pranojnë që janë agr esorë dhe të kërkojnë falje.

Çështja është e thjeshtë. Ne duhet të krijojmë një atmosferë më të mirë për ata që kanë lindur kur luf ta ka mbaruar. Serbia do ta kërkojë faljen se s’ka ku shkon”, tha Rama.

Kryeministrit Rama i bindur: Serbia do t’i kërkojë falje Kosovës se s’ka ku shkon! Read More »

Historia tr agjike e 23 vjeçares që hu mbi jetën në spitalin e Vlorës, rrëfehet mes lotësh nëna e saj

Rreth mesditës së 23 shtatorit në një shtrat të spitalit të Vlorës, ku sapo kishte kryer një operacion, zemra e Brisildës nd ali. Ajo ishte vetëm 23 vjeçe dhe pas la dy fëmijë të mitur, ku më i vogli po l ufton me Leuçeminë. Vde kja mesa duket ishte akti i fundit i jetës së saj gjithë dr ama.
Në adoleshencë përjetoi divorcin e vështirë të prindërve dhe dhunën në familje, e cila arriti deri aty sa e martuan pa dëshirë. Kur ishte vetëm 17 vjeç, ajo shkon nuse në një derë, ku nuk u mirëprit, por u dhu nua sistematikisht, derisa u bra ktis mes katër rrugësh në ska mje e sëmundje, derisa dha sh pirt.
Me një br engë në zemër dhe pe ngun se nuk mundi të shpëtojë të bijën, në studion e emisionit “Me zemër të hapur” të gazetares Evis Ahmeti, në Neës24, ishte nëna e Brisildës, Fatmira, e cila ho dhi dritë mbi shumë të pathëna.

Pjesë nga rrëfimi i nënës së 23-vjeçares:

Nëna: Babai dhu nonte jo vetëm vajzën, por edhe djalin e madh.
Telefonata e fundit me Brisildën?

Para dhjetë ditësh, nga sot i bie para dy javësh, më merr në telefon dhe më thotë “mami çova djalin e vogël për vizitë, i kanë dalë analizat k eq”. I thashë të mos më rzitet, por më tha se ku do ta gjente kurajon. I thashë se do mundohemi të dyja, sikur dhe kanaçe të mbledhim. “O moj mami çfarë do bësh ti më parë”. I thashë që do t’i bëjmë të gjitha dhe do ta përballojmë. Kjo ishte. Më pas, marr në telefon, në fshatin ku kam qenë e martuar, ish-kunatën, i kam marrëdhëniet shumë të mira me ata, dhe iu luta të lajmërojë pak të atin e vajzës të më marrë në telefon. I thuaj të ndihmojë vajzën, të paktën për një muaj, sa të mbyll punën unë. Ajo më tha “në rregull” dhe më tha që do më kthente përgjigje. E mora unë, se nuk duroja dot, më tha që “më ka thënë mos më shqetëso më, ai film është mbyllur”. Pra, ai nuk donte ta ndihmonte vajzën, i kishte thënë kunatës që nuk ekziston më për mua ajo. Ish-bashkëshorti im ka qenë shkaktari i martesës së vajzës, pa më vënë në dijeni fare, në moshën 17-vjeçare të vajzës. Ne u ndamë më 2014, më 2017 ai martoi vajzën.

Pse fëmijët jetonin me babanë dhe jo me juve?

Unë kalova një sëmundje të r ëndë në Greqi me mi lingjit, 11 ditë kam qenë e para lizuar, nuk ngrihesha. Më pas, kisha hemo rragji nga veshët, më thanë për operacion, por nuk e bëra. Patëm shumë d ebat, pastaj në janar shkova në Itali, i bëra të gjitha mjekimet dhe mora kthim për jetën. Kur isha atje, sa herë merrja në telefon ish-burrin, më dilte në telefon nëna e të dashurës së tij. Fëmijët u sëm urën të dy nga veshkat, i kisha keq në spital. Ai më thoshte që “i ke shtruar kas tile, që të vij unë, nxirri urgjent se të v rava”. I nxora dhe i çova në shtëpi. Filluam prapë jetën, për hatër të fëmijëve. Edhe sot, vetëm të kisha atë vajzë gjallë, edhe pse ka tjetrën, unë prapë do vazhdoja, vetëm që fëmijët të ishin mirë. Ai është martuar dhe ka fëmijë.

Kur kishim përpl asjet, që ndenjën dy vite te shtëpia e babait tim, ai mori vajzën për dore dhe iku. Aty i doli djali dhe i tha “po mua”. Ai i tha që “ti dhe nëna jote s’keni punë me mua”. Unë ju qepa mbrapa, por nuk u mirëprita si duhej. Më tha të hi dhja firmën, pasi më premtoi që do më ndihmonte me lekë për operacionin në Greqi. E ho dha firmën në mirëbesim.

Ata ikën në Greqi, më pas shkova dhe unë, sado që ata nuk më morën në telefon. Ai më ka rra hur dhe më ka thënë të ikë. I thashë të më lërë vetëm një natë që të flejë me fëmijët e mi. Të nesërmen jam ngritur dhe kam shkuar te pronarët e ullinjve, ndonëse ai nuk donte të më linte. Kur shkova atje, ata vunë ul ërimën në kokë. Ai kishte thënë që unë kam vde kur dhe ata më dinin të vd ekur, dhe kur më panë u shok uan. Fola me djalin dhe i thashë që po marr valixhet dhe do mbështetem tek ata. Djali më tha të iki, se do gjente punë e do më merrte prapë, por pas asaj dite, ai i ndërpreu marrëdhëniet. Me vajzën, Brisildën, nuk i kam shkëp utur asnjëherë marrëdhëniet. E merrja në telefon vazhdimisht, më në fund ma hapi djali dhe më tha që “Brisilda është martuar”. I kërkova të më nxjerrë çupën në telefon, por tha se ajo nuk del se e kemi martuar, dhe më tha se “nëse ti shkon te vajza, të v ras”. I thashë “lëri këto se fëmijë i ke ti, fëmijë i kam unë, edhe kam sak rifikuar për t’i rritur”. Bëra ç’bëra, shkova atje. Shefi i K rimeve më pyeti se çfarë do të bëj, nëse do bëja den oncim. I thashë që vajza ime është e paditur dhe nuk ishte në gje ndje të martohej./BW

Historia tr agjike e 23 vjeçares që hu mbi jetën në spitalin e Vlorës, rrëfehet mes lotësh nëna e saj Read More »

Moderatorja shqiptare rrëfen historinë e pazakontë: Ja si e mora vesh që burri më tr adhtonte

Mbrëmjen e djeshme, moderatorja Dajana Shabani ka treguar momentin kur zbuloi se ish-bashkëshorti i saj e tradhëtonte.

Biseda:

Moderatorja: E dimë që ish-bashkëshorti të ka tr adhëtuar po ti si e kuptove? Ai jeton në Itali dhe nuk më dalin llogaritë si e zbulove ti ketu, ai atje. Ose ai është shumë amator ose ti je shumë e zgjuar (qesh).

Dajana Shabani: Ai kishte ardhur në Shqipëri. Një vajzë e huaj, vjen këtu për t`i bërë surprizë. Ata ishin së bashku tek lokali shoqes sime, por ish-burri nuk e dinte që njihja pronaren. Ajo më merr në telefon dhe më tha që i kishte të dy përpara syve. Në atë moment, mora ish-burrin në telefon dhe i thash që nuk kemi më punë bashkë, i nxorra valixhet jashtë dhe nderrova bravën e derës. Më pas e mori në telefon avokatja ime që i tha se unë doja di vorcin.

Moderatorja shqiptare rrëfen historinë e pazakontë: Ja si e mora vesh që burri më tr adhtonte Read More »

Si e njoha Davide Pecorellin?/ Flet legjenda e Flamurtarit Vasil Ruci: Nga hici, drekat e darkat, gotat me raki dhe plazhin bashkë

Legjenda e futbollit të Flamurtarit, Vasil Ruci ka për të rrëfyer historinë e tij. Një histori që lind befas nga hiçi, por që më pas merr ‘dh enë’. Bëhet fjalë për personazhin italian Davide Pecorelli që një ditë u njoh në rrethana rastësore, por që nga ai moment iu ngjit si ‘m… pas këpuce’ deri sa u zh duk.

“Jam shkrimtar italian, po bëj një studim për Kontin e Monte Kristos. Por më pëlqen futbolli dhe kam dëgjuar shumë për ju, për Sokol Kushtën. Jeni të mëdhenj shumë. Do të shkruaj një ditë për ju…”, u pat thënë afro tetë muaj më parë. Më pas takime, futboll së bashku, plazh, dreka dhe një udhëtim drejt Greqisë që nuk u realizua kurrë. Bëhet fjalë për ish-arbitrin italian Davide Pekoreli që ins kenoi vr asjen e tij në malet e Pukës.

Bash ai, italiani i çudi tshëm që e nisi karrierën si arbitër u bë biznesmen produktesh kozmetike, falimentoi, erdhi në Shqipëri dhe i vuri fl akën makinës dhe u zh duk. Ah, jo, para se të di gjte makinën gërmoi kushedi se në cilën va rrezë për esht ra njeriu, i futi në makinë, i vuri fl akën dhe mendoi që e hoqi qafe “Davide Pekorelin” e dikurshëm dhe u transformua në Kristiano… Kristiano pra që u fut çudi tshëm në jetën e ish-futbollistëve të shquar vlonjatë dhe në fund i tro nditi edhe ata vetë.

“Çudi e madhe, thotë Vasil Ruci për “Panorama Sport”, na u ngjit nga hiçi. Nuk e morëm vesh se nga doli, thjesht rrinte me ne, hante me ne, luante futboll me ne dhe bënte plazh me ne. I çuditshëm për besë…”, thotë legjenda e Flamurtarit dhe qesh me zë të lartë.

PYETJA: Vasil a e njihnit Davide Pekorelin?

VASIL RUCI: Po ku di unë o të keqen, ai ishte një njeri i çuditshëm. Çfarë të them unë tani?! Kjo botë është e çuditshme, nuk dimë kush hyn dhe kush del dhe kush na afrohet…

PYETJA: Sa kohë kishte në Vlorë ai?

VASIL RUCI: Po kishte afro 8 muaj në mos gaboj. Nuk ia kam numëruar ditët, por na u ngjit shumë. Shkonim të luanim futboll, ai nga pas. Madje edhe kur hanim ndonjë gjë së bashku, nuk na shqitej. Po nuk ndiheshim sepse ishte edhe gazmor si tip.

PYETJA: I paguanit ju drekat apo ai?

VASIL RUCI: Jo, mo ç’paguante ai. Unë nuk jam ulur me të shpesh mo jo, por ndonjë miku ynë rrinte më shpesh. Jo, mo ku paguante ai. Madje më thanë që të jepte ndonjë drekë me qepë e domate dhe pastaj të “rr uante” se donte 50 dreka të tjera mbrapsht. Po ne e kuptuam që ishte i tillë…(qesh me zë të lartë).

Si e njoha Davide Pecorellin?/ Flet legjenda e Flamurtarit Vasil Ruci: Nga hici, drekat e darkat, gotat me raki dhe plazhin bashkë Read More »

Rikthehet Qetsori pas kaq vitesh dhe ka një këshillë banorëve që do hyjnë në BB VIP

Të ftuar ditën e sotme në “Shqipëria live” ishin disa nga ish-banorët e “Big Brother” ndër vite. Mes tyre ishte edhe Qetsori, fitues i “Big Brother 2”, i cili vazhdon jetën e tij në Vlorë larg ekranit.

Qetsori gjatë lidhjes me Skype u dha një këshillë banorëve VIP që do futen në shtëpinë e famshme.

“Ajo që unë kuptova nga ai reality ishte të mos mendoja çfarë do i pëlqente publikut, por të bashkëjetoja sinqeritet. Aty ndërthuret edhe vetvetja, edhe të bërit lojë. Unë do t’i thoja atyre që do të marrin pjesë mos mendojnë kurrë se si do të dalin para publikut, por të shprehen normalisht, sepse publiku do vendosë vetë se kush është më interesanti”, tha Qetsori.

Rikthehet Qetsori pas kaq vitesh dhe ka një këshillë banorëve që do hyjnë në BB VIP Read More »