Intervista

Këngëtarja e njohur Maya Aliçkaj vjen me klipin e ri si ‘vajzë fshati’, tund dybekun…

Maya Aliçkaj, këngëtarja e njohur e muzikës folklorike ka sjellë prej pak ditësh kolazhin e saj të këngëve. “Këngë tabani”, “Xha Cane”dhe “Dudia” e kanë rikthyer artisten në këngët ku i fle zemra, por edhe disi në ditët e fëmijërisë. Në njërën prej skenave, Maya tund edhe dybekun, ku siç tregon në “Rudina” në Tv Klan, ka qenë veprim që e ka bërë edhe kur ishte fëmijë, por kësaj here ishte…bosh.

Rudina Magjistari: Ke një skenë aty duke tundur dybekun në videoklip. Ishe duke bërë gjalpë prej vërteti aty apo…

Maya: Aty unë jam kaq shumë e vërtetë se unë jam aktore, më falni për mungesën e modestisë.

Rudina Magjistari: Ashtu duket sikur po bën gjalpë.

Maya: Në fakt dybeku është bosh, por lëvizja ime është shumë e vërtetë. Unë jam rritur në fshat, natyrisht që dikur më ka takuar dhe mua një, dy herë, e kam bërë këtë punë, ia di kësaj gjëje./tvklan.al

Këngëtarja e njohur Maya Aliçkaj vjen me klipin e ri si ‘vajzë fshati’, tund dybekun… Read More »

Nga dasma, krisja e miqësisë me Sabianin te Donaldi, flet Ilir Shaqiri

Fituesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP”, Ilir Shaqiri ka dhënë një intervistë për revistën Class, ku ka folur për lajmet që qarkulluan se do të bënte një dasmë. Ai është ndalur gdhe te raporti me Sabianin pasi është përfolur për një përçarje ndërsa pati një koment dhe për emisionin e “rivalit”, Donaldit.

Balerini tha se aktualisht është angazhuar me disa projekte në Itali, të cilat u shtynë për shkak të pjesëmarrjes në Big Brother VIP. I pyetur për mikun më të mirë pas BB, Iliri tha se ka disa miq të mirë me të cilët vazhdon që të mbajë marrëdhënie të mira, por pa përmendur emrin e Sabianit.

“Kam disa miq të mirë dhe vazhdoj të mbaj marrëdhënie të mira me ta, sepse dinë çfarë flasin pa kushtëzime dhe pretendime, si gjatë programit, ashtu edhe pas tij. Në miqësi çdo gjë duhet të lindë në mënyrë spontane dhe nga zemra, përndryshe është falsitet dhe hipokrizi.”, tha ai.

Pse u prish marrëdhënia me Sabianin?

“Mendoj që ne të dy i kemi dhënë shumë njëri-tjetrit, si brenda, edhe jashtë shtëpisë. Kur dikush bën për mua, di t’ia vlerësoj dhe ta rikëmbej pa ma kërkuar askush. Rëndësi ka kur miqtë dinë çfarë bëjnë dhe flasin në situata të ndryshme, për më tepër kur jemi në qendër të vëmendjes dhe para syve të publikut.

Gjithsesi, mendoj që Sabiani është njëri nga ata që, nëse më ka qëndruar më afër një herë, i kam treguar që di ta vlerësoj dhjetë herë, si me fjalë, ashtu dhe me vepra. Pastaj, fjalët e tepërta janë fukarallëk dhe komentet e lagjes tek unë s’kanë asnjë efekt.”, tha balerini.

Pyetjes se përse nuk ka shkuar në programin e Donaldit, ai iu përgjigj: “Sepse doja ta lija të fliste në shtëpinë e tij. Në fund të fundit, është emisioni i tij dhe titulli duhej t’i përshtatej Donaldit, jo mua. Të përsëritnim BBV në ditën e 137-të të tij, mendoj nuk do kishte kuptim për vetë titullin e emisionit.”

Ai nuk kurseu ironinë dhe ndaj lajmeve që qarkulluan së fundmi në lidhje me dasmën që u përfol se do të bëhej në Durrës. “Dasmë kam gjithmonë, jam me familjen time. Adhuroj surprizat dhe emocionet që ato japin.

Për momentin, jam duke menduar koreografinë në spektaklin e radhës që do mbahet në Shqipëri së shpejti. Sa për dasmë, një të tillë e bëra duke zënë peshq, fotot dhe artikujt 2 javë para në plazh. Ne peshkatarët kemi një shprehje, QËLLOFSHI!”, tha balerini.

Nga dasma, krisja e miqësisë me Sabianin te Donaldi, flet Ilir Shaqiri Read More »

‘Shkoja me femra të tjera, luaja bi xhoz’, Endri Prifti zbulon si e kaloi nd arjen nga gruaja

Endri Prifti, këngëtari i njohur korçar ka vite që është nd arë nga gruaja me të cilën ka një djalë.
Gjatë ditës së djeshme këngëtari shqiptar ka qenë i ftuar në një emision televiziv ku ka rr ëfyer momentet më të vështira që ka përjetuar në jetën e tij.

Ai është pyetur sesi e kalon një mashkull i dashuruar brengën e nda rjes, teksa është përgjigjur se ndarja kalon duke bërë aventura duke pirë alkool ,duke luajtur bixhoz dhe patuar në krah shumë femra.

Një pyetje me vend kjo. Prandaj ne bëjmë ato aventura që s’duhet t`i bëjmë, që e ekz agjerojmë. E kalon duke pirë alkool, duke abu zuar me gjëra të tjera, duke luajtur bixhoz, duke vuajtur me veten, duke shkuar me femra të tjera kot. Dhe prapë brenga nuk kalon, do vite që të kalojë ajo.

‘Shkoja me femra të tjera, luaja bi xhoz’, Endri Prifti zbulon si e kaloi nd arjen nga gruaja Read More »

Endri Prifti rrëfen si e kaloi momentin e ndarjes: ‘Luaja bi xhoz, pija alkool dhe shkoja me femra’

Këngëtari Endri Prifti ka rrëfyer mbrëmjen e sotme momentet më të vështira që ka përjetuar në jetën e tij.

I pyetur sesi e kalon një mashkull i dashuruar br engën e ndarjes, ai tha në në intervistë në “Ora news” se në këtë moment një mashkull bën aventuar duke pirë alkol,duke luajtir bizhos dhe patuar në krah shumë femra.

Por sipas tij brega sërish nuk kalon sepse duhen vite që ajo të kalojë.

“Një pyetje me vend kjo.

Prandaj ne bëjmë ato aventura që s’duhet t`i bëjmë, që e ekzagjerojmë.

E kalon duke pirë alkool, duke ab uzuar me gjëra të tjera, duke luajtur bi xhoz, duke vu ajtur me veten, duke shkuar me femra të tjera kot.

Dhe prapë br enga nuk kalon, do vite që të kalojë ajo”, u shpreh Endri Prifti.

Endri Prifti rrëfen si e kaloi momentin e ndarjes: ‘Luaja bi xhoz, pija alkool dhe shkoja me femra’ Read More »

Armina Mevlani zbulon takimin e parë me Liri Berishën: ‘E dua si mamin tim’

Moderatorja Armina Mevlani e cila prej vitesh është në një lidhje dashurie me djalin e ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha ka folur mbrëmjen e sotme për marrëdhënien me vjehrrën.
Në “Goca dhe Gra”, Armina tregoi se takimi i tyre i parë ka qenë mjaft i ngrohtë ndërsa shtoi se mamanë e partnerit e konsideron njësoj si mamanë e saj.

“Unë kam qenë me shumë fat. Liri është një vjehërr shembull.

Nuk e di ç’do të thotë të kesh pr obleme në marrëdhënie.

Më ka mirëpritur, ka qenë shumë e mirë që në fillim, shumë e kuptueshme. Zeni shkon i takon, shkojmë e kalojmë atje fundjavën. Kam marrëdhënie shumë të afërt me Lilin, e dua si mamin tim”, u shpreh Mevlani.

Armina Mevlani zbulon takimin e parë me Liri Berishën: ‘E dua si mamin tim’ Read More »

Lirohet nga bu rgu Elsa Lila, flet daja i saj dhe zbardh gjithçka: ‘E gjitha një keqkuptim. Pafajësia e saj ka qenë që në momentet e para’

Avokati Saimir Visha ka deklaruar ditën e sotme se Elsa Lila është lënë e li rë nga autoritetet italiane dhe se ndaj saj janë pushuar të gjitha ak uzat.

Sipas Vishës e gjitha ka qenë një keqku ptim. Ai theksoi se pafajësia e saj ka qenë e qartë që në momentet e para, por shumë persona kanë vje llë vr er ndaj këngëtares.

“Jam kthyer sot nga Italia. Kam drekuar me të. Janë pushuar të gjitha aku zat. E gjitha një keqkuptim. Pafajësia e saj ka qenë që në momentet e para.

Kam qenë me të. Më vjen turp që bashkëpunëtorët tanë, kanë vje llur vrer për Elsën.”-tha Visha te Syri Tv.

Këngëtarja shqiptare u arre stua më 16 Mars të këtij viti nga p olicia italiane pas ope racionit për shka tërrimin e një grupi kri minal italo-shqiptar që merrej me tr afik dr oge.
Blutë italianë vunë në pra nga 9 persona mes të cilëve edhe këngëtarja 40-vjeçare Elsa Lila, e cila sipas mediave mbante llogaritë financiare të grupit kri minal.

Lirohet nga bu rgu Elsa Lila, flet daja i saj dhe zbardh gjithçka: ‘E gjitha një keqkuptim. Pafajësia e saj ka qenë që në momentet e para’ Read More »

Ish-bashkëshorti i saj i lidhur me Fifin, Adrola Dushi bën deklaratën e papritur për këngëtaren

Këngëtarja e njohur, Fifi, ka disa muaj që është duke shijuar romancën e saj me Adis Patushin. Ata janë mjaft aktivë në rrjetet sociale, ku nuk mungojnë postimet ku shfaqen në shoqërinë e njëri-tjetrit. Çifti duket se është në çdo moment bashkë dhe është shumë i dashuruar
E kur Fifi e Adisi bënë publike lidhjen e tyre, fansat ishin kuriozë të dinin s çfarë mendon ish-bashkëshortja e tij, Adrola Dushi për këtë marrëdhënie.

Modelja e dashur për publikun ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Why Not”, ku është pyetur se çfarë mendimi ka për Fifin dhe ajo i ka habitur të gjithë me përgjigjen e saj.

Sipas Adrolës, këngëtarja është një artiste të cilën ajo e vlerëson shumë dhe teksa të gjithë prisnin një reagim në lidhje me marrëdhënien e saj me ish-partnerin e modeles, Dushi i uroj këngëtares shumë lumturi në jetën e saj.

“Fifi është një artiste që na ka prekur zemrat të gjithëve, e vlerësoj shumë si artiste me tekstet e saj, me muzikën e saj, me zërin e saj. Fifi është një nga ata njerëz që i duhet shumë lumturi në jetë dhe ia uroj me gjithë zemër”– u shpreh ajo.
Adrola dhe Adisi u bënë për herë të parë prindër të një djali por pak kohë pas ardhjes së tij në jetë, ata u ndanë dhe tashmë kujdesen të dy për Troin ndonëse ai jeton me Adrolën.

Ish-bashkëshorti i saj i lidhur me Fifin, Adrola Dushi bën deklaratën e papritur për këngëtaren Read More »

Mjeku shqiptar fillon punë në Gjermani: Do marrë dhjetëfishin e pagës, për këtë u largova

Gastroenterologu Flamur Llabjani ka folur në lidhje me largimin e tij drejt Gjermanisë, ku do të vazhdojë punën si mjek. Ai ka thënë se në Gjermani do të bëjë të njëjtën punë që ka bërë në Prishtinë.

“Në Gjermani kam qenë disa herë si mysafirë në shumë klinika, dinjiteti është shumë më i lartë. Ne do punojmë njëjtë si në Prishtinë, vazhdon puna e njëjtë”, është shprehur Llabjani.

“Aspektin financiar nuk e kisha vendosur të parë, mbi dhjetëfish do të marrë në muaj, 480 euro kam marrë në Kosovë. Të ardhurat janë shumë të mira, fatkeqësisht për këtë duhet të largohem përkohësisht nga vendi, në momentin që do të krijohen kushtet do të kthehem”, shtoi ai.

Tutje, Llabjani theksoi se të hënën do ta fillojë punën në Gjermani. “Të hënën do të fillojë punën, i kam nënshkruar të gjitha kontratat, nuk është rrugë e lehtë, fatkeqësisht jam detyruar”.

Ai tregoi edhe vështirësitë që ka hasur në Kosovë, sidomos gjatë kohës së pandemisë.

“Nuk është vetëm mungesa e pagave, gjatë pandemisë që edhe shtete e tjera kanë pas vështirësi por jo si në Kosovë, kemi pasur mungesa elementare, kemi pas mungesë të alkoolit dhe dorëzave, kemi qenë larg familjarët, i kemi rrezikuar familjarët me infektim dhe s’kemi marrë asnjë cent për këtë”, u shpreh Llabjani.

“Kushtet e punës lënë shumë për të dëshiruara dhe kjo nuk ndryshohet, shëndetësia duhet të vihet në rend të parë, nuk rregullohet shëndetësia me vizita në vende tjera”, ka thënë ai në Klan Kosova.

Mjeku shqiptar fillon punë në Gjermani: Do marrë dhjetëfishin e pagës, për këtë u largova Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com