Kanë kaluar 22 vjet që nga vra sja e mi stershme e Azem Hajdarit, e cila ende vazhdon që të jetë në qendër të vëmendjes së mediave.
Për herë të parë në një intervistë, një anëtar i familjes Hajdari ka përmendur Haklajt dhe marrëdhënien që kanë me ta.
E ftuar në emisionin e moderatores “Glamour Zone”, vajza e Azem Hajdarit, Rudina është pyetur për herë të parë për një temë aq delikate, siç është familja Haklaj.
Ester Bylyku: A të ka rastisur, që qoftë me qëllim apo padashje, sido të ketë qenë situata, të kesh patur kontakt me ndonjë anëtar të familjes Haklaj? Ju ka që lluar të keni komunikim, apo të rastisni diku?
Rudina Hajdari: Jo, nuk ka ndodhur asnjëherë.
Rudina ka preferuar të mos zgjatet në këtë temë, por ka lënë të kuptohet se mes familjes Hajdari dhe Haklaj nuk ka asnjë lloj kontakti.
Aktori i njohur Agron Llakaj ishte sot i ftuar në emisionin “Më lër të flas” ku Romeo dhe Donaldi e lanë të fliste për shumë gjëra.
Rajmonda Bulku cilësohet si një nga aktorët më të mira dhe të bukura shqiptare. Dhe një nga shumë personat që e kanë patur qejf atë është edhe Agroni. Ai zbuloi se e ka patur shumë qejf kur ajo sapo kishte nisur karrierën si aktore dhe një nga filmat e saj tha se e ka parë 12 herë në një javë.
“Filmi që ka bërë çudi ka qenë “Zonja nga qyteti”. Isha fiksuar me Rajmonda Bulkun. Ishte film shumë i bukur dhe ajo ishte aktore e re. Në atë kohë ishte ikona e kinemasë shqiptare për bukuri. Edhe sot ajo është zonjë e bukur. E kam parë 12 herë brenda një javë. Pjesa e preferua ishte kur e kapte nga duart dhe ëndërroja se do e puthte por ai nuk e puthi kurrë në 12 herët që e pashë unë.”- u shpreh ai.
Mes të tjerash Agroni u ndal edhe te fillimi i karrierës së tij duke pranuar se ka qenë aktori komik më i paguar në historinë e artit shqiptar. Sa i përket raporti me regjisorin Altin Basha ai u shpreh se kanë patur një raport shumë të mirë derisa ai u largua nga “Top Channel” kur gjërat ndryshuan.
“Takimi i parë ka qenë me Dritan Hoxhan. Në 2003 u hodh ideja që unë me Agim Bajkon të prezantonim ‘Fiks Fare”, por ai nuk e aprovoi sepse nuk e pëlqente si dyshe. Ai kishte një ide interesante për mua, një shoë kabare. Lindi ideja e “Portokalli” por pa këtë emër. Fillova punën dhe kam qenë aktori më i paguar i humorit në historinë e artit shqiptar.
Fillova të gjej stafin dhe mes të tjerash i sugjeroj Altin Bashën. Nuk e njihja personalisht, por më pëlqente për punën që kishte bërë. Kemi patur një marrëdhënie të shkëlqyer kur ishim në “Portokalli” por nuk e di çfarë i ndodhi pasi ika unë. E humbi respektin dhe emri im nuk përmendej në Top Channel. Në 10 vjetorin e Portokallisë unë isha figurant edhe pse isha boshti i ndërtimit të Portokalli.”- deklaroi ai.
Moderatorja Armina Mevlani e cila prej vitesh është në një lidhje dashurie me djalin e ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha ka folur mbrëmjen e sotme për marrëdhënien me vjehrrën.
Në “Goca dhe Gra”, Armina tregoi se takimi i tyre i parë ka qenë mjaft i ngrohtë ndërsa shtoi se mamanë e partnerit e konsideron njësoj si mamanë e saj.
“Unë kam qenë me shumë fat. Liri është një vjehërr shembull.
Nuk e di ç’do të thotë të kesh pr obleme në marrëdhënie.
Më ka mirëpritur, ka qenë shumë e mirë që në fillim, shumë e kuptueshme. Zeni shkon i takon, shkojmë e kalojmë atje fundjavën. Kam marrëdhënie shumë të afërt me Lilin, e dua si mamin tim”, u shpreh Mevlani.
Avokati Saimir Visha ka deklaruar ditën e sotme se Elsa Lila është lënë e li rë nga autoritetet italiane dhe se ndaj saj janë pushuar të gjitha ak uzat.
Sipas Vishës e gjitha ka qenë një keqku ptim. Ai theksoi se pafajësia e saj ka qenë e qartë që në momentet e para, por shumë persona kanë vje llë vr er ndaj këngëtares.
“Jam kthyer sot nga Italia. Kam drekuar me të. Janë pushuar të gjitha aku zat. E gjitha një keqkuptim. Pafajësia e saj ka qenë që në momentet e para.
Kam qenë me të. Më vjen turp që bashkëpunëtorët tanë, kanë vje llur vrer për Elsën.”-tha Visha te Syri Tv.
Këngëtarja shqiptare u arre stua më 16 Mars të këtij viti nga p olicia italiane pas ope racionit për shka tërrimin e një grupi kri minal italo-shqiptar që merrej me tr afik dr oge.
Blutë italianë vunë në pra nga 9 persona mes të cilëve edhe këngëtarja 40-vjeçare Elsa Lila, e cila sipas mediave mbante llogaritë financiare të grupit kri minal.
Gastroenterologu Flamur Llabjani ka folur në lidhje me largimin e tij drejt Gjermanisë, ku do të vazhdojë punën si mjek. Ai ka thënë se në Gjermani do të bëjë të njëjtën punë që ka bërë në Prishtinë.
“Në Gjermani kam qenë disa herë si mysafirë në shumë klinika, dinjiteti është shumë më i lartë. Ne do punojmë njëjtë si në Prishtinë, vazhdon puna e njëjtë”, është shprehur Llabjani.
“Aspektin financiar nuk e kisha vendosur të parë, mbi dhjetëfish do të marrë në muaj, 480 euro kam marrë në Kosovë. Të ardhurat janë shumë të mira, fatkeqësisht për këtë duhet të largohem përkohësisht nga vendi, në momentin që do të krijohen kushtet do të kthehem”, shtoi ai.
Tutje, Llabjani theksoi se të hënën do ta fillojë punën në Gjermani. “Të hënën do të fillojë punën, i kam nënshkruar të gjitha kontratat, nuk është rrugë e lehtë, fatkeqësisht jam detyruar”.
Ai tregoi edhe vështirësitë që ka hasur në Kosovë, sidomos gjatë kohës së pandemisë.
“Nuk është vetëm mungesa e pagave, gjatë pandemisë që edhe shtete e tjera kanë pas vështirësi por jo si në Kosovë, kemi pasur mungesa elementare, kemi pas mungesë të alkoolit dhe dorëzave, kemi qenë larg familjarët, i kemi rrezikuar familjarët me infektim dhe s’kemi marrë asnjë cent për këtë”, u shpreh Llabjani.
“Kushtet e punës lënë shumë për të dëshiruara dhe kjo nuk ndryshohet, shëndetësia duhet të vihet në rend të parë, nuk rregullohet shëndetësia me vizita në vende tjera”, ka thënë ai në Klan Kosova.
Arbër Hajdari ka zgjedhur personazhet VIP që do të dëshironte të shikonte si pjesë e Big Brother 2. Ai tha se do ishte interesante të shikonte se si do të paraqiteshin para syve të publikut emra si Agron Llakaj. Ermal Mamaqi, apo Xhemi Shehu.
Arbri tha se Llakaj mund të kapte finalen.
“Kishte disa nga ato personazhet që hynë nga ato darkat që isha pjesë unë dhe Balina. Do ishte interesante ti shikoja aty.
Përshembull, Agron Llakaj, Ermal Mamaqi, Xhemi Shehu. Salsano. Goni do shkonte deri në finale”, tha Arbri.
Ndoshta shumë njerëzve mund t’iu kujtohet grupi muzikor “Meteor”, i cili dikur ka performuar në edicionin e parë të “Kënga Magjike”. Por duket se rastësitë janë të çuditshme. Altini, një prej anëtarëve të grupit, është ftuar në “Ka Një Mesazh Për Ty”, por ndryshe nga formula e njohur e rubrikës, ai mbërrin përpara dërguesit të mesazhit në programin “E diela shqiptare”.
Arsyeja e kësaj është se Altinin e ka thirrur nëna e tij biologjike, pas 47 vitesh, por ndërkohë ai rrëfen anën e tij të historisë përpara se gruaja që i ka dhënë jetë, të vijë dhe të shfletojë të shkuarën. Altini e nis rrëfimin me momentin si e mësoi që ishte i birësuar. Ai tregon se gjatë rritjes kishte dëgjuar herë pas here fjalë nga të tjerët, por momenti i duhur dhe i zgjedhur nga ata ishte pasi ai përfundoi shërbimin ushtarak.
Altin: Ishte një ditë si zakonisht normale. U ula me të dy prindërit, thanë ka ardhur koha që ne të flasim dhe e shohim të arsyeshme momentalisht që ke moshën, logjikën, pjekurinë e duhur që ta tregojmë të vërtetën. Babi nuk arriti dot ta suportonte, ndezi cigaren dhe doli jashtë, ndërsa mami m’i tregoi të gjitha.
Ardit Gjebrea: Çfarë di ti?
Altin: Di që kur kam lindur me sa më tregoi nëna, jam dorëzuar në institucione si të jetimoreve nga materniteti nuk e di se ku, në Durrës ose diku tjetër dhe më pas në jetimoren e Durrësit. Më pas jam birësuar normalisht brenda gjithë proceseve të caktuara të asaj kohe.
Ardit Gjebrea: Motivin e ke marr vesh ndonjëherë?
Altin: Nuk kam asnjë lloj informacioni për çfarëdo motivi të ishte.
Ardit Gjebrea: As emrin e babit, të nënës?
Altin: Emrin e babait jo, kurse të nënës me të dëgjuar nga larg, por nuk e them dot se është e saktë apo jo.
Ardit Gjebrea: Por mund ta thuash nuk ka problem.
Altin: Po disa thonë e ka Rukije, disa Hekrie. Emrin tim të lindjes unë e di se e kam biseduar me time më për shumë gjëra, e di që quhem Rudin dhe emrin e certifikatës së lindjes, vitin dhe datën kur kam lindur. 17.12.1974, aktualisht jam 47 vjeç.
Ardit Gjebrea: Jetojnë prindërit e tu sot?
Altin: Jo, babai më ka vdekur, ka gati 17 vjet, kurse nëna e kam, me mua jeton. Madje është ajo që më ka inkurajuar më tepër. Telepatia, nuk e di pse më erdhi këto kohët e fundit, e diskutoja sa herë me mamin.
Ardit Gjebrea: Që?
Altin: Po sikur? Sikur e ndieja, jo se isha unë ai që do kërkoja ose i shtyrë dhe nga kureshtja që të kërkoja se i shmangesha dhe refuzimit ndoshta të nënës biologjike, si shumë raste të tjera. Por isha kurioz, kisha një boshllëk, më ishte trazuar shpirti që të dija për të ardhmen dhe origjinën time sepse kam dhe dy fëmijë që i kam si drita, nuk i dihet nesër si vjen koha. E diskutoja me nënën dhe thashë që “nëse s’e kërkoj dhe më kërkon, si do të jetë reagimi yt ndaj kësaj gjëje që mund të ndodhë?” Domethënë pyesnim dhe përgjigjeshim për njëri-tjetrin. Mami më inkurajonte, më thoshte “sido të jetë puna nuk të privoj për asgjë se është e drejta e gjithë botës e jotja ta dish kush është“.
Aktori dhe këngëtari i njohur, Frederik Ndoci ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Glamour Zone”, ku u ndal te momenti më i keq i jetës së tij.
Ai tha se ish-gruaja e tij e parë ishte le sbike. Këtë ia kishte thënë vetë ajo kur ishin zhvendosur në Amerikë.
“Bëmë dy fëmijë, i morëm fëmijët në krahë dhe shkuam jashtë. Pastaj sa shkuam në Amerikë ajo më tregoi se “Unë dua Suzanën dhe jo ty””, u shpreh Frederiku, teksa moderatorja Ester Bylyku e pyeti se si e kishte zbuluar.