Intervista

Arjan Çani: ‘Ky do të ishte kandidati brilant për kryetar të Bashkisë së Tiranës’

Arjan Çani thotë se mjeku Ilir Alimehmeti do të ishte një kandidat “brilant” për kryetar të Bashkisë së Tiranës.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Çani deklaroi se Alimehmeti është kandidat i duhur për Bashkinë. Ndërsa Enton Abilekaj tha se mediat pranë qeverisë u trembën nga mundësia e kandidimin e tij.

Arjan Çani: Alimehmeti nëse ka mbështetjen totale të Berishës dhe Metës, është super super kandidat. Nga imazhi dhe perceptimi është brilant. Nëse konfirmoht, i shkreti çfarë do heqi se do fillojnë mediat do ti gjejne tmerre, i sajojnë gjëra. Por, si ide, po të isha unë në vend të doktorit, e vija direkt.

Enton Abilekaj: Mediat e qeverisë e panë me panik pjesëmarrjen e tij në protestën e pedagogëve. Ai nuk ka konfirmuar gjë. Por, mediat e qeverisë të trembura e nxorrën si kandidat.

Arjan Çani: ‘Ky do të ishte kandidati brilant për kryetar të Bashkisë së Tiranës’ Read More »

Moderatorja e Top Channel rrëfen momentin e trishtë: ‘Më dukej sikur do vdisja, më…’

Mbrëmjen e djeshme në “Goca dhe Gra” është diskutuar pr oblemet e shëndetit me ndor dhe an kthi.

Ku një nga moderatoret, Fatma ka rrëfyer periudhën e vêshtirë me an kthin.

“Kam patur atak pan iku të shpeshtë ishte një moment i vështirë që humba shumë njerëz të dashur. Më dukej sikur do vdi sja, më merrej fryma”- ka rrëfyer Fatma.

Më tej Dalina ka treguar se shumë vajza të reja, në mungesë të parave për tu ndjekur me një psikolog, e kalojnë ankthin apo dep resionin të vetme.

Moderatorja e Top Channel rrëfen momentin e trishtë: ‘Më dukej sikur do vdisja, më…’ Read More »

‘Si partnerja e gruaja nëse gjejnë më mirë ikin, kurse mami është gjithnjë aty’

Atdheu është bërë një personazh i njohur i Showbizz-it. Ai ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku tregoi me detaje aventurat gjatë pushimeve me të ëmën.

Ai tha se nuk kishin pushuar bashkë prej kohës kur ishte fëmijë dhe i sëmurë. I pyetur nga Bieta, Atdheu pohoi se ka vuajtur për shumë kohë nga një sëmundje kockash.

“Shkova jashtë shteti dhe me kurën e tyre u shërova për 2 muaj”, tha ai.

Nga ana tjetër ish-konkurrenti i “Përputhen” u shpreh i zhgënjyer nga lidhjet e dashurisë, pasi sipas tij, vajzat sot shohin vetëm interesin.

“Si partnerja e gruaja nëse gjejnë më mirë ikin, kurse mami është gjithnjë aty!”

‘Si partnerja e gruaja nëse gjejnë më mirë ikin, kurse mami është gjithnjë aty’ Read More »

Monika Kryemadhi: ‘Do bëj live operacion fytyrën dhe trupin që të marr edhe unë ca klikime si…’

Deputetja Monika Kryemadhi ka habitur me një deklaratë të bërë mbrëmjen e sotme, teksa ka folur për paditë e ngritura në SPAK ndaj saj dhe familjes së saj, njëra prej të cilave është për ndërhyrjet estetike me para të padeklaruara.

Kryemadhi tha se nuk i frikësohet SPAK, ndërsa deklaroi se do t’i bëjë “live” operacionet për fytyrën dhe trupin që të marrë klikime si vajzat e reja.

“Do t’i bëj operacionet plastike, nëse do të jetë nevoja. Rama dhe Veliaj edhe va rrin e babait tim po ta hapin nuk do të gjejnë asgjë të padeklaruar. Me këtë gjë kanë bërë kundër meje dhe familjes sime duan të mbulojnë aferën e inceneratorëve.

Merren me fytyrën time. Ditën që do të bëj operacion fytyrën dhe trupin, do t’i bëj “live” që të marr dhe unë disa klikime si këto vajzat e reja. Gjëja më e shë mtuar e gjithë kësaj është se nuk kanë argument politik, unë i di të gjitha se çfarë bëjnë, ku shkojnë, por unë nuk merrem me ta. Mua nuk kanë se çfarë më bëjnë më”, theksoi ajo.

Monika Kryemadhi: ‘Do bëj live operacion fytyrën dhe trupin që të marr edhe unë ca klikime si…’ Read More »

Habit këngëtarja e njohur shqiptare: ‘Ish-burrin e kam shok’

Prej vitesh Mimoza Selimi, gazetarja dhe vokalistja e grupit “Djemtë e Detit” është shpërngulur në Zvicër. Në intervistën për “Rudina” në Tv Klan, veç kujtimeve që e lidhin me Shqipërinë, ajo ndau edhe pak nga jeta private. Mimoza zbuloi se prej kohësh është e dashuruar me dikë atje. Nga Shqipëria është larguar edhe me një divorc, por marrëdhënia që ruan sot me ish-bashkëshortin është e rrallë.

Mimoza Selimi: Ishte dhe mbetet shoku im më i mirë.

Rudina Magjistari: Pra, ruani një marrëdhënie të shkëlqyer.

Habit këngëtarja e njohur shqiptare: Ish-burrin e kam shok,

Mimoza Selimi: Përpara se të vija në studio ishim bashkë. Kam pasur fat. Ne kemi qenë një nga çiftet e rralla shqiptare që kemi pasur një marrëdhënie miqësie, besimi. Kur njerëzit janë mendjehapur, Rudina, gjejnë gjithmonë një zgjidhje me shumë qytetari, pa i bërë keq njëri-tjetrit dhe për të ruajtur gjërat e bukura sepse kemi qenë jo pak, por 14 vite bashkë. Ne flasim në telefon, bisedojmë për gjëra, tregojmë dhe ndihem me shumë fat sepse duhet të jenë të dy që ta kenë të njëjtin mendim për t’i pranuar gjërat që kur vjen një moment dhe mbaron, mbaron por e rëndësishme është të ruash respektin dhe për fat, ne e kemi.

Habit këngëtarja e njohur shqiptare: Ish-burrin e kam shok,

Habit këngëtarja e njohur shqiptare: ‘Ish-burrin e kam shok’ Read More »

Pse e keni shtyrë kaq shumë vite dasmën? Armina Mevlani habit me përgjigjen

Armina Mevlani ka bërë së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit në rrjete sociale, ku një prej tyre e ka pyetur: Pse e keni shtyrë kaq shumë vite dasmën?

Blogerja ka treguar se ka qenë faji i saj sepse e donte gjithçka me plan.

“E kam fajin unë. Shkëlzeni më ka propozuar në 2016, por unë doja çdo gjë me plan. Për shembull në 2018 fejesën dhe në 2020 dasmën. Më dukej 2020 viti ideal për tu martuar. Por, thonë mos bëni plane se Zoti qesh me ju dhe ashtu ndodhi”, ka treguar Armina.

Pse e keni shtyrë kaq shumë vite dasmën? Armina Mevlani habit me përgjigjen Read More »

Eranda Libohova rrëfehet si asnjëherë më parë: ‘Ja pse nuk jam martuar deri më sot’

Eranda Libohova ka folur si rrallë herë për jetën e saj private dhe mbi arsyet përse ende nuk është martuar.

Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, shpjegoi se këtë pyetje e dëgjon shpesh, por nuk është më pak e lumtur se dikush që është martuar, pasi nuk i mungon dashuria dhe ndihet e kompletuar. Ajo u shpreh se “jo se nuk e doja martesën dhe nuk më pëlqen por që kështu ka ndodhur”, teksa foli për marrëdhëniet e mëparshme.

“Shpesh dëgjoj pyetjen pse nuk je martuar, pse nuk martohesh, ke ndonjë gjë të re? Fakti që nuk martohesh, nuk do të thotë se unë jam më pak e lumtur se një që është e martuar.

Jo se nuk e doja martesën dhe nuk më pëlqen martesa se unë vij nga një familje tradicionale, me motra e vëllezër por që kështu ka ndodhur. Jam shumë e lumtur kështu, nuk është se më mungon dashuria. Ndjehem e kompletuar, secili ka këndvështrimin e tij dhe shumë mirë në të gjithë qenien time.

Unë kam qenë në çift, nuk jam ndjerë e robëruar. Në momentin që kam ndjerë trysni pse presion për diçka që nuk më bën të ndihem vetvetja, iki, jam një virgjëreshë që ia mbath”, tha këngëtarja në emisionin “Fol me Mua”.

Eranda Libohova rrëfehet si asnjëherë më parë: ‘Ja pse nuk jam martuar deri më sot’ Read More »

Sipërmarrësi thirrje studentëve: Punoni dy ditë në javë tek unë, u jap 100 euro!

Diku në kufi mes Lushnjës dhe Fierit, në lagunën e Karavastasë, gjenden me mijëra hektarë tokë djerrë, sepse kripësia nuk lejon rritjen e bimëve.

Por, guximi gati aventuresk, kombinuar me një sistem të ri kultivimi, po e kthen këtë hapësirë të vdekur në “ar”, duke u dhënë jetë parcelave të stërmëdha me shegë dhe goji berry.

Shpëtim Oseku, investitor në këto fusha thotë në një intervistë për A2 CNN se deri tani ka mbjellë 100 hektarë, por plani është për të mbjellë edhe 500 të tjerë. Dëshira për të investuar në zgjerim nuk mungon.

Fundja, kërkesa në tregun e jashtëm e lejon këtë ambicie. Por ka një problem… nuk ka krahë pune. “Kam mbetur me 20 punëtorë. Më të rinjtë janë 50 vjeç”, tregon ai. “Edhe ata nuk kanë nevojë, vijnë për të kaluar kohën, sepse kanë fëmijët jashtë”.

Mungesat po pengojnë seriozisht shfrytëzimin e potencialeve për zgjerim të ekonomisë. “Këto parti që mbledhin për demonstrata, pse nuk mbledhin njerëz për të punuar.

Si mund të mbledhin? Shansi më i madh për të punuar, ka një institut bujqësor? Po le të vijnë të bëjnë praktikën. A u çuan studentët dhe kërkojnë nga 100 euro? Të vijnë të punojnë nga dy herë në javë tek unë, ua jap unë 100 euro”, thotë ai.

Rënia e përgjithshme e popullsisë, emigracioni i lartë i të rinjve dhe puna me sezone jashtë vendit po boshatis me shpejtësi vendin nga të rinjtë, teksa bizneset kanë shpallur emergjencën për punonjës. Edhe ata pak të rinj, që si spektatorët shohin një shfaqe… me dëshpërim shohin të afërm që largohen dita-ditës në një rrugë në të cilën mund të ecin së afërmi edhe ata vetë.

Emigracioni sigurisht që nuk është një fenomen vetëm shqiptar. Edhe nga vendet e pasura largohen njerëz. E veçanta e Shqipërisë është se ajo nuk po rezulton tërheqëse as për popujt e vendeve më të varfra.

Tentativat për t’i zëvendësuar me të huaj po rezultojnë me kosto të lartë dhe joefektive, pasi vendi ynë përdoret nga të ardhurit si trampolinë për të ikur në Europë.

Të jesh i madh, jo gjithmonë do të thotë se ke avantazh… madje as të qenit burim i mirë të ardhurash nuk po josh më. Shembulli më i mirë i këtij paradoksi është bujqësia, sektori jetik që sjell gati 19 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto me të cilin punojnë e jetojnë mbi 40 për qind e shqiptarëve e që po braktiset jo vetëm nga qeveritë, por tanimë edhe nga vetë njerëzit./a2 cnn

Sipërmarrësi thirrje studentëve: Punoni dy ditë në javë tek unë, u jap 100 euro! Read More »