Intervista

Bora Zemani rrëfen nëse është penduar që takoi Donaldin në ‘BBVIP’

Bora Zemani ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në “Më lër të flas” ku përveç karrierës, rrëfeu si asnjëherë më parë detaje nga jeta e saj personale, por edhe si janë raportet e saj tashmë me Donald Veshajn.

Duke iu rikthyer takimit të tyre brenda shtëpisë së Big Brother, Bora zbuloi se sot bënin një vit që ishin takuar dhe u shpreh se nuk donte të futej brenda, por ishte e detyruruar t’i dilte në krah Semit pasi aludohej se ajo ishte në lidhje me Donaldin.

“As nuk e mendoja që do futesha ndonjëherë në BBV. I kisha thënë semit mos më kërko se nuk ka shanse që të vi. Nuk më kërkoi ajo në fakt. Po ashtu erdhën situatat. Ishte situate që ishte krijuar, unë po komentohesha duke qenë se brenda ishte Semi dhe Donaldi. U aludua për një lidhje të mundshme mes tyre. Duke e pasur Semin shoqe të ngushtë, të gjithë po e shanin ndërkohë që nuk ishte e vërtetë asgjë nga ato që komentohej. Në ato kushte që ndodhej Semi doja ta ndihmoja, prandaj isha, Pjesa tjetër pastaj ishte e paplanifikuar. E dija që mund të ngacmohesha për Donaldin, më parë iu thash që nuk doja ta takoja, ama nëse kërkon të më takojë, patjetër mbështetjen do ja jepja. Atmosfera ishte e bukur se dhe Donaldi e kishte treguar historinë tonë aty brenda”– tregoi moderatorja.

E pyetur nga Romeo nëse ishte penduar që e takoi Donaldin në Big Brother, Bora tha se duhet ta kishte menduar më mirë. Sa i përket historisë së Donaldit atje brenda, Bora tha se për të ishte e vështirë sepse komentohej çdo gjë.

“Aq shumë! (qesh) Nuk di të them a jam penduar apo jo, por ndoshta duhet ta kisha menduar më gjatë nëse duhej apo jo ta takoja. Nëse do kthehesha pas në kohë. Nëse do isha në atë moment prap po do thoja, por nëse më pyet sot, do thoja jo, duke e parë se çfarë ka ndodhur gjatë gjithë vitit, Po ta dija sesi do shkonte e gjithë historia. Ka qenë e vështirë se ishte në sy të publikut, dhe u komentuan shumë gjëra personale”- rrëfeu Bora.

Bora Zemani rrëfen nëse është penduar që takoi Donaldin në ‘BBVIP’ Read More »

Nuk kursehet Arian Çani për kolegun në televizionin tjetër: ‘Fantomasi është neveri, një mortje’

Moderatori i njohur Arian Çani ishte mes emrave të ekranit që këtë sezon u përfshi në merakton televizive. Ai u largua papritur nga TV Klan kohë më parë dhe vetëm ditët e fundit është mësuar se “Zonë e Lirë” do të transmetohet në një televizion tjetër.

Mbrëmjen e sotme Arian Çani ka dalë në emisionin “Të Paekspozuarit” dhe ka ofenduar një prej kolegëve moderator, duke e quajtur atë “fantomas” dhe “mo rtje”.

Çani: O zoti Ylli kije pak mendjen këtu, se unë pak marr telefonin dhe ti bën namin

Rakipi: E kam me dikë që po më shkruante për këtë punë

Çani: Jam më i rëndësishëm se ai. Ti shikon kafshët dhe budallenjtë në ekranet e tjera që s’kanë fare lidhje me analizën, janë out. Si shikon fantomasët e ndyrë që na i shpifën

Rakipi: Kolegu ynë ka pyetur ambasadoren për paratë e pis ta

Çani: Po ç’koleg mo, ai është një mor tje

Nuk kursehet Arian Çani për kolegun në televizionin tjetër: ‘Fantomasi është neveri, një mortje’ Read More »

‘Po të mos ishin çunat e Londrës, e para njëherë pjeshkat e Instagramit nuk do ekzistonin’

Moderatori Ronaldo Sharka nje nga moderatiret e ka bere disa deklarata të forta ne emisionin “EDiell”

Ai ka thene se: “Duam apo nuk duam, realiteti është se jetojmë në një botë dhe kohë materialiste, që për mendimin tim ka të mirat dhe të këqijat e veta.

Dhe unë jam i sigurt 100 për qind se paraja blen lumturinë. Pse e them unë këtë? Sepse çunat shqiptarë duke jetuar në Shqipëri, duke ndenjur aty te lagja, ku shohin që ajo vajza e bukur nuk ia var, kur shohin një tjetër me makinë të shtrenjtë dhe nuk e blejnë dot, çfarë bëjnë?

Zgjedhin të pasurohen në mënyrë të menjëhershme. Unë jam i sigurt që në mënyrë të ngadalshme, me një rrogë në muaj, në Shqipëri nuk mund të pasurohesh kurrë.

E unë them shyqyr që janë çunat e Londrës, sepse është një ministri e mirëfilltë financash në Shqipëri që sjell lëvizje të paparë leku.

Po të mos ishin çunat e Londrës, e para njëherë pjeshkat e Instagramit nuk do ekzistonin.

Unë punoj në TV dhe janë rrogat më të mira se disa të tjerëve. Unë nuk i paguaj dot dhomat në Dhërmi, kush i paguan? Çunat e Londrës”, tha moderatori i njohur.

‘Po të mos ishin çunat e Londrës, e para njëherë pjeshkat e Instagramit nuk do ekzistonin’ Read More »

Shqiptari zgjedh vjehrrën para nënës: ‘Bëj gjithçka për të’

“Nëse do ju duhej të zgjidhnit përdorimin e vetëm një prej këtyre pajisjeve, do të ishte tharësja që than flokët mamaja apo rezistenca ku ngroh këmbët vjehrra?”

Kjo ishte tema e diskutimit në “Aldo Morning Show” ku Nasi, një telefonues nga Skrapari habit Aldon dhe gazetaret me përgjigjen e tij.

Ai thotë se vjehrra është gjithçka për të sepse i ka dhënë jetë bashkëshortes së tij.

Biseda:

Nasi: Kjo është paksa delikate si pyetje.

Aldo: Pse?

Nasi: Sepse është shumë e vështirë zgjedhja.

Aldo: Po tani, drejt kësaj po shkojmë plako, do kursejmë apo jo?

Nasi: Po mirë, do kursejmë, unë do përdorja rezistencën për vjehrrën.

Aldo: Vërtet e ke?

Nasi: Po, sepse të tërë ata burra që thonë “jo, unë vjehrrën s’e dua, tërrci-vërrci”, janë të tërë mashtruesa. Vjehrrat janë krijesat më të mira në këtë botë.

Aldo: E para, nuk ka burrë që thotë nuk e dua vjehrrën pa pasur një shkak.

Nasi: Ashtu thonë të tërë ata. Unë e kam nga eksperienca ime miku im.

Aldo: Që do të thotë?

Nasi: Që do të thotë unë për vjehrrën bëj gjithçka. Nuk dua që të vuajë.

Aldo: Po tani zgjedhja është mes vjehrrës dhe mamasë. Zgjidh.

Nasi: Vjehrrën.

Aldo: Seriozisht e ke?

Nasi: Po, seriozisht. Të betohem. Ajo ka bërë krijesën më të dashur të jetës time.

Albana Çaushaj: Po ajo tjetra të ka bërë ty ndërkohë.

Nasi: Po mirë, më ka bërë nga rastësia.

Megi Latifi: Po mirë edhe ajo nga rastësia qenka bërë atëherë, nusja juaj.

Nasi: Po më ka bërë një dhuratë të jashtëzakonshme vjehrra mua. Pse mos të kujdesem për vjehrrën?

Krejt papritur, Nasi bën me dije se vjehrra e tij nuk ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Sapo Aldo e pyet se çfarë problemi ka, ai shpërthen në të qara dhe mbyll videothirrjen.

Shqiptari zgjedh vjehrrën para nënës: ‘Bëj gjithçka për të’ Read More »

Deklarata e avokates: ‘Pranoj që burri të ketë 3 gra. Nëse arrin t’i mbajë, le t’i ketë’

Në emisionin “Ftesë në 5” u diskutua një deklaratë e bërë nga avokatja e njohur, Migena Balla, e cila ka kërkuar ligjërimin e poligamisë.

“Unë përderisa jam myslimane kam një libër me të cilin orientohem që është Kurani dhe në Kuran poligamia lejohet, nuk mund ta kundërshtoij poligaminë, parimisht.

Pastaj vijmë në realitetin shqiptar, jetojmë në një shtet laik, i cili nuk e lejon poligaminë por as nuk e ndalon atë. E ajo deklaratë që kam bërë unë në një intervistë sigurisht që ngjall interes dhe debat.

Ndërsa kur moderatorja e njohur, Bieta Sulo, ‘Migena vetë pranon që Olsi të ketë edhe 3 gra të tjera’, Balla tha:

“Po. Le t’i ketë nëse arrin t’i mbaj, se ka një kusht për t’i marrë. Nëse arrin t’i mbaj dhe plotëson kushtet, po. Por jo në një shtet laik. Atëherë unë do të detyrohesha të kërkoja divorcin, sepse nuk garantoj dot të drejtat e mia”.

Deklarata e avokates: ‘Pranoj që burri të ketë 3 gra. Nëse arrin t’i mbajë, le t’i ketë’ Read More »

Historia përl otëse e Anxhelës: ‘Nuk ia fal vetes që nxora në dritë 5 fëmijë’

Anxhela nuk di as shkrim, as këndim, por gjeti një mënyrë për të kontaktuar “Ka Një Mesazh Për Ty” dhe të rrëfejë historinë e saj. “E diela shqiptare” kësaj here është zhvendosur jashtë studios dhe ka shkuar drejt Teatrit të Operas dhe Baletit për ta takuar.

Me një qese në dorë, Ardit Gjebrea takon Anxhelën, e cila nis të tregojë se si është të mbijetosh çdo ditë me lëmoshën e njerëzve, duar që zgjaten për ca monedha apo për të rrëmuar në koshat e mbeturinave.

Ardit Gjebrea: Ti ke lindur në Korçë, apo jo? Sa fëmijë keni qenë në shtëpi?

Anxhela: Po. 8 fëmijë.

Ardit Gjebrea: Si ishte jeta jote?
Anxhela: Babi më ka vd ekur kur isha 6-7 vjeçe. Mamaja detyrohej të shiste gja kun e trupit që na rriti ne 8 fëmijët, gjysmë kile gj ak, dyzetmijë lekë.

Ardit Gjebrea: Të vjetra?

Anxhela: Po. Në momentin që ne u rritëm një çikë, dilnim, lypnim, lanim, pastronim.

Ardit Gjebrea: Në Korçë?

Anxhela: Po, në Korçë, në fëmijëri. Pastaj kur dilte zonja që i thoshte mamasë “hajde Moza të japësh gj ak”, ne nuk arritëm ta linim më sepse arriti në një fazë ekstreme mamaja, sëmundjet filluan radhë ato gjëra.

Ardit Gjebrea: Ngaqë jepte gj ak pa ndalur?

Anxhela: Po, një ditë po, një ditë jo. Pastaj u detyruam të çaja dru, ngjitesha në kat të pestë për dymijë lekë, i stivonim, që i jepnim një ndihmë nënës. Arrita në moshën 16-vjeçare, u martova që t’i jepja një ndihmë familjes.

Në moshën 18-vjeçare, Anxhela u bë nënë e një djali dhe më pas erdhën 4 fëmijë të tjerë, prej të cilëve vetëm një vajzë. Ndërkohë, jeta ishte edhe më e vështirë.

Anxhela: Burri ishte i sëmurë. Ka që në fëmijëri që v uan nga astma, qëkur ka lindur. Nga peshat e rë nda iu shkëputën 4 rruaza të kurrizit dhe jam detyruar pastaj vetë burrë, vetë grua. Ata fëmijë donin të hanin, me të lypur, me plehra, me kanaçe, me të gjitha. I falënderoj të gjithë ata njerëz që kush ka pasur mundësi, me 50 lekë, me 100 lekë se për familjen time ishte shumë e madhe. Edhe për plehrat që gjeja e haja dhe akoma ashtu trajtohem përsëri.

Historia përl otëse e Anxhelës: ‘Nuk ia fal vetes që nxora në dritë 5 fëmijë’ Read More »

Fatmira Breçani zbulon këngëtaren që e bëri të qajë: ‘Më përmendi nënën’

Mbrëmjen e së premtes nisi sezoni i katërt i emisionit në limuzinë ‘Glamour Zone’, nën moderimin e Ester Bylyku.

E ftuara speciale ka qenë bilbili i muzikës shqiptare, Fatmira Breçani.

Pasi i bëri një kamer të fshehtë Gold Ag, dhe i kërkoi të këndonte pa lekë në një koncert për të, Fatmira, zbuloi dhe një histori prekëse, me një këngëtare.

Ester Bylyku: Cili koleg, të ka bërë të përlo tesh?

Fatmira Breçani: Një kolege më preku. Mua prindërit më kanë vd ekur shumë të rinj. Për festa, postova një status për nënën time, dhe një kolege që e kam shoqe, më shkruajti. Ajo më tha: ‘Po diskutoj me nënën time në shtëpi, dhe më vjen keq që ti nuk e ke tënden.’ Kjo më pre ku shumë.

Fatmira Breçani zbulon këngëtaren që e bëri të qajë: ‘Më përmendi nënën’ Read More »

Habit me deklaratën e tij Milaim Zeka: ‘Po të më thonë mos fli me gruan 3 ditë, unë s’ fle 3 muaj’

Gazetari Milaim Zeka ka dekaruar mbrëmjen e sotme se amerikanët e kanë “shan tazhuar” Lulzim Bashën me disa dosje, ndërsa shtoi se e ‘el iminuan’ Berishën nga selia blu jo përmes forumeve, por përmes një vendimi personal nga ish-kryetari

Ai e quajti Amerikën “Zoti”, ndërsa u shpreh me nota humori se:

“Nëse amerikanët më thonë mos fli me gruan 3 ditë, unë nuk fle 3 muaj”

Nuk jemi ne trima, nuk kemi reagim subjektiv. Po të mos rrëz ohej komu nizmi në Rusi, ne akoma e kishim kumunizmin në Shqipëri. Po Zoti i madh, erdhi Amerika se për mua Zoti është Amerika 2. Në foltoren e parlamentit e kam thënë se nëse amerikanët më thonë mos fli me gruan 3 ditë, unë nuk fle 3 muaj.

Çim Peka: Ndoshta këtë e bëni edhe pa ta thënë amerikanët.

Habit me deklaratën e tij Milaim Zeka: ‘Po të më thonë mos fli me gruan 3 ditë, unë s’ fle 3 muaj’ Read More »