Intervista

Historia e trishtë e Edlirës, si e braktisën të gjithë pas ndarjes

Historia e Edlirës, çeli puntantën e parë të programit “Ka një mesazh për ty”, në këtë sezon të ri të “E Diela Shqiptare”. Tani Edlira jeton dhe punon në Itali prej shumë vitesh. Ajo u njoh me ish-bashkëshortin në vitin 2001, me të cilin u martua dhe krijuan një familje.

Edlira emigroi drejt Italisë ku ndodhej bashkëshorti, duke lënë djalin e mitur tek prindërit e saj.  Por kur shkoi atje, ajo kuptoi se bashkëshorti e kishte mashtruar, pasi nuk kishte as dokumente as shtëpi dhe jetonte falë ndihmës së shtetit.

Edlira u detyrua të gjente punë e madje shtëpi si edhe të bënte dokumentet, duke mundur t’i bëj dokumentet edhe bashkëshortit si edhe bashkim familje për djalin.

Për të mbajtur familjen, ajo punonte pothuajse gjithë ditën, ndërsa bashkëshorti qëndronte në shtëpi duke rritur djalin.

Gjërat u përkeqësuan në Maj të vitit 2017. Edlira tregon se një ditë, teksa punonte si kamariere në një piceri, u ndje keq dhe në urgjencën e spitalit e shoqëroi kolegu i saj. Bashkëshorti nuk e pëlqeu këtë veprim dhe akuzoi Edlirën për tradhti.

“Më akuzoi për tradhti, gjë që nuk ishte e vërtetë dhe e dinte shumë mirë. Thjesht për një fotografi, thjesht për një shoqërim në urgjencë kur unë ndihesha keq. Unë jam ndjerë keq një natë në vendin e punës ku unë punoj tani aktualisht, në një piceri si kamariere, jam ndier keq një natë dhe ka qenë në fund të Majit 2017. Kam tentuar ta marr në telefon ish-bashkëshortin tim, nuk më është përgjigjur. Edhe unë jam shoqëruar nga kolegu i punës në urgjencë. Dhe për këtë kjo ishte tradhti. Aty filluan problemet”, shprehet Edlira.

Ajo rrëfen se marrëdhënia mes tyre u përkeqësua sa arriti në divorc, i cili jo vetëm e ndau nga bashkëshorti por edhe nga djali dhe familja e saj.

Edlira tregon se mamaja e saj e ka braktisur dhe nuk e beson. Sipas saj, e ëma mban lidhje me ish-bashkëshortin e Edlirës, ndërsa vajzën e saj refuzon që ta dëgjojë dhe ta takojë. Me lot në sy, tashmë edhe Edlira flet në kohën e shkuar për marrëdhënien me të ëmën.

“Në muaji Maj 2017, unë kam ardhur në Shqipëri për të folur me nënë time dhe me motrat e mia (5 motra) për atë çfarë po kaloja, por jo se kisha vendosur për të lënë bashkëshortin. Doja vetëm që gjërat ata t’i dinin. Doja vetëm të kisha një mbështetje. Atë mbështetje që s’e kam pasur kurrë. Për momentin mamaja ime ishte e qetë. Edhe motrat e mia ishin të qeta. Kur ndodhi episodi i urgjencës, çdo gjë u përmbys. Sepse ishte fjala ime kundër fjalës së atij. Për atë kjo ishte tradhti. Ndërkohë ish-bashkëshorti komunikonte me nënën time dhe me motrat e mia, kurse me mua nuk fliste asnjë njeri. Mua më veçuan. Nëna besoi që kjo ishte tradhti. Kjo është e keqja. Si mund të besosh? Nëna dhe motrat e mia më mbyllën derën, të gjitha përveç njërës”.

Edlira u shpreh se ish-bashkëshorti dhe familja e saj janë e shkuara, ndërsa veçon djalin e saj për të cilin shprehet se i ka lënë kohë që të reflektojë, si dhe njërën prej motrave, e cila është e vetmja që i gjendet pranë në një moment kaq të vështirë.

“Im bir është, por i kam lënë kohë, jam larguar prej tij në një farë mënyre, të dy bashkë, në mënyrë që t’i japim kohë njëri-tjetrit për të arritur të kuptojmë dashurinë nënë e bir. Im bir më tha: “Nuk arrita kurrë të ndjeja dashuri për ty”. Është 14 vjeç, por është shumë inteligjent. “Nuk arrita të ndjeja dashuri për ty sepse më le të vogël ti. Nuk arrita të ndjej dashuri për ty sepse ishe gjithmonë në punë, ishe gjithmonë jashtë ambientit familjar”. Mbase unë nuk dita të bëja nënën, por tim biri askush nuk i shpjegoi pse kjo nënë punonte kaq shumë, pse e la këtë fëmijë kaq të vogël me prindërit. Unë nuk e braktisa kurrë tim bir, sepse unë për atë fëmijë u sakrifikova. E për atë fëmijë po sakrifikohem akoma. Im bir është jeta ime, arsyeja e jetës sime. Në qoftë se unë tani jam vënë mënjanë, e kam bërë për të mirën e tim biri. Që ai të arrijë të kuptojë çfarë po ndodh në realitet, jo çfarë i thonë”, përfundon Edlira me lot në sy

 

Historia e trishtë e Edlirës, si e braktisën të gjithë pas ndarjes Read More »

“Shefi më ngriti në detyrë, pastaj tentoi të më afrohej”, rrëfimi i studentes shqiptare

Një vajzë tregon për Zërin e Amerikës e si shefi i saj e kishte ngacmuar seksualisht dhe kishte tentuar ta kapte me forcë.

Sa herë flitet për dhunën ndaj grave dhe vajzave, mendimi i parë lidhet me atë fizike. Por dhuna më e përhapur dhe më e padenoncuar është ajo seksuale, si dhe ngacmimet seksuale. Në një rrëfim ekskluziv për Zërin e Amerikës një vajzë e re tregon se si është ngacmuar deri në dhunë nga shefi saj. Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe aktivistë të shoqërisë civile, pranojnë se denoncimet për këto krime jane mjaft të pakta, në raport me shkallën e përhapjes së tyre. Arsyet lidhen me mentalitetin dhe paragjykimin nga shoqëria; ndërkohë pengesë në hetimin e denoncimeve mbetet vështirësia për gjetjen e provuave për fajtorët. Materialin me këtë temë e ka përgatitur për Zërin e Amerikës gazetarja Mimoza Picari:

Një vajzë studente në Tiranë, së cilës i është ruajtur anonimiteti, thotë se për të përballuar shpenzimet e jetës në kryeqytet, pasi vinte nga një qytet i largët, kishte nisur një punë. “Ishte puna ime e parë” – thotë ajo. Pas disa kohësh, shefi i saj i propozon ngritje në detyrë.

Denoncuesja: “Isha e bindur që nuk e meritoja, por nuk po arrija t’i kuptoja të gjitha. Një ditë ndjeva derën e zyrës sime të hapej (sepse zyra ime ishte më e veçuar se të tjerat); kishte gjetur një pozicion të mirë për të patur një zyrë që të arrinte qëllimet e tij. Tentoi të me afrohej me forcë. Në atë moment, u ndjeva krejt e pafuqishme dhe thashë me vete: “mori fund”. Por nuk e di, një zë i brendshëm më ndihmoi dhe arrita të shpëtoj nga ai” – thotë vajza.

Kjo është vetëm një pjesë e rrëfimit të një vajze, që lidhet me denoncimin e ngacmimit seksual të shefit, që përfundoi në dhunë. Por sa gra dhe vajza ndjehen sot të kërcënuara nga kjo formë dhune, dhe sa arrijnë ato ta denoncojnë. Që prej vitit 2015, sipas statistikave të policisë, raportimet për dhunë seksuale janë zero dhe ato për ngacmime seksuale janë mbi 230, një shifër mjaft e ulët kundrejt 8 mijë grave dhe vajzave që morën urdhër mbrojtjeje nga gjykatat, për dhunë fizike ndaj tyre në këto vite.

Komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi, Robert Gajda, thotë se nuk ka patur ankesa të tilla të mirëfillta dhe shton se gjatë hetimit, apo inspektimit të ankesave të tjera, kanë dalë dhe elementë që lidhen me ngacmimet seksuale.

Edhe aktivistja Fabjola Egro, që drejton një shoqatë në mbrotje të grave, e përforcon këtë konstatim. Ajo thotë se ka shumë pak denoncime të dhunës dhe ngacmimeve seksuale, por kjo nuk është ngaqë nuk ndodh, – sqaron ajo. Zonja Egro thotë se ngacimet seksuale dhe mungesa e sigurisë tek gratë dhe vajzat është shumë e lartë.

Edhe policia, në një informacion zyrtar për Zërin e Amerikës, thotë se nuk ka një numër të lartë denoncimesh për këte kategori krimesh, për shkaqe nga me të ndryshmet, ku veçon çështje të të ashtuquajturit nder, frikë nga reagimi i ambjentit ku jetojmë, nga humbja e vendit të punës në rastet e ngacmimeve seksuale, etj.

Arsyet e denoncimeve të ulëta janë të shumta në një shoqëri, ku vazhdojnë të paragjykohen ende gratë e dhunuara dhe të ngacmuara seksualisht dhe jo dhunuesit e tyre. Ja cfarë thotë vajza e ngacmuar seksualisht nga shefi i saj, në rrëfimin për Zërin e Amerikës, nje deklaratë që mbështetet edhe nga Komsioneri për Mbrojtje nga Diskriminimi dhe protagonistë të shoqërisë civile.

Denoncuesja e dhunuar seksuale: “Po mendoja ku të drejtohesha, sepse prindërit nuk do ta kuptonin këtë pjesë. Do me gjykonin mua, duke me thënë: “Ti ke bërë diçka. Ti ke arritur ta provokosh, ose është faji yt. Më mirë hesht do ishte fjala e tyre”.

Edhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda,thotë se ka hezitim nga ana e grave dhe vajzave për të denoncuar dhunën dhe ngacmimet sekuale. “Ato – thotë ai, – preferojnë të mos i denoncojnë këto krime, edhe për shkak të paragjykimit nga shoqëria.”

Ish Komisionerja për Diskriminimin dhe pedagoge në fushën e së drejtës, Irma Baraku, e përforcon këtë linjë mendimi, kur thotë se numri i ulët i denoncimeve lidhet me mentalitetin, që jep gjykime të tilla si: vetë e ka provokuar, me mënyrën si është veshur, apo si është sjellë.

Aktivistja në mbrotje të grave Fabiola Egro, jep dhe arsyet e kësaj pasigurie, kur thotë se ajo shumfishohet nga shoqëria patriarkale shqiptare, ku mbizotëron një maskilizëm i thellë. Me tone zemërimi, Zonja Egro thotë se “këta shtriganë vijnë nga errësira e shekujve dhe vishen me pozicione publike, politike dhe kriminale”.

Që prej vitit 2013, dhuna seksuale dhe ngacmimet seksuale, përbëjnë vepër penale dhe dënohen me 3-7 dhe 1-5 vjet heqje lirie. Edhe në polici ka një sektor të veçantë për këto vepra penale. Por jo në të gjitha rastet ato konsiderohen vepër penale. Për shqetesimet seksuale në punë dhe me gjerë, ka dhe masa administrative. Por nëse dhuna fizike lë shenja dhe barra e provës është më e lehtë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për dhunën dhe ngacmimet seksuale.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi Robert Gajda, thotë se ajo që ka rezultuar e vështirë në shqyrtimin e ankesave, në inspektimin dhe hetimin, është të provuarit e këtyre rasteve.Zoti Gajda sqaron se ato mbeten vetëm në nivel thëniesh të ankueses dhe të subjektit ndaj të cilit pretendohet diskriminimi.

Edhe denoncuesja, në rrëfimin e saj për Zërin e Amerikës thotë se ndodhet në një situatë të vështirë, por ajo ka mbështetjen e një organizate që ka marrë përsipër ta mbrojë.

“Ballafaqime ka gjithmonë”- thotë ajo- “sepse ai është njeri me pushtet, është njeri me një zë më të lartë se zëri im”.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi vjen me një propozim konkret, që lehtëson pozitën e një gruaje, apo vajze të ngacmuar, apo dhunuar seksualisht, kur thotë se vajzat, apo gratë që ndjehen të rrezikuara, mund t’i regjistrojnë bisedat dhe mesazhet telefonike. Edhe pse ato nuk shërbejnë si provë në prokurori dhe gjykatë, sqaron zoti Gajda, sërish janë faktorë që ndihmojnë hetimin.

Irma Baraku, pedagoge në fushën e së drejtës, hyn në detaje konkrete të asaj që quhet ngacmim seksual. Ajo thotë se mjaft herë, njërëzit konceptojnë dhunë, por rati është më i thjeshtë se sa kaq. Zonja Baraku shpjegon se në ngacmin seksual mund të përfshihet dhe humori, nga një barcoletë e treguar, me karakter seksist, e cila ka në përmbajtje të saj ngacmimin seksual. Ndër të tjera, ajo veçon edhe një email, apo një humor të bërë kalimthi, por që në fakt është ngacmin, për aq kohë sa nuk pranohet nga pala të cilës i drejtohet.

Në këtë situatë, ku kufiri mes sjelljes normale dhe ngacmimit seksual në vendin e punës është i interpretueshëm, përfaqësues të shoqërisë civile mendojnë se institucionet publike por jo vetëm, bazuar në Kodin e Punës dhe Ligjin për Diskriminimin, përmes një praktike unifikuese, duhet të hartojnë politika dhe dokumenta të brendshëm për ngacmimet seksuale. Në këtë mënyrë, punonjësit mund të njihen me kufirin e lejuar të sjelljes. Në Shqipëri, ndër të paktat institucione që kanë një dokument për ngacmimet seksuale, është Policia e Shtetit.

Në ndihmë të grave të dhunuara seksualisht pritet ngrihet një qendër që ofron shërbime mjekësore, këshillimore, ligjore dhe të hetimit policor. Për këtë po punon një grup pune në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale. Gratë dhe vajzat, sot mund ta denoncojnë dhunën dhe ngacmimet seksuale në Polici, Prokurori, tek Komisioneri për Mbrojtjen ndaj Diskriminimit, duke kapërcyer barrierat e forta të mentalitetit. Mjafton që zëri i tyre të jetë më i lartë se zëri i dhunuesit.

Denoncuesja: “Dhunuesi ka një forcë mbi ne, që të bën të ndjehesh sikur ti je fajtore. …Dhe duke bërë këtë na bën që ne të heshtim. Por ne nuk duhet të heshtim. Ne kemi forcën që të mos e heqim as bukën e gojës, të flasim dhe të përballemi me ta, duke denoncuar gjithmonë”- thotë vajza, viktimë e dhunës seksuale.

“Shefi më ngriti në detyrë, pastaj tentoi të më afrohej”, rrëfimi i studentes shqiptare Read More »

Ëndrra e gjyshit të Xhisielës, Taf Maloku: Ishalla pajtohen, shpresoj të martohen

Ashtu sikurse cdo gjysh për mbesën edhe Tafë Maloku, gjysi i Xhisielës ëndërron një jetë të lumtur dhe të bukur për të. Ai rrëfen se këtë histori e ka mësuar tani pasi plasi publikisht, por ai shpreson se dy të rinjtë do të pajtohen, madje shkon më tej duke thënë se ata do të martohen. Rrëfimi i tij vjen në ABC Neës, kur grupi i gazetarëve ka qëndruar për disa minuta, për të mësuar më shumë detaje rreth kësaj historie. Gjyshi i Xhisielës, Tafë Maloku, në gjendje të vështirë emocionale tregohet i gatshëm për ti pritur dhe për të treguar historinë siç ai e di.

Tafë Maloku, gjyshi i Xhisielës: “Kam qenë në Itali se isha verbuar nga sytë dhe shkova bëra një operacion. Kam ardhur dhe e kam takuar dhe ç’kam pasur ndonjë lek ua kam çuar, por këtë muhabete se kam ditur. Unë tani kam ardhë nga Italia.” I moshuari kërkon që politika të mos përfshihet në këtë histori. “Politikanët mos të bëjnë grindje njëri me tjetrin. Ndodhi ajo që ndodhi. Unë e falenderoj, as se shaj Bashën as Sali Berishën. Kanë marrë vesh për një qëllim dhe kanë thënë që është jetime. Mirëpo tani të rinjtë nuk e di se ça bëjnë.”

Gjyshi i Xhisielës shpreson që historia e dashurisë ndërmjet mbesës së tij dhe Rexhepit të kurorëzohet me një fund të lumtur. “Ishalla bashkohen ta marri se s’është punë burgu. Burgu s’është asnjë gjë se s’ka vrarë njeri. As ai s’ka vrarë njeri as goca ime s’ka vrarë njeri. Janë ngatërruar, se janë duke harruar të mëdhenjtë.” Xhisiela Maloku është marrë në mbrojtje nga policia, pavarësisht se ajo nuk e ka kërkuar atë. Megjithatë, pranë shtëpisë ku banon 25 vjeçarja, paraditen e së martës ABC Neës nuk vuri re praninë e uniformave blu. Po ashtu edhe ditën e hënë, gjatë lëvizjes së saj në Tiranë ku dha disa intervista në dy televizione, Xhisiela Maloku nuk është shoqëruar nga efektivë policie.

Ëndrra e gjyshit të Xhisielës, Taf Maloku: Ishalla pajtohen, shpresoj të martohen Read More »

Flet gjyshi i Xhisiela Makolut: Ishalla bashkohen ta marri se s’është punë burgu…

Gjyshi i Xhisiela Makolut duke folur për ngjarjen ku është përfshirë mbesa e tij, thotë se e falënderon Lulzim Bashën që bëri publik historinë. Por sipas tij e gjitha duhet të mbyllet mes çiftit të të rinjve.

Kjo është shtëpia ku ka jetuar Xhisiela Maloku. Jashtë banesës nuk shihet asnjë patrullë policie, edhe pse Prokuroria i ka ofruar mbrojtje 25-vjeçares, kjo e fundit nuk ka pranuar. Në banesën ku ka jetuar e reja ndodhet vëtëm gjyshi, Taf Maloku, që tregon për Tv Klan se si është njohur me rastin e mbesës së tij.

“Kam qenë në Itali se isha verbuar nga sytë dhe shkova bëra një operacion. Kam ardhur dhe e kam takuar dhe ç’kam pasur ndonjë lek ua kam çuar, por këtë muhabete se kam ditur. Unë tani kam ardhë nga Italia”.

Familja Maloku është përballur me disa fatkeqësi. Babai i i Xhisielës ka mbetur i vrarë në vitin 1997. Gjyshi i  Xhisielës tregon se kjo ështe një çështje mes te rinjsh dhe i bën apel politikës të qëndrojë larg.

“Politikanët mos të bëjnë grindje njëri me tjetrin. Ndodhi ajo që ndodhi. Unë e falenderoj, as se shaj Bashën as Sali Berishën. Kanë marrë vesh për një qëllim dhe kanë thënë që është jetime. Mirëpo tani të rinjtë nuk e di se ça bëjnë. Ishalla bashkohen ta marri se s’është punë burgu. Burgu s’është asnjë gjë se s’ka vrarë njeri. As ai s’ka vrarë njeri as goca ime s’ka vrarë njeri. Janë ngatërruar, se janë duke harruar të mëdhenjtë”.

Xhisiela Maloku ka denoncuar për dhunë  ish të dashurin e saj Rrexhep Rraja, që do të qëndrojë në burg për akuzën e përndjekjes. 25-vjeçarja publikisht ka mohuar se ndaj saj është ushtruar dhunë dhe kallëzimet i ka bërë për shkaqe xhelozie./Tv Klan

Flet gjyshi i Xhisiela Makolut: Ishalla bashkohen ta marri se s’është punë burgu… Read More »

Gruaja akuzon live burrin: Shite lopën për drogë, vajzën e mësove ta shpërndajë

Dy bashkëshortë janë përballur sot live në emisionin “Me zemër të hapur’ në ‘News24’ ndërsa kanë shokuar me deklaratat e tyre.Flamur Mema, i cili pak ditë më parë ishte në emision, ku i kërkonte gruas së tij që të kthehej në shtëpi, kjo e fundit i është bashkuar në studio.Një javë më parë ai deklaroi se pranonte të falte tradhtinë e bashkëshortes me kusht që ajo të rikthehej në shtëpi, pasi sipas tij ishte larguar me të dashurin. Pavarësisht kësaj lutjeje, gruaja ka refuzuar kategorikisht kthimin sërish në familje. Ajo lëshoi një lumë akuzash në drejtim të Flamurit, për të cilin tha se ka qenë për gati 20 vite e varur nga hashashi. Madje Marjeta Mema tha se përveç këtyre vuajtjeve, ajo ishte dhunuar fizikisht për shumë kohë.Sot në studion Marjeta, pohoi se kishte dy urdhra mbrojtje, ndërsa shokoi se burri kishte mësuar edhe vajzën që të shpërndante hashash, shkruan ‘BalkanWeb’.

“Më sillte hajdutë dhe drogaxhinj në shtëpi. Bridhte nga kepi i Rodonit me drogaxhinj nga Kosova. Madje dhe kur linda djalin, më iku qumështi nga stresi dhe se nuk kisha çfarë të haja. Më ka dhunuar, dhe më ka thyer këmbën, më ka çarë kokën në sy të djalit.

Më kërcënonte me thikë në sy të fëmijëve. Madje arriti që të shiste dhe gjërat e shtëpisë, lavatriçe dhe hekur. Kur shkova në shtëpi një herë, gjeta gocën e shtrirë përtokë, dyllë e verdhë nga tymi i hashashit, madje brenda ishin miqtë e tij, dhe vajza e një regjisoreje. Se kush jam unë e di e gjithë Vora, se unë jam bërë e fortë për fëmijët e mi. Kushërira ime më sjell një lopë. Më merr komshija dhe më thotë; e ka shitur lopën burri jot. Shkoj në shtëpi dhe e kuptoj që e kishte shitur. Kam shkuar tek personi që kishte blerë lopën dhe i kam dhënë lekët, dhe mora përgjatë natës lopën në shtëpi. Pasi i gjeta disa punë dhe më degjeneronte, e marr tek puna ime. Të gjithë dëshmitarët janë gjallë, mund t’i pyesni. I them meqë nuk punon dot, i thash ‘hapim një fermë’ dhe investova gati 5 milionë lekë. Flamuri ka qenë i dhunshëm. Goditja e parë që kam marrë nga ai ka qenë se nuk u ndez dhoma. Vjehrrës time t’i vijë turp se mbante sehir. Njëra nga kunatat e mia u çmend. Këta njohin dhunën në familje të gjithë. Unë fëmijët nuk i kam ndikuar që mos t’i duan fëmijët. I thoja Flamurit; mos na hap probleme. Kam që në dhjetor që nuk shkoj dot në shtëpi. Problemet nisën kur u rrit vajza se është adoleshente. Sa herë që ne bëjmë festa, Flamuri e degjeneron festën. Vajza ime është larguar nga shtëpia. Madje është 16 vjeçe dhe ai djalë ka precedentë penale. E kërkoja për 5 dite dhe Flamuri s’më tregonte. ‘Unë ty të kam një bidon benzinë’, kështu më thotë Flamuri. Ndaj se kam divorcuar Flamurin. Ai i jep edhe vajzës cigare hashashi që t’i shesë. Kjo është e pafalshme”, rrëfeu gruaja mes lotësh./News24

Gruaja akuzon live burrin: Shite lopën për drogë, vajzën e mësove ta shpërndajë Read More »

Xhisiela braktis studion e Opinion. Refuzon të përballet me alibinë e raportit mjeko-ligjor

Xhisiela Maloku ka braktisur LIVE studion e eimsionit Opinion, duke mos pranuar të dëgjojë të ftuarit në studio të diskutojnë për çështjen e saj.Pasi ka akuzua edhe Top Channel se i ka nxjerrë jashtë kontekstit intervistën për të, Xhisiela nga e ulur në pjesën e spektatorëve në “Opinion”, ka marrë mikrofonin duke deklaruar se kjo është dalja e saj në publik, njëkohësisht, intervista për gazetarin Blendi Feziu, e vetmja deklaratë e saktë dhe e vërtetë e saj.“Për atë që ka vlerë më të madhe se në media, do ta jap aty ku duhet.

Sa për hyrjet-daljet në holete nuk kam pasur lidhje dhe ato janë gjërat e mija personale dhe nuk kanë pse diskutohen këtu. Sa për telefonatat e mija me kushëririn e tij, Ramazanin, unë kam folur me të gjatë gjithë kohës se është një ndër miqtë e mi më të mirë. Kjo është deklarata ime e vërtetë, dhe e vetmja, ajo që dëgjuat, kjo është dalja ime e fundit. Faleminderit”, deklaroi Xhisiela Maloku dhe u largua nga studio.

Xhisiela braktis studion e Opinion. Refuzon të përballet me alibinë e raportit mjeko-ligjor Read More »

Enigma e taksisë që solli Xhisiela Malokun

Intervista e Xhisiela Malokut, vajzës së përdhunuar nga djali i deputetit të PS-së, shton akoma më shumë pikëpyetjet mbi vërtetësinë e saj. Një enigmë më vete mbetet çështja e taksisë që e çoi në Durrës, aty ku ajo dha intervistën për Eni Vasilin.

Kjo e fundit e pyeti Xhisielën se me çfarë kishte udhëtuar nga fshati i saj drejt Durrësit. Me taksi iu përgjigj, 25-vjeçarja. Duke këmbëngulur më tej gazetarja Eni Vasili e pyet se kush e pagoi taksinë, nisur nga fakti se vajza është e papunë.

Xhisiela i thotë se ishte ajo vetë që e pagoi, duke shtuar se familja saj ka të ardhura mesatare nga puna e nënës dhe ndihma e të afërmve në emigracion. Ndërkohë në studio, gazetarja tjetër, Anila Hoxha, e cila ishte në Durrës me Eni Vasilin, zgjodhi të fliste troç, duke treguar se në fakt Xhisiela nuk kishte mbërritur me taksi në takim, por e sollën dhe e morën persona të tjerë.

“Xhisiela jeton në Nikël të Krujës. Një fshat që edhe policia u mburr kur hyri me forca të shumta në një operacion të madh. Le ta themi kush e shoqëronte Xhisielën kur erdhi të bënte intervistën. Ne e pyetëm se me çfarë kishte ardhur dhe ajo tha: “Me taksi”, por ajo gënjeu sepse ne e pamë kush e solli me makinë. E pamë edhe kush e shoqëronte. Ajo tha se erdhi me taksi dhe gënjeu. Nuk e dimë kush ishin ata persona, por duhet ta themi që ajo gënjeu. Ajo gënjen sepse nuk mund të gabojë një ekspert mjeko-ligjor për plagët që ka në trup” – tha gazetarja duke dëshmuar në këtë mënyrë atë që tashmë askush nuk e dyshon më. Xhisiela Maloku u shfaq në televizion e detyruar të mohojë gjithçka, të fajësojë veten dhe mbrojë dhunuesin e saj, djalin e deputetit Rrahman Rraja.

Enigma e taksisë që solli Xhisiela Malokun Read More »

“Intervista në TCH është e montuar”, Xhisiela përplas televizionet, reagon Eni Vasili

Xhisiela Maloku është vajza që ka bërë lëmsh poltikanët ditët e fundit sidomos pas deklarateve të saj kontradiktore në lidhje me dhunimin dhe përndjekjen nga djali i deputetit Rrahman Rraja. Por duket se vajza nga Kruja ka krijuar një përplasje edhe mes dy televizoneve kryesore në vend, Top Channel dhe Tv Klan.

Gjatë kohës që mbrëmë tranmetohej intervista e saj në Top Channel me Eni Vailin, Xhisiela fliste live edhe nga emisioni ‘Opinion’ ne Tv Klan, ku deklaroi se intervista në Top Channel ishte e montuar.

“Nga ajo intervistë në Top Channel është gjithçka e montuar. Ata kanë thënë kontekstin që donin të thonin”, ka thënë 25 vjeçarja në Opinion, ndërsa ka reaguar menjëherë dhe Eni Vasili.

“U gjet e papërgatitur përballë fakteve dhe provave. Dëshmoj që kam bërë një intervistë profesionale, dëshmoj këtu që gjithcka u transmetua është jo vetëm e pamanipuluar por gjatë intervistës kemi qenë unë dhe Anila Hoxha”, ka thënë Eni Vasili.

Xhisiela Maloku është vajza që ka bërë lëmsh poltikanët ditët e fundit sidomos pas deklarateve të saj kontradiktore në lidhje me dhunimin dhe përndjekjen nga djali i deputetit Rrahman Rraja. Por duket se vajza nga Kruja ka krijuar një përplasje edhe mes dy televizoneve kryesore në vend, Top Channel dhe Tv Klan.

Gjatë kohës që mbrëmë tranmetohej intervista e saj në Top Channel me Eni Vailin, Xhisiela fliste live edhe nga emisioni ‘Opinion’ ne Tv Klan, ku deklaroi se intervista në Top Channel ishte e montuar.

“Nga ajo intervistë në Top Channel është gjithçka e montuar. Ata kanë thënë kontekstin që donin të thonin”, ka thënë 25 vjeçarja në Opinion, ndërsa ka reaguar menjëherë dhe Eni Vasili.

“U gjet e papërgatitur përballë fakteve dhe provave. Dëshmoj që kam bërë një intervistë profesionale, dëshmoj këtu që gjithcka u transmetua është jo vetëm e pamanipuluar por gjatë intervistës kemi qenë unë dhe Anila Hoxha”, ka thënë Eni Vasili.

“Intervista në TCH është e montuar”, Xhisiela përplas televizionet, reagon Eni Vasili Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com