Histori

Donika në filmin “Skënderbeu”/ Përkujtohet aktorja Besa Imami në 7-vjetorin e vde.kjes

Aktorja e njohur e skenës shqiptare Besa Imami si sot më 21 shtator 2014 u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë.
mami lindi në Gjakovë, e pas vdekjes së të atit familja shpërngulet në Tiranë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore edhe pse në moshë të re aktivizohet pranë strukturave të organizatës komuniste (Debatik).

Më vitin 1946, fillon karriera e saj si aktore, që nuk do të kishte shkëputje deri më 1988 falë edhe përkrahjes së Artistit të Popullit Pandi Stillo i cili e pikasi atë. Karriera e saj do të lente gjurmë me pjesëmarrjen në shumë role dhe karaktere të ndryshme si në teatër në veprat “Komploti i të dënuarve”, “Mbi gërmadha”, “Lulet e shegës”, “Cuca e maleve”, “Streha e të harruarve” dhe në kinematografi ku roli më i dashur për shikuesit shqiptar do të ishte ai i Donika Kastriotit në filmin “Skënderbeu”.
Imami do të lente gjurmë në karrierën artistike shqiptare dhe si vlerësim ajo do të nderohej me titullin “Artiste e Merituar”.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në Shqipëri përkujton Besa Imamin duke publikuar dokumentet e mëposhtme, të cilat tregojnë se aktorja Besa Imami është përzgjedhur për të qenë pjesë e trupës së aktorëve në filmin “Skënderbeu”.

Donika në filmin “Skënderbeu”/ Përkujtohet aktorja Besa Imami në 7-vjetorin e vde.kjes Read More »

101 vjetori i L uftës së Vlorës, 3 shtatori një datë e rëndësishme e historisë së Shqipërisë

Sot më 3 shtator u kremtua 101 vjetori i Lu ftës së Vlorës, një be tejë dhe datë e rëndësishme e historisë së Shqipërisë.
Kjo ditë dhe datë eshte simbol i krenarisë kombëtare dhe gur themeli i ruajtjes së integritetit të shtetit shqiptar pas Shpalljes së Pavarësisë.

Në ceremoni morën pjese deputetë të partistë demokratike perfaqësues të prefektures së qytetit si dhe kryetari i bashkisë së Vlorës Dritan Leli.
Lu fta e Vlorës e njohur ndryshe si lu fta e 20-tës ishte një seri be tejash mes for cave italiane dhe patriotëve shqiptarë për zot ërimin e qytetit të Vlorës.

Dritan Leli:
‘Pas tre muajsh be teje, në tre shtator, ata që e kishin dashur, e kishin mb rojtur dhe e kishin shpë tuar Vlorën nga pu shtuesit, u kthyen fitimtar në qytet. Në kujtim të Lu ftës së Njëzetës, siç jemi mësuar ta quajmë L uftën e Vlorës për zotërimin e qytetit, sot e gjithmonë, për ato 101 vite më parë, duhet t’i jemi mirënjohës historisë, për gjithë ç’na trashëgoi, dhe të përcjellim nëpër breza vlerën e pashlyeshme të tri mave që ditën të vlerësojnë dhe të dhurojnë lirinë, pa të cilën nuk do të jetonte, dhe as do të kishte kuptim, asnjë emër i përveçëm.

101 vjetori i L uftës së Vlorës, 3 shtatori një datë e rëndësishme e historisë së Shqipërisë Read More »

Gjiri Anglezit mori emrin e tij, kush ishte aktori hollivudian që jetoi ne kasollet e barinjve te Dukatit

Gjiri i Anglezit Një nga perlat e plazheve të jugut është edhe Gjiri i Anglezit në Karaburun. Pak kush e di që emri i gjirit u vendos nga banorët për shkak se vendi u përdor nga një Major Britanik për të sjellë ar më dhe ndihma për lu ftëtarët shqiptarë. Ky ma jor britanik ishte një aktor, që pas lu fte do të kthehej në një nga ikonat e Hollivudit.
Sir Anthony Quayle njihet pak nga shqiptarët. Ose më saktë ndihet prej ekranit. Në filmin e mirënjohur Lorenci i Arabisë, ai luan rolin e kolegut të protagonistit. Quayle u kthye në një nga aktorët më të njohur në SHBA dhe Europë, si në film ashtu edhe në teatër.
Por në rininë e tij, ai vendosi të ishte vullnetar në lu ftë. Iu bashkua mi sioneve sekrete të SOE dhe do të urdhërohej të shërbente në Shqipëri. Në vitin 1943, Quayle do të ngrinte shtabin e tij ushtarak në fshatin e Dukatit ku do të kalonte afërsisht 1 vit të jetës së tij, mes jetës në kushte të vështira në kasollet e barinjve dhe i kë rcënuar për je tën nga gjermanët.
Puna në Shqipëri i dha mundësinë për karrierë ush tarake në Shqipëri dhe mori gra dën Major. Ai kishte me vete edhe disa ndihmësa dhe ofi cerë të tjerë britanik.
Më pas iu bashkua edhe një mision amerikan si dhe mjaft de zertorë italianë, mes tyre edhe një gje neral, Infante. Ma jori Britanik ka lënë disa raporte mjaft interesante për jetën e tij në Dukat si dhe shkroi dy libra për eksperiencën e tij shqiptare, “8 orë larg Anglisë” dhe “Koha për të folur”. I pari u botua që në vitin 45 dhe tjetri në 48. Quayle nuk mbajti një qëndrim pozitiv për shqiptarët, madje nga këto libra të botuara, krejt naiv dhe duke dikur që Shqipëria u kthye në dik aturë, ai përmendi emrat e të gjithë shqiptarëve që e ndihmuan si familja Çela apo Meto të Dukatit. Këto familje u pers ekutuan nga ko munistët shqiptarë.

Por përvoja e aktorit britanik në lu ftën shqiptare në 43 dhe 44 është unike. Ai krijoi një nga mi sionet më të mëdha ush tarake, dhe vepronte nga Dukati, në Llogara dhe Karaburun. Ai kërkoi që ndihmat nga deti të vinin në një gji të vogël, që u pagëzua më pas Gjiri i Anglezit si dhe në Gjirin e Gramës, vende të cilat ai i ka fotografuar me aparatin personal. Disa herë iu rre zikua jeta nga nd jekja gjermane por shpëtoi edhe falë ndihmës së banorëve të Dukatit.
Dukati ishte një zonë e cila mbështeste në masë të madhe Ba llin Kombëtar dhe pavarësisht se Quayle mbështeste me ar matime partizanët, ata asnjëherë nuk e pe nguan, përkundrazi e str ehuan dhe e fshehën. Quayle tregon që një ditë pyeti 40 barinj në Dukat, dhe 39 prej tyre i thanë që mbështesin Ba llin Kombëtar. Njëherë, në mes të dimrit, parësia e Dukatit i sjell një letër. Majori britanik u habit kur letra i kërkonte që ai të paguante taksën e fshatit, siç e paguanin të gjithë banorët.
Në fakt, pas lu fte, përveç dy librave që shkroi në formë romani, aktori britanik nuk preferonte të fliste për eksperiencën në Shqipëri. Gjithsesi, ai ka një kontribut për lu ftën si dhe ka lënë gju rmë interesante në Shqipëri

English actor and director Anthony Quayle (1913 – 1989) as Verulus in ‘The Fall of the Roman Empire’, directed by Anthony Mann, 1964. (Photo by Silver Screen Collection/Hulton Archive/Getty Images)

Gjiri Anglezit mori emrin e tij, kush ishte aktori hollivudian që jetoi ne kasollet e barinjve te Dukatit Read More »

Njihuni me fiset që nuk kanë asnjë kontakt me pjesën tjetër të njerëzimit

Ata u përkasin fiseve që s’skanë asnjë kontakt me pjesën tjetër të njerëzimit, të ashtuquajturat fise të pakontaktuara.

Vlerësohet se këto grupe janë rreth njëqind; rreth 40 në Brazil, 15 në Peru dhe të tjerët në vende ku shtrihet pylli i Amazonës, si Bolivia, Kolumbia, Ekuadori dhe Paraguai. Por ka edhe në Guinenë e Re si edhe në Ishujt Andaman, në Oqeanin Indian.

Survival International, një organizatë për mbrojtjen e popujve autoktonë, ka nxjerrë ​​një video që portretizon një fis brazilian nga Amazona, në kufirin me Perunë.

Është pamja e parë ajrore e një “grupi të izoluarish” dhe na lejon të mësojmë detaje rreth zakoneve të tyre. Anëtarët e tij ngjyrosin trupat e tyre të kuq me ekstrakte të bimëve të egra, hanë banane, papaja dhe tapiokë, kanë kasolle dhe kanë disa objekte metalike, si tenxhere dhe h anxharë, të marra nga tregtia me fiset e tjera.

Studimet mbi indianët e izoluar janë relativisht të bëra kohëve të fundit. Në Brazil ata drejtohen nga “sertanistët”, ose antropologë aventurierë.

I pari prej tyre ishte Marshalli Candido Mariano da Silva Rondon, i cili kontaktoi me fise të ndryshme në fillim të shekullit të kaluar. Motoja e tij, “Vd is nëse është e nevojshme, kurrë mos vr it”, është bërë manifesti i sertanistëve të vërtetë.

Në Papua Guinea e Re, kërkimi u iniciua nga antropologë dhe gjuhëtarë, të tërhequr nga fakti që rreth 800 gjuhë nga 5,000 të folura në planet janë përqendruar në ishull.

Holandezi Johannes Velduizen ishte i pari që kontaktoi, në vitet 1970, “Korowai”, një nga popujt e fundit në tokë që ndërtonte shtëpi mbi pemë. Fshehja është një zgjedhje e detyrueshme për shumë prej këtyre popujve, për t’i mbijetuar pushtimeve të pronarëve të paskru pullt të tokave, gjue tarëve pa leje dhe gë rmuesve të arit, të cilët shpesh i su lmojnë, i vr asin, i de hin me alkool dhe përdhu nojnë gratë e tyre.

Ne dimë pak për ta. Ata janë kryesisht nomadë dhe e mbështesin jetesën e tyre mbi gju etinë, peshkimin dhe në mbledhjen e perimeve për t’u ushqyer, shëruar, por edhe për të ndërtuar shtëpi, endje shportash, prodhim ar mësh, pikturimin e trupave të tyre, për të distiluar he lmet, sapunët, deodorantët, ko ntraceptivët dhe parfumet.

“Shoqëria e tyre nuk bazohet në ndonjë hierarki zyrtare, por në një strukturë barazitare: vendimet merren me pëlqimin e të gjithëve. Por askush nuk ka vëzhgime të drejtpërdrejta mbi mënyrën e tyre të jetës. E vetmja gjë që dimë me siguri, është se ata duan të na mbajnë larg”, shpjegon David Hill, një antropolog në Peru.

Njihuni me fiset që nuk kanë asnjë kontakt me pjesën tjetër të njerëzimit Read More »

Si sot, 30 vjet më parë.Anija ‘Vlora’ u nis me em igrantë drejt Italisë…/ Këngëtarja Aurela Gace: ‘Një nga ata em igrantë, vetëm 14 vjeç, ishte edhe vëllai im ,me nje gomone mes detit , pa ditur…’

Si sot, 30 vjet më parë.
Anija “Vlora” u nis me emigrantë drejt Italisë… vetëm pak javë më vonë , Shqiptarët gjetën mënyra të tjera të “arratisjes ” .
Nisën të çanin detin gomonet, fuçitë e lidhura me litarë, ku shumë familje humbën në detin e thellë e më s’u panë.
Nisën të ngjisnin malet drejt Greqise, ku shumë djem e vajza nênash ,hu mbën edhe jetën nën acare e dëborë, duke kapercyer lumenj e , sigurisht edhe duke u dhu nuar nga u shtria .
Dukej se ky ishte shpëtimi .
Një nga ata emigrantë, vetëm 14 vjeç, ishte edhe vëllai im ,me nje gomone mes detit , pa ditur as rre ziqet që e prisnin, i ja doli deri në breg ,por mundimet e sakrificat i di vetem ai
duke e kaluar femijërine e adoleshencen i vetëm.
Ashtu sic ndodhi me shumë djem nënash qe u rritën mes shume sakrificash, e gjithmone duke parê mbas për familjen këtu, në Shqipëri( kur mbase edhe vetë nuk e mbushnin barkun) ata mendonin e mendojne akoma për familjet ,këtu.
Është kaq e dhi mbshme , jo vetëm çfare kaloi një brez i tërë që kerkonte ate, te “lulëzuarën” jetë prej e migranti, por edhe per familjet që u ndane me te dashurit e tyre ,vetem për një jete më te mirë se kjo që afronte ky vend i va rfer shumë.
Tani më thoni, a ka ndryshuar gjë nga dëshira për ti ikur pamundësisë për të përparuar? Për të marrë atë që meritojnë sakrificat?
Eshte e dielë pushim, diell, det, jetë !
Paçi një ditë te bukur miq.
Kurrë mos u dorezoni, edhe unë bashkë me ju.
Ditë më të mira edhe mund të vijnë!

Si sot, 30 vjet më parë.Anija ‘Vlora’ u nis me em igrantë drejt Italisë…/ Këngëtarja Aurela Gace: ‘Një nga ata em igrantë, vetëm 14 vjeç, ishte edhe vëllai im ,me nje gomone mes detit , pa ditur…’ Read More »

Br enga e një artisti…!/ A ju kujtohet ajo ngjarja tr agjike e ’97-ës në Vlorë…?! Ajo më e tm ershmja bëmë, jo historike po reale, e kohës së çm endurisë së madhe…?!

Nga Genc Demiraj

Br enga e një artisti…!
Shpesh herë ulemi me Petraq Stefanin për kafe, Peçon, se kështu i flasim. Jemi kolegë pune së bashku, por më parë jemi edhe banorë të një lagjeje. Pra njihemi prej një jete…! Është i heshtur, fjalëpak, i mbyllur në artin e tij të madh…! Piktor race, por nga raca e fisme e piktorëve vlonjatë ! Kështu ka qenë përherë Peçua, i heshtur e pa fjalë, gjuha më e zhdërvjellët e tij ishte piktura dhe aty ai i thotë të gjitha…! Janë të shumtë ata që e njohin artin e tij me botë, por ma merr mendja se janë të paktë ata që njohin botën e tij të shpirtit…!

Të shpirtit të tij të bërë c opë, qysh prej asaj ngjarjeje që co ptoj edhe shpirtrat e gjithë njerzorëve që e mësuan…! A ju kujtohet ajo ngjarja tr agjike e ’97-ës në Vlorë…?! Ajo më e tme rshmja bë më, jo historike po reale, e kohës së çmendurisë së madhe…?! Nëse se keni përjetuar, patjetër e keni dëgjuar e ridëgjuar më vonë të treguar si histori epike, legjende apo dhe sureale ! I sigurt jam, që edhe nëse e keni dëgjuar, e keni dëgjuar të mpirë, të tm erruar, të lo tuar, të fr iksuar, të r evoltuar…!

Nuk keni si e harroni, atë nusen e bukur në dritaren e shtëpisë me djalin gjashtë muajsh në gji, që po e ushqente, po e ledhatonte, po e përgëzonte, që po qeshte e lozte me të, po lumturohej me gëzimin e jetës së saj,… kur një krauuu…ca ci fla xhami, ca pika gj aku mbi fëmijën dhe një kl ithmë nëne : – Petraaaaq djaliiii…! Dhe kaq ! Mami Neta kishte rënë pa jetë mbi të birin që qante e qante dhe nuk kuptonte…! Një pl umb i tm errshëm kish përshkuar ty tën e një ar me të zezë, për të gjetur fat alisht në gjithë atë fa talitet të çmendur të atij viti të mbrapshtë, zemrën më të pafajshme të një nëne…!

Çm endurira…! Petraqi i rriti i vetëm dy djemtë e tij me shumë mund dhe sa krifica. Rrjedha e jetës e detyroi të bëhej më i fortë, por ngjarja e bëri më të heshtur, më të mbyllur e më pa fjalë…! U rrit i vogli i historisë së tr ishtë, aty mes rrugicës së lagjes dhe me shokët e rrugicës së tij, dhe si djemtë e famshëm të rrugës Pal, ai u bë i famshmi dhe i dashuri i rrugicës tonë…! I vogli i historisë, sot është tek të njëzetepestat, i vëllai pak më i madh, por br enga e baba Petraqit është që nuk po u gjenë dot një punë të përhershme…! Nuk mundet, nuk di se si dhe nuk di se ku t’ua gjej…! Edhe sot teksa pinim atë kafen e përditëshme, meraku i tij për djemtë ishte i madh…! Dhe meraku i një babai shpirt coptuar si Petraqi, një artisti fjalëpak e punëshumë si piktori ynë, është shumë herë më i përligjur…!

Br enga e një artisti…!/ A ju kujtohet ajo ngjarja tr agjike e ’97-ës në Vlorë…?! Ajo më e tm ershmja bëmë, jo historike po reale, e kohës së çm endurisë së madhe…?! Read More »

Pasardhësi i Skënderbeut nis peticion online: Netflix të bëjë një serial! Hollivudi nuk e mbajti fjalën!

Arbëreshi Loris Castriota Skanderbegh, pasardhësi i Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu ka iniciuar një peticion online për të xhiruar një film për Skënderbeun në platformën gjigande Netflix.

Ai shkruan se prej vitesh flitet për një projekt filmi hollivudian mbi të, por asgjë konkrete nuk është bërë.
“Mes shumë serialeve të disponueshme në Netflix, do ishte bukur të shihnim një të tillë të dedikuar për heroin e madh europian, duke pasur parasysh he roizmat e tij të jashtëzakonshme që janë një realizim i mrekullueshëm për veprën e tij.

Prej vitesh flitet për një projekt filmi hollivudian mbi të, por asgjë konkrete nuk është bërë. Le të shohim nëse një peticion do të mundë të tërheqë vëmendjen e rrjetit të njohur”, shkruan Loris Castriota Skanderbegh në llogarinë e tij në Facebook.

Pasardhësi i Skënderbeut nis peticion online: Netflix të bëjë një serial! Hollivudi nuk e mbajti fjalën! Read More »

Shëna Ndou i Padovës/ Mi steri i kishës së Laçit

Dikur Kisha e Laçit ishte një nga Kishat më të dashura, më të ndjekura.
Pastaj prej saj mbeti vetëm një shkëmb i lëmuar nga buzët e besimtarëve. Që lanë aty, mijëra lutje, dalë nga zemrat. Kështu shk ëmbi i th atë u kthye në simbol shprese e që ndrese. Pushteti ko munist i përdori të gjitha mjetet e mundshme për ta zhd ukur nga kujtesa e shqiptarëve atë vend të sh enjtë. E nga zemrat, njërin nga She njtorët më të dashur të botës së kr ishterë.

Por as propaganda, as kërc ënimet, as po licët e ush tarët e rreshtuar, nuk qenë në gjendje ta ndalonin procesionin e gjatë, të vijueshëm të shqiptarëve që vit për vit, posaçërisht më 13 qershor, shkonin për të nderuar kujtimin e Shenjtit e për të kërkuar ndihmën e Tij.
Studiuesit e kësaj dukurie të pashembullt në mes të terrorit të Shqipërisë ko muniste, ende nuk kanë arritur ta shpjegojnë këtë mi ster: një regjim gjakatar thyhej përballë një Shenjti. E edhe përballë vullnetit të popullit, për ta dëshmuar haptas besimin në një nga Shenjtorët më të njohur në historinë e Kishës katolike. Në atë dështim pa dyshim, ishte fryma hyjnore, që dukej e ridukej, me gjithë pushtetin e vet hyjnor, të papërballueshëm nga pushtetet tokësore, shprehur përmes mrekullive, të “Shenjtit të mrekullive”.

Një kishë e rrë nuar, gjithnjë në këmbë

Françeskanët erdhën në Shqipëri rreth vitit 1241, dhjetë vjet mbas ngjitjes në qiell të portugezit të shquar, që me kultin e Tij, u bë udhërrëfyes i shqiptarëve në udhën drejt Kri shtit. Ndërmjet disa Kishave kushtuar shenjtit, ndërtuan edhe atë të Shna Ndout, në Sebaste, kishë që u ngrit rreth vitit 1300 dhe u rr ënua më 1971. Në këtë kishë shërbyen shumë me shtarë, ndërmjet të cilëve, Atë Shtjefën Gjeçovi, i Lumi Atë Mati Prenushi, Atë Klement Miraj, Imzot Robert Ashta, Atë Zef Pllumi…

Sot kisha e bukur, e rindërtuar mbi kodrën e Laçit, pret e përcjell njerëz të gjitha besimeve, dëshmitarë mrekullish…

Një mrekulli, ndërmjet shumë të tjerave…

(Ritreguar sipas një dëshmie)

Në vitin 1981, një grup ush tarësh nga toga e Drojës mori urdhër të shkonte te kodra e “Shna Ndout”, në Laç, për të rrë zuar pjesën e mbetur të rre thimit. Të krijohej përshtypja se qeveria kishte fr ikë edhe nga rrë nojat. Ndërtesa qe she mbur në vitin famëk eq 1967, kur regjimi kom unist doli haptazi në shesh të mejdanit kundër Kishës. E, natyrisht, edhe kundër Shëna Ndout. Duel i he shtur i ar mës me uratën! Po më kot u mundua t’ua presë udhën bes imtarëve. Një frymë mi sterioze i tërhiqte aq, sa të përballonin deri di ktaturën, që nisi të shq etësohej seriozisht për këtë fe nomen. Prej këndej ush tarët e zonës morën urdhër t’i hi dhnin në erë muret e, me ta, të shl yenin përgjithmonë edhe kujtesën e ki shëzës e të Shëna Ndout.

Pasi e she mbën një pjesë të rrethimit, 32 ushtarët e togës mbetën, çuditërisht, të pa ralizuar nga mesi e poshtë. Ishte një fe nomen i pashpjegueshëm. Mbetën të ngrirë, aty, mbi mur, ku erdhën e i morën me shpejtësi. Nuk ishte më fjala për të zhd ukur ca gër madha. Duhej zhd ukur çdo gju rmë e një mrekullie të gjallë, të pr ekshme që, megjithë kujdesin e qeverisë, e si çdo lajm i nda luar, mori menjëherë dhenë. Pu shteti popullor i nisi disa prej ushtarëve të ngu rrosur për mjekime në Austri, për 6 muaj, ndërsa të tjerët, në Spitalin Us htarak të Tiranës.

Ushtarët u ngritën përsëri në këmbë pas shumë mjekimesh. Por gjithnjë me pasoja të dukshme. Fenomeni mbeti i pashpjegueshëm. Qeveria bëri çmos ta justifikonte ngjarjen, duke pohuar se ishte he lmim nga ushqimi, por kjo diagnozë nuk u provua kurrë shk encërisht. Historia mbeti, edhe sot e kësaj dite, e veshur me mis ter. E regjistruar ndërmjet shumë mrekullive të tjera, në kujt esën popullore. Sa mirë do të ishte të kujtohej dikush e t’i mblidhte mrekullitë e Laçit në një libër kushtuar Shenjtit, nga shqiptarët mirënjohës.

Marrë nga Radio Vatikani në gjuhën shqipe

Unknown

Shëna Ndou i Padovës/ Mi steri i kishës së Laçit Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com