Pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare, është bërë Klintoni dhe Hairi.
Hairi është gjyshi i nuses së Klitonit i cili e ka thirrur në këtë seancë ndërmjetësimi për t’i kërkuar 10 mijë eurot që ia ka marrë para 7 vitesh në këmbim të një toke.
Ajo tokë doli me probleme dhe Klintoni nuk ka as tokën dhe as paratë.
Klitoni: Unë kam sjellë gjyshin e nuses time se kam marrë një tokë tek ai dhe kam 7-8 vite që më gënjen për tokën dhe lekët nuk po mi kthen mbrapa.
Eni Çobani: Pse të gënjen gjyshi dhe pse vajtët tek gjyshi për këtë tokë?
Klitoni: Vajta tek gjyshi me nusen dhe fëmijët, hëngrëm drekë, biseduam e tha kam një tokë për të shitur.
Hairi: Nuk ka turp ai. Kur mori tokën time pa tapinë pa dhe vendin atje, pavarësisht se mua ma zuri çuni i xhaxhait, unë çfarë të bëja?
Klitoni: Çfarë faji kam unë, unë të kam dhënë lekët.
Hairi: Ti më kërkon lekët, me ke prishur me mbesën, nipërit, me çupat edhe me dhëndrin, o maskara.
Klitoni: Të kam dhënë 10 mijë euro.
Hairi: E ke parë tapinë? Ai mund të më nxjerrë nga shtëpia mua.
Klitoni: Po çfarë faji kam unë. O zotëri unë dua lekët.
Hairi: Çfarë lekësh, ku kam lekë të të jap unë ty?
Klitoni: Mua më pëlqeu toka, diskutuam për pazarin dhe ramë dakort për 10 mijë euro, pa dokumente, me mirëbesim sepse është gjyshi i nuses. Tani po bëj 8 vite që po pres dhe as lekë mbrapa as tokë.
Hairi: Ore çfarë leku do, çfarë toke do? Unë nga ty u detyrova ta hedh në gjyq në rrethin e Fierit dhe e fitova gjyqin.
Eni Çobani: Në momentin që këtij djali i tregove tokën, e kishe me probleme?
Hairi: Kur ia dhashë tokën këtij, me probleme ishte.
Eni Çobani: E dinte ky që ishte me probleme?
Hairi: Jo nuk e dinte.
Ardit Gjebrea: Po pse nuk ia the ti? Të dha 10 mijë euro.
Hairi: Ia dhashë sepse e dija që kisha tapinë.
Ardit Gjebrea: Po ato 10 mijë euro çfarë i bëre?
Hairi: 10 mijë euro ikën, ne fukarenj, jo i hëngra, jo bridh nga gjykatat. Po bën që në vitin 2013 kjo punë. Djali i xhaxhait tim humbi në Gjykatën e Rrethit të Fierit, fuste gruan e thoshte që ky më kërcënon, ky më rreh, më bën këtë, këtë. Më morën në komisariat zbathur, në gënjej jam burri më i poshtër.
Takimi 4 minuta e Anës me Edisonin një nga djemtë e rinj në Përputhen në Top Channel, ndezi de batin në studio.
Ana tha se takimi i la shije të mirë dhe Edisoni është një djemtë më të pjekur që ka pasur takim të paktën për nga mosha.
Duke përmendur moshën Mevlani ishte i pari që reagoi duke thënë se vajzat gjithmonë sa herë vijnë të rinjtë i hedhin poshtë “ të vjetrit”.
Debati kulmoi më vonë me deklaratën e Arbrit i cili më herët ka pasur dy takime me Anën, kur tha se Ana i ka propozuar atij të dalin çift nga emisioni.
D ebati:
Ana -Mevlanit: Hedh kunja gjithmonë, më lër ore të flas. Ja kjo është që ti ke moshën Mevlan dhe s’di të sillesh.
Arbri: Ti mendon që pjekuria lidhet me moshën?
Mevlani: E ka me kilometrat kjo.
Ana: Pse grricesh kot?
Arbri: Mos prit nga mua të kesh reagimi nga unë, je arrogante vlerësim të tepruar për veten. Skam asnjë lloj interesi ndaj teje nëse sillesh këtu. Më ke thenë pse s’tregohesh xheloz, dhe prandaj se bej se s’jam interesuar. Je arrogante.
Je një nga ato vajzat që ke akuzuar Andin për dyfytërsi por je vete.
Ana: Bravo të qoftë.
Arbri: Ti kur ishim te ‘Shiko Kush Luan’ më ke kërkuar që të dalim çift nga ty. Mohoje po deshe.
Ana : A je i sigurt që t’i kam thënë unë këto, të të vijë turp që thua këto, vetëm sepse unë s’të zgjodha.
Arbri: Te Luana kur kemi në vallëzim ca më ke thënë, mohoje po deshe.
Ana: Se pranoj një gjë që se kam thënë.
Arbri: Ke kërkuar të më përdorësh. Unë e kam shoqëruar dhe në shtëpi me makinë dhe më ka thënë dua të dal çift me ty.
Ana: Kjo Bora është paturpsi. Kur meshkujt nuk marrin atë që duan. Arbri i kam thënë që kemi kimi bashkë, por kur e lashë pa takime e pashë që s’kisha reagim nga ai.
Arbri: Nuk je në listën time, s’je ti ajo që unë meritoj.
Dropulli, një zonë në Shqipëri ku prej vitesh jeton pakicë etnike greke, është bërë shkas për një debat publik mes gazetarit të njohur Marin Mema dhe deputetes së PS-së, Artemis Malo.
Ky vend ishte në qendër të episodit të fundit të ciklit të dokumentarëve “Gjurmë shqiptare” nga Mema, i
Ajo ka reaguar ditën e djeshme ndaj emisionit, me ofendime dhe akuza ndaj Marinit, të cilin ndër të tjera e quan pseudo-patriot dhe i bën thirrje të ndalë me ato që ajo i konsideron “pseudo-analiza”.
“Qetësohu shoku patriot, gazetar, propagandues, apo çdo rol që të pëlqen të marrësh!!! Ne jemi NJË, e do të jemi edhe më të lumtur pa ty në ekran! Përgjegjësisë ligjore nuk do t’ i shpëtosh!! Më të qetë dhe më të bashkuar pa turpe si ty!! Mollët e sherrit që lëshon, nuk kanë asnjë sens pozitiv! Zgjidh një mënyrë më të ndershme të pasurohesh e të bësh famë!! Nuk bëhet me kamera të fshehta, qytetarëve të moshuar, as me hulumtime me persona me konflikte personale interesi, e as me ty që ke guxuar të na mbash gjoja flamurin dhe shpatën e atdhetarizmit në emrin tënd! Mos u bë hero prej letre pa nevojë! Ne jemi të uritur për butësi në një botë ku ka gjithçka me bollëk. Ne jemi të varfër në këtë ndjenjë që është si një përkëdhelje për zemrën tonë. Kemi nevojë për drejtësi dhe ndershmëri!! Patriotizmi është një dashuri e shenjtë por dhe bujare që nuk kërkon asgjë më shumë sesa të kuptohet dhe vlerësohet- ka shkruar Malo në statusin e saj.
Kjo deklaratë nuk është lënë pa një përgjigje nga Marini, i cili po ashtu shkruan në rrjetet sociale se gradat e deputetes, “vlejnë sa një sufllaqe” dhe se shkrimi kundër tij i ngjason “hartimeve për klasën e 5-të”.
“Nuk më pëlqen tu kushtoj rëndësi atyre që shesin dëngla pa lexuar e pa ditur, pa njohur e kuptuar, pa shfletuar e menduar, por kur këta i paguajmë me taksat tona e kam të vështirë të hesht.
Sapo lexova një hartim nga një zonjë deputete e Kuvendit të Shqipërisë e cila qënka shqetësuar për dokumentarin e transmetuar dje për Dropullin. Por pse vallë ?
Hartimi i shkruar dhe i përgatitur keq si një poezi patetike e klasës së pestë nuk merret me faktet, por me mua personalisht. Ti tregon ujkun, por zonja deputete merret me gjurmët. Ti tregon dokumentat, por zonja deputete nuk i përmend fare. Ti i mëshon bashkëjetesës, por zonja deputete bën sikur nuk e dëgjon. Ti i mëshon mikëpritjes dhe zemrës së mirë të asaj zone, por zonja deputete e anashkalon. Pse o zonjë deputete ? Cfarë të frikson nga ato dokumente ? Nuk ju pëlqejnë ? Nuk ju pëlqeu mesazhi se ne jemi e do të jemi bashkë siç kemi qenë gjithmonë ?
Cfarë interesi fshihni ju si deputete e asaj zone ? Përse në hartimin tuaj të klasës së pestë nuk përmendni edhe historianët e nderuar që folën në dokumentar ? Janë të dy profesorë dhe jo si shumë prej jush që gradat ju vlejnë sa një sufllaqe… Pse merreni me mua personalisht dhe jo më të dhënat ? Pse nuk ju pëlqen fakti që në Dropull jetojnë familje me mbiemrin Gjini, Gjoni, Nika, Bardhi, Progoni etj etj… Ku është e keqja ? Pse duhet patur frikë për ta thënë diçka të tillë ? Urdhëroni e hidhini shkencërisht poshtë këto fakte dhe lërini hartimet… Faktet janë fakte ! Unë kam sjellë thjesht faktet. I hidhni dot poshtë ? Sigurisht që jo !
E nderuar deputete unë nuk kam kohë për hartime. Nuk i bëj fresk askujt përveç vendit tim, nuk e shes vendin tim dhe as interesat e tij. Po ju zonjë si do të paraqiteni “nesër” balltazi qytetarëve të Gjirokastrës , Libohovës, Nepravishtës e Lazaratit, Tepelenës e Memaliajt, Përmetit madje edhe Dropullit, ballë të gjithë shqiptarëve të ndershëm në ato zona ? Si do të paraqiteni me hartime të tilla e mbi të gjitha mendime antishqiptare ? Si do tu thoni se keni sulmuar një gazetar që nuk bëri asgjë më shumë se të thotë të vërtetën. Thjesht të vërtetën zonjë. .Thjesht të vërtetën. E vërteta nuk mbulohet me “like” politike ju siguroj. ‘Like’ politike janë të rreme.
Ju personalisht nuk keni kuptuar asgjë nga ky dokumentar, mesazhi i të cilit ishte se ne jemi e do të jemi bashkë, në një udhë të përbashkët, me probleme e halle të njëjta dhe sigurisht nuk Ju lejoj ta keqpërdoni këtë mesazh. Janë fakte që bashkojnë zonjë, jo fakte që ndajnë. Kështu nuk i shërbeni askujt përveçse kultivoni ndasinë.
Nëse nuk e keni kuptuar. Atëherë rishikojeni. Urrejtja ju ka zënë arsyetimin. Ky dokumentar ishte në respeskt të banorëve të asaj zone që ju po përpiqeni ta përçani për arsye politike.
Ndoshta më e mira do të kishtë qenë të heshtnit e të mos përpiqeshin më këtë hartim patetik të tërhiqnit vëmendje për të kapur 7 vota më shumë.. Jo për gjë, por ato 7 vota që po kërkoni ti fitoni te ndonjë ekstremist a antishqiptar, JU personalisht do ti humbni të shumëfishuara tek shqiptarët e vërtetë ata që kombin nuk e kanë parti dhe as ngjyra interesash. Mua nuk më intereson aspak partia juaj zonjë dhe as partitë kundërshtare tuajat, mua më intereson e vërteta e kombit tim. Kaq dhe asgjë më shumë. Më intereson ta bëj punën time me korrektësi e vërtetësi pa u shitur e blerë, pa u përdorur si leckë nga askush.
Nëse nuk keni parë kurrë investigime ju ftoj ta bëni më shpesh sepse ka mjaftueshëm në mediat ndërkombëtare. Bëjeni se do kuptoni sa marrëzi keni shkruar. E vërteta ndihmon, afron, ngre ura të forta bashkëjetese dhe nuk lejon që urrejtja e mbjellë nga ekstremistë si JU të cënojë të ardhmen e përbashkët. Mos mbillni urrejtje zonja deputete sepse deformimi pikërisht këtë bën. Kushtojuni më shumë vëmendje zones tuaj dhe halleve të banorëve të saj.
PS : Mgjth diçka e arritët… Më bëtë t’ju njihja sepse nuk ju identifikoja për deputete. Ndoshta sepse mandatin e deputetit nuk e keni përdorur kurrë për hallet e zones në foltoren e kuvendit. Tani ju njoha. Suksese zonja e hartimeve“, shkruan Mema në përgjigjen e tij.
Dokumentari i fundit i gazetarit Marin Mema në lidhje me historinë e Dropullit ku gazetari tregon me dokumenta dhe me ndihmën e dy profesorëve që në Dropull jetojnë familje me mbiemrin Gjini, Gjoni, Nika Bardhi etj, ka ngjallur reagime të shumta.
Pas deputetes socialiste Artemis Malo, këtë herë është studiuesi Panajot Barka i cili i kundërvihet gazetarit, duke shkruar se Marin Mema cënoi identitetin e banorëve grekë të Dropullit dhe gjithë Shqipërisë.
Sipas tij, është e papranueshme që gazetari të shkojë me kamera të fshehta dhe të provokojë pleq e plaka, ndërsa shton se pjesë e mashtrimit është bërë edhe studiuesi Pëllumb Xhufi, i cili ka abuzuar me titullin e tij.
Shkrimi i plotë i Panajot Barkës:
Të shtunën me 16.01.2021, emisioni televiziv “Gjurmë shqiptare” me autor M. Mema në kanalin “Top Channel”, iu referua etnogjenezës dhe historisë së banorëve të Dropullit në rrethin e Gjirokastrës.
Nuk kam asgjë personalisht me autorin. Aq më tëpër që prinderit e tij i kam miq shumë të mirë. Dhe jemi miq të mirë se ata reflektojnë një kulturë kulturë perendimore, tolerance, respekti, bashkejetese e bashkëpunuese, pavarësisht dallimeve cilatdo qofsin. Një karakteristikë që e dalloi dhe e dallon këtë pjesë të jugut të sotëm të Shqipërisë shekuj me radhë dhe para të cilit jemi të detyruar të përulemi me respekt të thellë.
Emisioni cenon kontratën historike të bashkëjetesës, të barazisë, të të drejtës së identitet.
Autori Mema, mund të shpallet “hero” në mbrojtje të ideve të veta kombëtare. Nuk përbën asnjë problem. Përkundrazi! Eshtë në të drejtën e tij!
Por është e patolerueshme që ai të abuzojë në emër të këtij misioni dhe të trazojë në menyrë të njëanshme të vërteta shekullore, të cenojë integritetin e historisë dhe të identitetit të banorëve grekë në zonën e Dropullit dhe të grekëve në përgjithësi në Shqipëri.
Në planin e përgjithshëm. Mema edhe një herë manifeston frikën e shumicës nga pakica dhe angazhimin e madh për të gjetur “armiq” nga kundërvenia me të cilët të mund të evidentojë vetën dhe ata që përfaqëson.
Në planin etik dhe profesional. Për një temë të tillë të rendësishëm, autori është i detruar t’i referohet edhe palës tjetër. Aq më tëpër kur ajo përbën pakicë dhe detyrimi për të promovuar mendimin e saj, përbën normë të civilizimit perendimor. Pra, autori duhet të ballafoqonte idetë e tij me ato të përfaqësuesve të vërtetë të historisë dhe kulturës së Minoritetit Komëbtar në Dropull.
Dhe të tillë Dropulli ka më shumë se çdo krahinë tjetër e Shqipërisë. (Nëse me 1927 Gjirokastra kishte më shumë të diplomuar me universitet se e gjithë Shqipëria së bashku, rezulton se në masën 70% ata i përkisnin identitetit grek. Ndërsa në kohën e diktaturës nga krahina e Dropullit kontribonin në pjesët e ndryshme të vendit mbi 1830 kuadro me shkollë të lartë.)
Pra, në një zonë me një kulturë kaq të lartë dhe të njohur brenda dhe jasht vendit, autori nuk kërkon mendimin e tyre të kualifikuar, por në menyrë fyese, denigruese dhe të ulët, shkon nëpër fshatra malore me një kamerë të fshehtë dhe tinëzisht regjistron duke provokuar disa pleq e plaka, pa u prezantuar dhe pa treguar qellimin!!! Në vijim shkeput gjysëm deklarimet e tyre dhe i përdorë në menyrë abuzive si argumente shkencore e historike në favor të idesë së tij. (!!)
Së dyti. Abuzimi me faktet historike. Shtrembërimi i realiteteve historike e shoqërore dhe përdorimi i “titujve akademikë” për të qenë bindes, nuk përbën thjesht propagandë denigruese, por edhe shkelje të të drejtave identare dhe akt i denueshëm ligjerisht (!)
P.sh. Argumentin e vetëm që përdorë autori i emisionit për të vërtetuar se grekët janë të ardhur në Dropull shumë vonë, (pas shekullit XVIII) e servir nëpërmjet Pëllumb Xhufit. Ky, duke abuzuar me titullin e vet, shtrembëron në mënyrë absurde dokumentin e Kronikës së Dropullit. Sipas referencës së Xhufit, kronika thotë se Dropullitet erdhën në trojet e veta aty nga shek XVIII-XIX.
E vërteta e historisë që fsheh kronika e Dropullit
Në fakt, kronika, është shkruar nga dropullitet në fillim të shek. XVIII. Qëllimi ishte, që në kuadrin e ideologjisë neo-ilumniniste helene, të shkruanin e të përcaktonin historinë e gjenezës së tyre dhe ngjarjet historike që pasuan, deri në pushtimin otoman. Kronika e vlerësuar nga Pouqeuville si dokument me shumë saktësi, tregon se
Dropullitet janë pasardhës të dy fiseve të mëdha athiniote. Këto dy fise me nga dy mijë anëtarë se cila, u dëbuan nga Athina pas Luftës së Trojsë, me akuzën se ndihmuan Thisean për rrembimin e parë të Helenës së bukur. U vendosen në luginën e këtueshëm të pabanuar të cilës i dhanë emrin Dhriinopolis, për shkak të pyjeve të shumtë me vallanidhja.
Dhe lumin që e përshkonte, Dhrinos. Kryeqendrat e parë të tyre, përcakton kronika, ishin aty ku bashkohet edhe sot Vjosa me Drinon, mbi i Leklin e sotëm. Aty ku në shkeullin IV m.Kr. u themelua peshkopata e parë e perandorisë romake lindore të krishterimit, më vonë bizantit. Më vonë u shtrinë drejt Jugut duke arritur deri në liqenin e sotëm të Zharavinës dhe Pogonin.
Me vperimtarinë zhvilluese të tyre që me themelimin e në vijim lidhen shumë toponime që arrijnë deri në ditët tona si Zoillos-Zhulati i sotëm, Homili-Humelitsa, Gardhion – (G)Kardhiqi, Sohakos – Suha, Ariskon – Αrinista. Litavonion-si ndërtoi qytetin me të njëjtin emër, diku pranë Labovës së sotme dhe Saronas ndërtoi për nder të të atit të vet Gorani qytetin Goranopolis Vrahogoranxinë e sotme. Tre pasardhes nga fisi Litavonion, Argjyri, Hrysodhallo dhe Kolloris, ndërtuann në shek VI m.Kr tri qëndrat –qytete të tyre: Argjyrokastron Hrysodolin dhe Kolloritsinë që egzistojnë ende me të njejtin emër.
Në Luginën e Dropullit, sidomos në qendrën e saj ivestuan mbreter e perandorë. Pirrua në Jerma dhe themeloi Antgoneian, Jul Çezari që ndërtoi në trekendeshin Sofratikë, Antigoneia, Melani, Adriani mbi qytetin e lashtë helen të Sofratikës që pas viteve 1980, kur qyteti u zbulua rastesisht, mori emrin Hadrianopolis, Justiniani që investoi po në të njëjtin trekendesh. Tiverios Konstantinos, (574-582), Kostandinos Pogonatos (641-668), që pagëzoi me emrin e tij Pogonin e sotëm, Andronikos, Aleksios Komninos (1081-1118), Andronikos B’, (1282-1328) etj.
Në luginë e Dropullit gjenden ende të pazbuluara rreth 15 qytete antike helene, ashtu si edhe toponimi SELEIO, emri i fshatit sot, i cili rruan me fanatizëm dhe me ortografi emrin nga e ka prajardhjen emri i Elladhes-Greqisë!
Mashtrimi i dytë i madh i Xhufit lidhet me referencën (në mendjen e tij) të një letre që gjoja aty nga mesi i shekullit të XIX banorët e Pogonit i kërkonin Patriarkanës të dërgonte aty një prift shqiptar pasi nuk e donin priftin grek që u kishte dërguar !!!
Pak seriozitet profesor edhe kur mashtron! Së pari priftërinjtë shuguroheshin nga Peshkopata (e Dhrrinopolit për Pogonin) dhe ishte çeshtje e enorisë dhe jo e episkopatës aq me keq e Patriarkanës. Së dyti, dihet se ne këtë kohë që flet profesori, Kurt pasha që ndiqte Ali Pashën, varri tetë proftërinj grekë të Pogonit se fshehën Ali Pashën dhe ai, kur u bë pasha u fali si shpërblim toka dhe kishën e famshme të Sopikut. Së treti, Mesha e parë në gjuhën shqipe shenohet në vitet 20 të shek XX dhe nuk ka asnjë lidhje me Dropullin e Pogonin e as me Zagorinë.
Problemi i “origjines” arbnore të mbiemrave dhe emrave në Dropull.
Autori Mema therret për këtë në nmdihmë profesorin e nderuar dhe studiuesin e njohur të P. Otomane Ferit Dukën. Por edhe profesori, mëgjithë respektin e madh që kam personalisht dhe bashkëpunimin e ngushtë, kur është dashur, bën disa lapsuse.
Së pari. Me 1431 që u bë regjstrimi i parë otoman, i cili përcakton sipas autorit të emisionit aktin përfundimtar të pushtimit, Dropulli vazhdonte rezistencën që zgjati deri me 1456 dhe sipas disa burimeve të tjera deri dhe pas vdekjës së Skendërbeut.
Së dyti. Regjistruesit turq, bënin regjistrimin duke i përshtatur emrat menyrës së vet të shqiptimit, që presupozon së paku heqjen e s-së fundore. (Këtë kanë bërë dhe në të gjithë Greqinë, apo dhe në Bullgari, Vllahi etj. Çfarë ndodhi në Shqipëri?! U ruajtën deri sot trajtat e P. Otomane në onomatologji dhe ato u konsideruan në vijim si identitet shqiptar. Për analogji. Personalisht në gjendjen civile emri im i regjistruar sipas kësaj tradite është “Panajot” dhe jo “Panajotis”. Kjo nuk do të thotë se unë i përkas kombësisë “arbërore” madje edhe pse flas e shkruaj shumë mirë shqip.
Së treti. Dihet përgjatë pushtimit Otoman kishte lëvizje të shumta njerëzish, grupesh komunitetesh nga njëri cep te tjetri. Kjo ishte e theksuar sidomos në zonën e Epirit. Dihet gjithashtu se pas vdekjes së Skendërbeut dhe me inspirimit e Venedikut me mijra të krishterë katolikë erdhen në bregdet dhe në Dropull për t’i bërë rezistencë pushtimit otoman. Më vonë Ali Pashë Tepelena mburej se ushtria e tij përbëhej kryesisht nga ushtarë të ardhur nga veriu. Nga këta, të gjithë ata që mbeten këtu, u asimiluan fillimisht nga pikëpamja fetare dhe pastaj, kur erdhi momenti i ngjizjes etnike, edhe etnikisht, në grekë, ashtu siç ndodhi edhe e kundërta.
Paraardhësit tanë ishin më të civilizuar se ne sot.
Pra, paraardhsit tanë, që në atë kohë ishin me botkuptim civil me të zhvilluar dhe më të paparagjykuar se ata që kërkojnë t’u bëjnë historinë sot.
Po ashtu, nuk duhet abuzuar me raste emrash me prejardhje sidomos fetare, të cilat paraqesin të njejtin formë në të dy komunitetet, të konsiderohen ato apriori me logjikjën e shumicës. Ose të shtrembërohet realiteti si në rastin e Martinit, Nikës etj.
Këto zotërinj bashkëpjesëmarrës në prodhimin e një dokumentari denigrues për pakicën etnikisht greke, janë fakte dhe realitete të cilat kërkojnë thjeshtë integritet shkencor, moral, etik dhe kulturor brenda logjikës së bashkëjetesës harmonike në këto rajone, se vetëm kështu ndihmojmë përparimin tonë.
Një situatë e pazakonte është krijuar në puntatën e sotme në “PërPuthen” në Top Channel, ku Fationi dhe Erisi, djali i ri që i është bashkuar emisionit, u përfshinë në një ko nflikt.
Gjithçka nisi pasi Lediana kërkoi të largohej nga emisioni, ndërsa Erisi mori fjalën, duke thënë se shkak për këtë janë bërë pikërisht ofendimet dhe injorimet që ajo ka marrë nga konkurrentët e tjerë, duke përmendur Melisën.
Por ai u kundërshtua nga Fationi dhe mes tyre nisi një de bat i fortë.
Por në një moment, Fationi u ngrit nga vendi dhe shkoi në drejtim të Erisit, ndërsa të gjithë djemtë e tjerë u ngritën për të mos i lënë ata që të përfshiheshin në një ko nflikt fizik, ndërsa transmetimi u ndërpre.
Tema e sotme në rubrikën “Trotuar”, në “E Diell” në Top Channel, ishte seksizmi.
Diskutimet në studio ngjallën d ebate të forta mes të ftuarve.
Të ftuarit folën për paragjykimet dhe shkeljen e të drejtave për shkak të seksizmit. Gjatë momentit kur Bledi Mane po fliste, Ana 1 e Për’puthen e kundërshton: “Pse kur i thonë femre ti je ku**ë rëndohet, kur i thonë një mashkulli ti je kur*** ai i bie gjoksit dhe thotë po unë jam?”
Po kur i thonë një mashkulli është i paaftë në shtrat, direkt e quajnë homoseksual, përgjigjet Bledi me pyetje
“Është tjetër gjë ajo, më thuaj çfarë po të pyes. Më jep përgjigje”, këmbëngul Ana.
Në debat përfshihet edhe Kleoniki Delijorgji: “Je duke folur gjysmë ore, sikur je paguar të na çash kokën”, i drejtohet Manes.
Sipas Kleonikit, sistemi në Shqipëri është shmë seksist: “Femrat janë rritur në një sistem që janë mësuar që të vogla të krahasohen me njëra-tjetrën, janë rritur nga mamaja që ti duhet të rritesh të kesh një burrë me lekë, të jesh kështu se mos të le ai…
Gjithandej është i pranishëm seksizmi. Por në Shqipëri është shumë më e thellë. Por thjesht këtu lejohet, është diçka normale, e bëjnë dhe në ekran. Në televizionet shqiptare është e zmadhuar”.
Bledi Mane debaton edhe me Keonikin: “Gjatë monizmit kishte një barazi të frikshme të dy gjinive. Nuk paragjykoheshe se je femre apo mashkull. Ti po flet kot për një periudhë që nuk e ke jetuar”.
Debati bëhet personal kur Bledi i thotë Kleonikit: “Nëse do të isha në jurinë ku ti ke fituar çmimin, unë do të ulja 5 pikë nga mënyra si komunikon. Ju femrat doni të jeni të barabarta me meshkujt, por kur ju sulmojnë thoni ky është seksizëm”.
Ndërkohë, Ana përmend një nga rastet e seksizmit: “Kam qenë duke parë trotuarin dhe një nga prezantueset, më pëlqeu thashë sa femër e artikuluar. Dhe një shoku im tha e kanë marrë sepse thjesht është e bukur“.
Puntatën e sotme në emisionin “Përputhen” në Top Channel, u transmetua takimi romantik mes Ledjanës dhe Mevlanit, një takim që solli shumë debat në studio.
Shkak për këtë është bërë fakti se Ledjana tha në takim se ajo nuk pranon puthje e përqafime, deklaratë kjo që preku Melisën.
Ajo u emocionua, ndërsa tha se është komentuar gjithmonë në studio për veprimet e saj, duke theksuar me forcë: “do përqafohem dhe do puthem sa të më dojë qejfi”.
Biseda
Ledjana: Unë nuk përmenda emër
Melisa: Po unë jam përqafuar e puthur në takime.
Ledjana: Po të dogji mbaje.
Melisa: Po normal që më djeg, po mjaft përmendët të tjerët në takimet tuaja se latë nam.
Ana: Nëse prekesh mos vepro ashtu.
Melisa: Po ça të duhet ty.
Ana: Po mbaj përgjegjësi për veprimet e tua.
Melisa: Ju nuk dini të bëni meshkujt për vete, mos flisni për Melisën.
Ana: Nuk ke pse prekesh.
Ledjana: Unë nuk përmenda emër.
Melisa: Unë jam përqafuar me ty Mevlan dhe normal që do reagoj. Pse nuk përgjigjet me kë e ka?
Mevlani: Pse të të tregoj ty?
Melisa: Po unë isha, kush ishte përqafuar me ty?
Mevlani: O Zot…
Melisa: Unë vetëm jam komentuar këtu, më kanë bërë edhe vajzë rruge, se jam përqafuar që ta dini mirë, unë do përqafohem sa të dua
Ana: Po përqafohu mi.
Melisa: Jam lënduar, nuk më p las për komentet jashtë, po e keni seriozisht?
Ditën e sotme kreu i qeverisë ishte në veri të vendit në disa zona të përmbytura nga reshjet e dendura të shiut që prej disa ditësh kanë përfshirë vendin.
Por në postimet e tij në Facebook ka pasur disa komente kundër dhe me ironi.
Ndërkohë që nuk ka munguar përgjigja e kryeministrit me ironi, batuta, por edhe direkte duke shigjetuar PD-në.
Akuzat nga politika kanë qenë të shumta, qeveria që thotë se situata sot është më shumë herë më e mirë krahasuar me atë që ndodhte me përmbytjet përpara 2013, ndërsa Lulzim Basha i kërkoi Edi Ramës, që të heqë dorë nga propaganda dhe të marrë masa emergjente.