Kryeministri Edi Rama mori sot në mbrojtje pronarin e Report Tv dhe bashkëshorten e tij duke kritikuar Presidentin për sulme ndaj çiftit mediatik.
“Sulmi skandaloz i Ilir Metës mbi Alba Malltezin, bashkëshorten e Carlo Bollinos, është një tjetër zhytje e presidentit të republikës në bozën e vulgaritetit, brutalitetit, antishtetit!”, thotë Rama në një deklaratë që bëri publike pak më parë.
Ndërsa i drejtohet plot mllef Metës, kur shton: “Çfarë dreqin do akoma nga Shqipëria ky njeri që ka marrë më shumë se kushdo në historinë e saj!”.
Duke iu rikthye italianit Bolino dhe gruas së tij, Rama thotë se Meta nuk duhet dhe nuk mund të kërkojë llogari për paratë e tyre.
“I vetmi faj i Alba Malltezit dhe Carlo Bollinos është se i shërbejnë publikut me kurajon e me profesionalizmin e tyre dhe Ilir Meta është i fundit shqiptar në planet që mund t’i kërkojë hesap kujtdoqoftë, jo më Albës e Carlos, për si i sigurojnë të ardhurat e tyre! Çfarë katandie!” /noa.al/
Përditësim/ Reagon Presidenca
“O Buburrec Trendi, a janë anëtarë të “Rilindjes” z.Alfred Peza dhe z.Sadri Abazi?
A është z.Peza, Sekretar i PS për Mediat apo e ke shkarkuar?
A është z.Abazi deputet i PS apo e ke përjashtuar?
Nëse pyetjet dhe email e tyre ti i konsideron sulme dhe nëse të ka mbetur një fije morali: Shkarkoji urgjent nga detyrat që u ke ngarkuar dhe kërko falje publikisht!
Mos e mbaj Malavitën nën shantazh të dyfishtë!
Dhe as mos na ço më korrierët e tu, e di mirë ti se kush janë, për të na dhënë të tjera materiale demaskuese! Na mjaftojnë ato që kemi!
Rrit testimet për COVID-19 dhe jo PPP-të për oligarkët dhe veten tënde se po vdesin njerëzit rrugëve.
ILIR META është PRESIDENTI I POPULLIT🇦🇱 dhe jo i oligarkëve, banditëve dhe shqiptarofobëve.
Sosi uji i gamiles tënde o Mister 1 Prilli!
KTHEHU URGJENT TE 5 QERSHORI, NDRYSHE ORA E PËRBALLJES PO AFRON! 💪🇦🇱”
Kreu i qeverisë shkruan se Meta nuk ka lidhje me respektimin e Kushtetutës, pasi i ka dhënë për vetëm 8 orë parasaportën shqiptare një futbollisti afrikan, në një kohë kur ai ishte nën akuzë për falsifikim dokumentash.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar çështjen e shumë diskutuar të ditëve të fundit, atë të shpërndarjes së nënshtetësive shqiptare nga presidenti Ilir Meta. Në rrjetet e tij sociale, kreu i qeverisë shkruan se Meta nuk ka lidhje me respektimin e Kushtetutës, pasi i ka dhënë për vetëm 8 orë parasaportën shqiptare një futbollisti afrikan, në një kohë kur ai ishte nën akuzë për falsifikim dokumentash.
“Ilir Meta ka lidhje me Kushtetutën sa ç’ka lidhje me Topin e Artë ai futbollisti shqiptaro-afrikan që mori pashaportën për 8 orë nga Iliri, ndërkohë që ishte nën akuzë në Shqipëri për falsifikim dokumentash! Të dy bashkë po, e kanë një lidhje: I kanë bërë gol me kokë drejtësisë!,”-shkruan Rama.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë dhe të rejat në zyrat e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kryemadhi iu përgjigj edhe deklaratës së Ramës.
Monika Kryemadhi tha se Rama, me zullumet që vazhdon të bëjë, do të digjet në fund në tiganin e shqiptarëve.
“Edi Rama të vazhdojë me këto zullume që bën. Le të vazhdojë, se te tigani i shqiptarëve do digjet”, shprehet Kryemadhi.
Kryeministri Edi Rama ishte sot në Farkë, në familjen Qordja, ku u dha çelësin e banesave të ndërtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar. Atje ai deklaroi se opozita I është qepur me tigan e peshk.
“Aaa, ishte tigani…Në këtë pikë i dashur ne socialistët dhe ju demokratët kemi të njëjtin hall me këta të tiganit. Këtu na bashkon halli. O ju, o ne na qepen me tigan në dorë dhe thonë duam peshk. Ky është halli i përbashkët që do ta zgjidhim besoj. Ky është helmi i përditshëm. I dinë njerëzit budallenj, por nuk i hanë këto lloj karremash për të përfunduar në tiganin e Monikës.”-tha Rama.
Edhe pse javën e kaluar teksa po futej në Kuvend është gjobitur për shkak se nuk kishte maskë, deputeti Kujtim Gjuzi vazhdon të këmbëngulë se nuk e njeh Aktin Normativ dhe nuk do ta mbajë maskën
Ai tha sot në Kuvend se mjekët nuk e rekomandojnë atë në ambientet e hapura.
Deputeti Kujtim Gjuzi ditën e sotme në senacën plenare është shprehur kundër mbajtjes së maskës.
“Unë kam marrë një gjobë nga policia e shtetit, nuk e kam refuzuar, por nuk mund të njihen vendimet e kryeministrit kur nuk vijnë në kuvend, protestoj me forcë”, tha Gjuzi.
“Kam refuzuar ta mbaj. Kujtim Gjuzi nuk e mban maskën pasi sipas mjekëve në Akademinë Kombëtare të Shkencave nuk këshillohet në ambiente të hapura, në ambinete të mbyllura po”.
“Unë nuk do ta mbaj në ambiente të hapura dhe të mbyllura maskën,” u shpreh Kujtim Gjuzi, për debatin nëse maska duhet mbajtur apo jo në rrugë, ose ambjente të tjera.
Edi Rama thotë se Ilir Meta ka dalë nga shinat e funksionit të tij si kreu i shtetit, një ditë pas deklaratave se mazhoranca është një organizatë kr.iminale.
Në një deklaratë për mediat, Rama tha se Meta “ka vendosur veten dhe institucionin në dispozicion të një force të deg.raduar sic është partia prej së cilës ai vjen dhe drejt të cilës ai shkon”.
Keni një koment për deklaratën e Presidentit Ilir Meta i cili e quajti maxhorancën organizatë kr.iminale?
Rama: Është vërtet fat.keqësi që përshkallëzimi i dh.unës verbale dhe i ma.rrëzisë nga ana e Ilir Metës po ndodh shumë përpara kohe në një kuptim, nuk e di ku do shkojë kaq herët sa ka filluar, sepse nuk është hera e parë, por realisht është shumë e tu.rpshme shumë sekëlldisëse për të gjithë ne që të kemi një individ në zyrën e presidentit që faktikisht ka dalë komplet nga të gjitha shinat e funksionit të tij dhe ka vendosur veten dhe institucionin në dispozicion të një force të degraduar sic është partia prej së cilës ai vjen dhe drejt të cilës ai shkon.
Kryeministri Rama pas daljes së kreut të opozitës, Lulzim Basha në konferencën e ditës së sotme.
Permes një postimi në Twitter, Rama tha se Basha vazhdon të ngatërrojë investimin privat me atë shtetëror me 29 Euro për ton.
“Sipas Lulëzimit nuk duhen paguar plehrat që shkojnë në Sharrë po duhen bërë mal me re helmi mbi Kombinat! Vazhdon të ngatërrojë investimin privat me pagesën 29€ për ton nga shteti, kur në Europë shtetet paguajnë deri 150€ tonin për të njëjtën gjë! Çfarë mjerimi ky debat absurd!”, – theksoio Rama.
Kryeminisitri akuzoi opozitës, se në mungesë të argumenteve, merret me familjen e tij.
“Merren me nënën time të ndjerë dhe shajnë si të dehur, e kujtojnë se do gënjejnë shqiptarët duke ua bërë të bardhën të zezë me balonat tabake e tauke që i nxjerrin nëpër dyert e fushave sanitare sa në Sharrë e sa në Fier, për të recituar vjershat e mjerimit që në fakt e mishêrojnë!” – shtoi Rama.
“Duan s’duan Lulëzimi dhe balonat e tij Shqipëria do pastrohet nga malet e plehrave, Tirana, Durrësi, Elbasani, Fieri, Vlora e me radhë nuk do rë kthehen tek malet e plehrave të Saliut e të partisë që ka program rrënimin e rrëmujën në çdo fushë të jetës shqiptare!”.
Kryeministri Edi Rama reagoi pasi Lulzim Basha në një takim me gazetarët ngriti akuza të rënda ndaj tij në lidhje me inceneratorët e Fierit, Tiranës dhe Elbasanit.
“Edi Rama i ka dhënë dhejtëra million euro një personi që ka regjstruar tre kompani offshore dhe është pronar i tre incerenatorëve në Elbasan, Fier dhe Tiranë”.
“Në Tiranë është regjistruar një ditë para se të niste kontrata, nuk ekzistonte dhe është regjistruar pa asnjë përvojë në fushën e administrimit të mbetjeve.”
“Në Fier është regjistruar bashkë më një kompani italiane me pervojë, sa mori tenderin ia bleu kuotat kompanisë italiane për 200 mijë lekë të vjetra. E ka prapë i njëjti person me një zinxhir kompanish të regjistruara në parajsa fiskale. As në Tiranë as në Fier nuk ekziston.”
“ Në Elbasan nuk është marrë nga bashkia sepse nuk plotëson kushtet e kontratës. 75 milion euro të parave të shqiptarëve janë paguar deri më sot për këtë aferë pa garë, pa transparencë”.
Basha ka renditur një sërë pyetjesh me tone akuzuese ndaj Ramës, teksa kërkon të dijë marrëdhënien e kryeministrit me Mikel/Klodian Mërtiri apo me Klodjan Zoto.
“Çfarë e ka detyruar Edi Ramën të bëjë këtë? Çfarë e lidh Edi Ramën me Mirel dhe Klodiana Mërtirin dhe Klodjan Zoton? Çfarë eksperience kanë në fushën e administrimit të plehrave? Pse atyre u janë dhënë dhjetëra million euro pa pasur asnjë investim?”
“ Pse i kanë shpikur këta miqtë tuaj kompanitë guaca, me drejtorë fiktivë? Pse i kanë ndryshuar emrat? Pse nuk është ndryshuar kontrata për inceneratorin e Fierit apo Tiranës? Kanë nxjerrë 75 milion euro nga buxheti, pyeti Basha teksa kërkon që “SPAK të bëjë detyrën dhe të tregojë se është në anën e duhur”.
Debate dhe akuza të ndërsjellta mes deputetit Lefter Maliqi dhe ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj.
I thirrur në interprelancë pikërisht nga deputeti i opozitës, Lleshaj nuk ka kursyer akuzat ndaj Maliqit duke i kujtuar se është larguar dy herë nga Policia e Shtetit.
“U mundova të shënoj çfarë the por e vështirë të të kap. Nuk ke një linjë! Je aq kreativ sa nuk kapesh dot. Nga makina te kanabisi, te Rrësheni, te ku e di unë se çfarë. Meqë ma përmende Rrëshenin, besoj se e njeh mire.
Ke shërbyer ca kohë atje, të palavdishme! Uroj që historisë e Rrëshenit të mos bëhen asnjëherë publike sepse do t’ju frenojnë daljen në këtë foltore nëse do të dihen ashtu siç I di unë” – tha Sandër Lleshaj.
Dhe meqë ra fjala te Vetingu, ju si punonjës keni një fat të madh, keni mundësinë të përfitoni një veting gratis. Mund të bëjnë vetingun dhe mund të certifikohen për t’ju thënë shqiptarëve kush jemi. Se the do flasim personalisht. E keni këtë mundësi dhe ju ftoj ta bëni këtë veting në mënyrë që ti tregoni shqiptarëve pse jeni larguar dy here nga policia e shtetit”.
Ndërkohë e menjëhershme ka qenë replica e deputetit Maliqi.
“Një me syze nuk e mposht dot atë që i ka sytë pishë si shqiponjë. Zoti ministër, në Mirëditë, meqë ma thatë. Po, është e vërtetë që jam kërcënuar nga Agim Pepa dhe e kam arrestuar në bashkëpunim me forcat e policisë së Lezhës. Agim Pepa që vrau komisar Malushin dhe që bashkëpunonte me drejtuesit e policisë dhe që sot është me burgim të përjetshëm” – tha Lefter Maliqi .
“Jam larguar nga Policia e Shtetit dy here pasi kam denoncuar një drejtor të lidhur mafian dhe krimin dhe u dënua 7 vjet. Me kërkesën time, jam larguar në 2005 se iu futa politikës. Kur të duash, herës tjetër, ti sjell të dy shkresat”.
“Zoti ministër, jeni mirë! Rrini urtë! Ishalla ju mbajnë. Ju ka prishur karrikja shumë. Nuk po merrem me ato të tuat kur ke qenë komandant regjimenti dhe u ke dhënë tre vëllezërve tuaj 3 reparte ushtarake, I ke privatizuar. Apo për ndonjë shtëpi në Lalëz…
Ndonjë drejtues aty ta ka marrë peng në makinë ai Agim Pepa. Rri urtë se nuk je i zoti të drejtosh as Rrëshenin, as Lezhën, as ministrinë. Nuk të pyet as drejtori io përgjithshëm. Nuk të pyet as Sekretari I Përgjithshëm, madje po ti heqin.
Të ka mbajtur një ministër kukull dhe po të përdor. Uroj të mos kesh fatin e Saimir Tahirit”.