Arsim

Sot nis viti i ri akademik 2021-2022/ Pas më shumë se një viti online studentët rikthehen në auditorë

Sot nis viti i ri akademik 2021-2022. Pas më shumë se një viti mësimi online, studentët dhe pedagogët do të rikthehen në auditore, duke paraqitur certifikatën e vaksinës ose një vërtetim që kanë kryer të paktën një dozë, ose duke paraqitur një test PCR negativ.
Në një prononcim për mediat rektori i UT, Artan Hoxha, tha se mbi 50% e studentëve janë vaksinuar dhe se pikat e vaksinimit në fakultete do të vijojnë që të funksionojnë për të gjithë ata studentë që nuk e kanë të mundur që të vaksinohen. Rektori pohoi se studentët që vijnë për herë të parë ne Universitet janë më të vaksinuarit.

Nga ana tjetër me rastin e nisjes së vitit të ri akademik, ministrja e Arsimit Evis Kushi teksa ka uruar studentët, është shprehur se vaksinimi është i nevojshëm, pasi

Sot nis viti i ri akademik 2021-2022/ Pas më shumë se një viti online studentët rikthehen në auditorë Read More »

Ministrja Evis Kushi uron studentët dhe pedagogët për nisjen e vitit të ri akademik

Në prag të nisjes së vitit, ministrja e Arsimit dhe e Sportit Evis Kushi përmes një mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale ka uruar të gjithë studentët e pedagogët që nesër nisin vitin e ri akademik 2021-2022.

Kushi thotë se fatmirësisht efekteve masive të vaksinimit dhe ndërgjegjësimit për të respektuar protokollet e institucioneve shëndetësore, më në fund ky vit i ri akademik po filloj me prezencën e studentëve në auditore.

Ajo gjithashtu shprehet e kënaqur që universitetet tashmë i kanë marrë të gjitha masat e duhura për të garantuar mjedise të ngrohta, mikpritëse dhe plotësisht në dispozicion të studentëve.

Ndër të tjera Kushi përsërit apelin ndaj të gjithë të pavaksinuarve që nuk kanë pasur mundësi, për tu vaksinuar në vijim.

Postimi i plotë:

Të dashur studentë dhe pedagogë,

Dëshiroj t’ju uroj të gjithëve me zemër për fillimin e një viti të mbarë e të suksesshëm akademik!

Ky fillim viti është një moment veçanërisht i rëndësishëm për të gjithë ne, sepse përkon pikërisht me fundin e emergjencës së një pandemie që na detyroi të heqim dorë dhe të sakrifikojmë shumë gjëra prioritare të jetës sonë. Por së bashku ne ia dolëm që të përshtatemi në kohë rekord me kufizimet dhe kushtet e reja. Madje edhe në muajt më të vështirë të krizës ne nuk qëndruam në pritje, por kemi kërkuar të gjitha mënyrat e mundshme se si të vazhdonim përpara me leksionet, seminaret, konferencat e çdo aktivitet tjetër pjesë e kurrikulave universitare.

Fatmirësisht, sot falë efekteve pozitive të fushatës masive të vaksinimit, por edhe falë një ndërgjegjësimi më të lartë personal dhe kolektiv për të respektuar protokollet e institucioneve shëndetësore, më në fund ne po e nisim vitin e ri akademik me prezencë fizike në auditore.

Jam e kënaqur që universitet tashmë i kanë marrë të gjitha masat e duhura dhe ju nesër do të gjeni një mjedis edhe më të ngrohtë e mikpritës nga ai që latë përpara fillimit të pandemisë, jo vetëm auditore dhe rezidenca studentore të rikonstruktuara, por edhe stafe akademike të motivuar dhe plotësisht në dispozicionin tuaj.

Prandaj, më lejoni edhe një herë që të ftoj të vaksinohet secili prej jush që nuk ka patur mundësi deri më tani. Sepse ne besojmë që universiteti nuk formon vetëm profesionistë apo shkencëtarë të fushave të ndryshme, por formon qytetarët e një shoqërie, të cilët mësojnë të jenë anëtarë të një komuniteti duke respektuar të drejtat e njëri-tjetrit. Dhe kjo është e pamundur të realizohet duke qëndruar përpara ekranit të një kompjuteri apo telefoni celular, por vetëm nëpërmjet ndërveprimit me pedagogët tuaj, kolegët dhe duke u parë sy me sy me njëri-tjetrin.

Ky vit do të jetë një sfidë e re edhe për shkak të objektivave madhorë që kemi vendosur së bashku me universitetet tona për rritjen e cilësisë së arsimit të lartë, në bashkëpunim të ngushtë edhe me universitetet më të mira dhe prestigjoze europiane dhe botërore. Po ashtu ne do të punojmë intensivisht për të përmbushur edhe çdo angazhim tjetër me qëllim që diplomat tuaja të kenë sa më shumë vlerë dhe integrimi juaj në tregun e punës të jetë sa më i shpejtë.

Pas sakrificave të jashtëzakonshme të vitit të kaluar, unë jam sot besimplotë që ju do të dini ta ktheni këtë vit në një përvojë unike të jetës suaj universitare. Ju rikujtoj që pjesa më e madhe e pasurisë së vërtetë që kemi, jo vetëm njohuritë por edhe marrëdhëniet, miqësitë, madje dhe ndjenjat që i mbartim gjatë gjithë jetës tonë, fitohen në auditoret, bibliotekat, korridoret dhe të gjitha mjediset universitare.

Fillim të mbarë të vitit të ri akademik!

Përqafime,

Evisi

Ministrja Evis Kushi uron studentët dhe pedagogët për nisjen e vitit të ri akademik Read More »

Nis nesër viti i ri akademik, rektori i UT: Mbarëvajtja e mësimit varet nga sjellja jonë

Nesër nis zyrtarisht viti i ri akademik. Rektori i Universitetit të Tiranës me një mesazh drejtuar gjithë studentëve do të shkojnë në auditore, thotë se duke qenë në situatë pandemie, secili duhet të respektojë masat mbrojtëse. Ai tha se vendimi për tju rikthyer mësimit normal ishte i vështirë, por pa dyshim vendimi i duhur.

“Pas shumë vështirësive nga pandemia, ne po kthehemi në auditore për mësim normal, vendim i vështirë por i duhuri. Ndaj në emër të stafit dhe si rektor, uroj fillimin e vitit akademik, uroj edhe ata që i bashkohen për herë të parë, pasi UT është më i madhi dhe i rëndësishmi në vend. Mbarëvajtja e këtij viti mësimor varet nga sjellja jonë me masat mbrojtëse, përpara jetës asgjë ska më shumë rëndësi. Bëj thirrje t’ju drejtoheni qendrave të vaksinimit që të jeni sa më të mbrojtur”.

Nis nesër viti i ri akademik, rektori i UT: Mbarëvajtja e mësimit varet nga sjellja jonë Read More »

Të hënën nis viti i ri akademik/ Flet rektori i UT, Artan Hoxha: Ja çfarë duhet të bëjnë studentët për tu pranuar në orën e mësimit!

Ditën e hënë, më datë 18 tetor do të nisë viti i ri akademik për të gjithë studentët në mbarë vendin, ndërsa më datën 10 nëntor do të fillojë cikli i dytë i studimeve master.
Rektori i Univerisitetit të Tiranës, Artan Hoxha në një komunikim për mediat tha se Universiteti i Tiranës ka numri më të lartë të studentëve të vaksinuar. Rektori Hoxha tha se mbi 50% e studentëve janë vaksinuar dhe studentët e pavaksinuar do të duhet të paraqesin test PCR.
Sipas rektorit Hoxha pikat e vaksinimit në fakultete do të vijojnë që të funksionojnë për të gjithë ata studentë që nuk e kanë të mundur që të vaksinohen.

‘Studentët që vijnë për herë të parë ne Universitet janë më të vaksinuarit.’- tha Hoxha.

Gazetarët: Si do të veprohet me studentët që nuk janë vaksinuar, do të duhet të paraqesin test PCR?
‘Unë besoj se i gjithë dokumentacioni është i nevojshme dhe i pranueshëm në Unversitetin e Tiranës, pasi thelbi është të dihet nëse janë të infektuar apo bartës të virusit. Mjafton të paraqesin një dokument PCR, apo edhe ato që nuk duan ta bëjnë vaksinën do jenë persona që do të lejohen në auditorë.

Me këtë rritje që UT ka me vaksinimin, me ndërgjegjësimin që ata kanë me përgjegjshmërinë që ata kanë dhe me mundësinë që u kemi dhënë. Ky proces do ecë normalisht dhe paralel. Besojmë se studentët do te vaksinohen. Mbi 50% e studentëve janë të vaksinuar. Por studentët nuk kanë ardhur akoma, dhe ato që vijnë nga rrethet besojmë do të vaksinohet.’- tha Hoxha.

Të hënën nis viti i ri akademik/ Flet rektori i UT, Artan Hoxha: Ja çfarë duhet të bëjnë studentët për tu pranuar në orën e mësimit! Read More »

Mësimi online?/ Ministrja: Ne jemi të përgatitur, i kemi të gjitha skenarët gati, megjithatë nuk besojmë të shkojmë në atë gjendje sërish

Ministrja e Arsimit Evis Kushi në seancën dëgjimore të thirrur nga opozita për masat e marra për nisjen e vitit shkollor, ka deklaruar se janë të përgatitur për çdo skenar të rast të përkeqësimit të situatës së pandemisë COVID. Në vijim të kësaj, Kushi tha se këtë vit janë duke hartuar një vendim që të kenë 500 kuota shtesë për zëvendësimin e mësuesve në rast të skenarit më të keq.

“Ne jemi të përgatitur, i kemi të gjitha skenarët gati, megjithatë nuk besojmë të shkojmë në atë gjendje sërish. Vazhdon procesi i trajnimit për aftësitë digjitale për mësuesit tanë. Sot mësuesit janë shumë më të aftë të përdorin programe të avancuara. Vjet kishim 1 mijë kuota për të zëvendësuar mësuesit me COVID, karantinë. Ne për ti paraprirë çdolloj skenari jemi duke hartuar një tjetër vendim që këtë vit të kemi 500 kuota shtesë në dispozicion. Nëse do kemi një përkeqësim të situatës procesi arsimor të vijojë pa probleme”, tha Kushi.

Nga 170 objekte arsimore të përfshira në rindërtim, Kushi tha se kanë përfunduar 68 prej tyre.

“Programi i rindërtimit, shifrat që kam marrë sot në mëngjes. Nga 170 objekte të përfshira në rindërtim 68 e prej tyre kanë përfunduar, 36 nga buxheti i shtetit, ng bashkia kemi 13 objekte arsimore (11 shkolla, 2 kopështe) nga BE kemi 19 objekte arsimore (15 shkolla, 4 kopështe)”, tha ministrja.

Mësimi online?/ Ministrja: Ne jemi të përgatitur, i kemi të gjitha skenarët gati, megjithatë nuk besojmë të shkojmë në atë gjendje sërish Read More »

Zyrtare/ Shtyhet nisja e vitit të ri akademik

Shtyhet nisja e vitit të ri akademik. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja Evis Kushi.

Të dashur studentë, Së pari dua t’ju falenderoj të gjithë ju që i jeni bashkuar procesit të vaksinimit dhe po na ndihmoni që së bashku t’i rikthehemi normalitetit në të gjitha universitetet e vendit. Meqënëse fillimi i vitit të ri akademik po afron dhe ne duam që të gjithë ju, pa përjashtim, të hyni në auditore pa rre zikuar shëndetin tuaj dhe të stafeve akademike, javën e ardhshme e kemi shpallur si “Java e vaksinimit masiv të studentëve”. Shumë faleminderit edhe një herë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që shprehu menjëherë gatishmërinë që në të gjitha fakultetet dhe universitetet e vendit të vendosë në dispozicion ekipet e tyre të vaksinimit, për të mundësuar mbarëvajtjen e këtij procesi. E që kjo javë të jetë sa më produktive, me kërkesë të Konferencës së Rektorëve, viti i ri akademik do të fillojë zyrtarisht në datën 18 tetor, me qëllim që nga data 11-17 tetor të gjithë së bashku të jemi të fokusuar vetëm në procesin e vaksinimit të studentëve. Nga universitetet do të kërkoja sa më shumë bashkëpunim dhe koordinim me strukturat e shëndetësisë, për të venë në dispozicion të gjitha hapësirat e nevojshme për studentët dhe personelin e vaksinimit, ndërsa studentëve do t’u lutesha me gjithë zemër e do t’i inkurajoja fort që ta shfrytëzojnë edhe këtë mundësi të re, me qëllim që viti i ri akademik të jetë sa më i mbarë e i suksesshëm. Kam shumë besim që ju, të dashur studentë, do të na provoni edhe këtë herë që jeni pjesa më vitale dhe progresiste e shoqërisë sonë. Faleminderit dhe shumë suksese të gjithëve!

Zyrtare/ Shtyhet nisja e vitit të ri akademik Read More »

Sot fillon mësimi me kohë të plotë

Nis sot mësimi me orë dhe kohë të plotë. Rreth 480 mijë nxënës në të gjithë vendin, nga klasa e parë në të 12-tën sot do të rikthehen në shkollë me turne normale dhe orët e plota, 45 minuta. Pas më shumë se një viti, prej marsit të 2020 me mësim online, të alternuar dhe me turne, nga nesër nxënësit i rikthehen normalitetit.

Viti i ri shkollor nisi me mësim me turne dhe orë të shkurtuara, por këmbëngulja e prindërve, që firmosën një peticion drejtuar ministres së Arsimit, bëri që Komiteti Teknik i Ekspertëve të tërhiqej dhe të lejonte mësimin me orë normale. Një arsye dhe garanci për vendimin, sipas ministres është edhe fakti që shumica dërrmuese e mësuesve janë vaksinuar.

Por kishte një porosi. “Përgjegjësia jonë e përbashkët është edhe më e madhe për të zbatuar masat e nevojshme që mbrojnë shëndetin e të gjithëve: vazhdimi i procesit të vaksinimit; mbajtja e maskave; dezinfektimi i mjediseve; ruajtja e higjienës – në mënyrë që mos të jemi të detyruar t’i rikthehemi më skenarit të mësimit me turne” tha ministrja Kushi.
/NOA

Sot fillon mësimi me kohë të plotë Read More »

Lajm i mrekullueshëm! Nga e hëna nuk ka më mësim me turne!Ministrja Kushi jep lajmin e madh

Nga e hëna nuk ka më mësim me turne! Ministrja e Arsimit dhe Sportit Znj. Evis Kushi, përmes një video-mesazhi i është drejtuar nxënësve, mësuesve dhe prindërve duke dhënë lajmin e rëndësishëm se nga dita e hënë e javës së ardhshme, në të gjitha shkollat e vendit, do të zhvillohet mësim normal, pa turne dhe me kohëzgjatje normale të orëve mësimore.

“Nisur nga shqetësimet tuaja të drejta, por sidomos nga përgjegjësia jonë për të garantuar cilësinë në sistemin arsimor, gjatë gjithë kësaj periudhe kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm me MSHMS, Komitetin e Ekspertëve dhe Institutin e Shëndetit Publik për të rivlerësuar edhe njëherë së bashku të gjitha protokollet anti-COVID që zbatohen aktualisht në shkolla, e në mënyrë të veçantë me ruajtjen e distancës mes nxënësve, çka na ka detyruar që të aplikojmë mësimin me turne në disa shkolla të qyteteve më të mëdha të vendit”, tha Ministrja Kushi në video-mesazh, ndërsa shpreh mirënjohjen ndaj ekspertëve:

“U jam mirënjohëse ekspertëve, të cilët duke marrë parasysh ecurinë mjaft të mirë të vaksinimit të mësuesve, tashmë mbi 88% të vaksinuar, na dhanë mundësinë që të rikthejmë mësimin normal në të gjitha shkollat tona duke filluar që nga dita e hënë e javës së ardhshme, pa turne dhe me kohëzgjatje normale të orëve mësimore”.

Duke falënderuar veçanërisht prindërit dhe mësuesit për bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe për çdo shqetësim të ngritur në lidhje me cilësinë e zhvillimit të procesit mësimor, Ministrja Kushi nënvizon edhe përgjegjësinë e përbashkët për të zbatuar masat e nevojshme që mbrojnë shëndetin e të gjithëve:

“Përgjegjësia jonë e përbashkët është edhe më e madhe për të zbatuar masat e nevojshme që mbrojnë shëndetin e të gjithëve: vazhdimi i procesit të vaksinimit; mbajtja e maskave; dezinfektimi i mjediseve; ruajtja e higjienës – në mënyrë që mos të jemi të detyruar t’i rikthehemi më skenarit të mësimit me turne. Faleminderit të gjithëve dhe suksese!”, thotë Kushi në mesazhin e saj që vjen një ditë pasi në shkollën Edit Durham u firmos nga disa prindër një peticion që kërkonte orët 45 minutëshe dhe pa turne.

Peticioni u nënshkrua pikërisht në shkollën ku raportohen raste të shtuara të fëmijëve të infektuar me COVID19, të cilët kthehen në burim infektimi për çdo moshë tjetër.

Dorëzimi i ministres Kushi duket se është i koordinuar dhe me ministrin e Shëndetësisë e cila njoftoi sot se po bën gati të gjitha spitalet e vendit për të pritur të infektuar me koronavirus.

Lajm i mrekullueshëm! Nga e hëna nuk ka më mësim me turne!Ministrja Kushi jep lajmin e madh Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com