Aktualitet

I nxehti saharian pritet ”të pushtojë” Europën

Një valë nga më të nxehtat e dekadës së fundit, me temperatura që mund të arrijnë deri në 40 gradë Celsius do të përfshijnë këtë javë Italinë, sidomos qendrën e vendit dhe veriun e tij.

Sipas meteorologëve të 3Bmeteo dhe Meteo Expert, javën e fundit të qershorit temperaturat do të arrijnë shifra rekord edhe në disa kryeqytete europiane.

Vala e fuqishme e nxehtësisë do të arrijë kulmin mes 27-29 qershorit në qytete si Torino, Milano, Bolonja, Romë, Frozinone, Rieti dhe Sasari me temperatura 37-40 gradë Celsius.

Kjo valë e nxehtësisë i atribuohet anticiklonit subtropikal, që do të ndikojë kryesisht në Spanjë, Francë, Britaninë e Madhe, Belgjikë, Holandë, Italinë Veriore, Sardenja dhe rajonet qendrore të detit Tirren.

Edhe në Francë, do të regjistrohen temperatura deri në 40 gradë Celsius, në kryeqytetin Paris dhe 41-43 gradë mes Madridit dhe Francës Jugore./ atsh

I nxehti saharian pritet ”të pushtojë” Europën Read More »

Zgjedhjet më 30 qershor, Kolegji Zgjedhor rrëzon dekretin e Metës

Kolegji Zgjedhor vendosi sot rrëzimin e padisë së kryetarit të Partisë Uniteti Kombëtar, për t’u çregjistruar nga zgjedhjet e 30 qershorit dhe sipas Idajet Beqirit, ky vendim do të thotë që më 30 qershor ka zgjedhje.

Me shqyrtimin e kërkesës së bërë nga Idajet Beqiri, i cili kërkoi që partia e tij të ç’regjistrohet nga zgjedhjet e 30-qershorit, Kolegji lë në fuqi vendimin e KQZ-së, që do të thotë se dekreti i Metës për anulimin e zgjedhjeve është i paligjshëm dhe zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor.

Kolegji Zgjedhor, me trupë gjykuese të përbërë nga Astrit Kalaja, Ridvan Hado, Tomor Skerli, Artur Malaj dhe Lindita Sinanaj, shqyrtoi kërkesën e kryetarit të partisë së Unitetit Kombëtar, Idajet Beqiri, për t’u çregjistruar nga zgjedhjet e 30 qershorit.

Gjatë seancës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se i qëndron vendimit të marrë për të mos pranuar kërkesën e Beqirit. KQZ tha se dekreti i presidentit është i pavlefshëm dhe në shkelje të ligjit.

“Partia Uniteti Kombëtar është regjistruar, kemi miratuar fletët e votimit dhe renditjen e partive në këto fletë. Fletët janë printuar. PUK renditet në fletë aty në ato bashki ku ka marrë pjesë. Kërkesa e Beqirit është e pabazuar në ligj dhe duhet rrëzuar. Legjislatori nuk e ka parashikuar tërheqjen me ligj. Heqja e një partie automatikisht do sillte asgjësimin e fletëve të votimit. Ky precedent do të banalizonte zgjedhjet”, u shpreh përfaqësuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Olsi Peto.

Nga ana e tij, Beqiri tha se dekreti i Presidentit ka çuar në një përplasje institucionale të cilën duhet ta zgjidhë Kolegji. Kreu i PUK-së tha se elektorati është vënë në pozitë të vështirë me KQZ-në që vazhdon procesin zgjedhor dhe me presidentin që i ka anuluar me direkt ato.

“Kërkesa jonë është të hiqemi nga fletët e votimit. Por KQZ pasi shqyrtoi kërkesën tonë u mor me shkakun përse ne bëmë padi. Shkaku i vetëm është dekreti presidentit. Është i vlefshëm apo jo ky dekret, deri sa Kushtetuesja e ka dhënë njëherë një vendim. Në këto kushte ne nuk kishim zgjidhje tjetër dhe e sollëm këtu. KQZ na thotë dekreti i presidentit është absolutisht i pavlefshëm. Presidenti thotë që këto janë zgjedhje moniste por në fletë ka 50 parti politike. Kolegji zgjedhor duhet të zgjidhë ngërçin e krijuar midis institucioneve “, tha Beqiri gjatë seancës në Kolegj.

Në përfundim të paraqitjes së argumenteve gjatë kësaj seance nga Idajet Beqiri dhe përfaqësues të KQZ-së, Kolegji Zgjedhor vendosi të hedhë poshtë vendimin e presidentit për anulimin e zgjedhjeve dhe të lërë në fuqi vendimin e KQZ-së që zgjedhjet të zhvillohen më 30 qershor.

Njëjtë e përktheu këtë vendim edhe Idajet Beqiri menjëherë sapo u shpall vendimi i Kolegjit Zgjedhor.

“Është një vendim i formës së prerë dhe ne të drejtë ankimimi nuk kemi më. Jemi të detyruar ta zbatojmë këtë ligj. Do të thotë që më 30 qershor ka zgjedhje. Duke respektuar këtë vendim të Kolegjit, do t’i nënshtrohemi të gjithë rregullave për të vijuar garimin për kaq ditë sa na kanë mbetur”, tha ai.

Beqiri shtoi se “thelbi i vendimit është që përsa kohë rrëzohet kërkesa jonë do të thotë që më 30 qershor shqiptarët do të shkojnë në zgjedhje”.

Avokati Beqiri i kërkoi fillimisht Komisionit Qendror të Zgjedhjeve çregjistrimin e Partisë së Unitetit Kombëtar nga zgjedhjet. Beqiri e argumentoi kërkesën dërguar KQZ-së, se zgjedhjet janë anuluar me dekret të presidentit, i cili është botuar në Fletoren Zyrtare dhe ka hyrë në fuqi. Por kërkesa u rrëzua nga KQZ-ja, me argumentin se zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor./atsh

Zgjedhjet më 30 qershor, Kolegji Zgjedhor rrëzon dekretin e Metës Read More »

Horoskopi – Surpriza për cdo shenjë

Dashi

Dashuria: Në dashuri ju nuk keni nevojë të fitoni betejat, por t’i sheshoni ato. Ju do të keni favorin e Venusit për disa çështje të zemrës. Beqarët mund të bëjnë miq të rinj që do të marrin drejtimin në dimensione të reja. Merrni shansin për të bërë për vete personin e dëshiruar.

Puna: Momente me fat për të filluar projekte të reja ose për të arritur qëllime të rëndësishme të karrierës.

Demi

Dashuria: Ju do të ndjeni një nevojë të fortë për partnerin tuaj dhe nuk mund të prisni për të marrë strehim në krahët e tij! Ju keni pasur kaq shumë durim deri më tani, është koha për t’u çlodhur!

Puna: Sot është një ditë e mirë për të kënaqur eprorët tuaj. Nëse ke një intervistë për punë, do ta kalosh shkëlqyeshëm.

Binjakët

Dashuria: Nëse doni të jeni vetëm, pushoni dhe kushtojuni vetes, në mënyrë që të reflektoni më mirë në atë që dëshironi. Zemrat e vetmuara do të angazhohen për të takuar njerëz të rinj që mund të jenë pjesë e jetës së tyre.

Puna: Një komunikim i dobët me kolegët mund të ketë gjithashtu pasoja negative në biznes.

Gaforrja

Dashuria: Sot ju ndoshta ndiheni pak të guximshëm, dhe në të njëjtën kohë nuk dëshironi të largoheni nga erosi dhe ndjenjat. Nëse e ndjeni nevojën, merrni pak kohë për veten tuaj. Për beqarët, mund të ketë propozime interesante, të cilat gjithashtu kanë të bëjnë me dashurinë.

Puna: Disa gjykime të nxituara që keni bërë për disa njerëz mund të jenë të gabuara. Respekto ata që kanë përdorur një ton të qetë me ty.

Luani

Dashuria: Në frontin sentimental, sot mund të jetë një ditë reflektimi. Mendimet dhe shqetësimet mund të shtohen për ata që tashmë janë në çift, disa do të ndjejnë një lodhje të thellë. Beqarët do të jenë në gjendje për të rifituar besimin e një të dashuri.

Puna: Jini të guximshëm dhe përballuni me një situatë që nuk ju përshtatet. Nëse nuk e bëni, ju rrezikoni të humbni shumë mundësi të mira.

Virgjëresha

Dashuria: Sot ju do të jeni të përhumbur nga një grimcë e veçantë dhe ngarkesë erotike, e cila mund ta bëjë këtë ditë mjaft të ndritshme. Para ndjenjave po lulëzoni! Aventura të reja për shumë beqarë të Virgjëreshës, por asgjë serioze apo përfundimtare.

Puna: Kujdes nga ngjarjet e mundshme të paparashikuara në punë, kujdesuni për aspektet financiare nëse nuk doni surpriza dhe veproni me qetësi.

Peshorja

Dashuria: Gjatë ditës disa histori dashurie mund të preken nga mungesa e romantizmit. Bëni diçka nëse doni të ringjallni një marrëdhënie që është paksa e ftohtë. Beqarët thjesht do të duan të argëtohen dhe të bëjnë arritje të reja pa u angazhuar me zemër.

Puna: Në vendin e punës një kapacitet më i madh për organizim mund t’ju ndihmojë të menaxhoni më mirë biznesin dhe negociatat.

Akrepi

Dashuria: Një periudhë e jetës suaj do të fillojë që mund të hapë derën për ndryshime të ndryshme, veçanërisht në lidhje me jetën e dashurisë. Beqarët do të duhet të presin pak më shumë para se të marrin një vendim të rëndësishëm.

Puna: Sot ju mund të filloni projekte të reja me vendosmëri dhe ambicie më të madhe. Megjithatë, përpiqu të jesh i qartë me kë duhet të punosh.

Shigjetari

Dashuria: Ditë veçanërisht e apasionuar për miqtë e Shigjetarit: sot mund të ketë implikime pozitive në marrëdhënien në çiftiose të një personi që sapo keni takuar. Beqarët do të duan të argëtohen dhe të shkojnë për shopping, një mënyrë e shkëlqyer për t’u çlodhur.

Puna: Një vështrim në punët e arritura do të jetë një stimul për t’u përqëndruar në qëllimet e tjera që duhet të arrihen.

Bricjapi

Dashuria: Mund të jetë një ditë e mirë për të vënë në dyshim ndjenjat, miqësitë dhe dashurinë tuaj rreth jush. Disa gjëra ndoshta do të duken të vështira për tu ndrequr! Kjo nuk është koha për ndonjë pushtim të ri, zemrat e vetmuara ende duhet të mendojnë për të.

Puna: Më mirë të marrësh kohë për të reflektuar mbi disa çështje të punës që ju kanë shqetësuar për disa kohë.

Ujori

Dashuria: Sot ju mund të merrni një nxitje pozitive në disa fronte: do të animoheni nga një ngarkesë e veçantë e energjisë që do t’ju bëjë të ngazëllyer. Beqarët mund të trajtojnë veten në një pushim relaksues dhe të kalojnë një mbrëmje fantastike me miqtë.

Puna: Besimi në veten tuaj do të jetë thelbësor për të filluar biznese të reja me të gjitha dëshirat e mira.

Peshqit

Dashuria: Mungesa e dialogut me partnerin mund të shkaktojë keqkuptime dhe të fillojë grindje të ndryshme. Ndoshta do të ishte e këshillueshme që të shmanget degjenerimi. Beqarët do të ndjehen të nënshtruar, por lajm i mirë do t’i bëjë ata të ngrihen dhe të përballen me çdo gjë.

Puna: Marrëdhëniet me kolegët ose me disa eprorë sot mund të preken nga një pengesë. Përpiquni të kuptoni arsyet.

Horoskopi – Surpriza për cdo shenjë Read More »

I nxehti afrikan ‘pushton’ vendin, ja sa shkojnë temperaturat sot

Një valë e rrezikshme të nxehti, mund të godasë Europën javën që vjen, dukë i çuar temperaturat në mbi 38 gradë celsius.

Kjo është rezultat i një stuhie të grumbulluar mbi oqeanin atlantik dhe fronteve të presionit të lartë në Europën Qendrore dhe Lindore, që do të shtyjnë drejt veriut një rrymë ajri tejet të nxehte nga Afrika.

Kjo dukuri pritet të prekë edhe vendin tonë.

RESHJET

Ekziston mundësia që në zona shumë të kufizuara, reshjet të jenë në formë shtrëngate me rrufe dhe breshër, më të mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre, gjatë pasdites së sotme.

TEMPERATURAT

Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 20 / 29 °C

në vendet e ulëta: 21 / 30 °C

në vendet malore: 14 / 27 °C

ERA

Sot era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

I nxehti afrikan ‘pushton’ vendin, ja sa shkojnë temperaturat sot Read More »

Kumbaro: Gjirokastritëve po t’iu japësh dorën, ata të japin zemrën

Deputetja e Partisë Socialiste Mirela Kumbaro, gjatë takimit elektoral në Gjirokastër për prezantimin e kandidatëve për kryetar bashkie, në bashkinë e Libohovës Luiza Mandi dhe atë të Gjirokastrës, Flamur Golemi u shpreh se në këto 4 vite pushteti lokal nuk u tregua nikoqir.

“Por, ama qeverisja e PS, qeverisja e Edi Ramës ka bërë për Gjirokastrën në këto 5 vite, sa Gjirokastra e kishte harruar në këto vite. Rikthimi i shkëlqimit, i trashëgimisë kulturore, infrastrukturës së fshatrave, i hartës turistike, por edhe ekonomike ka qenë fantastike”, – tha Kumbaro.

“Gjirokastritët treguan që po t’i jepje pak dorën ata të japin zemrën. Po t’i japësh një ide, ata të japin projekt, po t’i japësh dhe ca para, ata e kthejnë në realitet. Kjo është Gjirokastra ime, që duke u lidhur dorë për dore me doktor Golemin ne do të bëjmë atë që fëmijët tanë na kanë besuar për të ardhmen e tyre. Jam shumë e lumtur që mbas datës 30 do të kthejmë Gjirokastrën 100% me Partinë Socialiste”, – tha Kumbaro. /atsh

Kumbaro: Gjirokastritëve po t’iu japësh dorën, ata të japin zemrën Read More »

Delfini në gjirin e Lalëzit, ekspertët e ndihmuan për lindje të parakohshme

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) bën me dije se një delfin vizitoi ujërat e detit Adriatik në gjirin e Lalëzit këto dy ditë.

AKZM dhe AdZM Durrës, sapo u lajmëruan nga pushuesit për ngjarjen u vunë në kontakt me ekspertët, të cilët erdhën në ndihmë. Delfini ishte shtatzënë dhe donte të gjente një vend për të lindur. Nën mbikëqyrjen e veterinerëve ekspertë kreu një lindje të parakohshme, pasi foshnja kishte ngordhur në bark.

“Ekspertët tanë u konsultuan dhe me homologët e tyre në Greqi duke arritur në këtë përfundim të njëjtë. Pas lindjes, delfini mama u largua e qetë në thellësi pa u kthyer më. Nisur nga kjo ngjarje ju kërkojmë qytetarëve që në raste të tilla të lajmërojnë menjëherë institucionet përkatëse dhe jo të tentojnë vetë të gjejnë zgjidhje, pasi në këto raste kërkohet ekspertiza e duhur. Kafshët e egra nuk janë një lojë për fëmijët dhe as për të rriturit. Shpesh, ato iu afrohen vendeve të banuara dhe njerëzve për ndihmë”, thuhet në njoftimin e AKZM-së. /atsh

Delfini në gjirin e Lalëzit, ekspertët e ndihmuan për lindje të parakohshme Read More »

E katandisën PD si kokoshi një thelë, bëjnë çmos të hedhin në erë urën drejt BE-së

Kryeministri Edi Rama tha sot nga takimi elektoral për zgjedhjet e 30 qershorit në Gjirokastër se askush nuk mund të frenojë ndryshimin dhe rrugën e vendit drejt BE-së.

Duke marrë shkas nga daljet e mbështetësve të PD-së në rrugë, Rama solli në vëmendje kohën e themelimit të PD-së dhe PS-së, kur shqiptarët, siç tha ai e përqafuan me shumë pasion ndryshimin e disa humbameno përpiqeshin ta frenonin.

“Të kujtojnë kohën kur u krijua PD e PS, kur populli shqiptar e përqafoi me shumë pasion ndryshimin. Aq sa arritën ata humbameno atëherë të frenonin ndryshimin, e aq sa arritën të mbahen mend ata, aq edhe do e frenojnë këta. E katandisën PD si kokoshi një thelë dhe e lanë rrugëve duke ikur nga zgjedhjet”, – tha Rama.

“U shndërrua nga një parti politike, në një organizatë të dhunshme që kërcënon popullin, që kërcënon se do marrë peng shtetin dhe bën çmos për të hedhur në erë urën që mezi u ndërtua, edhe për të cilën kanë kontribuar edhe ata vetë, për të arritur në pragun e derës së BE, për ta ulur Shqipërinë në tryezën e bisedimeve të anëtarësimit. Një parti e krijuar nga ëndrrat e shpresat e një populli të tërë dhe që po mbytet në filxhanin e fallxhores, më keq sesa të mbyteshin në një gotë uji”, – tha Rama. /atsh

E katandisën PD si kokoshi një thelë, bëjnë çmos të hedhin në erë urën drejt BE-së Read More »

Vlorë, linjë e re ujësjellësi në lagjen “24 Maji”

Ujësjellës Kanalizime Vlorë ka nisur punën për shtrimin e një linje të re të rrjetit të ujësjellësit në lagjen “24 Maji”, të qytetit bregdetar.

Sipas Ujësjellës Kanalizime Vlorë, konkretisht rrjeti i ujësjellësit po vendoset në zonën te ish-dyqanet e reja.

“Qëllimi i rrjetit të ri është eliminimi i të gjitha linjave terciale të shpërndarjes. Me këtë linjë të re, do të lidhen të gjitha linjat e pallateve, por edhe shtëpitë private në këtë zonë”, shprehet UK, Vlorë.

Ky investim realizohet për një furnizim më të mirë me ujë, sasior dhe cilësor të banorëve në këtë territor, si dhe eliminohen humbjet në rrjet.

Linja e re do të jetë me standarde të larta, duke shkuar deri tek matësit e ujit, në çdo familje. /atsh

Vlorë, linjë e re ujësjellësi në lagjen “24 Maji” Read More »