Aktualitet

Parodisti Muhamet liko do të festonte sot ditëlindjen e tij por nuk mundi – Vajza e tij bën dedikimin prekës “Zoti të mori me vete sepse ishe më i mirë sec duhet”

Humbi jeten ne fillim te Qershorit Parodisti shume i njohur dhe shume i dashur per te gjithe Muhamet Liko.

Nje largim i papritur nga kjo jete qe shokoi te afermit,koleget,miqte,shoket,artedashesit e tij te cilet e kane ndjekur hap pas hapi aktivitetin e tij artistik.

Meti ashtu si i flisnin miqte e tij sot do te festonte diten e tij te lindjes,do te mbushte sot 64-vjec,por nuk mundi ta festoj sepse zemra e tij pushoi se rrahuri.

Sot ne kete dite vajza e tij me te cilen ai kishte nje lidhje te forte i drejtohet nepermjet nje statusi ne facebook,me fjale shume prekese dhe emocionuese Bushos sic ajo i fliste atit te saj:

“Sot duhet te ishte Dita me e bukur e jotja,sot do te mbushje 64 vjec, sot do te festonim sebashku, do te te dergoja mesazh ne oren 12 te nates”

Statusi i plote:

Sot duhet te ishte Dita me e bukur e jotja,sot do te mbushje 64 vjec, sot do te festonim sebashku, do te te dergoja mesazh ne oren 12 te nates, ndoshta do te vija edhe ne shtepi te te beja surprize edhe pse ti nuk i kishe shume qejf sepse emocionoheshe dhe gjithmone me thoshe :Gezohuni ju se mua po me iken mosha!, do vija qe ne mengjes te te sillja lule lejla te preferuarat e tua, do tureshim te gjithe kush te te puthte i pari por Joooo asgje nga keto nuk ndodhi, Zoti te morri me vete sepse ishe me i mire sec duhet. Te dua cmendurisht shume Bushua im i shtrenjte, te qofte dheu i lehte u prehsh ne paqe o Engjelli me i bukur ne bote, o ylli me i shndritshem ne qiell!

M.A
@laberianews

Parodisti Muhamet liko do të festonte sot ditëlindjen e tij por nuk mundi – Vajza e tij bën dedikimin prekës “Zoti të mori me vete sepse ishe më i mirë sec duhet” Read More »

Lleshaj: Zgjedhjet do bëhen më 30 qershor, policia do kryejë detyrën e ruajtjes së rendit publik

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj gjatë emisionit “Opinion” theksoi se zgjedhjet do bëhen më 30 qershor. Sipas tij, “kjo datë nuk ndryshon”.

“30 qershori është një datë që vjen, sa i përket zgjedhjeve vijnë jo për vullnet të Presidentit por si vullnetit të Shqiptarëve. 30 qershori është data e fundit. Ka një arbitër shumë të qartë që është Kolegji Zgjedhor. Kjo datë është e deklaruar nga Kushtetuta e Shqipërisë”, tha ministri i Brendshëm.

Në datën 30 qershor nuk do të ketë përplasje civile. Sipas ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj vendi nuk rrezikon përplasje civile, pasi nuk ka konflikt civil. “Atë ditë probleme mund të ketë, të rendit publik, të kriminalitetit por në aspektin civil jo” tha ministri

“Policia nuk është këtu për të përballuar masivisht të gjithë popullin shqiptar. Në qoftë se ne kemi këtë ide që i gjithë populli shqiptar do të ngrihet kundër zgjedhjeve, policia do të bëjë asgjë, fare. S’do të merret. Sepse policia nuk është këtu për të frenuar popullin shqiptar që të bëjë atë që do populli shqiptar” shtoi Lleshaj

“Policia ekziston për t’u marrë me kriminelët dhe policia shqiptare është plotësisht në gjendje të merret me kriminelët, sepse kriminelët janë pak, nuk janë shumë, nuk janë shumicë. Kriminelët janë pak në Shqipëri. Në qoftë se opozita ka popullin me vete? Po opozita mund t’i fitojë zgjedhjet fare kollaj pastaj”, shtoi Lleshaj

Sipas tij shqiptarët nuk janë të ndarë, por ajo që është e ndarë është politika.

“Pjesërisht politika ndikon, por pjesërisht. Partitë politike janë në një moment të vështirë. Ka përçarje dhe më të madhe se kaq, kjo është një diskutim politik midis dy grupeve politike apo midis një grupi që ka lënë politikën. Përfaqësimi vjen nga zgjedhjet”.

Ministri i Brendshëm nuk pranoi të komentoi përgjimet e publikuara në “Bild”, teksa ka theksuar se ato duhen verifikuar. “Për zgjedhjet në Durrës dhe në Dibër nuk kam gjykim për ato. Këto përgjime më lenë një shije të keqe kur i dëgjoj, problem është që duhet në verifikohen”, tha Lleshaj.

“Iu them me përgjegjësi të plotë se për arsye morale nuk mund të përjashtohet dikush nga Policia e Shtetit. Duhet të provohet diçka që të përjashtohet. Dorëheqja duhet të ishte e rekomandueshme”, tha ministri i Brendshëm. /atsh

Lleshaj: Zgjedhjet do bëhen më 30 qershor, policia do kryejë detyrën e ruajtjes së rendit publik Read More »

Vlorë – Pastrohen stacionet e ujërave, jo më derdhje në det

Ujësjellës Kanalizime Vlorë po punon intensivisht për pastrimin e stacioneve të ujërave me qëllim që mos të ketë derdhje të ndotura në det.

Gjatë ditës së sotme, punonjësit e ujësjellësit punuan në Stacionin e Ujërave të Ndotura pranë Tunelit.

Po ashtu, u realizua pastrimi dhe vendosja e linjës që vjen nga Kalaja.

“Tashmë nga Kalaja përgjatë bregdetit nuk do të ketë më derdhje të ujërave të ndotura në det”, – bën të ditur Ujësjellës Kanalizime Vlorë.

Po ashtu në njësinë administrative Orikum ka vijuar sot reforma e ujit, ku punonjësit kanë kryer ndërprerje për debitorët në Tragjas./atsh

Vlorë – Pastrohen stacionet e ujërave, jo më derdhje në det Read More »

Hyseni: Vazhdojmë procedurat për shkarkimin e Presidentit, ka shkelur Kushtetutën

“Presidenti po e përkeqëson krizën duke i hedhur benzinë zjarrit, ndaj dorëheqja e tij mendoj se do ta ndihmonte zgjidhjen e krizës që nuk është institucionale, por është krizë politike e opozitës”, deklaroi sot deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni.

I ftuar në një studio televizive, Hyseni siguroi se “ndërkohë Kuvendi do të vazhdojë me procedurat për shkarkimin e Presidentit”.

“Procesi vazhdon edhe nëse Presidenti mund të vinte në komision ose nëse nuk vjen fare, komisioni do të diskutojë dhe do të dalë me një raport që do t’i paraqitet Kuvendit. Kuvendi do të vendosë pastaj. Në pritje të krijimit të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi do të vazhdojë me procedurën e tij dhe do të marri vendimin. Ne kemi një rezolutë të miratuar nga 100 deputetë që evidentoi se ka shkelje të Kushtetutës, ndaj besoj se shumë shpejt do të kemi vendimmarje të Kuvendit”, tha Hyseni.

Sipas tij, “kush shkel Kushtetutën nuk mund të justifikohet me faktin se unë po jap dorëheqjen”.

Hyseni tha se “maxhoranca, në përputhje me votën e popullit vazhdon qeverisjen e vendit dhe do të çojë reformat para”.

Sipas tij “në zgjedhjet e 30 qershorit ka edhe subjekte të tjera zgjedhore që kanë paraqitur kandidatë”.

“Në shumicën e zonave ka kandidatë. Janë mbi 30 subjekte politike që konkurojnë me lista këshilltarësh dhe në shumë bashki konkurohet me subjekte dhe persona të pavarur për kryetar bashkie. Ky është pluralizimi dhe demokracia. Demokracia është të të jepet mundësia dhe t’i ke të drejtën ta ushtrosh”, tha Hyseni.

Hyseni tha se “ne do të donim t’i kishim në garë, sepse kështu do të dilte edhe më tepër në dukej puna jonë, por ajo është zgjedhja e tyre”.

Deputeti socialist shprehu bindjen se “PS do të ketë një rezultat edhe më të lartë se sa në zgjedhjet e kaluara”.

Sipas tij “votat i mbron shteti shqiptar dhe kush ka ndërmend të prekë votën nuk ka punë me PS-në, por me ligjin”. “PS ka detyrën të bëjë proces zgjedhor model sa i takon komisionerëve të cilët do të jenë super korrekt me ligjin. Ata që cënojnë zgjedhjet do të kenë penalitete ligjore deri në 7 vite burg siç parashikohet edhe në Kodin Penal”, tha ai.

Hyseni tha se maxhoranca është e hapur për dialog në çdo kohë në respekt të Kushtetutës dhe ligjit. Opozita jashtëparlamentare, sipas tij, do të pengojë integrimin e vendit sepse tmerrohet nga Reforma në Drejtësi, për të cilën ka bërë çdo gjë që ta bllokojë”. /atsh

Hyseni: Vazhdojmë procedurat për shkarkimin e Presidentit, ka shkelur Kushtetutën Read More »

Veliaj: Në këto zgjedhje do të doja të mundja Saliun dhe Bashën, shkatërruan qytetin

Kandidati socialist për një mandat të dytë për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shprehur se do të donte më mirë që në këto zgjedhje të kishte përballë Sali Berishën ose Lulzim Bashën për t’i mundur edhe si një ndëshkim për të gjitha të këqijat që i kanë bërë këtij qyteti, qoftë kur kanë qenë në pushtet ashtu edhe gjatë këtyre viteve ku janë përpjekur por pa sukses të bllokojnë çdo projekt në Tiranë. Por ai theksoi se kjo është një garë ku kundërshtarin nuk e ka përcaktuar ai dhe se ai është i detyruar që ta respektojë atë.

“Kjo është si të pyes Brazilin që të ka rënë të luash me Belizën. Se ka vendos Brazili, ka rënë ai short. Do më pyesësh çfarë dua unë? Unë do të doja të rrihja dhe të bëja peshk Saliun dhe Lulin, po të jetë për dëshirën time. Të merrja dy më të fortët e tyre dhe t’i bëja copë sepse as i rrisin fëmijët këtu, as i çojnë në shkollat publike, as në çerdhet publike, as me pasaporta shqiptare. Pra mua më hanë duart të bëja peshk Saliun me Lulin sepse e kanë shkatërruar qytet kur e kishin në dorë të dy bashkë dhe nuk kanë asnjë lidhje me këtë realitet”.

E shikojnë Shqipërinë vetëm për ta mjelë, as familjet nuk I kanë këtu, as shtëpitë nuk i kanë këtu, as të ardhmen nuk e kanë këtu, as himnin nuk e kanë të këtij vendi dhe as pasaportën nuk e kanë të këtij vendi. Por thash, si Brazili nuk zgjedh dot Belizën dhe as unë nuk e zgjedh dot kundërshtarin ndaj edhe në këtë rast pot ë ishte për mua të bëja peshk kupolën e PD-së që këtij qyteti i ka marrë erzin dhe I bllokon çdo iniciativë dhe është këtu vetëm në fundjavë sepse me javën s’ka asnjë lidhje me Tiranën. Kështu që po të jetë mua do të doja këtë, por nëse më pyet se çfarë më mobilizon edhe në këtë lloj fushate është të bëj atë piramidën se besoj që 5 mijë fëmijë që do të mësonin kodimin do të ishin e ardhmja e këtij qyteti. 17 shkollat e reja nga shkolla “Dritëro Agolli”, “Kristo Frashëri” te “Nënë Tereza” në Kodër – Kamëz”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës./atsh

Veliaj: Në këto zgjedhje do të doja të mundja Saliun dhe Bashën, shkatërruan qytetin Read More »

Bushati: “E drejta për të votuar është e shenjtë për qytetarët”

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati ka theksuar, gjatë një interviste për “Oranews” se qytetarët shqiptarë nuk mund të privohen nga e drejta e votës, që është një e drejtë e shenjtë e qytetarëve. Sipas Bushatit, veprimet e opozitës janë veprime ekstremiste.

“Në radhë të parë ne jemi në anën e ligjit. Jemi brenda kushtetutës. Na kanë dhënë të drejtën të gjitha palët kushtetuese, si brenda vendit dhe ashtu jashtë vendit”, tha Bushati.

“Presidenti nxori një akt i paparashikuar në kushtetutë. Fletorja zyrtare nuk është Kushtetuta. Këtu kam 12 dekrete të presidentit Meta, të cilat janë kthyer nga parlamenti. Pra Presidenti Meta ka kthyer buxhetin dhe dy anëtarë të qeverisë. Vendime të pastra politike. Presidenti ka thyer rëndë kushtetutën. Ne kemi ngritur komisionin për vlerësim të këtij vendimi të Presidentit”, tha Bushati.

Sipas Bushatit, në Shqipëri kemi një jetë normale. “Kafet janë plot, bulevardi është i mbushur me qytetarë që shëtisin. kemi një jetë normale në Shqipëri, por kemi 1 mijë vetë apo 2 mijë vetë që duan ta nxjerrin vendin keq, por ne s’mund të ndalemi për këto. Qytetarët e kanë të shenjtëruar të drejtën e votës. I bëj thirrje qytetarëve shqiptarë të marrin pjesë në votim, pasi ky është një proces paqësorë, një proces demokratik. S’ka të drejtë njëri të ndaloj qytetarin për të votuar. E ka bërë gjithnjë dhe ska pse ta ndal askush dhe nëse Basha i pari e bënë këtë, që të hedh molotov. Edhe pse Basha nuk e bën këtë, por dërgon të tjerët dhe nuk kanë pse të tjerët të shkojnë në burg për Bashën. Askush s’duhet të shkojë në burg për Bashën, që ka zgjedhur modelin rus me Molotov”, vijoi deputeti i PS-së.

Bushati shtoi se mazhoranca është e angazhuar në detyrimet që burojnë nga marrja e votëbesimit. “Mazhoranca po bënë atë për të cilën është votuar, duke zbatuar programin tonë, projektet tona, por s’jemi votuar të dëgjojmë opozitën, që dirigjohet nga tenorët Meta e Berisha. PD po shkon drejt ekstremizmit. Braktisi parlamentin, nuk hyn në zgjedhje, godet me Molotov. Me datë 1 korrik Voltana Ademi, Veliaj nuk kanë më mandat. Ne jemi përpjekur të vendosim dialog, por PD siç thashë po sillet me formë ekstremizmi dhe ne s’mund të presim PD, por më datë 1 Korrik duhet që kryetarët e Bashkive të kenë mandate të ligjshëm”, tha Bushati.

Sa i takon hetimit të kryetarit të PD, Lulzim Basha, Bushati u shpreh se është një histori e nisur dy vite më parë “Unë kam thënë që para dy vitesh, që gjithë kjo histori Ruse e Bashës do dëgjohet. Po unë e kam thënë çfarë ka biseduar Basha me ambasadorin rus. Hetimi ka nisur në SHBA dhe jo sot. Do vijojë hetimi deri sa të dalë në konkluzione”, vijoi deputeti i PS.

“Ne si mazhorancë kemi kërkuar vijimin e hetimeve dhe përqafojmë çdo lloj iniciative në këtë drejtim. Këto janë përgjime të paprovuara dhe nuk janë në gjykatë. Mund të jenë jashtë kontekstit, të prera, të manipuluara. Në shumicën e bisedave nuk thuhet asgjë. Ne s’jemi perfekt, ne s’jemi të shenjtë, por po punojmë me vullnet të shenjtë të bëjmë reformën në drejtësi. Kemi vendosur ne ti hapim rrugë SPAK, BKH, dhe kur të ngrihen këto, atëherë mund të gjykohet mazhoranca për punën e bërë”, tha Bushati. /atsh

Bushati: “E drejta për të votuar është e shenjtë për qytetarët” Read More »

Rritje rekord e eksporteve bujqësore në 4 muajt e parë të këtij viti

Eksportet e fruta perimeve shënuan një rekord rritje në 4 muajt e parë të vitit 2019, duke më shumë të ardhura në ekonomitë familjare por edhe të vendit.

Sipas shifrave zyrtare, në shportën e prodhimeve bujqësore dominojnë eksportet e domates me një rritje 93%, lakër, lulelakër, rrepë e bardhë u eksportuan 89% më shumë se një vit më parë. Ndërsa eksportet e kastravecit, perimeve të tjera dhe bimëve medicinale aromatike u rritën krahasuar me një vit më parë, përkatësisht me 43%, 86% dhe 26%.

Kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar të dhënat e eksporteve për 4 muajt e parë të vitit shprehet se “me disa lajme nga Shqipëria që punon, prodhon, eksporton ndërkohë që lufta me të marrët që duan ta marrin atë peng vazhdon papushim deri në 30 qershor, ju uroj një javë të mbarë”.

Në 4-muajt e parë të vitit 2019, eksporti i domateve u rritën në 8,206,181 kg, me vlerë 661,316,564 lekë, kundrejt 4,248,516 kg që ishin në të njëjtën periudhë vitin e kaluar me vlerë 343,483,585 lekë.

Rritje e eksporteve shënohet edhe për lakrën, lulelakrën, rrepat e bardhë etj. Eksportet e këtyre perimeve në 4 muajt e parë të vitit u rritën në 9,633,583 kg kundrejt sasisë 7,901,296 kg që u eksporton në 4 mujorin e parë të vitit të kaluar.

E shprehur në vlerë, eksportet shënuan 505,777,015 lekë më shumë në katër muajt e parë të vitin 2019, kundrejt 267,387,102 lekë në të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Sipas shifrave zyrtare, gjatë kësaj periudhe edhe për kastravecin, regjistrohet një rritje e ndjeshme e eksporteve në sasinë 11,442,097 kg që kap vlerën e 745,538,380 lekë, kundrejt 7,653,937 kg me vlerë 520,185,791 lekë që u eksportuan në 4 mujorin e vitit 2018.

Gjithashtu edhe eksportet e zarzavateve të tjera, u rritën në 1.715,235 kg perime me vlerë 189,110,935 lekë, kundrejt 1.093,646 kg me vlerë 101,609,461 lekë që ishin në 2018.

Eksportet e frutave janë një tjetër tregues në rritje për këtë periudhë të parë të vitit 2019.

Në 4 mujorin e parë 2019 u eksportuan 4.272,688 kg fruta me vlerë 117,189,533 lekë kundrejt 1,180,573 kg me vlerë 73,917,898 lekë në të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Ndërsa eksporti i bimëve mjekësore u rrit me 26%. Në 4 muajt e parë të vitit u eksportuan 4.588.73 kg bimë aromatike mjekësore me vlerë 1,284,217,238 lekë, kundrejt 3.699.215 kg me vlerë 1,020,330,694 lekë.atsh

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/433688323881633/?t=0

Rritje rekord e eksporteve bujqësore në 4 muajt e parë të këtij viti Read More »

Balluku: Vendimi i Kolegjit i pakontestueshëm, zgjedhjet në 30 qershor

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u shpreh sot se “vendimi i Kolegjit Zgjedhor për të lënë në fuqi 30 qershorin si datën e zgjedhjeve vendore, është i pakontestueshëm dhe zgjedhjet do të zhvillohen të dielën e 30 qershorit”.

Në një intervistë televizive të hënën, Balluku theksoi se, “rëndësi kanë vendimet kushtetuese, vendimi i Kolegjit është i pakontestueshëm. Ne ndodhemi në fushatë zgjedhore të dekretuar nga Presidenti Meta.

Në këtë rast mund të ishte dhe Gjykata Administrative, por Kolegji mendoj se ka të drejtën të shprehet në raste të tilla.

E gjitha amullia e ngritur nga data e dekretit të Metës sot është larguar dhe kemi një vendim të qartë se zgjedhjet do të zhvillohen më 30 qershor. Interpretimi i këtij vendimi është i pavend nga të gjithë ne”.

Sa i takon aksionit opozitar, i cili do të vijojë gjatë kësaj jave në të gjithë Shqipërinë, ministrja Balluku deklaroi se opozita prej muajsh po bën kërcënime, por duhet të bëjnë kujdes se po nxisin luftë dhe veprime jodemokratike.

“Zgjedhjet më 30 qershor nuk i vendosi qeveria Rama dhe as Partia Socialiste, janë zgjedhje brenda afateve kushtetuese të dekretuara nga Presidenti i Republikës. Se çfarë do bëjë deputeti i opozitës Dashamir Shehi, nuk është në kuadër të një diskutimi serioz. Kërcënime të tilla janë bërë prej muajsh. Shehi apo kushdo tjetër nuk i ka seriozisht këto bërjet e luftës, duhet të kenë kujdes kur nxisin luftë dhe veprime jodemokratike”- deklaroi Balluku./atsh

Balluku: Vendimi i Kolegjit i pakontestueshëm, zgjedhjet në 30 qershor Read More »