Aktualitet

580 të punësuar në vetëm 4 ditë nga Zyrat e Punës

Vetëm brenda 4 ditëve të kësaj jave u punësuan 580 persona përmes Zyrave të Punës.

Nga shifrat e punësimit për periudhën 1-4 korrik 2019, shihet numri në rritje i të punësuarve në të gjitha qarqet e vendit.

Në qarkun Berat janë punësuar gjithsej 13 persona nga këto 4 në Berat, 1 në Kuçovë dhe 8 në Skrapar. Në qarkun Dibër janë punësuar 12 persona, nga këto në Bulqizë 4, Dibër 3, Mat 5.

Në qarkun Durrës janë punësuar 142 persona, nga këto në Durrës 92, Krujë 50. Në qarkun Elbasan janë punësuar 10 persona, Gramsh 4, Peqin 2.

Në Qarkun e Fierit janë punësuar 38 persona, nga këto në Mallakastër 8, Lushnjë 1 dhe në Fier 29. Në qarkun Gjirokastër janë punësuar 6 persona nga këto 5 në Përmet dhe 1 në Gjirokastër.

Në Qarkun Korçë janë punësuar 43 persona, nga këto në Korçë 16, Kolonjë 1, Pogradec 24 dhe në Devoll 2. Në qarkun Kukës janë punësuar 10 persona, nga këto në Tropojë 3, Has 1 dhe në Kukës 6.

Në Qarkun Lezhë janë punësuar gjithsej 16 persona. Në Kurbin 12 dhe ne Mirditë 4.

Në Qarkun Shkodër janë punësuar 55 persona. Në Shkodër 40, Malësi e Madhe 13 dhe në Pukë 2.

Në Qarkun Tiranë janë punësuar 142 persona, nga këto në Kavajë 38 dhe në Tiranë 104.

Në Qarkun Vlorë janë punësuar 87 persona, nga këto në Sarandë 30, Delvinë 20 dhe në Vlorë 37. /atsh

580 të punësuar në vetëm 4 ditë nga Zyrat e Punës Read More »

Basha: Asnjë hap pas për Shqipërinë si Europa

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha iu bënë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën e së hënës në Tiranë.

Basha thekson se nuk do të bëjmë asnjë hap pas për Shqipërinë si Europa.

“Nesër me 8 korrik në orën 20:00, bashkohemi të gjithë në Tiranë si njerëz të lirë me dinjitet, prindër, motra, vëllezër, bij e bija shqiptarësh kurajozë, të gjithë bashkë kundër diktaturës së krimit, në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit, për familjet dhe fëmijët tuaj, për Shqipëria si Europa! Asnjë hap pas! Rama Ik”, shprehet ai. /atsh

Basha: Asnjë hap pas për Shqipërinë si Europa Read More »

Hajdari jep rrogën për shkollën “Shejnaze Juka” që u dogj nga mbështetësit e PD

Deputetja Rudina Hajdari ka vizituar dy ditë më parë shkollën “Shejnaze Juka”, në Shkodër, një klasë e së cilës u dogj nga mbështetësit e opozitës, pasi ishte zgjedhur të shërbente si KZAZ për zgjedhjet e 30 qershorit.

Deputetja Hajdari mbajti premtim për dhënien e rrogës për shkollën “Shejnaze Juka” dhe pas vizitës ka konstatuar se investimi është bërë nga bashkia e Shkodrës.

“Pas bisedimeve me drejtorin e shkollës, Kolë Shiroka, u pa e arsyeshme që shuma e parashikuar nga paga ime të shkojë për librat artistikë, të cilat janë të integruar në kurrikulat mësimore, të vlefshme për të tre vitet e gjimnazit, t’i shtohen bibliotekës së shkollës. Këto libra do të shërbejnë si për 500 nxënësit që janë aktualisht të regjistruar në shkollë, ashtu edhe për brezat e tjerë që do vijnë në vitet e ardhshme. Duke qenë libra, të cilat janë të detyrueshëm të lexohen për gjatë 3 viteve shkollore, të gjithë nxënësit që nuk kanë mundësinë të pajisen me libra do të kenë akses falas në bibliotekë për të tërhequr librin që u nevojitet”, tha ajo.

Më tej, Hajdari shton se “në funksion të tyre do të vihet në dispozicion dhe një kompjuter, i cili do të shërbejë dhe do të funksionojë për nxënësit për realizimin e projekteve, detyrave të kursit apo aktiviteteve të tjera të ngjashme gjatë gjithë vitit”. /atsh

Hajdari jep rrogën për shkollën “Shejnaze Juka” që u dogj nga mbështetësit e PD Read More »

“Protestat e dhunshme s’të çojnë në fitore dhe këtë e dinë edhe ata që i bëjnë”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot duke cituar një thënie të Martin Luther King, i cili i përkushtoi jetën e tij betejës jo të dhunshme për barazi midis racave dhe drejtësisë sociale në SHBA.

Rama ka reaguar lidhur me protestën që opozita jo parlamentare pritet të zhvillojë pasditen e të hënës.

“Përtej aspektit moral, limiti i protestave të dhunshme qëndron në faktin se ato s’të çojnë në fitore dhe këtë e dinë edhe ata që i bëjnë. Pra protesta e dhunshme s’është revolucionare po reaksionare, sepse ndjell humbjen”, shprehet Rama duke cituar Martin Luther King./atsh

“Protestat e dhunshme s’të çojnë në fitore dhe këtë e dinë edhe ata që i bëjnë” Read More »

Për herë të parë në Shqipëri, shkollë velash për të edukuar brezat e rinj

Nga Vlora, ku ishte i pranishëm për të ndjekur garën me vela, që u zhvillua sot nga porti i Vlorës drejt portit të Orikumit, ministri Klosi dha lajmin se për herë të parë në Shqipëri do të hapet shkolla e velave për të edukuar brezat e rinj, që ta duan dhe t’i shërbejnë detit.

“Në kuadër të një politike të re që po ndërtojmë për të zhvilluar ekonominë e detit dhe një strategjie të re që kemi me kryetarët e bashkive për të ofruar detin si potencial të madh turistik, sot është një ditë shumë e bukur, sepse kanë ardhur 24 varka me vela për të bërë garë nga porti i Vlorës drejt portit të Orikumit. Kjo është pjesë e atraksionit turistik, por më shumë se kaq sot do të fillojë për herë të parë shkolla e velave për fëmijët, për të edukuar një brez i cili do të jetojë me detin. Për ne si ministri strategjia e re e ekonomisë së detit do të jetë një nga prioritetet e punës sonë dhe le ta fillojmë këtu në Vlorë, në qytetin më portual të vendit dhe që ka një jetë kaq shumë të lidhur me detin”, tha ministri Klosi.

Për të nxitur këtë iniciativë të re, sipas ministrit duhet të kemi politika të reja fiskale për sa i përket afrimit të porteve dhe marinave shqiptare për investime dhe po ashtu për shfrytëzim nga barkat e ndryshme. “Me konsullatën italiane kemi punuar që kjo të jetë pjesë edhe e Cooperazionit italian për të na dhënë mbështetje në marrjen e leksioneve për zhvillimin e turizmit në det, nga industritë më të zhvilluara në Itali. Prandaj duam shumë që strategjia jonë e re, ekonomia e detit të marrë sa më shumë impulse nga kjo jetë e përditshme që zhvillohet edhe sot në qytetin e Vlorës”, tha ministri Klosi.

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli tha se në këtë edicion të dytë, Regata vjen me një itinerar të plotë dhe me risi. “Risia e të ofruarit brezit të ardhshëm kursin e varkave me vela, duke ju mundësuar fëmijëve të përzgjedhur nga faqja e bashkisë Vlorë, 9-12 vjeç kursin e varkave me vela dhe fillimin e një dashurie dhe raporti me detin duke mundësuar me tepër kapacitete turistike në Vlorën e së ardhmes”, tha kryebashkiaku Leli./atsh

Për herë të parë në Shqipëri, shkollë velash për të edukuar brezat e rinj Read More »

Balla: Basha vijon të prodhojë fake-news për rezultatet zgjedhore

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot se “Lulzim Basha vijon të prodhojë fake-news për rezultatet zgjedhore”.

“‘Matematikani’ i shquar Lulzim Basha vijon të prodhojë fake-news për rezultatet zgjedhore. Më të paaftin ndër prodhuesit e lajmeve të rreme ka “profesorin” këshilltar Sejamini.

Shikoni zbulimin e “profesorit” të Lulëzimit dhe krahasojeni me dokumentin zyrtar. Ka të drejtë Saliu kur për të fshehur paaftësinë e Lulit tha se “Bashën e rrethojnë këshilltarë mizerabël dhe të paaftë””, deklaroi Balla, duke publikuar tabelën e rezultateve zgjedhore në qarkun e Elbasanit./Atsh

Balla: Basha vijon të prodhojë fake-news për rezultatet zgjedhore Read More »

Ushtaraku kthehet nga misioni paqeruajtës në Afganistan, takim emocionues me të bijën

Leonard Hida, pjesë e misionit shqiptar në Afganistan është kthyer sot në Atdhe, pasi shërbeu për 6 muaj në misionin paqeruajtës.

Pas kthimit në tokën shqiptare Hida ka surprizuar vajzën e tij, e cila luante me nënën e saj. Ndërsa ka shkuar të marrë topin, vogëlushja ka parë të atin dhe ka vrapuar drejt tij.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, ka publikuar videon emocionuese, ndërsa shprehet se “S’ka emocion më të madh kur pas kthimit nga Afganistani të pret kjo bukuroshe. Pas 6 muajsh shërbim në Herat, tetar Leonard Hida nga B2K kthehet në familjen e tij të vogël dhe në familjen e madhe të FA”. /atsh

https://www.facebook.com/xhackaolta/videos/484520438786128/?t=0

Ushtaraku kthehet nga misioni paqeruajtës në Afganistan, takim emocionues me të bijën Read More »