Aktualitet

Gati p las sh erri në kuvend, Salianji vrapon të ‘gr ushtojë’ Bracen

Deputeti i opozitës, Ervin Salianji dhe ish zv.kryeministri Erion Brace gati patën një përpl asje fizike në Kuvend. Ishte momenti i fjalës së Salianjit që he dh a kuza ndaj Braçes se emri i tij ka dalë në përgji met e pro kurorisë italiane.

“Kjo hip okrizia sikur këtu ka disa gra ministre e deputete bëjnë të prek urat për një fjalë që nuk prek askënd, kurse kur km i drejtohet kryetares së parlamentit për mbarimin e fjalës i kthehet. Ka 10-fishuar pasurinë e saj dhe bashkëshortit të saj zonja Bushka.

Prandaj del dhe bën këtu si engjëll, por nuk është engjëll. Zotëria, parafolësi im 40 milionë euro me tendera. ky zotëria që del dhe bën si më i shq etësuari, në përgjimet e prok urorisë italiane, për Rezart Taçin, A je ti zv.kryeministri që del në përgjime. Mos m’u drejto mua si kone”, tha Salianji dhe niset të përpl aset me Braçen.

Por ndërhyrja e gardës së Republikës ka sjellë ndërprerjen e seancës.

Gati p las sh erri në kuvend, Salianji vrapon të ‘gr ushtojë’ Bracen Read More »

Bardhi: Kuvendi i 18-dhjetorit moment bashkimi!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, e konsideroi një moment bashkimi Kuvendin e thirrur nga Kryesia më datën 18 dhjetor. Në prononcimin për media Bardhi shpjegoi vendimmarrjen e plotë të Kryesisë dhe pikat e rendit të ditës të Kuvendit që do të mbahet në Pallatin e Kongreseve.

“Dua të informoj opinionin publik mbi vendimin e marrë nga Kryesia e partisë. Nisur nga situate e krijuar në PD pas shpalljes nga DASH të person non grata të Sali Berishës dhe dëmtimit të interesave politike të PD-së në lidhje me marrëdhëniet me SHBA-të në rast të mos marrjes së masave, Kryesia e PD në mbledhjen e datës 15 nëntor 2021 vendosi thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD ditën e shtunë, më datë 18 dhjetor 2021, ora 11:00 në Pallatin e Kongreseve, me rend dite si më poshtë: Vendimarrje mbi situatën politike si dhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e PD duke mos lejuar që problemet apo interesat personale të secilit anëtar të dëmtojnë interesin elektoral dhe politik të PD dhe axhendën e saj politike në përballje me regjimin e Edi Ramës”, tha Bardhi.

“Miratimin e aksionit politik për të ardhmen e PD-së dhe shpalljen e platformës qytetare për demokraci, rikthimin e legjitimitetit dhe demokracisë, si dhe ndërtimin e mekanizmit të bashkëpunimit me të gjithë forcat e shoqërisë në përballje me regjimin e Edi Ramës. Tre, miratimin e programit organizativ të PD-së për të përgatitur strukturat e PD për zgjedhjet e ardhshme. Organizatat partnere, Forumi Rinor i PD, dhe Lidhja e Gruas, të paraqesin për miratim pranë Kryesisë së partisë Statusin e organizimit të tyre, ku parimet bazë të jenë të ngjashme më ato të PD. Çdo vendim apo akt tjetër që bie ndesh me këtë vendim të Kryesisë do përbënte dëmtim të interesave elektorale dhe politike të PD. Katër, ngarkohet sekretari I përgjithshëm për marrjen e masave organizative për njoftimin dhe mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, pesë ngarkohet sekretari i përgjithshëm, forumi rinor, dhe lidhja e gruas për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi të Kryesisë”, vijoi sekretari i përgjithshëm i PD.

Ndërsa u ndal te anëtarët që votuan kundër Kuvendit të PD, Bardhi tha: “Sot i është thënë Kryesisë së PD që interesi jonë nuk është mbledhja e Kuvedit Kombëtar, interesi jonë është të bëjmë rrëmujë, të krijojmë struktura paralele, për të krijuar një situatë që na shfokuson të gjithëve bashkë. Ftova edhe kolegët që mendonin ndryshe që në respekt të atyre që kanë kërkuar thirrjen e Kuvendit Kombëtar të propozonin ndryshime në rendin e ditës”.

Bardhi: Kuvendi i 18-dhjetorit moment bashkimi! Read More »

Lajm i mrekullueshëm/ Studentja shqiptare fiton çmimin e 2-të në botë dhe merr nga Bill Gates surprizën e veçantë

Xhulia Kurti është një studente e vitit të tretë të Shkencave Kompjuterike. Ajo u rendit e dyta në botë në konkursin botëror të shpikjeve të reja kompjuterike për vitin 2021 dhe ku në fazen finale ishin përzgjedhur 26 pjesëmarrësit më të mirë nga e gjithë bota.

Ky konkurs prestigjioz IAA mobilitython, u zhvillua në Mynih, Gjermani për studentet e apasionuar ndaj teknologjisë. Në përfundim, shqiptarja ka marrë edhe një surprizë të bukur. Miliarderi Bill Gates, bashkëthemelues i Microsoft-it, i ka dhuruar librin e tij (ende të pa dalë në treg) , së bashku me një mesazh përgëzimi për suksesin e merituar.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ajo ka treguar të gjitha detajet nga pjesëmarrja dhe deri te projekti se si të përdorësh internet pa WIFI. “Unë studioj për shkenca kompjuterike në universitetin e Durrësit. Aplikova online dhe kalova në tre stade derisa arrita te fitorja. Në fakt, ky projekt ishte puna e një viti dhe nuk kisha gjetur ku ta prezantoja, derisa projekti gjeti vend në konkursin në Gjermani.

Të përdorësh internetin pa Wifi nuk është vjedhje, është një mënyrë se si të logohesh. Unë si synim kam tregun global, jo Shqipërinë. Babi është një nga partnerët më mbështetës që unë kam gjatë gjithë jetës sime. Di të them që është një libër interesant dhe ja vlen që të blihet. Është goxha interesant sepse tregon historitë për shkatërrimin e piratërive dhe histori të shkencëtarëve të tjerë”, u shpreh Xhulia.

Lajm i mrekullueshëm/ Studentja shqiptare fiton çmimin e 2-të në botë dhe merr nga Bill Gates surprizën e veçantë Read More »

Blendi Fevziu: Basha mendon se do t’i ulë vrullin Berishës me truke!

Blendi Fevziu, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për zhvillimet e fundit në PD, parti e cila po shkon drejt mbajtjes së dy Kuvendeve në dhjetor, atë të datës 11 që e thërret Berisha dhe delegatët dhe atë të datës 18, që po e thërret Basha. Fevziu tha se situata është “komike dhe e paimagjinueshme” dhe se Basha po përpiqet që me “truke administrative” ta lodhë Berishën, duke i ulur vrullin lëvizjes së tij.

“Njëra palë ka thirrur datën 11 dhjetor me parimin që anëtarësia e zeron kryesinë. Zakonisht anëtarësia e kërkon mbledhjen e kuvendit kur nuk e bëjnë strukturat. Mbështetësit e Berishës mendojnë se kjo e zeron dakordësinë e kryetarit. Basha ka thirrur Kuvend tjetër. Mund ta thërriste një javë më parë, por me sa duket nuk e premton më koha fizike. Thërret kuvend sipas të drejtës statutore.

Ku dallojnë këto? Në të parin ka ndryshime statutore, që e dimë që do të shkarkojnë Bashën dhe një lloj rivotimi. Kuptohet që shkarkimi final do të jetë një anëtar një votë. Kuvendi i propozuar nga Basha nuk e ka këtë pikë të diskutimit. Jemi në një ngërç, ka ndodhur situatë jo e papritur. E papritur është që bëhen dy kuvende brenda një jave. Mund ti bënin në dy salla të ndryshme. E kemi parë këtë në partitë e vogla, ku ka përfunduar edhe në rrahje.

Blendi Fevziu: Basha mendon se do t’i ulë vrullin Berishës me truke! Read More »

Evi Kokalari bën deklaratën e fortë: ‘Grida Duma duhet nxjerrë zvarrë nga zyra’

Aktivistja e djathtë Evi Kokalari, e ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, foli për zhvillimet në PD.

Kokalari u shpreh se Grida Duma nuk duhet të jetë deputete dhe se ajo duhet nxjerrë zvarrë nga PD, sepse po tallet me demokratët e shqiptarët.

Sipas saj, më 11 dhejtor, Basha ikën e PD vetëm forcohet akoma më shumë.

“Më 11 dhjetor Basha ikën dhe PD do të forcohet. Janë 5-6 vetë që bëjnë lojë të shëmtuar dhe flasin për një parti, që nuk është e tyre, por është e gjithë anatërëve të Partisë Demokratike.

Demokratët janë të entuziazmuar kur flet Sali Berisha. Në thelb, PD po shkatërrohet nga Soros, sepse Soros ka punuar për të shkatërruar opozitën e vendit në Shqipëri. Për Grida Dumën, nuk duhet të jetë deputete. Ajo duhet nxjerrë zvarrë nga zyra, sepse po luan me ne të gjithë”, u shpreh Kokalari.

Evi Kokalari bën deklaratën e fortë: ‘Grida Duma duhet nxjerrë zvarrë nga zyra’ Read More »

Basha me tone të forta ndaj Ramës: Ti dhe 5 oligarkë vendosni taksat e shqiptarëve

Me tone të ashpra në Kuvend, kreu i opozitës Lulzim Basha iu përgjigj kryeministrit Edi Rama, lidhu me pr/ buxhetin e 2022.
“Kjo është është BB, nuk është tigri jot prej letre që thotë se 30.8% jetojnë me më pak se 30 $ në ditë.

Eurostat si rregull i referohet INSTAT dhe prap se prap, me të dhënat e INSTAT-it tënd, ja ku e ke të vërtetën shqiptarët në rrezik varfërie. 50.8% aq sa e thash, jo sic the ti që ha gënjeshrën me bukë e pi mashtrimin me ujë.

Përfituesit më të mëdhenj të buxhetit me analizë, janë këta që iu ke dhënë kontrate koncensionesh dhe PPP, ndaj them e ke shdërruar ekonominë në ekonomi putiniste. Ti dhe 5 oligarkë vendosni cdo bëni me taksat e shqiptarëve. Sipas të dhënave të qeverisë tënde, përfituesit më të mëdhenj janë ata 5 oligarkë, janë ato koncensionet e tua. Rrugën e e Arbrit e nise me 33e ke cuar në 58 mld.

Të ra goja për inceneratorët, sepse janë paratë që ndani dhe ke gënjyer me dyfish. The do marrin 9 mln euro, por do marrin rrumbullak 18 mln euro ke në buxhet, ky është një mashtrim ordiner, që mund ta bëjë që një pjesë të atyre parave i fut në xhepin e vet, ose një i fandaksuar që se ka vendin këtu, po në pavionin e Mentor Petrelës. Cfarë arsye, zgjidh. Ose dil këtu e thuaj ‘Me fal’ shqiptarëve se kam gënjyer, sic kam gënjyer këto 8 vite. E kur kapesh del këtu e fyen PD, mbeturinë e social realizmit.” u shpreh Basha.”

Basha me tone të forta ndaj Ramës: Ti dhe 5 oligarkë vendosni taksat e shqiptarëve Read More »

Zgjidhet drejtori i ri i RTSH-së, ja kush është

Enkelejd Joti është zgjedhur sot si Drejtori i ri i Radio Televizionit Publik Shqiptar.

Sic behet me dije ne nje njoftim zyrtar, Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Publik votoi të hënën e 15 nëntorit, me tre të pestat e votave Enkelejd Jotin për të zëvendësuar në detyrën që mbante ish-drejtori i arre stuar nga SPAK, Thoma Gëllçin.

Enkelejd Joti aktualisht mban postin e drejtorit të QSUT-së. Ai rikthehet në skenën mediatike pasi më parë ka drejtuar televizionin Top Channel.

Zgjidhet drejtori i ri i RTSH-së, ja kush është Read More »

Kush është arkitekti që do të drejtojë Prishtinën

Kanë përfunduar zgjedhjet në Kosovë. Opozita ka fituar ndjeshëm ndaj VV së Albin Kurtit. Edhe Prishtina nuk do qeveriset më nga VV.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar komunën e Prishtinës, në raundin e dytë të zgjedhjeve që u zhvilluan dje. Përparim Rama kryesoi garën kundrejt Arben Vitisë së Lëvizjes Vetëvendosje.

Kush është Përparim Rama?

Përparim Rama u lind në Prishtinë më 20 janar 1976.

Në vitin 1992, në moshën 16-vjeçare u shpërngul në Britani të Madhe ku përfundoi edhe studimet për arkitekturë.

Ai ka përvojë mbi 20 vjet në projekte të ndryshme në banesa e hotele.

Në vitin 2012, në Bienalen e Arkitekturës në Venecia, Rama përfaqësoi Kosovën për herë të parë në histori me veprën e quajtur “Punuesi i filigranit”

Në maj të vitit 2021, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku prezantoi Ramën si kandidatin e kësaj partie për të parin e Prishtinës.

Përparim Rama është i martuar dhe ka tre fëmijë. Para se t’i hynte garës për kryetar të Prishtinës, ishte i njohur për veprimtarinë e tij arkitekturale në disa vende të botës si Angli, Shtetet e Bashkuara, Zvicër, Çeki, Shqipëri dhe vende të tjera.

Njihet gjithashtu për angazhimin e tij kryesor në planifikim hapësinor të Lojërave Olimpike në Londër në vitin 2012; për angazhimin e tij në ndërtimin e vizionit të Doha’s, kryeqytetit të Katarit; për projekte madhore në New York, Dublin, Bazel, Pragë e deri në Damask të Sirisë

Kush është arkitekti që do të drejtojë Prishtinën Read More »