Aktualitet

KQZ merr vendimin për Tom Doshin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbyllur procedurën për Tom Doshin.

Shkak për këtë është bërë sipas kreut të KQZ, Ilirjan Celibashki pasi ai nuk përfshihet në sferën e dekr iminalizimit, pasi ka mandat deputeti dhe as ndonjë mundësi që ta fitoi atë.

“Jemi përballë rastit që nuk përfshihet më në sferën e ligjit të dekriminalizimit. Nuk ka mandat deputeti e as ndonjë mundësi që ta fitojë atë” tha Ilirjan Celibashi.

Kujtojmë që pak ditë më parë Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar procesin e verifikimit për politikanin dhe biznesmenin Tom Doshi. Ky proces nisi për shkak të kandidimit të tij në zgjedhjet e 25 prillit, dhe prej tij ka dalë se Doshi është marrë i pandehur apo nën akuzë për disa vepra penale.

Të dhënat e dala nga hetimet e bëra nga sektori i dekr iminalizimit në Pr okurorinë e Përgjithshme, iu përcollën Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

Doshi është ak uzuar për pla gosje, kallëzimi i rremë apo dhe go ditje për shkak të detyrës.

KQZ merr vendimin për Tom Doshin Read More »

Rama jep lajmin e mirë për rrogat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama tha se buxheti i vitit 2022 parashikon një rritje të pagave prej 30% për Forcat e Armatosura, premtim që ai tha se e mbajti pas krizës me luftën ndaj zjarreve në muajin gusht.

Por Rama dha një tjetër lajm të mirë për ushtarakët, gjatë prezantimit të buxhetit në Pallatin e Kongreseve.

“Por sot po u them se do t’i rrisim përsëri pagat. Nuk ka asnjë arsye që Forcat tona të Armatosura, për potencialin që kanë dhe energjinë që japin, të jenë mbrapa nga shumë vende të Aleancës”, tha ndër të tjera Rama.

Pjesë nga deklarata:

Nuk është rritja e parë e pagave që bëjmë, kjo është një rritje e konsiderueshme, dhe nëse kur u takuam me një pjesë prej jush pas përballimit të krizës së zjarreve, unë ju thashë se do të rrisim pagat, dhe sot pagat janë të shkruara me 30% rritje për buxhetin e ardhshëm. Por sot po u them se do t’i rrisim përsëri pagat. Nuk ka asnjë arsye që Forcat tona të Armatosura, për potencialin që kanë dhe energjinë që japin, të jenë mbrapa nga shumë vende të Aleancës, këtu nuk flasim për vendet që janë më të fuqishmet, por vende të tjera që edhe pse janë ekonomikisht më të fuqishme se ne, ne nuk kemi pse të mos i synojmë që të mbërrijmë. Me këtë rritje, nuk jemi më ushtria më pak e paguar në Nato.

Rama jep lajmin e mirë për rrogat e shqiptarëve Read More »

Sali Berisha: Do të jem Kryeministër i Shqipërisë sërish!

Dua të sjell para jush dokumentin më të rëndësishëm në historinë e pluralizmit shqiptar pas rrë zimit të ko munizmit.
Kam kënaqësinë të paraqes para jush drejtoreshën e komunikimit të kësaj nisme historike, që ka për synim rivendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri.
Fitoren e PD-së dhe rikthimin e Sali Berishës si kryeministër i ardhshëm i Shqipërisë. Të gjitha këto me vullnetin e shqiptarëve.

Kam kënaqësinë t’iu prezantoj Floriana Garon. Një studente e shkëlqyer dhe konklurrente e suksesshme në garat e bukurisë. Floriana në jetën e saj ka të rregjistruara një sëri sukssesshëm.

Sali Berisha: Do të jem Kryeministër i Shqipërisë sërish! Read More »

Cili është fati i Bashës nëse vini në krye të PD?/ Habit Berisha me përgjigjen e tij

Në konferrencën me gazetarët, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se me ardhjen e tij në krye të PD-së, pas Kuvendit, nuk do të përjashtojë Lulzim Bashën nga partia. Ndër të tjera ai tha se mbledhja e firmave nga anëtarët e Kryesisë është një gjest normal, duke thënë se do të ruhet kofidencialiteti i emrave të cilët kanë firmosur për mbajtjen e Kuvendit.

Pyetje: Cili do të jetë fakti i Lulzim Bashës nëse do vini në krye të PD?

Berisha: PD nuk përjashton, gjatë historikut të saj janë larguar nga PD, por disa janë larguar vetë për arsye që i ka gjykuar të drejtat, por Lulzim Basha me gjithë damën e tmerrshme që i ka bërë PD, megjithëse është peng për faj të vetin, përsëri unë mendoj do të jetë vetë ai që do të përcaktoj vendin e tij, demokratët do të flasin me votë për Lulzim Bashën”,

Pyetje: Basha nuk do ta njohë Kuvendin?

Berisha: Është njëlloj si të thuash që z.Basha nuk njeh veten e tij. PD me datë 12 dhjetor gdhin e rithemeluar. Do vazhdojë gjithë projektin e saj. Nuk përfundon me datë 11 dhjetor ky projekt. Ka etapa të tjera. Kryetari pa parti, në vlerësimin tim duhet të votohet nga anëtarësia e partisë. Ndonëse kuvendi ka pushtet absolut për shkarkimin e tij.

Pyetje: Ku u bazuat në statut për mbledhjen e firmave?

Berisha: Nuk ekziston asnjë detyrim stautor i atyre që mbledhin 1400 firma për t’i dorëzuar në Kuvend. Ky mekanizëm statutor, jo vetëm i PD por edhe i simotrve është mekanizëm I zhbllokimit të partisë ku atë e bllokojnë forume të tjera, kur këshilli nuk e thërret KUvendin. Në këtë rast hyn mekanizmi shpëtimtrar i anëtarësisë. Po e bëjmë këtë në mënyrë që nuk janë këtu ¼, por nuk ka pse të mos qëndrojnë. Ky është një gjest normal. Akti ka të duskutueshëm që të ruhet konfidencialiteti i tyre. Pengkryetari le të sjellë përfaqësuesit e vet dhe do të mëosjë se kush ka firmosur për kuvendin.

Cili është fati i Bashës nëse vini në krye të PD?/ Habit Berisha me përgjigjen e tij Read More »

Deklarata e fortë e Yuri Kim: Do ketë të tjerë ‘Non-Grata’

Ambasadorja e SHBA në vendin tonë Yuri Kim deklaroi edhe njëherë se do të ketë persona të tjerë non grata.
Në intervistën e dhënë për Top Channel, Ambasadorja trajtoi cështjet më të nxehta për politikën dhe drejtësinë në Shqipëri.

Çfarë do të bëjë SHBA me Sali Berishën në përpjekjen e tij për të rimarrë drejtimin e PD? Cili është qendrimi ndaj kryetarit të PD Lulzim Basha? A janë të kënaqur SHBA me veprimet e SPAK apo drejtësinë e re? Përgjigjjet e ambasadores tregojnë gjithashtu rolin e Shqipërisë në rajon jo vetëm në kuadrin e nismës Ballkani i Hapur deri tek verdikti amerikan mbi të padëshiruarit.

Yuri Kim ambasadore: Ndaj, nëse pyetja tjetër e juaja do të jetë “A do ketë shpallje të tjera?”, të shohim, besoj se do të ketë dhe ne do të vazhdojmë të tregojmë me gisht ata që përfshihen në kor rupsion, ta që minojnë demokracinë dhe këtë vend, të cilin e konsiderojmë mik të ngushtë. Nuk do t’ju braktisim. Kemi bërë rrugë tepër të gjatë. Shtetet e Bashkuara kanë investuar së tepërmi dhe Qeveria Amerikane kujdeset aq sa të mos ta lërë mënjanë këtë.

Deklarata e fortë e Yuri Kim: Do ketë të tjerë ‘Non-Grata’ Read More »

Djali i Sokol Olldashi kundër Bashës: ‘Të inkurajojmë mendimin ndryshe, sepse ajo na bën vërtetë demokratë’

Glauk Olldashi, djali i ish-ministrit Sokol Olldashi, i cili është edhe anëtar i Kryesisë së FRPD-së, ka folur për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, të thirrur nga Sali Berisha në 11 dhjetor.
Ai u shpreh se ky Kuvend mund të mblidhet sa herë i do qejfi nëse ka firmat e nevojshme, kështu që nuk ka përse të shkohet në gjykatë.

“Fatmirësisht statuti ka parashikuar dhe situatat e jashtëzakonshme. Kuvendi mund të mblidhet sa herë i do qejfi nëse janë firmat. Kështu që nuk ka arsye përse të shkohet në gjykata”, tha Olldashi në Fax News.

Përsa i përket vendimit të Bashës për zgjedhje të reja në FRPD, ai tha se vendimet nuk merren me statuse në facebook, sepse ka statut.

“Forumi nuk ka marrë asnjë kosto. Kemi statut. Nëse vendimet do merreshin me statuse në Facebook, atëherë nuk do të ishim më parti por fondacion. Nuk besoj se arsyetimi për këtë vendim është i drejtë, sepse sidomos ne PD nuk mund të ndëshkojmë mendimin ndryshe në parti. Prandaj duhet të inkurajojmë mendimin ndryshe, sepse ajo na bën vërtetë demokratë”, u shpreh ai.

Djali i Sokol Olldashi kundër Bashës: ‘Të inkurajojmë mendimin ndryshe, sepse ajo na bën vërtetë demokratë’ Read More »

Takim me rektorët, ja cfarë diskutoi Rama

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka qenë i pranishëm në mbledhjen e radhës të Komitetit të përbashkët të Politikave të Arsimit të Lartë, me rektorët në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Në këtë mbledhje mësohet se është diskutuar për ecurinë e ndërkombëtarizimit të universiteteve, për të cilën qeveria thotë se ka nënshkruar së fundmi 20 marrëveshje të reja bashkëpunimi dhe janë në proces të 30 marrëveshjeve me universitete prestigjioze ndërkombëtare.

Në fokus të takimit ishte edhe buxheti për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor për vitin 2022, hapja e programeve të doktoraturave, si dhe projektet e reja të kërkimit shkencor.

Takim me rektorët, ja cfarë diskutoi Rama Read More »

Sali Berisha: ‘Kam një lajm të h idhur për Bashën’

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka zhvilluar këtë të martë një takim me demokratët e qytetit të Pogradecit.

Gjatë këtij takimi Berisha tha se ka një “lajm të hi dhur” për kreun e PD-së Lulzim Bashën, duke thënë se ditën e nesërme do të dorëzohen 4200 firma të Kuvendit Kombëtar dhe se duhet të përulet para anëtarëve.

“Për kryetarin kam një lajm të h idhur: nesër dorëzohen 4200 firma të Kuvendit, i them kryetarit pa parti përkulu para firmave të anëtarëve. Do të vijnë në Kuvend 10 mijë të tjerë, do të jetë festa më e madhe në parti. Do të jetë fitorja vendimtare, rroftë partia, rrofshi ju”, tha Berisha nga foltorja e Pogradecit.

Sali Berisha: ‘Kam një lajm të h idhur për Bashën’ Read More »