Aktualitet

Opozita e gatshme të ndërmarrë çdo hap për t’u garantuar shqiptarëve të drejtën e votës

Opozita është e gatshme të ndërmarrë çdo hap për t’u garantuar shqiptarëve të drejtën e votës dhe, përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, për të garantuar një qeveri që buron nga njerëzit dhe u shërben njerëzve”, deklaroi sot Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në një prononcim për shtyp, Basha tha se “kreu i shtetit mendon se 13 tetori është një mundësi për daljen nga kriza politike, përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, zgjedhjeve lokale dhe siç është shprehur politikisht edhe përmes zgjedhjeve presidenciale që nënkupton ndryshimet kushtetuese”.

“Duke vlerësuar maksimalisht qëndrimin e presidentit dhe shqetësimin e tij, i kam bërë të qartë që PD dhe opozita e bashkuar janë në këtë betejë për njerëzit. Që zgjedhjet e ardhshme, ndryshe nga farsa e 30 qershorit duhet të jenë për njerëzit dhe jo për partitë”, tha Basha, duke informuar mbi takimin me Kreun e Shtetit.

Ndërsa për takimin me aleatët, Basha tha se është diskutuar për aksionin e mëtejshëm politik, që sipas kreut të PD-së do të jetë në disa rrafshe.

“Sot në takimin me opozitën kemi diskutuar për hapat e mëtejshëm që do të hidhen në aksionin tonë politik në të gjitha rrafshet në raport me njerëzit, në raport me faktorin ndërkombëtar dhe në raport me zgjidhjet që presin dhe do ti ofrojmë qytetarëve”.

“Kemi diskutuar gjerë e gjatë për emergjencën ekonomike ku ndodhet vendi. Sepse një nga mëkatet më të mëdha, një nga fajet më të mëdha të kësaj bande që na qeveris është se duke tërhequr opozitën në betejën parimore për vlerat themelore të lirisë dhe demokracisë, të luftës kundër krimit dhe drogës, ia ka dalë ti vërsulet Shqipërisë, buxhetit të saj, pasurive të saj, ta vjedhë dhe grabisë qytetarin e thjeshtë, pasuritë e këtij vendi dhe ta zhysë ekonominë në ditën e saj më të zezë në të paktën dy dekada. Ndaj bashkërisht kemi diskutuar për platformën tonë ekonomike, për zgjedhjet ekonomike që shqiptarët meritojnë dhe do të kenë me fitoren e opozitës së bashkuar, e cila tashmë jo vetëm përmes studimeve të opinionit publik, por edhe përmes referendumit të 30 qershorit është konfirmuar si maxhoranca e re politike”, tha ai./atsh

Opozita e gatshme të ndërmarrë çdo hap për t’u garantuar shqiptarëve të drejtën e votës Read More »

Spiropali-Bashës: Harroje 30 qershorin bashkë me Baba Xhiken se po të ikën edhe qershori 2021

“Ndërroje atë dreq pllake dhe harroje 30 qershorin bashkë me Baba Xhiken se po të ikën edhe qershori 2021”.

Kështu iu drejtua sot ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, zëdhënësja e Qeverisë, Elisa Spiropali, kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“Lulzim aman ndërro pllakën e gramafonit se s’dëgjohet më as ajo kënga monotone, po veç gërvishtjet e pllakës”, tha Spiropali, duke iu përgjigjur deklaratave të Bashës.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi sot se “zgjedhjet e ardhshme, ndryshe nga farsa e 30 qershorit duhet të jenë për njerëzit dhe jo për partitë”./atsh

Spiropali-Bashës: Harroje 30 qershorin bashkë me Baba Xhiken se po të ikën edhe qershori 2021 Read More »

Rama-bizneseve: Mos e sprovoni shtetin, kush nuk lëshon faturë asnjë tolerim

Kryeministri Edi Rama ka apeluar sot biznesit që të mos sprovojë administratën dhe shtetin duke mos punuar rregullisht me faturat përkatëse.

Gjatë një takimi me drejtuesit e Tatimeve, Kryeministri Rama theksoi se, “kemi zgjedhur prej më shumë se 6 muajsh një qasje këshilluese, informuese, edukuese, duke mos preferuar të shkojmë tek hapi i fundit, pa bërë hapat e tjerë”.

Kjo periudhë, theksoi Rama “ka përfunduar dhe besoj që legjislacioni është i qartë dhe masat që legjislacioni parashikon për çdo biznes që nuk punon rregullisht me faturat përkatëse janë të atilla që nuk ja vlen aventura e moslëshimit të faturës”.

“Dihet që nëse nuk lëshon një kupon në një lokal, të mbyllet lokali. Në një njësi tregtare, të mbyllet njësia, për një periudhë që të sjell një dëm të madh”, u shpreh Kryeministri.

“Kështu që ju lutem të gjithëve mos e sprovoni administratën dhe mos e sprovoni shtetin, sepse nuk do tolerohet askush”, – ishte apeli i Kreut të Qeverisë ndaj bizneseve. /atsh

Rama-bizneseve: Mos e sprovoni shtetin, kush nuk lëshon faturë asnjë tolerim Read More »

Air Albania, së shpejti nis fluturimet në destinacionet europiane

“Së shpejti Air Albania nis fluturimet në destinacionet europiane”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, ndërsa publikoi një mesazh nga një qytetar që ka udhëtuar me Air Albania drejt Stambollit.

“I nderuar z. Kryeministër! Unë udhëtoj në gjithë botën, por ishte hera e parë që më rastisi të udhëtoj për në Stamboll me Air Albania.

Pasi kisha dëgjuar statuse negative nga “personazhe” të ndryshëm nëpër rrjetet sociale, isha i përgatitur shpirtërisht që mbase në bord nuk do na shërbenin as ujë.

Por surpriza ime dhe e gjithë familjes time ishte e madhe që në momentin që hipëm në avion, një Airbus i ri, super komod, me hapësira mes sediljeve, pushuese për këmbët, e gjithfarë komoditetesh, që edhe pasagjerët në klasën ekonomike të udhëtonin sa më mirë”, shkruan qytetari.

Ai shpreh vlerësimet po ashtu edhe për shërbimin në bord. “Na u servir ushqim i ngrohtë, i freskët, tepër i shijshëm, i servirur bukur në tabaka. Stjuardesat shumë të sjellshme na flisnin shqip, dhe kudo ishte mbishkrimi “Air Albania”!

U ndjemë shumë krenarë për këtë gjë në dukje të parëndësishme, por që i shton vlerë vendit tonë të vogël e na bën të ndihemi mirë fakti që edhe një udhëtar i huaj mund të shijojë një udhëtim komod (madje shumë më komod se në shumë linja me emër të madh botëror), – në një avion shqiptar e të thotë: “Bravo Shqipëria!”, vijon ai.

“E për fat me ne në avion ishte duke udhëtuar edhe i madhi Mr. Rudy Giuliani, e jam i bindur edhe ai ka mbetur i impresionuar nga udhëtimi me linjën ajrore shqiptare!

Komplimente z. Kryeministër, pasi kjo ishte iniciativa juaj dhe e di që ky opinion i sinqertë do t’ju bëjë të ndiheni mirë edhe ju! Ju urojmë punë të mbarë dhe sa më shumë suksese të tilla! Me respekt, Badush Kajtazi, Xhoana Milloshi dhe Glauk”, përfundon mesazhi drejtuar Kryeministrit Rama. /atsh

Air Albania, së shpejti nis fluturimet në destinacionet europiane Read More »

Imshta dhe Divjaka, dy prodhueset më të mëdha të shalqirit në Shqipëri

Imshta dhe Divjaka janë dy prodhueset më të mëdha të shalqirit në Shqipëri.

Zv/kryeministri Erion Braçe ndalet te investimet që janë kryer dhe masat fiskale që u kanë ardhur në ndihmë fermerëve të kësaj zone për të rritur eksportet.

“Këtu jemi në Imshtë. Turi është një bujk i mirë, i apasionuar pas punës me tokën. Çmimi mesatar që Imshta mori për shalqirin këtë vit është 23 lekë për kilogramë. Eksporti u zgjerua dhe nga Imshta këtë herë çuam shalqi edhe në Suedi. Infrastruktura, rruga për Imshtë tashmë e bërë dhe rrugët e tjera në ndërtim në fazën e fundit ndihmuan shumë”, tha Braçe.

Po ashtu heqja e TVSH-së për inputet bujqësore, farërat, fidanët e plehrat kimike dha efekt maksimalisht, uli kostot, rriti rendimentin, dhe solli më shumë të ardhura.

“Aq kundërshtarë pati heqja e TVSH-së, sa e mbani mend, ika nga komisioni. Vijojnë ta kundërshtojnë akoma të gjithë ata që kurrë nuk shkuan në fshat, kurrë nuk hynë një herë të vetme në ara me bujqit, tek produkti. Do të bëjmë edhe më shumë; do të çojmë ujin për vaditje përmes rrjetit të ri të degës së Çukasit në Imshtë. Do ulim edhe më kostot! Kush do të punojë, punën e ka pranë”, tha Braçe./atsh

Imshta dhe Divjaka, dy prodhueset më të mëdha të shalqirit në Shqipëri Read More »

Qendra historike e Vlorës zgjeron mushkëritë e qytetit

Rikualifikimi i qendrës historike të Vlorës po e bën qytetin bregdetar jo vetëm destinacion për detin dhe plazhin, por edhe për historinë dhe kulturën e pasur.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti duke sjellë pamje të qendrës historike që po merr formë, tha se kjo po ndodh “sepse Vlora nuk është vetëm det, por edhe histori, edhe kulturë”.

“Do të duhej të kalonin shumë vite që të ndërmerrej një hap i vështirë dhe i rëndësishëm, ai i rikualifikimit të Qendrës Historike. Një kthim në identitet, që do të zgjerojë mushkëritë e qytetit”, theksoi Margariti.

Qendra historike e Vlorës është zona ku qyteti i Vlorës ruan ende gjurmë të ndërtimeve të fundit të shekullit të 19-të dhe fillimit të shekullit të 20-të.

Brenda kufijve të zonës së projektit ndodhen disa monumente kulture të kategorisë së parë si edhe rruga më e rëndësishme e qytetit për nga vlerat historike që mbart: rruga “Justin Godard”.

Rruga “Justin Godard” ka qenë rruga kryesore e qytetit në periudhën e Rilindjes dhe Pavarësisë Kombëtare.

Cepi perëndimor i saj të nxjerr tek Sheshi i Flamurit, kurse ana lindore në lagjen “Partizani” në drejtim të Babicës, ku ka shumë foto të hyrjes së luftëtarëve më 1920.

Shtëpitë janë me dy kate, me ballkone të vegjël të stilit neoklasik. Degëzimet e rrugëve sekondare të çojnë tek ish-pazari, “Lagja e hebrenjve”, klubi “Labëria” dhe ish-Sinagoga.

Në fund, nga ana lindore ka qenë dhe xhamia e Tabakëve, më e madhja e qytetit. Rruga ka pasur disa ndërtesa shoqërore në shekullin XIX, si një sahat (kullë) dhe Postën e qytetit.

Kompleksi e ka marrë emrin nga juristi i njohur francez Justin Godard, i cili ka mbrojtur të drejtat e Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris, më 1919.

Godard ka qenë mik i shqiptarëve dhe ka ndihmuar edhe me fonde ekspeditën e arkeologut Leon Rey në Apoloni./ atsh

Qendra historike e Vlorës zgjeron mushkëritë e qytetit Read More »

Dita Botërore e Aftësive Rinore, më shumë vëmendje për të rinjtë

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, në ditën Botërore të Aftësive Rinore, bën thirrje për më shumë vëmendje për të rinjtë në shoqëri dhe në veçanti për të rinjtë me aftësi të kufizuar.

“Sipas Censusit të 2011, numri i të rinjve të grupmoshës 15-29 vjeç u llogarit në 704 mijë, duke përfaqësuar një të tretën (25,2 përqind) e të gjithë popullsisë. Me këtë përbërje të moshës, popullsia e Shqipërisë është mes popullsive më të reja në Europë. Të dhënat tregojnë një përmirësim të qartë të nivelit arsimor të realizuar nga grupmosha më të reja, por megjithatë mbeten prapa sa i takon arritjeve arsimore”, shprehet Komisioneri.

Po ashtu Komisioneri shton se të gjithë shqiptarët kanë të drejta të barabarta për akses në arsim në të gjitha nivelet pa diskriminim në lidhje me statusin e tyre social, kombësinë, gjuhën, gjininë, fenë, bindjet politike, gjendjen shëndetësore dhe nivelin ekonomik. Të rinjtë me aftësi të kufizuara përballen vazhdimisht me izolim social, varfëri dhe diskriminim – dhe kjo duhet të ndryshojë. /atsh

Dita Botërore e Aftësive Rinore, më shumë vëmendje për të rinjtë Read More »

Basha në Shkodër: Koha që PD të japë zgjidhjet e veta

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim në Shkodër, prej nga tha për mediet se ishte në këtë qytet për të falënderuar të gjithë ata persona dhe militantë të PD që nuk kanë marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Basha tha se është koha që PD të japë një zgjidhje kundër shtetit që sipas tij është i kapur.

“ Jam këtu për të thënë se për mua dhe për PD refuzimi i Edi Ramës më 30 qershor është mbi të gjitha motiv dhe përgjegjësi për ta kthyer këtë në një votë shprese për një ndryshim të vërtetë për çdo shqiptar e çdo shqiptare që mund të vij me ndryshime kushtetuese, politike. Transformimi i thellë në radhë të parë i ekonomisë. Jam shumë i shqetësuar se nuk mjafton të themi se kjo është një pasojë e Edi Ramës tani është koha të japim zgjidhjet tona. Zgjidhjet tona për t’i dhënë fund një ekonomie të kapur nga 5 oligarke. Për të ulur taksat dhe jo për të rritur taksat. Dhe për t’i kthyer shqiptarëve të drejtën për të punuar me dinjitet”, tha Basha. /atsh

Basha në Shkodër: Koha që PD të japë zgjidhjet e veta Read More »