Aktualitet

Shqipëria në 20 vendet e para në botë për eksport të domates

Për herë të parë në historinë tonë 30-vjeçare, kemi një ulje të raportit import-eksport nën 3, nga rreth 6 që ishte ky raport në vitin 2013”, u shpreh ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi gjatë një deklarate për mediet.

“Shifrat për 6-mujorin e parë të këtij viti janë vërtet impresionuese po t’i krahasojmë me të njëjtën periudhë të vitit 2018. Në total sektori bujqësor ka një rritje me 24,1%. Grupi i perimeve vazhdon të ruajë pozitat e ‘kampionit’ në eksportin e prodhimeve tona bujqësore. Shqipëria vazhdon të jetë një ndër 20 vendet e para në botë për eksport të domates në volum. Në grupin e perimeve kemi edhe produkte të veçanta me rritje që shkon mbi 80%”, tha ministri Çuçi.

Sipas tij këto nuk janë aspak shifra të rastësishme, por dëshmojnë qartë se prodhimet tona bujqësore janë cilësore dhe konkurrojnë në tregjet e vendeve të Bashkimit Europian.

Harta e vendeve ku eksportohen produktet tona është e gjerë. Përmenden këtu shtete si Italia, Gjermania, Suedia, Çekia, Anglia, Polonia, Kroacia etj. Krahas vendeve të BE-së, jemi zgjeruar edhe në tregje të reja si India, ku kemi rritur eksportin e mollëve në 65%.

Ministri theksoi faktin se deri më tani nuk kemi ngarkesa të kthyera mbrapsht nga eksportuesit.

“Ky është një fakt i pamohueshëm dhe natyrisht një tregues inkurajues për të gjithë fermerët tanë. Unë besoj se rritja e eksporteve nga viti në vit është një lloj certifikimi që iu bëhet prodhimeve tona bujqësore dhe garanci për këdo që i konsumon ato”, tha ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Në vijim të deklaratës ai përmendi gjithashtu se për herë të parë ka nisur eksporti në SHBA i djathit ‘Made in Albania’, si dhe është arritur marrëveshja me Kinën, për t’i hapur rrugë eksportit të nënprodukteve të qumështit; për mjaltin; prodhimet e akuakulturës, të brendshmeve të kafshëve dhe lëkurëve.

“Këto zhvillime pozitive nuk janë të rastësishme. Politikat që ne kemi ndjekur në ndihmë të bujqësisë dhe zhvillimit rural po i japin frytet e tyre. Stimulimi dhe forcimi i pikave të grumbullimit si hallka kyçe mes fermerit dhe tregut po jep rezultate. Po kështu përmend këtu edhe mbështetjen përmes Skemës Kombëtare, Programit IPARD, heqjen e TVSH-së për inputet bujqësore, heqjen e TVSH-së për makineritë dhe investime të tjera në infrastrukturën ujitëse e kulluese”, përfundoi ministri Çuçi. /atsh

Shqipëria në 20 vendet e para në botë për eksport të domates Read More »

Si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.Njihuni me parashikimin e horoskopit

Dashi

Mund të planifikoni projekte të cilat mund ti vini në jetë në ditët në vijim, kur Hëna të jetë në favorin tuaj. Në dashuri do të ketë keqkuptime, për shkak të komunikimit aspak të kënaqshëm me njeriun e zemrës. Mundohuni që të gjeni mënyrën e duhur.

Demi

Është mirë që gjatë kësaj dite të shmangni konfliktet, veçanërisht në dashuri, ku nuk kanë rëndësi vetëm fjalët e thëna, por edhe ato të pathënat. Këshillohet që të bëni shumë kudes dhe të sqaroheni, pasi më vonë situata do të bëhet më e komplikuar. Po ashtu këshillohet që të pushoni më shumë dhe të hani më mirë.

Binjakët

Kjo e premte është mjaft e favorshme për të sqaruar çdo pakënaqësi të mundshme në sferën sentimentale. Sa i takon pjesës tjetër të jetës, do të ndiheni disi të pakënaqur, ku me gjasë do të keni ndjesinë se dikush ju është vënë kundër dhe ka tradhtuar besimin tuaj.

Gaforrja

Do të përballeni me disa probleme në sferën profesionale. Mundohuni që të bëni durim, pasi në ditët në vijim, situata do të përmirësohet. Nuk duhet të përzieni ngarkesën profesionale me jetën personale! Duhet ti kushtoni më shumë kohë dashurisë, pasi ka ardhur momenti për të rikuperuar.

Luani

Kjo premte do të jetë e mbushur me stres dhe tension, ndaj mundohuni që të ruani qetësinë. Fundjava do të jetë dukshëm më e mirë. Mundohuni që të rrini në shoqërinë e njerëzve që iu duan të mirën. Ky është momenti i duhur për të menduar për dashurinë.

Virgjëresha

Astrologu këshillon që të sqaroni çdo dyshim që ju mundon gjatë kësaj dite, pasi në vijim do e keni më të vështirë. Mundohuni që të relaksoheni më shumë, pasi do të keni nevojë për rikuperim.

Peshorja

Mund të përballeni me ndonjë kontrast në sferën personale. Bëni mirë që të programoni një udhëtim të shkurtër, diçka që t’iu mundësojë shkëputjen totale nga gjithçka. Keni nevojë që të shkëputeni nga problemet e përditshme dhe ato të punës.

Akrepi

Parashikohet një ditë nën ritmin e duhur, me ndonjë problem në sferën sentimentale. Ndoshta jeni duke kaluar një periudhë krize gjatë së cilës duhet të kuptoni se çfarë dëshironi. Bëni kujdes me financat, pasi gjatë këtyre ditëve do të përballeni me shpenzime shtesë.

Shigjetari

Ju pret një ditë pozitive dhe gjithë energji. Mundohuni që të përfitoni pasi fundjava do të jetë disi e rëndë për tu përballuar. Bëni mirë të shihni përreth edhe në sferën profesionale, pasi mund të përballeni me ndryshime të ndjeshme.

Bricjapi

Mundohuni që të përfitoni gjatë kësaj dite pasi yjet favorizojnë takimet dhe kontaktet, shkruan noa.al. Përballoni çdo situatë me alegri, ndonëse mund të përballeni sërish me probleme në dashuri.

Ujori

Kjo është një periudhë gjatë së cilës jeta juaj po ndryshon ndjeshëm, pavarësisht nëse doni ose jo! Jeni në një fazë të ndjeshme transformimi! Kjo situatë ju streson dhe ju lodh, edhe pse ndoshta nuk do të ndodhin ndryshimet që dëshironi në sferën profesionale. Mundohuni që të tregoheni të durueshëm.

Peshqit

Kjo e premte do të jetë mjaft pozitive, gjatë së cilës mund të bëni rikuperime të ndjeshme, nëse keni jetuar një krizë në dashuri. Përfitoni nga fundjava për të sqaruar çdo dyshim. Jeni në gjendje që të bëni strategji në mënyrë që të përballeni me të tjerët.

Si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.Njihuni me parashikimin e horoskopit Read More »

Historia e tm.errshme e shqiptares në Itali – Rr.ëmbimi ,puna si pr.ostitutë deri tek ‘l.ufta’ me kan.cerin

Adelina ka mësuar se në jetë duhet të lu ftosh. Ajo e ka bërë këtë gjatë gjithë kohës, duke mos u dorëzuar kurrë. Fillimisht, si një ish-pros titutë lu ftoi për lirinë e saj, për t’u larguar nga rrugët ku ishte e detyruar të shiste trupin e saj.

Pasi den oncoi tut orët dhe ndihmoi shumë femra të lirohen, lu fton për të marrë nënshtetësinë italiane. Tani ka edhe një betejë tjetër, atë ndaj një sëmundje të rëndë, pasi është diagnostifikuar me kancer. Mediat italiane i kanë kushtuar shkrime të ndryshme gruas shqiptare, e cila prej 20 vjetësh jeton në një provincë në Brindisi. Adelina është pajisur me një leje qëndrimi për “raste speciale”, por ajo skadon në Tetor.

“Askush nuk e njeh si qytetare italiane, edhe pse për Italinë kjo grua, simbol i ligjshmërisë dhe kurajës, ka dhënë shumë”, shkruajnë mediat. Shqiptarja e cila lu ftoi edhe për të drejtat e grave të tjera kërkon vetëm që të jetojë si qytetare e denjë në Itali. “Kam nevojë për kujdes shëndetësor. Gjithmonë pyes veten pse gjithçka ndodh me mua. Koha që më mbetet për të jetuar në këtë tokë, dua ta jetoj si një qytetare e denjë në këtë shtet”, ka treguar ajo.

Një kërkesë ia ka dërguar edhe ministrit të Brendshëm, Matteo Salvini. Adelina i frikësohet shtrëngimit të masave për dhënien e lejeve të qëndrimit dhe ka frikë se do të dëb ohet. Fe rri për Adelinën, emri i vërtetë i së cilës është Alma Sejdini, fillon në vitin 1996, kur u rrëm bye në qytetin e Durrësit. Më vonë e dërguan në Itali me gomone, ku e shitën në “tregun e grave”. Me një thi kë e kërc ënonin dhe i thonin që të mos e provonte të arr atisej. Që nga ai moment filluan 4 vjet të gjatë dhu ne dhe poshtërimi për të. Po dita e ndryshimit erdhi. Adelinën e shpëtuan “engjëjt me uniformë” siç i quan ajo. Por para se të shkonte në polici, shqiptarja duhet të kalonte edhe një provë tjetër. Nuk ndihej mirë dhe kërkoi që të shkonte të “punonte” pak më vonë, por u dhu nua dhe u nxorr me forcë në rrugë.

Një nga klientët vuri re të nxirat në fytyrën e saj dhe e çoi në komisariat. Nga këtu fillon një jetë e re për Adelinën. Ajo bashkëpunoi me forcat e rendit dhe me dëshmitë e saj çoi në bu rg dhjetëra persona, të cilët e kishin shfrytëzuar. Përveç kësaj shumë vajza të reja shpëtuan, duke e kthyer shqiptarja në një simbol të kurajës dhe ligjshmërisë. Por sot Adelina ka një betejë të re për të fituar, atë kundër një tumori dhe për këtë ka nevojë për ndihmë shëndetësore, por ajo nuk ka nënshtetësinë që të marrë mjekimet. Është duke kryer kimioterapinë, por e vetme nuk mund t’ia dalë. “Betejat janë bërë për t’u fituar, por kam nevojë për ndihmë ekonomike që të lu ftoj”, shkruan ajo në Facebook, ku edhe ka ftuar të gjithë personat që kanë dëshirë që ta ndihmojnë. Përshtati në shqip: abcnews

Historia e tm.errshme e shqiptares në Itali – Rr.ëmbimi ,puna si pr.ostitutë deri tek ‘l.ufta’ me kan.cerin Read More »

Moti,sinoptikanët paralajmërojnë rikthimin e temperaturave ekstreme në pjesën më të madhe të kontinentit

Ditët e freskëta të fillimit të Korrikut nuk do të zgjasin edhe për shumë, për t’ia lënë vendin të nxehtit afrikan që pritet të pushtojë sërish Europën.

Sinoptikanët paralajmërojnë rikthimin e temperaturave ekstreme në pjesën më të madhe të kontinentit. Agjencia franceze e motit, Meteo France njoftoi se vala e dytë e të nxehtit pritet të vijë në fillim të javës së ardhshme.

Termometri do të arrijë në 35 gradë Celcius, ndërsa fundjavën e ardhshme pritet të shkojë mbi 40 gradë Celcius. Krahas Francës, që gjatë valës së parë preku rekordin kombëtar të temperaturave me 45.9 gradë, i nxehti pritet të godasë vendet iberike, por edhe Gjermaninë, Austrinë dhe vendet e Lindjes.

Fundi i muajit Qershor alarmoi ndjeshëm autoritetet europiane për jetën e qytetarëve, kryesisht të pastrehëve dhe të moshuarve, raporton Klan. Ekspertët e meteorologjisë japin alarmin se ngrohja globale dhe shkrirja e akujve në Arktik ka shkaktuar një efekt të quajtur rezonanca e valës planetare, që prodhon mot të pazakontë thuajse të gjithë globin.

Moti,sinoptikanët paralajmërojnë rikthimin e temperaturave ekstreme në pjesën më të madhe të kontinentit Read More »

Meta: I gatshëm të shikoj 13 tetorin, por duhen zgjedhje përpara vendimit të BE për negociatat

Presidenti Ilir Meta deklaroi sot se, se është i gatshëm të shohë 13 tetorin si datë, por përpara datës 17-18 tetor kur merret vendimi për hapjen ose jo të negociatave nga Këshilli i BE.

Duke folur për mediet nga Xhafzotaj në Durrës, Meta theksoi se, “Kryeministri e percepton ndoshta si datë tersi 13 tetorin dhe doja ta siguroja atë dhe të gjithë se e vetmja datë ndaj së cilës nuk kam asnjë mundësi të ndikoj dhe që është shumë e rëndësishme për shqiptarët, është 17-18 tetori, që do të vendoset për çeljen ose jo të negociatave në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut”.

Të gjithë ne”, theksoi Meta, “e kemi të qartë tani se me mik shumë të fortë vendimin për në qershor e shtymë për në tetor, për në vjeshtë, dhe është e domosdoshme të jemi të përgjegjshëm dhe të sinqertë para shqiptarëve, të paktën unë si president, por edhe zoti Rama si kryetar i qeverisë, natyrisht edhe zoti Basha si kryetar i opozitës. Se nëse përpara 17-18 tetorit, nuk do të arrijmë të organizojmë zgjedhje gjithëpërfshirëse vendore, dhe të gjejmë formulë për kapërcimin e kësaj krize, provimi i vjeshtës është i pakalueshëm”.

“Në vend ta kishim gjetur këtë zgjidhje që në momentin e parë kur shfuqizova 30 qershorin, të paktën të mos humbasin asnjë sekondë nga sot e në vazhdim sepse 17-18 do iki e do vi 19 tetori, dhe shqiptarët në 19 tetor nuk duan të dëgjojnë justifikimet askujt për të zhvilluar ping-pongun e radhës së fajit. Është e qartë se e vetmja datë ku nuk ndikoj dot është 17-18 tetori. Jam fleksibël, meqenëse zotit Rama mund t’i ketë dalë ters në filxhan 13 tetori, që ta shikoj 13 tetorin, por përpara 17-18 tetorit. Unë po e pres me shumë durim, por edhe me shpresë për të dhënë një zgjidhje të përgjegjshme se përndryshe kjo krizë do të vazhdojë të përshkallëzohet dhe askush nuk duhet të mendojë se do të dalë me kosto zero, veçanërisht ata që kanë punuar me përkushtim për të gatuar këtë rrëmujë në Shqipëri”, tha Meta.

“Para 20 vjetësh Shqipëria ishte para Kroacisë. Ku është Kroacia sot? Ku është Shqipëria? Shqiptarët po ikin sikur të ishte viti ’90. Kush do mbajë përgjegjësi?! Jam shumë fleksibël për të ndryshuar datën 13 tetor, me që është perceptuar si ditë tersi. Por nuk kam në dorë të ndryshoj dot 18 tetorin. Kemi fut mik të fortë për të shtyrë provimin në vjeshtë, por s’çelen negociatat me qoka ndërkombëtarë”, deklaroi Meta.

Në lidhje me vendimet e gjykatave Meta tha se “çdo proces gjyqësor që vazhdon të zhvillohet është demonstrim i rrëmujëhanës që zhvillohet. Mungesë e respektit për Kushtetutën, keq zbatimi i qëllimshëm dhe i njëanshëm i ndryshimeve kushtetuese që u realizuan tri vete më parë. Me një qarkore u shpall inekzistent dekreti i Presidenti dhe u mblodh organizata socialiste në KQZ dhe u bë presion ndaj Kolegjit Zgjedhor, dhe u bë rrëzimi i kërkesës së zotit Idajet si rrëzimi i dekretit të Presidentit. Por siguroj shqiptarët që nuk ka pasur zgjedhje të qytetareve, as zgjedhje kushtetuese në 30 qershor. Çdo ndërkombëtar që thotë që gomari fluturon, kjo mund të ndodhë në art dhe pikturë, por në Shqipëri e dimë që gomari nuk fluturon. Nuk është shqiponjë”, u shpreh Meta.

Meta komentoi edhe komisionin hetimor parlamentar të ngritur nga maxhoranca për shkarkimin e tij.

“S’kam asnjë shqetësim për asnjë komision hetimor, asnjë gjykatë, në Shqipëri apo në çdo institucion tjetër që ka juridiksion në Shqipëri. I vetmi shqetësim i imi është data 19 tetor. Çfarë do u themi shqiptarëve? Çfarë do u themi që e kishte fajin Edi apo fajin Luli dhe Mona. Çfarë do u themi që na gënjyen disa europian apo kështu na thënë disa amerikanë”, u shpreh Meta./atsh

Meta: I gatshëm të shikoj 13 tetorin, por duhen zgjedhje përpara vendimit të BE për negociatat Read More »

Gjykata e Vlorës i njeh mandatin e kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro

Gjykata e Vlorës i ka njohur mandatin kryebashkiakut të Himarës Jorgo Goro, i cili zgjidhet për herë të tretë.

Vendimi u dha nga gjyqtari Skender Haluca, i cili mban dhe postin e kryetarit të Gjykatës së Vlorës.

Jorgo Goro kandidonte si përfaqësues i Partisë Socialiste dhe i Aleancës për Shqipërinë Europiane në zgjedhjet e 30 qershorit, nga ku mundi të siguronte 4209 vota./atsh

Gjykata e Vlorës i njeh mandatin e kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro Read More »

Ushqimet të cilat mund t’i konsumoni në verë dhe kanë pak kalori

Marrja e kalorive të tepërta është një nga shqetësimet më të mëdha për të gjithë ata që kujdesen për format trupore, sidomos gjatë stinës së verës.

Mirëpo asnjëherë nuk arrini të kuptoni se cilat ushqime kanë më pak, apo më shumë kalori. Janë disa ushqime që kanë pak kalori dhe mund t’i konsumoni pa frikë gjatë verës:

Sallata jeshile
Sallata jeshile do të shtojë shumëllojshmërinë e ushqimit tuaj, por edhe vlerat ushqyese. Sallata jeshile ka kalori jashtëzakonisht të ulëta dhe përmbajtje të lartë të ujit, por është një burim i shkëlqyer i vitaminave A, K dhe C.

2. Luleshtrydhet

Luleshtrydhet shërbejnë për disa përfitime shëndetësore, ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit.
Ato kanë shumë pak kalori dhe janë një nga ushqimet më të mira për humbje peshe.

3. Turshitë

Turshitë janë të kripura, por shumë të shijshme. Gjithashtu janë një nga ushqimet e preferuara për të gjithë ata që duan të mbajnë dietë, pasi kanë zero kalori.

4. Kastravecat

Kastravecat kanë rreth 90% ujë në përbërje dhe si pasojë nuk kanë fare kalori.

5. Kajsitë

Të ëmbla, të lëngshme dhe perfekte për të gjithë ata që duhet të kujdesen për kaloritë e tepërta.

6. Kungulli

Kungulli është një nga perimet e verës më të shëndetshme dhe më me pak kalori që mund të gjeni.

7. Domatet

Domatet mund të zvogëlojnë rrezikun e kancerit dhe sëmundjeve të zemrës, sipas një studimi të publikuar në “Journal of Lifestyle of America”. Gjithashtu janë një nga perimet më të njohura të cilat ndihmojnë në humbjen e peshës.

8. Pjepri

I mbushur me antioksidantë, pjepri është ushqimi i përsosur, i ëmbël dhe freskues. Pjepri përmban shumë vitamina dhe minerale që mund të ndihmojnë në parandalimin e problemeve të syve. /atsh

Ushqimet të cilat mund t’i konsumoni në verë dhe kanë pak kalori Read More »