Aktualitet

Sot, 28 vite nga mbërritja e anijes shqiptare “Vlora” në portin e Barit në Itali

Sot shënohen 28 vite nga mbërritja e anijes shqiptare “Vlora” në portin e Barit në Itali.

Në 8 gusht të vitit 1991, rreth njëzet mijë emigrantë shqiptarë u larguan nga porti i Durrësit drejt brigjeve të Barit me një anije tregtare.

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko duke kujtuar këtë datë shprehet se, “8 gushti i vitit 1991, njihet ndryshe si zbarkimi i njëzet mijëve, kur një valë emigrantësh shqiptarë me një anije tregtare u larguan nga porti i Durrësit drejt brigjeve të Barit”.

Kjo, thekson majko, “është një nga ngjarjet më të mëdha që shenjoi marrëdhëniet midis dy vendeve”.

Majko ka postuar edhe një foto nga, “Anija e Shpresës” (La Nave della Speranza) skulptura e artistes shqiptare Ledi Shabani vendosur në portin e Barit në shenjë falënderimi për mikpritjen e qytetarëve të Barit”./atsh

Sot, 28 vite nga mbërritja e anijes shqiptare “Vlora” në portin e Barit në Itali Read More »

Bashkitë i rikthehen punës intensivisht pas konstituimeve, Balla: Nuk ka pushime

Lagja “5 Maji” e Elbasanit, një nga lagjet më të mëdha të qytetit po i nënshtrohet investimeve.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, së bashku me Kryetarin e Bashkisë, Gledian Llatja, inspektuan punimet që po kryhen për sistemimin e shesheve të pallateve dhe rikonstruksionin e rrugës “Mustafa Demiri”.

“Menjëherë pas konstituimeve, bashkitë i janë rikthyer punës intensivisht. Është thjeshtë e qartë: nuk ka pushime këtë vit për kryetarët e sapozgjedhur. Lagja “5 Maji” e Elbasanit është një nga lagjet më të mëdha, por edhe më problematike përsa i përket informalitetit. Pasi kanë përfunduar rrugët kryesore, tashmë investimet në këtë zonë janë përqëndruar në sheshet e pallateve”, shprehet Balla.

“Së bashku me Kryetarin e Bashkisë, Gledian Llatja inspektuam punimet që po kryhen për sistemimin e shesheve të pallateve dhe rikonstruksionin e rrugës “Mustafa Demiri”. Investimi ishte e domosdoshëm, pasi ndërhyrjet informale kishin shkaktuar bllokim të kanaleve dhe për pasojë, përmbytje”, thekson Balla.

“Fiks 2 muaj më parë, në 2 Qershor, kjo ishte një prej lagjeve që u përmbyt nga shirat e shumtë që ranë dhe konfirmoi domosdoshmërinë për një ndërhyrje të thellë e të shpejtë”, shton Balla.

Balla falenderoi kryebashkiakun Llatja për planifikimin brenda këtij viti të një prej lagjeve me shumë informalitet.

“Dua ta falenderoj Gledin, bashkinë për planifikimin brenda këtij viti të një prej lagjeve me shumë informalitet, por që informaliteti kishte shkaktuar edhe bllokim të kanalizimeve dhe rrugëve.

Ai garantoi banorët se “kjo punë intensive që ka nisur prej ditës së parë të punës së Gledit, do të vijojë në çdo cep të Elbasanit, për të zëvendësuar informalitetin me blloqe banimi komode, hapësira të gjelbra, dhe kënde lojërash për fëmijë. Punimet në këtë lagje do të përfundojnë brenda dy muajsh dhe vjeshta nuk do t’i gjejë më banorët mes baltës e tymit. Fokusi i bashkive tashmë është zhvendosur në lagjet periferike”./atsh

Bashkitë i rikthehen punës intensivisht pas konstituimeve, Balla: Nuk ka pushime Read More »

Niko Kanxheri: Teatri Kombëtar duhet bërë i ri, nostalgjia për dy godinat duhet të zhbëhet

“Teatri Kombëtar për mua duhet bërë i ri. Nostalgjia për dy godinat e ndërtuara për të qenë provizore, duhet të zhbëhet”, deklaron aktori i njohur Niko Kanxheri.

Në vijim të qëndrimeve të aktorëve të njohur që mbështesin prishjen e Teatrit Kombëtar, Kryeministri Edi Rama shpërndau sot qëndrimin e aktorit Niko Kanxheri.

“Mua po ma ndërtojnë shtëpinë time moderne, të bukur, të mirë, komode dhe papritur unë nxjerr një arsyetim të ri, se çfarë duan ato kulla atje. Janë dy probleme që nuk qëndrojnë bashkë, brenda tyre është një justifikim. Godina në vetvete nuk sjell nostalgji, historia e Teatrit Kombëtar do të mbetet e dokumentuar me arkivën, fotot e shfaqjeve, dekoret, kostumet, muzikën etj. Ç’lidhje ka me mua kulla?!”, thekson Kanxheri.

Duke ndarë këtë qëndrim, Kryeministri Edi Rama shprehet se “krijues i shumë personazheve të veçantë, në skenë dhe në ekran, Niko Kanxheri ka dorën e tij si pedagog edhe në formimin e shumë aktorëve të rinj në vite. Asnjëherë i zhurmshëm, po shpeshherë i pranishëm me rolet e tij në veprat e suksesshme të teatrit e të filmit shqiptar, Niko Kanxheri ka qenë i pranishëm edhe në debatin për godinën e teatrit, ku padiskutim e drejta qëndron në krahun e shumicës dërrmuese të komunitetit teatror, pjesë e së cilës është edhe ai”.

“Si gjithnjë thjeshtë, por në mënyrën e tij të veçantë, aktori i spikatur ka formuluar edhe opinionin për këtë çështje”, thotë Rama./atsh

Niko Kanxheri: Teatri Kombëtar duhet bërë i ri, nostalgjia për dy godinat duhet të zhbëhet Read More »

Rama: Përmirësim i ndjeshëm i numrit të kuponave të lëshuar, por ende ka që luajnë me “zjarrin”

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se ka një përmirësim të ndjeshëm të të dhënave nga terreni numrit të kuponave të lëshuara nga bizneset.

Kreu i qeverisë shprehet se nuk do të ketë tolerancë ndaj abuzuesve.

“Përmirësimi i ndjeshëm i të dhënave nga terreni për numrin e kuponave të lëshuar, por ende sa të duash si ky këtu, që luajnë me “zjarrin” dhe djegin tërë ç’kanë futur padrejtësisht në xhep, sepse ligji u mbyll qepenat. Zero tolerancë ndaj abuzuesve “, thekson Rama.

Plani operacional ”Stop -Informalitetit” synon formalizimin e ekonomisë shqiptare me qëllim që paratë e konsumatorëve të shkojnë për përmirësimin e shërbimeve ndaj tyre, për investime në arsim, shëndetësi, infrastrukturë publike dhe jo në xhepat e bizneseve abuzuese dhe tregtisë së padrejtë, të cilët cënojnë konkurrencën e ndershme dhe mirëqenien e individëve./atsh

Rama: Përmirësim i ndjeshëm i numrit të kuponave të lëshuar, por ende ka që luajnë me “zjarrin” Read More »

Fluks i lartë turistësh, policim i përbashkët rrugor Shqipëri-Kosovë

Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit për patrullime të përbashkëta, Drejtori i Policisë Rrugore të Kosovës dhe Drejtori i Policisë Rrugore Shqiptare, inspektuan nga afër punën e përbashkët të policimit rrugor të Kosoves me ate të Shqipërisë, kryesisht në vendet bregdetare, ku fluksi i mjeteve është më i lartë dhe prezenca e shtuar e policisë është më e nevojshme.

Në një prononcim për mediet, kreu i policisë rrugore të Kosovës, Jeton Rexhepi tha se “ne si Polici e Kosovës kemi ofruar përkrahjen për Policinë e Shtetit Shqiptar, sidomos në këtë sezon veror, në këtë periudhë në të cilën fluksi është më i madh, jo vetëm i qytetarëve kosovarë, por edhe banorëve të tjerë që vizitojnë Shqipërinë për bregdet”.

“Besoj që deri tani, tek patrullimet e përbashkëta, puna e përbashkët ka ka dhënë efektin te qytetarët të cilët janë ndjerë më mirë dhe kanë pasur komunikimin më të lehtë. Kështu që ne, do të vazhdojmë bashkëpunimin që tu lehtësojmë qarkullimin në trafik si dhe të ndihen më të sigurt jo vetëm në rrugën e Kombit, por në të gjitha rrugët e tjera”, tha ai.

Mitat Tola, Drejtori i Policisë Rrugore, tha se “ka mbi 10 vite që Policia Rrugore e Kosovës bashkëpunon me Policinë Rrugore Shqiptare, bashkëpunim shumë i frytshëm, u jep siguri drejtuesve të mjeteve nga Kosova si dhe drejtuesve të mjeteve në Shqipëri. Është një bashkëpunim që mbështetet në procedura pothuajse të njëjta të policimit rrugor, parandalimi i aksidenteve rrugore, rregullimi i trafikut, shkëmbimi i eksperiencave me synimin për një sezon turistik të qetë pa aksidente rrugore dhe pa bllokime”

Ai tha se Policia Rrugore punon vazhdimisht për të përballuar këtë fluks mjetesh që është normalisht i kuptueshëm në situata të tilla në drejtim të plazheve.

“Në kuadër të ketyre masave, janë forcuar shërbimet e policisë në rrugë, si dhe përtej tyre janë marrë masa në bashkëpunim me Entin Pronar të Rrugëve, për pezullime të përkohshme. Për shembull 2 javët e fundit, kemi pasur shqetësime në aksin rrugor Fushë Krujë – Thumanë, aksin rrugor që lidh Veriun e Shqipërisë me Tiranën, si rezultat i punimeve në Urën e Fushë Krujës, kemi pasur ngadalësime, bllokime, rëndesë trafiku. Duke filluar nga sot, në këtë aks rrugor do të pezullohet nga ora 06:00 e mëngjesit deri në orën 22:00 të mbrëmjes, kthimi i gjithë kamionëve që futen në degëzimin e Luzit për në Fushë Krujë. Pra të gjithë kamionët mbi 7.5 tonë nuk do të futen në këtë zonë rurale për t’u dhënë mundësi drejtuesve të mjeteve të vogla të kalojnë lehtë”, tha Tola.

Ai shtoi se “po koordinojmë me Entin Pronar të Rrugëve për të vendosur sistemet e sinjalizimit dhe për të njoftuar bizneset të zhvendosin dinamikën e transporteve të tyre në orët e natës, ku nuk bëhen pengesë për të tjerët dhe as ne nuk bëhemi pengesë për ata. Pas përfundimit të këtij sezoni turistik, në marrëveshjet në vitet e ardhshme do jemi më dinamikë, në sensin që mund t’i shtrijmë marrëveshjet e bashkëpunimit edhe për fundjava e për festa”./atsh

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/506613836742918/?t=0

Fluks i lartë turistësh, policim i përbashkët rrugor Shqipëri-Kosovë Read More »

Zoereport: Riviera Shqiptare të lë pa frymë

Shqipëria ka pamje panoramike që të lënë pa frymë, shkruan Karen Tietjen e faqes së njohur të biznesit thezoereport.com, drejtuar nga dizenjatorja, sipërmarrësja dhe shkrimtarja amerikane, Rachel Zoe Rosenzweig, e cila këtë herë ka përzgjedhur Sarandën, përkrah vendeve të tjera të famshme turistike si Spliti, ishulli i Visit, Valetta, Samosi dhe Efesusi.

”Nëse ëndrrat tuaja mesdhetare janë me ujëra të bruzta, gërmadha që thërrmohen dhe çmime interesante lokalesh të shoqëruara me verë, at[here mund t’ju vijnë ndërmend destinacionet e njohura si Roma, Athina ose Barcelona.

Dhe ndërsa këto vende mahnitëse janë po aq të mira sa reklama për to, është fakt se reputacioni i ka bërë destinacione udhëtimesh edhe pse çmimet janë në qiell.

Por, nëse do të shihni përtej këtyre grackave turistike, mund të zbuloni mundësinë për pushime të lira mesdhetare që ofrojnë të gjitha peizazhet, historinë dhe magjepsjen e homologëve të tyre klishe – thjesht duhet të dini se ku mund të shikoni.

Në krahasim me pjesën tjetër të Mesdheut, Riviera e Shqipërisë është relativisht e pazbuluar.

Ka pamje panoramike që të lënë pafrymë, plazhe të ngjashme me ato të Malit të Zi fqinj dhe Kroacisë dhe shumë rrënoja antike dhe qendra historike. Edhe në pikun e sezonit, është e mundur të gjesh plazhe bosh dhe fshati i afërt i Ksamilit ka me të vërtetë disa nga plazhet më të bukura përgjatë Mesdheut. Autobusi për në Ksamil kushton më pak se një dollar dhe ngrënia jashtë është dukshëm më e lirë në Shqipëri sesa kudo gjetkë përgjatë Mesdheut.

Pasi të keni pushuar dhe të jeni gati për aventurë, atje janë të shumta qendrat e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s; qyteti i lashtë grek i Butrintit është 10 minuta larg me makinë dhe aty mund të gjesh një amfiteatër, manastir dhe një fortesë si dhe shumë male të bukura apo qytete bregdetare. Gjirokastra, një qytet i epokës otomane, ka qytetin e vjetër, një vend fantastik, një kështjellë të rrënuar të shekullit XII dhe pothuajse nuk ka turistë, përfundon Karen Tietjen e faqes së njohur të biznesit thezoereport.com, drejtuar nga dizenjatorja, sipërmarrësja dhe shkrimtarja amerikane, Rachel Zoe Rosenzweig./atsh

Zoereport: Riviera Shqiptare të lë pa frymë Read More »

Braçe-Bashës: Nëse kriza zgjidhet me arrestime ti je i pari në radhë, po hetohesh paralelisht në SHBA e Shqipëri

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar lidhur me deklaratën e kreut të PD-së, Lulzim Basha nga Divjaka, i cili tha se kriza politike zgjidhet vetëm me arrestime politikanësh.

Braçe thekson se kreu i PD është një nga personat e parë në listë që do i përgjigjet ligjit, jo vetëm për pasuritë e pajustifikuara, shitjen e territorit shqiptarë, vrasjet e 21 janarit, por dhe për hetimin e fundit në SHBA dhe Shqipëri.

“Po në këtë vend duhet të marrë fund pandëshkueshmëria për politikanë, kriminelë me e pa organizim, biznesmenë të paligjshëm. Por ti je i pari në radhë; Jo se dua unë kështu, por se ti ke vendosur cv-në tënde të parën në atë radhë”, shprehet zv.kryeministri.

Në vijim, Braçe shton se “ke vjedhur si kërkush aq sa nuk justifikon dot asgjë nga plaçka jote e pamatë, shpenzimet e tua te luksit; Ke vrarë si dikush tjetër mu në mes të bulevardit dhe për shkak moshe ai ta lëshon vendin me qejf; Ke shitur këtë vend duke qeshur e pa t’u skuqur surrati na i shite shitjen për blerje territoresh edhe pse në humbëm territor e zeza në të bardhe; Je i vetmi tani që hetohesh paralelisht në SHBA e në Shqipëri për një krim që është me i rëndë se pastrimi i parave!”.

Po ashtu, Braçe thotë Basha nuk ka qenë në Divjakë, po ka montuar kronikën ndërsa vazhdon pushimet.

“Lulzim Basha dje në Divjakë? Epo mirë, po përgjigjem për të dyja edhe pse këtë është gabim ta marrësh seriozisht. E para, Lulzim Basha nuk ka qenë dje në Divjakë siç thanë të gjithë mediat vizive e portalet dje, gazetat sot! Ju thashë, Lulzim Basha e ka rrenën në ADN! Lulzim Basha ka qenë në Divjakë të enjten që shkoi.U habita që mediet e PD-së dhe mediave vendore i kish kërkuar të mos e bënin publike vizitën! Dje e kuptova, ky bën kronika televizive me shumicë për t’i gënjyer të gjithë me punën e palodhur në ditët kur nuk është fare! Lulzim, unë nuk e kuptoj pse të vjen turp të thuash që po pushon! Ja ku e ke rivalin për të drejtuar opozitën që po pushon dhe jo vetëm ja tregon ngjyra por edhe e thotë publikisht çdo ditë!”, shprehet ai

Po ashtu, Braçe shton se “është krejt njerëzore të pushosh! Është krejt njerëzore edhe të gënjesh siç bën ti! Po arsyen se gjej! Pse duhet të gënjesh kur pushon! Dhe nuk me plas hiç pse gënjen mediat më të mëdha në vend që të kane ty krye lajm me rrena, por pse gënjen njerëzit, ata të opozitës se pari për një gjë krejt normale siç pushimet!”

“Ti gjithë jetën ke shitur atë që s’je, po pse nuk zë mend tani që të gjithë kanë kuptuar tamam se cili je?! Në anë tjetër, kur thërret njerëzit për mbledhje në vakt dreke, bëj atë që është njerëzore, merri për drekë; Mos ha veç ti e shpura e vogël e jotja, merri dhe ata, pak janë! Mos i lerë pa bukë herë tjetër!”, shprehet ai./atsh

Braçe-Bashës: Nëse kriza zgjidhet me arrestime ti je i pari në radhë, po hetohesh paralelisht në SHBA e Shqipëri Read More »

Parashikimi i motit

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, gjatë ditës së sotme, do të ndikojnë masa ajrore të qëndrueshme e të nxehta.

Mot parashikohet i kthjellët me vranësira të larta shtresore pasdite e në mbrëmje. Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim 1-5m/s, përgjatë vijës bregdetare në orët e mesditës deri në 10m/s, duke u shoqëruar me valëzim 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 21/36 diell
Kukës 19/34 diell re
Lezhë 22/35 diell
Dibër 18/31 diell re
Durrës 23/35 diell
Tiranë 22/35 diell re
Elbasan 21/37 diell re
Berat 19/37 diell
Vlorë 22/34 diell
Korcë 18/32 diell
Gjirokastër 19/37 diell
Sarandë 22/34 diell/atsh

Parashikimi i motit Read More »