Aktualitet

Kandidatja për kryeministre u premton prodhuesve subvencione dhe heqjen e akcizës së naftës

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre, Vjosa Osmani u ka premtuar gjithë prodhuesve vendor se me marrjen e detyrës, do të ndërmarrë një seri masash për t’i larguar të gjitha pengesat që kanë aktualisht prodhuesit vendor që merren me bujqësi.

Sipas Osmanit, e rëndësishme është që të rritet subvencionet në bujqësi, të hiqet akciza në naftë dhe të merret disa masa tjera ligjore për t’iu lehtësuar punën këtyre bizneseve.

Këto premtime, kandidatja për kryeministre i bëri gjatë vizitës së sotme në një kompani qumështi në Fushë Kosovë.

Osmani tha për mediet se njëra prej temave të para që do të angazhohet është siguria në ushqim, teksa bëri thirrje që të konsumohet më shumë produktet vendore./KosovaPress/

Kandidatja për kryeministre u premton prodhuesve subvencione dhe heqjen e akcizës së naftës Read More »

Cirku në sheshin “Skënderbej”, art dhe argëtim për fëmijët e kryeqytetit

Të shumtë ishin fëmijët por edhe të rriturit të cilët kanë ndjekur shfaqjen interaktive të trupës së Cirkut Kombëtar në sheshin “Skënderbej”, në kryeqytet.

Një atmosferë fantastike u krijua, për të gjithë të pranishmit, ku u zhvilluan lojëra e akrobaci të ndryshme. Trupa profesioniste iu dha mundësinë edhe të pranishmëve për të provuar dhe realizuar truke shpejtësie si vetë mjeshtrat e cirkut.

”Një pasdite në shesh ndryshe, me fëmijë e të rritur dhe trupën e mrekullueshme të Cirkut Kombëtar. Fatlumë ata që patën mundësinë të ishin të pranishëm”, shprehet ministrja e Kulturës, Elva Margariti e cila ka publikuar edhe disa foto nga kjo shfaqje.

Gjatë muajve të verës, trupa e Cirkut Kombëtar me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës ka performuar edhe në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Në ciklin e aktiviteve, “Eja luaj në Parkun tënd”, nëpërmjet lojërave zbavitëse, rekreative, sportive, argëtuese dhe numrave të mrekullueshme të artistëve të Cirkut Kombëtar, lumturuam në këto ditë pushimesh, fëmijët e kryeqytetit./atsh

Cirku në sheshin “Skënderbej”, art dhe argëtim për fëmijët e kryeqytetit Read More »

Ja si parashikohet të jetë moti

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e sotme parashikohet fillimisht me kthjellime dhe më pas shtim gradual të vranësirave mesatare dhe në relievet malore deri të dendura.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe lokale në një pjesë të madhe të territorit ndërsa në Veriperëndim ato do të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra.

Era do të fryjë nga kuadrati i Jugut, e lehtë e përgjatë vijës bregdetare e në momente të përkohshme deri 12 m/sek. Valëzimi parashikohet i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 20/30 Diell shi
Kukës 17/26 Diell pak shi
Lezhë 20/29 Diell shi
Dibër 16/27 Diell pak shi
Durrës 20/32 Diell pak shi
Tiranë 22/32 Diell pak shi
Elbasan 20/33 Diell pak shi
Berat 18/32 Diell re
Vlorë 21/32 Diell re
Korçë 15/25 Diell re
Gjirokastër 16/33 Diell re
Sarandë 20/31 Diell re

Ja si parashikohet të jetë moti Read More »

Ngatërrimi i himnit/ Macron mesazh Ramës: Ndjesë, gabim i patolerueshëm i Federatës Franceze të Futbollit

Presidenti i Francës , Emanuel Macron i ka kërkuar ndjesë kryeministrit Edi Rama lidhur me incidentin e djeshëm ku u ngatërrua himni ynë kombëtar para fillimit të ndeshjes mes Francës dhe Shqipërisë në stadiumin “Stade de France” në Paris.

Lajmi bëhet i ditur nga kryeministri Edi Rama i cili tha se për këtë Macron i ka dërguar një mesazh duke i shprehur ndjesën e sinqertë për gafën skandaloze të Federatës Franceze të Futbollit.

Macron e cilësoi një “gabim të papranueshëm” ndërsa ka vlerësuar edhe reagimin e lojtarëve tanë.

“Presidenti Macron më shprehu ndjesën e sinqertë për gafën skandaloze të Federatës Franceze të Futbollit, me himnin e Flamurit tonë Kombëtar! E cilësoi një “gabim të papranueshëm” dhe duke vlerësuar edhe reagimin e lojtarëve tanë më kërkoi publikimin e ndjesës së tij “, deklaron kryeministri Rama. /atsh

Ngatërrimi i himnit/ Macron mesazh Ramës: Ndjesë, gabim i patolerueshëm i Federatës Franceze të Futbollit Read More »

Majorca Daily Bulletin: Shqipëria, destinacion tërheqës për investime nga hoteleritë spanjolle

Hoteleria e Majorkës, e shqetësuar nga një rënie e të ardhurave nga Karaibet në vitet e fundit, ka kthyer sytë nga një tjetër destinacion për t’u zgjeruar. Një destinacion në rritje dhe shumë tërheqës, Shqipëria, ku qeveria ka futur stimuj tatimorë për investimet e huaja për zhvillimin e turizmit të vendit, shkruan revista spanjolle “Majorca Daily Bulletin”.

Muajin e kaluar kishte pasur një seri kontaktesh mes përfaqësuesve të hotelerisë dhe qeverisë. Të drejtuar nga “Iberostar”, grupe të tjera të hotelerisë përfshirë “Viva” dhe “MAC. Jet2” ishin gjithashtu të ftuar për të parë për krijimin e linjave mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe.

Presidentja e “Iberostar”, Miguel Fluxa deklaroi në mars gjatë ITB-së (Panairi Ndërkombëtar i Turizmit) në Berlin se grupi i tij do të investojë 300 milionë euro gjatë pesë viteve të ardhshme në krijimin e gjashtë hoteleve me nga 3000 dhoma.

“Melia” ishte ndër grupet e para mes hotelerisë spanjolle që lëvizën dhe do të ketë dy godina kur të hapet “Melia Tirana” në vitin 2021.

Sikurse pritet, kompanitë më të vogla të hotelerisë janë në pritje dhe do të shohin çfarë ndodh para se të investojnë. Ata bënë të njëjtën gjë kur destinacione si Riviera Maya u bënë popullore./atsh

Majorca Daily Bulletin: Shqipëria, destinacion tërheqës për investime nga hoteleritë spanjolle Read More »

Qendra e re komunitare në Palasë, fëmijët ende me pushime

Fëmijët e qendrave të përkujdesit social po pushojnë pranë detit këtë sezon turistik, një risi kjo që vjen për herë të parë pas shumë vitesh.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu thotë se pushimet ende nuk kanë mbaruar për fëmijët e institucioneve të kujdesit social, të cilët sipas saj, po kalojnë ditë argëtimi në plazhin e Palasës.

Ministrja ka thënë po ashtu se edhe të moshuarit e vetmuar të qendrave sociale kanë kaluar kohë pushimi në qendrën e re komunitare që hapi dyert për herë të parë këtë vit në Palasë.

“Pushimet nuk kanë mbaruar ende për fëmijët e institucioneve tona të kujdesit social që po kalojnë disa ditë argëtimi në plazhin Palasës Të moshuarit e vetmuar, fëmijë e gra të qendrave sociale kanë kaluar pushimet verore në qendrën e re komunitare që hapi dyert për herë të parë këtë vit në Palasë”, -thotë Manastirliu.

Me mbështetjen e qeverisë u rijetësua edhe Shtëpia e Pushimit në Velipojë. Fëmijët e qendrave të përkujdesit social kanë pasur mundësinë të pushojnë pranë detit, nën kujdesin maksimal të edukatoreve. /atsh

Qendra e re komunitare në Palasë, fëmijët ende me pushime Read More »

Më shumë se 61 mijë dokumente të shkarkuara nga portali e-Albania në një javë

Më shumë se 61.000 dokumente janë shkarkuar me vulë elektronike nga portali e-Albania gjatë kësaj jave .

Agjenica Kombëtar e Shoqërisë së Informacionit, ka publikuar statistikat e kësaj jave ku vihet re se numri i përdoruesve të këtij portal është në rritje .

Gjatë kësaj jave në këtë portal janë regjistruar 6,408 përdorues të rinj si dhe janë shkarkuar nga ky aplikacion 61,189 dokumente me vulë elektronike. Numri total i përdorimeve të shkërbimeve elektronike shkon në 160,280 si dhe përdoruesit në aplikacionin mobile shkon në 12,946.

Portali unik qeveritar shumëfunksional e-albania.al administrohet dhe zhvillohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, shërben si një portë nëpërmjet së cilës çdo person i interesuar mund të marrë nëpërmjet internetit, shërbime elektronike të ofruara nga institucionet publike në Shqipëri.

Portali qeveritar e-Albania është i lidhur me Platformën Qeveritare të Ndërveprimit, e cila është arkitektura bazë mbi të cilën mundësohet ndërveprimi me sistemet elektronike të institucioneve publike./atsh

Më shumë se 61 mijë dokumente të shkarkuara nga portali e-Albania në një javë Read More »

Lufta kundër analfabetizmit, qendra rinore aktivitet sensibilizues për fëmijët kryeqytetas

Dita Ndërkombëtare e Luftës Kundër Analfabetizmit i mblodhi të rinjtë e Qendrës Rinore të kryeqytetit pranë Qendrës Sociale Multidisiplinare duke iu ardhur në ndihmë fëmijëve për të praktikuar gjuhën Shqipe.

Specialistët e Shërbimit Kombëtar për Rininë bën të ditur se pasi shpërndanë mjete shkollore, ata kaluan një kohë të frytshme e miqësore me fëmijët.

Me ndihmën e vullnetarëve, fëmijët shprehën mesazhe sensibilizuese për rëndësinë e shkollës. Disa prej tyre pikturuan, disa krijuan ese dhe të tjerë me anë të shkrimit shprehën dëshirën se çfarë do dëshironin të bëheshin në të ardhmen.

Shërbimi Kombëtar për Rininë bëri apel për t’iu bashkuar nismës “Të luftojmë anafalbetizmin”. atsh

Lufta kundër analfabetizmit, qendra rinore aktivitet sensibilizues për fëmijët kryeqytetas Read More »