Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes: Lajmi për tërmet të fuqishëm në 23:30 i pavërtetë, ata që e kanë përhapur do mbajnë përgjegjësi penale

Prej disa minutash qarkullon në disa portale dhe rrjete sociale një lajm i rreme mbi parashikimin e një tërmeti me përmasa, në oren 23.30.

Ministria e Mbrojtjes thekson se “I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, të mos bien pre e njoftimeve të tilla keqëdashëse dhe përhapëse paniku pasi nuk ka asnjë parashikim të tillë shkencor nga asnje institucion shkencor.”

“Gjithcka po tentohet te behet per te perhapur panik mes qytetareve eshte kriminale.Te gjithe ata qe kane perhapur kete lajm do te mbajne pergjegjesi penale”, deklaron ministria e Mbrojtjes./atsh

Ministria e Mbrojtjes: Lajmi për tërmet të fuqishëm në 23:30 i pavërtetë, ata që e kanë përhapur do mbajnë përgjegjësi penale Read More »

Lajmi për një tjetër tërmet, fake news kriminal për të përhapur panik

Kryeministri Edi Rama reagoi lidhur lajmin i cili qarkullon në disa portale dhe rrjete sociale për një tërmet të fuqishëm në orën 23:30.

“Ky është një fake news kriminal për të perhapur panik dhe çdo idiot që shkruan për parashikime termetesh thjesht duhet neveritur”, deklaron kryeministri Rama.

Lajmi për një tjetër tërmet, fake news kriminal për të përhapur panik Read More »

Hahn: I trishtuar pas tërmeteve që goditën Shqipërinë, gati Mekanizmi Europian i Mbrojtjes Civile

I trishtuar dhe i shqetësuar kur mësova për serinë e tërmeteve shkatërrimtare në Shqipëri, që shkaktoi më shumë se 100 të plagosur, shtuar këtu edhe dëmtimet serioze në infrastrukturë, shkruan në Twitter komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin, Johannes Hahn.

”Bashkimi Europian ofroi menjëherë asistencë nëpërmjet aktivizimit të mundshëm të ashtuquajtur Mekanizmi Europian i Mbrojtjes Civile”, shton Hahn.

Shqipëria u godit dje nga një numër tërmetesh, që kanë shkaktuar deri tani 108 të plagosur dhe dëme materiale./ atsh

Hahn: I trishtuar pas tërmeteve që goditën Shqipërinë, gati Mekanizmi Europian i Mbrojtjes Civile Read More »

Zv.ministri i Mbrojtjes: Jemi në gatishmëri të plotë

Si pasojë e emergjencës civile të krijuar nga tërmeti i pasdites së djeshme, i cili tronditi vendin tonë e në mënyrë të veçantë Durrësin dhe Tiranën, Batalioni i Mbështetjes Rajonale në Komandën Mbështetëse është në gjendje gatishmërie dhe ka punuar përgjatë gjithë natës për strehimin në çadra të qytetarëve të mbetur jashtë, si pasojë e dëmtimit të banesave.

Deri tani janë ngritur 13 çadra në Tiranë dhe 2 çadra të mëdha në Durrës.

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi deklaroi sot se situatat po menaxhohet me një infrastrukturë që të garantojë strehim për ata që banesat u janë bërë të pa banueshme.

Ai deklaron se institucionet janë në gatishmëri të plotë.

“Kemi reaguar para se të vinte informacioni që të maste amplitudat e tërmeteve, pasi ishte ndjesia njerëzore që ishte tërmet i lartë. Kemi vendosur qendrën e bashkuar operacionale dhe shërbimin për marrjen e informacionit për pasojat e tërmetit dhe pastaj me zhvillimet e mëtejshme”, tha Koçi.

Ai tha se “është normale që njerëzit të mos e kalojnë natën në banesat e tyre jo vetëm për frikë, por edhe siguri. Nëse ka dyshime për sigurinë e banesës është e këshillueshme që të mos kalohet nata aty. Strukturat më të lehta, duke filluar nga çadra janë më të sigurta”.

Batalioni i Mbështetjes Rajonale është në gatishmëri të plotë dhe vijon punën në mbështetje të komunitetit civil në ngritjen e çadrave të tjera, për strehimin e popullsisë në nevojë./atsh

Zv.ministri i Mbrojtjes: Jemi në gatishmëri të plotë Read More »

Situata pas tërmetit, Lleshaj: Policia e Shtetit në gatishmëri dhe në mbështetje të qytetarëve

“Do të organizojmë të gjitha struktura dhe do ta menaxhojmë situatën post tërmetit tha sot”, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshja në mbledhjen e thirrur nga kryeministri Edi Rama me drejtues të Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Brendshme, Emergjencës Civile, Rezervës së Shtetit dhe të gjithë prefektët e vendit

Lleshaj tha se tha se gjatë vëzhgimit pash një angazhim të madh të strukturave shtetërore.

“Tani mbete e rëndësishme vijimi i punës, intensifikimi i kontakteve me njerëzit. Policia e Shtetit do të vijojë me të njëjtin regjim gatishmërie më një nivel shumë të lartë gatishmërisë në të gjithë qarqet por kryesisht në qarkun e Durrësit dhe të Tiranës ku problemet janë më të mëdha. Në të njëjtin nivel gatishmëri do të jenë edhe Forcat e Zjarrëfikësve. Ndërkohë që prefektë do të vazhdojë në jenë në krye të detyre. E rëndësishme është që të gjithë kapacitete të jenë në gatishmëri që nga qendrat e pritjes, shtëpitë e pushimit do jenë në dispozicion dhe ka filluar pritja e disa familjeve, por dhe shtëpive private, duhet të shërbejë edhe solidariteti.

Ju ka bërë thirrje punonjësve të Policisë së Shtetit dhe strukturave të tjera shtetërore që mund të ofrojnë edhe kapacitete private në lehtësimin e kësaj gjendje që është psikologjikisht e veçat.

Fokus mbetet Durrësi pra do të spostohet vëmendja në Durrës ku problemet janë më të mëdha dhe mbetet me rendësi të jashtëzakonshme evidentimi i detaje”, tha ai.

Po ashtu Lleshja tha se “ka shumë detaje që duhet të identifikohen tani, në mënyrë që të kursejmë diskutime të panevojshme, prandaj të gjithë kapacitetet tona duhet të shkojnë në çdo vend për të kontaktuar për të folu, kontaktuar dhe bërë bilancin të gjithçkaje që ka ndodhur, qoftë në inventarin e jashtë dhe të brendshëm”.

“Ne me organizimin e të gjitha strukturave do ta menaxhojmë ketë situatë”, tha në fund ai./atsh

Situata pas tërmetit, Lleshaj: Policia e Shtetit në gatishmëri dhe në mbështetje të qytetarëve Read More »

Gatishmëri e lartë në ndihmë të qytetarëve, ngrihen 7 Shtabe të emergjencës

Kryetarja e Bashkisë Durrës Valbona Sako deklaroi sot se të gjitha strukturat janë në gatishmëri të rangut të lartë.

“Bashkia Durrës, Prefektura e Qarkut si dhe çdo Njësi Administrative është në gatishmëri në rangun më të lartë drejtues për t’i ardhur në ndihmë çdo qytetari”, shprehet ajo.

Po ashtu, Sako sqaron se “Shtabet e emergjencës ku mund te drejtohen qytetaret e prekur nga tërmeti janë:

Kavalishenca e Rendit (Plepa Durrës)
Kavalishenca e Ushtrise ( Plepa Durres)
Cadrat e ngritura tek Stadiumi Niko Dovana
Qendra ditore per femije me aftesi te kufizuara prane UKD Durres
Qendra ditore multifunksionale Nishtulla
Qendra ditore e te moshuarve tek ISH URT, lagjia 17
Qendra ditore e shtepise se Foshnjes tek lagjia nr.8/atsh

Gatishmëri e lartë në ndihmë të qytetarëve, ngrihen 7 Shtabe të emergjencës Read More »

Zhdëmtim për këdo që figuron në listën e të dëmtuarve nga tërmetet

“Pas kapërcimit të këtij momenti psikologjik do të vijojë procesi i mbështetjes për të zhdëmtuar këdo që figuron në listën e të dëmtuarve nga tërmetet”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama.

Kryeministri mblodhi sot grupin parlamentar të Partisë Socialiste, ministrat si dhe kryebashkiakët për të koordinuar punën për menaxhimin e situatës pas tërmeteve që tronditën vendin.

Rama tha se “ky takim vjen si domosdoshmëri për të bashkuar të gjitha forcat në mbështetje të njerëzve që janë prekur më shumë psikologjikisht nga tërmetet e mbrëmshme dhe për të bërë të mundur që të funksionojmë si një rrjet i integruar duke u fokusuar te Tirana dhe Durrësi”.

“Është shumë e rëndësishme në radhë të parë prania njerëzore për të realizuar një kontakt të drejtpërdrejtë me të gjithë familjet që figurojnë si banorë të pikave të identifikuara me dëme, pasi ankthi dhe potenciali për konfuzion që vjen nga ankthi është gjëja e parë që duhet përballur me shpjegime shumë të thjeshta”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “askush nuk duhet të shqetësohet nga pikëpamja e qëndrueshmërisë së godinës apo pallatit, pavarësisht shfaqjeve të plasaritjeve apo krisjeve që do të studiohen, por nuk janë kërcënim në momentin që po flasim”.

“Mbrëmë e kemi ndjekur veçanërisht situatën në Durrës ku ka pasur goxha ankth në familjet që janë prekur më shumë. Kjo ka bërë që një pjesë e konsiderueshme njerëzish të qëndrojnë jashtë banesave, ashtu sikundër edhe pse janë vënë në dispozicion të dyja strukturat e Kovalishencës së Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Brendshme, që kanë rreth 700 shtretër që bashku nuk ka pasur fluks drejt tyre”, tha Rama.

Kryeministri tha se “ka shumë shtëpi dhe një sërë pallatesh që kanë plasaritje dhe krisje, por është me shumë rëndësi t’u shpjegohet njerëzve që jo domosdoshmërisht përbëjnë rrezik”.

“Në vijim, Instituti i Ndërtimit ka filluar punën në bashkëpunim edhe me një grup ekspertësh të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Infrastrukturës me burime njerëzore të specializuara dhe do të realizojnë në kohë të shpejtë gjithë inventarin teknik për të ndarë plasaritjet që nuk kanë prekur strukturën, nga krisjet që mund të kenë cënuar strukturën”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “në disa raste godinat që kanë një ndarje të brendshme janë absolutisht të garantuara për shkak se bëhet fjalë për funksionimin si duhet të fugës sizmike të godinës, që është pjesë e gjithë projektit në funksion të përballimit të lëkundjeve të tërmetit”.

“Jo çdo ndarje, apo në dukje çarje vertikale e godinave është negative, përkundrazi, është tregues që ka funksionuar. 30 metra nga këtu është krejt e dukshme fuga sizmike që ndan korpusin qendror të kryeministrisë me korpusin e ish-Ministrisë së Financave. Por duhen identifikuar qartësisht çdo shfaqje e tillë në sipërfaqen e pallateve, sepse mund të jetë kjo, por mund të jetë edhe diçka më e thellë që përbën rrezik”, tha Kryeministri./atsh

Zhdëmtim për këdo që figuron në listën e të dëmtuarve nga tërmetet Read More »

Fond solidariteti edhe nga bashkitë për dëmet nga tërmeti

Kryeministri Edi Rama kërkoi sot përfshirjen e çdo bashkie në një fond solidariteti për të zhdëmtuar të prekurit nga tërmetet, ndërsa u shpreh se Ministria e Financave, që dje ka përgatitur disa skenarë, edhe për skenarin më të “shtrenjtë”, jemi gati, por është çështje solidariteti real.

Në një takim me kryebashkiakë dhe me deputetë të PS-së, Rama tha se “ne kemi eksperiencën pozitive nga tërmeti që ndodhi në disa fshatra të Korçës, ku pati realisht shtëpi të shembura, dhe ku të gjithë kryetarët e bashkive përpara 30 qershorit kanë mobilizuar fonde.

“Është krijuar një fond solidariteti sipas planit dhe të dhënave të para besoj se do të realizojmë objektivin që asnjë familje të mos jetë më në çadër. Edhe PS ka dhënë një kontribut nga fondi i fushatës elektorale për të prekurit nga tërmeti në fshatrat e Korçës”, tha Rama.

Kryeministri informoi se “strukturat e ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale janë të angazhuara për të asistuar familjet”.

“Në raport me të tërën dëmi i përgjithshëm është shumë i vogël, ndërsa në raport me secilin që e ka është shumë i madh. Ndaj secili prej nesh duhet ta shoh si dëmin e vetë”, tha Rama.

Ai theksoi se lëkundjet kanë ardhur në ulje dhe kanë qenë të parashikuara siç ndodh në çdo tërmet që pas lëkundjes së fortë ka disa të tjera që stabilizojnë pllakën tektonike. “Në këtë moment paniku është gjëja më legjitime dhe kërkon kontakt me të gjithë”, tha Rama./atsh

Fond solidariteti edhe nga bashkitë për dëmet nga tërmeti Read More »