Aktualitet

Tërmeti i 21 shtatorit, mbërrijnë në Shqipëri ndihmat e para nga Bashkimi Europian

Mbërrijnë në Shqipëri ndihmat e parë të Bashkimit Evropian për familjet e prekura nga tërmeti i 21 shtatorit. Pas aktivizimit të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, në Drejtorinë rajonale të rezervave të shtetit në Lundër kanë mbërritur këto dy ditë ndihma nga disa shtete evropiane si Kroacia, Hungaria, ndërsa priten edhe nga shtete të tjera.

Një avion ushtarak grek solli këtë të dielë kontributin e qeverisë së Greqisë për Shqipërinë. Në ceremoninë e pritjes ishte i pranishëm edhe drejtuesi i ekipit të BE për Emergjencat Civile, Peter Glerum.

“Ne jemi këtu si skuadër e mbrojtjes civile për të ndihmuar Shqipërinë. Ne kemi marrë deri më tani ndihmat e dhëna nga 3 shtete dhe presim edhe nga shtetet e tjera”, u shpreh përfaqësuesi i BE-së.

Nga ana e tij, Sekretari i Përgjithshëm i Mbrojtjes Civile të Greqisë, Nikolaos Hardalias tha se jemi këtu të japim një mesazh solidariteti dhe mbështetje për popullin shqiptar.

Drejtori i Përgjithshëm i Rezervave të Shtetit, Paulin Luli falënderoi në emër të Ministrisë së Mbrojtjes përfaqësuesit e lartë të Mbrojtjes civile për solidaritetin.

“Shpresojmë që ne këtë ndihmë të dhënë të mos e kthejmë vetëm në raste të tilla, por të jemi krah njëri-tjetrit për të ndihmuar në kohë të vështira”, u shpreh Drejtori i Rezervave të Shtetit.

Një ekip i specializuar i Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së ka mbërritur në Tiranë, duke iu atashuar ekipeve shqiptare të emergjencës për vlerësimin e dëmeve në terren dhe ofrimin e asistencës së tyre. Prezantimi u bë një ditë më parë edhe nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në prani edhe të ambasadorit të Delegacionit të BE në vendin tonë, Luigi Soreca. /atsh

Tërmeti i 21 shtatorit, mbërrijnë në Shqipëri ndihmat e para nga Bashkimi Europian Read More »

Opinioni i Venecias për Metën, Spiropali: Komisioni Hetimor do të vazhdojë sipas procedurës

“Nuk bëj koment por zoologjinë, por për ligjshmërinë dhe mazhoranca është e vendosur në zbatimin e ligjit”, ka deklaruar sot Elisa Spiropali, zëdhënëse e qeverisë dhe ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, ndërsa mori pjesë në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë nga Kolonja.

Elisa Spiropali deklaroi se shumica është e vendosur për shkarkimin e Metës, aq më tepër pas raportit të Komisionit të Venecias.

“Procesi ligjor ka nisur, komisioni i Venecias ishte shumë i qartë për atë që deklaroi deri në detaje është analiza se ku konsistoi në kapërcimet dhe shkeljet e Presidentit të Republikës. Komisioni hetimor do të vazhdojë sipas procedurës duke vlerësuar të gjitha elementët që dhe komisioni i Venecias ka përcaktuar. Ne sigurisht jemi të vendosur që si mazhorancë dhe si parlament të mbrojmë ligjshmërinë në vend. Ligjin nuk mund ta shkelë një qytetar i thjeshtë, nuk mund ta shkelë mbi të gjitha Presidenti i Republikës i cili duhet të jetë garant i ligjit dhe garant i unitetit të popullit, jo e kundërta” tha ajo”, tha ajo.

Në lidhje me deklaratën e Presidentit një ditë më parë që tha se “unë jam ‘Luani i Venecias’ dhe nuk i trembem Komisionit”, Spiropali u shpreh se “Nuk mund të bëj koment për zoologjinë, por vetëm komente për ligjshmërinë”.

Një ditë më parë, Komisioni i Venecias konstatoi se Ilir Meta shkeli Kushtetutën me vendimin për anulimin e 30 Qershorit. /atsh

Opinioni i Venecias për Metën, Spiropali: Komisioni Hetimor do të vazhdojë sipas procedurës Read More »

“Festa e Mjaltit” panair agro-ushqimor

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka marrë pjesë në “Festën e Mjaltit” dhe panairin agro-ushqimor të hapur në Librazhd.

Balla u shpreh se ku tjetër se në Librazhd prodhohet mjaltë më i mirë dhe më i shumëllojshëm. Festa e Mjaltit” mblodhi bashkë bletërritës nga të gjithë fshatrat e Librazhdit, Prrenjasit dhe mysafirë nga bashki të ndryshme të Shqipërisë.

Po ashtu nuk munguan në këtë Panair agro-ushqimor edhe prodhimet bujqësore dhe blegtorale të zonës. /atsh

“Festa e Mjaltit” panair agro-ushqimor Read More »

Pa prindër, por jo pa mbështetje/ Shtëpi e re për Lorencin dhe Frederikun në Luz të Madh

Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ahmetaj i shoqëruar nga kryebashkiaku i Rrogozhinës, ka inspektuar ndërtimin e shtëpisë për dy fëmijët e familjes Lecini, të cilët janë pa prindër dhe jetojnë në kushte të vështira.

“Së bashku me Haxhiun, u kujdesëm posaçërisht për rastin e fëmijëve të familjes Lecini në Luz të Madh, të cilët jeta i ka sprovuar me mungesën e prindërve, dhe kushtet e vështira ekonomike në një shtëpi të pabanueshme”, u shpreh Ahmetaj.

Sipas tij, kjo është vetëm një pjesë e punës për të rindërtuar shtëpinë e tyre, e cila në tre ditët e ardhshme me mobilimin e plotë do të marrë formë tërësore, një investim prej gati 3 mln lekë të reja.

“Ndërkohë Bashkia po bën gati vendimin për t’i akorduar një pagesë fikse mujore, vendim që do të kalojë javën e ardhshme në Këshillin Bashkiak, ndërsa po angazhohemi edhe që Frederiku të fillojë sa më shpejt një shkollë profesionale”, tha Ahmetaj. /atsh

Pa prindër, por jo pa mbështetje/ Shtëpi e re për Lorencin dhe Frederikun në Luz të Madh Read More »

10 qytetet e jashtëzakonshme të Shqipërisë

Në Shqipëri gjenden shumë qytete të bukura, për të cilat shumica e njerëzve nuk kanë dëgjuar, shkruan blogerja e njohur neozelandeze, Anita Hendrieka në faqen e saj të internetit anitahendrieka.com.

”Është vend relativisht i pazbuluar. Ka shumë për të ofruar duke nisur nga plazhet me rërë deri në një të kaluar komuniste interesante dhe të errët si dhe një lulëzim të gastronomisë. Në këtë shkrim do të gjeni 10 qytetet më të mira të Shqipërisë, të cilat duhet t’i vizitoni”, shkruan Hendrieka.

TIRANA

Kryeqyteti i pozicionuar në zemër të Shqipërisë, ka evoluar bukur gjatë viteve të fundit. I mbushur plot me kafene të bukura, ngjyra, vepra arti, afreske gjithashtu dhe restorante të mira.

Tirana është qytet shumë aktiv dhe tepër i veçantë krahasuar me qytete të tjera të Europës. Nëse doni të mësoni më shumë mbi të kaluarën e errët komuniste të Shqipërisë duhet të vizitoni muzetë Bunk Art 1 dhe Bunk Art 2. Të dy këto muze janë të vendosur në bunkerë nëntokësorë që t’iu lejojnë të kuptoni sesi ka qenë komunizmi në Shqipëri. Një tjetër muze që duhet vizituar është ”Shtëpia me gjethe”, ku mund të kuptoni edhe më thellë periudhën komuniste.

Nëse muzetë nuk janë në shijet tuaja, si thoni për klasa gatimi ku të mësoni mbi ushqimin shqiptar? Duke mësuar më tepër mbi ushqimin, mësoni më tepër dhe për mënyrën shqiptare të jetesës.

SARANDA

Qyteti i Sarandës, i pozicionuar në anë të detit, është një ndër të preferuarit e mi (kam jetuar këtu për më shumë se dy vite). Gjatë periudhës së verës, është qyteti më i populluar nga turistët për shkak të plazheve të bukura që ndodhen përreth. Saranda është porta për në Rivierën Shqiptare, ku ndodhen disa nga plazhet më të bukura të Shqipërisë.

Për të parë perëndimin fantastik, duhet të vizitoni Kalanë e Lëkurësit. Gjithashtu mos harroni të vizitoni “Maldivet e Shqipërisë”, ishullin e Ksamilit si dhe Butrintin, i shpallur zonë e mbrojtur nga UNESCO. Në dalje të qytetit gjenden disa plazhe të bukura të quajtura plazhi i Pasqyrave dhe plazhi i Manastirit.

DURRËSI

I pozicionuar vetëm 30 kilometra nga kryeqyteti, gjendet qyteti bregdetar i Durrësit, i cili njihet për historinë që daton para 3 000 vitesh. Aty ndodhet dhe amfiteatri i dytë më i madh në Ballkan, me kapacitet prej rreth 15 000 personash.

Durrësi është një qytet-port, gjë që tregon se nuk është qyteti më i bukur në Shqipëri, por historia, plazhet dhe arkitektura e qetë e bëjnë atë një qytet të famshëm ku turistët të ndalojnë.

BERATI

Qyteti i një mbi një dritareve, i gjendur jo larg nga Tirana, është qytet i mbrojtur nga UNESCO. Ky destinacion është ndër më të dallueshmit në Shqipëri për sa i përket arkitekturës dhe sharmit të Perandorisë Osmane.

Kur vizitoni Beratin sigurohuni të ecni më këmbë ose të ngjiteni me makinë lart në kala për të parë peizazhe fantastike. Gjeni kohën për t’u endur në rrugët me kalldrëm të qytetit të vjetër dhe të shkoni për degustim në ndonjë nga punishtet e verërave. ”Çobo” është e preferuara ime.

VLORA

Vlora është një tjetër qytet bregdetar si Saranda dhe është porta tjetër për në rivierën shqiptare. Ky qytet është shumë më i madh se Saranda dhe ka plazhe të bukura për të vizituar. Plazhi i Radhimës është zgjedhje e mirë!

Vlora është qytet i rëndësishëm për Shqipërinë pasi aty u shpall pavarësia nga Perandoria Osmane.

Vizita në ishullin e Sazanit do të ishte një tjetër aktivitet i këndshëm. Ky ishull ka shërbyer si bazë ushtarake dhe shtëpi për ushtarët si dhe familjet e tyre, por pas rënies së komunizmit, ishulli u braktis. Kohët e fundit, është lejuar që një pjesë e tij të vizitohet nga turistët.

KORÇA

Korça është një qytet i veçantë dhe i famshëm për prodhimin e birrës. Birra “Korça” është ndër birrat më të mira në treg. Për më tepër, në Korçë, pak para pashkëve ortodokse, mbahet festivali më i madh i birrës.

Qyteti është tepër tradicional dhe shumë turistë sapo kanë filluar ta zbulojnë.

SHKODRA

Shkodra nuk ngjason me asnjë qytet tjetër në Shqipëri. Arkitektura është shumë e ndryshme nga të tjerat. E pozicionuar në veri, Shkodra është një vend i famshëm për të eksploruar Alpet e Shqipërisë.

Nëse qëndroni në Shkodër, sigurohuni të vizitoni kalanë e Rozafës dhe të mësoni legjendën e gruas së murosur. Nëse ju pëlqejnë aktivitetet në natyrë, bëni një udhëtim në Theth dhe një shëtitje deri në Valbonë. Është udhëtimi më i bukur për të vizituar natyrën e pafundme të Shqipërisë.

KRUJA

Qyteti historik i Krujës, ose i njohur si qyteti i Skënderbeut, është ndër ndalesat e mia të preferuara në Shqipëri. Skënderbeu është heroi i Shqipërisë, i cili ndihmoi vendin të luftojë ndaj Perandorisë Osmane dhe të rimerrte kontrollin. Brenda kështjellës së Krujës gjendet një muze dedikuar Skënderbeut ku mund të mësoni më shumë mbi historinë e këtij qyteti malor.

Në Krujë ndodhet pazari më i madh që kam parë në Shqipëri. Është më i vjetri që daton në shekullin XIV. Aty mund të gjeni objekte të çmuara, qofshin këto të reja ose të vjetra.

GJIROKASTRA

Gjirokastra është një ndër qytetet e vogla të Shqipërisë, por pjesa e vjetër e qytetit duhet vizituar patjetër. Për shkak të historisë dhe bukurisë, ky qytet mbrohet nga UNESCO. Ju rekomandoj të paguani pak më shumë e të vizitoni Muzeun e Armëve dhe burgun e vjetër. Kjo vizitë do j’u sigurojë informacion më të thellë për sa i përket historisë.

Gjirokastra është vetëm një orë larg qytetit të Sarandës duke mundësuar kështu një udhëtim të bukur ditor ose qëndrim për një natë.

LEZHA

Lezha nuk është zgjedhja e parë për turistët, por duhet të jetë sepse po fillon të bëhet destinacion turistik dhe një ndër qytetet më të mira të Shqipërisë.

Kështjella e Lezhës, e pozicionuar mbi kodër, ofron disa nga pamjet më të bukura të qytetit. Brenda në qytet mund të vizitoni varrin e Skënderbeut. Nëse dëshironi të qetësoheni nën diell, plazhi me rërë i Shëngjinit gjendet vetëm 8 kilometra nga qendra. Për persona aventurierë, aty pranë ndodhen edhe duna rëre.

Adhuruesit e ushqimit mund të mësojnë më shumë mbi zhvillimin e ushqimit në Shqipëri. Ushqimi shqiptar po bëhet shumë i njohur sepse përbërësit janë biologjikë, të freskët e të thjeshtë, por të shijshëm. ”Mrizi i Zanave” është një restorant që duhet vizituar. Është dukshëm një ndër më të mirët në vend dhe është reklamuar në shumë programe televizive, përshirë atë të shefit të famshëm britanik, Rick Stein”, përfundon blogerja e njohur neozelandeze, Anita Hendrieka në faqen e saj të internetit anitahendrieka.com.=atsh

10 qytetet e jashtëzakonshme të Shqipërisë Read More »

Parashikimi i motit

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e sotme parashikohet i kthjellët.

Vranësirat do të jenë të pakta dhe kalimtare kryesisht përgjatë relieveve malore në orët e mesditës.

Era do të jetë me drejtim Juglindje-Veriperëndim me shpejtësi deri në 10 m/sek, kryesisht përgjatë vijës bregdetare, shoqëruar me një valëzim të forcës 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 17/31 Diell pak re
Kukës 13/29 Diell pak re
Lezhë 15/30 Diell
Dibër 12/27 Diell pak re
Durrës 17/30 Diell
Tiranë 18/32 Diell
Elbasan 18/31 Diell
Berat 14/32 Diell
Vlorë 18/31 Diell
Korçë 12/25 Diell pak re
Gjirokastër 15/32 Diell
Sarandë 20/32 Diell/atsh

Parashikimi i motit Read More »

Zëdhënësi i Metës: Nuk komentojmë asnjë dokument të klasifikuar

Pas bërjes publike të draftraportit të Komisionit të Venecias mbi anulimin e zgjedhjeve nga Presidenti Ilir Meta ka reaguar Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi.

Ai iu përgjigj interesit të mediave duke sqaruar qëndrimin e tij kundrejt draftraportit.

“Nuk komentojmë asnjë dokument të klasifikuar, që na vjen nga institucione të ndryshme, përfshi edhe Komisionin e Venecias.

Aq më tepër që sot është data 27 shtator 2019, ndërsa ky dokument mban datën 29 shtator 2019.

Jemi të paqartë: është “ngatërresë” nga nxitimi, apo në datën 29 shtator 2019 do vijë një dokument tjetër?

Sa i takon çështjes në fjalë, qëndrimi im i mëparshëm është shumë i qartë: Zero shkelje të Kushtetutës!” – përfundon reagimi i Tedi Blushit. /atsh

Zëdhënësi i Metës: Nuk komentojmë asnjë dokument të klasifikuar Read More »

Reforma në Drejtësi e pashembullt, Rama: Do të transformojë gjithë fizionominë e vendit

Në fjalën e mbajtur sot përpara Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, Kryeministri Edi Rama nuk la pa përmendur as Reformën në Drejtësi, të cilën e konsideroi të pashembullt.

“Është procesi i një pastrimi madhor duke hequr gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar nga sistemi, si dhe procesi i ngritjes së institucioneve të reja gjyqësore, të përshtatura për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në nivelet më të larta, duke transformuar të gjithë fizionominë e vendit”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “korrupsioni në gjyqësor për dekada të tëra, jo vetëm parandaloi bërjen e drejtësisë, por gjithashtu u shndërrua në pengesë, për ta bërë drejtësinë normën e ekzistencës tonë të përditshme si shoqëri”.

“Ndërkohë që sistemi i ri i drejtësisë formësohet ngadalë, duke u bërë plotësisht funksional, ne shpresojmë që ai do të ulë në mënyrë të konsiderueshme të gjitha aktet e korrupsionit dhe të abuzimit me pushtetin dhe do të sigurojë më në fund, triumfin e drejtësisë, e shtetit të së drejtës në të gjithë vendin, një vend që e dua me shpirt dhe që e përfaqësoj me krenari këtu, sot”, tha Rama në OKB. /atsh

Reforma në Drejtësi e pashembullt, Rama: Do të transformojë gjithë fizionominë e vendit Read More »