Aktualitet

Fate Velaj: Negociatat, të mendojmë si europianë e të marrim përgjegjësitë

Shqipëria ka shansin e madh të bëjë pjesë në këtë proces të paqes që ka filluar që mbas Luftës së Dytë Botërore dhe pasuruar vit pas viti për të cilin ne ëndërrojmë dhe po punojmë”, deklaroi deputeti i Partisë Socialiste Fate Velaj gjatë seancës plenare ku po diskutohet për projektrezolutën “Për mbështetjen e fillimit të bisedimeve për anëtarësimin e Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian”.

Velaj tha se, “nuk mund të themi që qeveria nuk ka punuar në këtë drejtim, nuk mund të themi që bashkëpunimi nuk ka qenë por ka qenë një angazhim i përbashkët nga të gjithë si dhe atyre që janë jashtë këtij paralamenti”.

“Shqipëria është vendi më pro europian i Europës, kemi një botëkuptim europian sepse si e kam thënë dhe njëherë Europa nuk fillon në Vjenë, Bruksel apo Paris, Europa fillon pikërisht sa dalim nga ky paralament”, u shpreh Velaj.

Ai shtoi se, “që të jemi europian duhet të mendojmë si europian të marrim përgjegjësitë që kemi dhe të bëjmë rrugën që na ka ngelur, ato pak hapa që na kanë ngelur”.

“Pak rëndësi ka nëse janë dy kushte apo 9 kushte nga Bundestagu, ato janë preokupimi ynë për të bërë rrugën e mbetur për të shkuar pikërisht për të takuar si të barabartë Bundestagun”, përfundoi deputeti Velaj. /atsh

Fate Velaj: Negociatat, të mendojmë si europianë e të marrim përgjegjësitë Read More »

Rama, ftesë opozitës: Nëse jeni patriotë, duhet urgjent bashkërisht të bëjmë Reformën Zgjedhore

Kryeministri Edi Rama i ka lëshuar një tjetër ftesë bashkëpunimi opozitës në të mirë të përbashkët të Shqipërisë dhe shqiptarëve, për një vendim pro çeljes së negociatave nga Këshilli i Europës. Duke iu drejtuar veçanërisht partive jashtë Parlamentit, Kryeministri tha se duhet të ulen sa më parë për të realizuar një nga kushtet e Gjermanisë, reformën zgjedhore.

“Nëse jeni patriotë të vërtetë dhe e keni të ndarë Europën nga qeveria socialiste, duhet urgjent bashkërisht të bëjmë Reformën, si fazë të parë. Jo të mbyllim Komisionin e Reformës, por t’i marrim një e nga një rekomandimet e ODIHR. Ato janë e zeza mbi të bardhë. Merren dhe futen në ligj dhe me atë letër i thuhet Gjermanisë mike, avokate e çeljes së negociatave sot, ne i kemi plotësuar të dyja këto. Pastaj vazhdojmë ne flasim për sistemin, flasim për votën e emigrantëve, të cilën edhe pa ju do e bëjmë,” tha Kryeministri.

Ai i është përgjigjur edhe kreut të PD në lidhje me ofertën e tij për zgjidhjen e krizës.

“I thotë një këmbësor që rri te hija e fikut një makine: “hap krahun”?! “Ta kemi dhënë planin, zbatoje!” Ou? Me çfarë dekreti minor e ke marrë të drejtën që të më çosh mua planin? Kë përfaqëson? Megjithatë, ata janë të mirëpritur në çdo moment. Unë ju kam të gjithëve njësoj. Juve këtu dhe ata atje. Madje për ata kam pak më shumë dhimbje dhe kujdes se ata kanë një hall më të madh,” tha Rama.

“Reformën zgjedhore mbi bazën e rekomandimeve të OSBE/ODIHR ta bëjmë menjëherë, urgjent! Ata që janë jashtë nuk e duan. Ju që jeni brenda s’keni pse mos ta doni. Ata që janë jashtë nuk e duan, sepse një nga gjërat që duam të bëjmë bashkë është që të mos ketë komisione politike. Kjo është e mirë për të gjithë, e të tjera gjëra që janë të shkruara aty. Unë e di që ju keni ide të tjera të vlefshme. Edhe ne kemi ide që mund t’i dëgjoni, s’është e thënë t’i pranoni. Edhe ata kanë ide, por s’janë këtu. Kështu që, të bëjmë Reformën Zgjedhore, të presim të plotësohet Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë dhe tu themi miqve gjermane, se nuk e dimë çfarë mund të ketë në vendim, mund të ketë kushte të tjera, por, për sa flasim dhe atyre që iu kemi borxhin më të madh në këtë proces, këto dy kushte t’ua bëjmë dhe le të përfitojmë pastaj pozitivisht nga qenia e tyre në krah me ne, sepse kushtet tyre janë plotësuar. S’mund të presim këtu të biem dakord për të gjitha, por të biem dakord për Europën,” tha më tej Kryeministri.

Kreu i qeverisë tha se atë që duhet të bënte çdo shqiptar që e do vendin e tij dhe do ta shohë të ecë përpara, e ka bërë Kancelarja Merkel, e cila dha shembullin më të mirë edhe ndaj paudhësisë së opozitarëve që punuan për të dëmtuar Shqipërinë edhe në sytë e parlamentarëve gjermanë.

“Një shembull për të kuptuar diferencën mes kujt do ta çojë para procesin dhe kujt bën çmos të gjejë argumente që tu mbushë mendjen atyre që e kanë në dorë të bllokojë procesin: Ata që janë në rrugë mbushën dynjanë në Shqipëri dhe nëpër botë, iu bënë spam emaileve të parlamentarëve gjermanë, “s’ka Gjykatë Kushtetuese” dhe kancelarja iu tha, – “tani i kemi kërkuar Shqipërisë të bëjë vetingun dhe të pastrojë sistemin. Shqipëria nuk ka Gjykatë Kushtetuese se spastrimi ka filluar. Është sukses që është pastruar sistemi, apo është dështim fakti që s’ka Gjykatë Kushtetuese?!” Ja si argumenton dikush që mbështet Shqipërinë edhe me sytë e ftohtë të argumenteve, jo me mendjen e çoroditur të luftës për pushtet. Një shembull i mirë për tu mbajtur mend,” u shpreh ai. /atsh

Rama, ftesë opozitës: Nëse jeni patriotë, duhet urgjent bashkërisht të bëjmë Reformën Zgjedhore Read More »

Lleshaj: Ky vit konfirmoi çrrënjosjen e kanabisit, nuk ka kthim pas

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar pas deklaratave të kreut të PD, Lulzim Basha. Në reagimin e tij, ministri shprehet se ka qenë pikërisht Basha në kohën kur ka mbajtur postin e ministrit të Brendshëm që lejoi lulëzimin e kanabisit në Lazarat.

“Nga gropa ku zhytet thellë e më thellë dhe bërtet fort e më fort, Lulzim Basha paska “zbuluar” se ky paska qenë vit rekord i kultivimit të kanabisit! Ky individ, që në biografinë e tij ka edhe Lazaratin, nuk meriton asnjë keqardhje, por keqardhja për ata që ende e ndjekin pas, rritet dita-ditës. Ky vit ka konfirmuar çrrënjosjen e kanabisit dhe kthim mbrapa nuk ka më!” shprehet ministri Lleshaj. /atsh

Lleshaj: Ky vit konfirmoi çrrënjosjen e kanabisit, nuk ka kthim pas Read More »

Mbërrijnë ndihmat e Italisë për të prekurit nga tërmeti

Ambasada italiane në Shqipëri njofton se kanë mbërritur ndihmat e Italisë për të dëmtuarit e tërmetit që ra në Shqipëri në 21 shtator.

“Sapo mbërritën në Durrës edhe ndihmat italiane në kuadër të mekanizmit evropian të ngritur si pasojë e tërmetit në Shqipëri”, – tha ambasada italiane.

Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë i rënë në Shqipëri la pasoja të mëdha në shumë familje të cilëve ju dëmtuan banesat. Italia i është bashkuar vendeve të Bashkimit Evropian që i kanë ofruar ndihma Shqipërisë, si pjesë e mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian. /atsh

Mbërrijnë ndihmat e Italisë për të prekurit nga tërmeti Read More »

Horoskopi/ Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat

Ky është horoskopi për ditën e enjte 3 tetor 2019 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Ky është një përkthim ekskluziv nga noa.al i shërbimit astrologjik që përftohet në avancë për lexuesit tanë.

Dashi

Dashuria: Yjet njoftojnë një pamje sentimentale të pasigurt, periudha nuk është e dashur ndaj dashurisë. Projektet që lidhen me çështjet e zemrës vazhdojnë me vështirësi të dukshme. Mos e humb durimin. Beqarët mund të shpresojnë për njohje.

Puna: Përkundër frikës për të mos pasur sukses, ju do t’i bindni ata që mbështeten në vlefshmërinë e kërkesave tuaja, duke tejkaluar pritjet.

Demi

Dashuria: Në ndjenja sot gjendja shpirtërore nuk është më e mira, dhe është e mundur që një keqkuptim me partnerin të përfundojë duke prishur një mbrëmje që duket se premton shumë. Është më mirë që beqarët të jenë të kujdesshëm për të shmangur keqkuptimet me disa njohje të reja.

Puna: Ju keni të gjitha cilësitë e nevojshme për të aspiruar për një të ardhme më të mirë profesionale, por gjithashtu do të duhet të pranoni disa sakrifica të vogla.

Binjakët

Dashuria: Do të duhet të jeni të qartë për sferën sentimentale, vetëm në këtë mënyrë mund të lindë diçka me të vërtetë e bukur. Bëni një pushim relaksues. Planetët duken të favorshëm për beqarët, por këshillojnë të mos ndërmarrin hapa të rrezikshëm.

Puna: Nëse keni ndonjë biznes të jashtëzakonshëm, sigurohuni. Përkundër të papriturave, gjithçka do të shkojë mirë.

Gaforrja

Dashuria: Ju keni bërë gjithçka për të fituar partnerin tuaj dhe me siguri jeni akoma të dashuruar. Mos harroni të tregoni emocionet tuaja. Beqarët do mund të përfitojnë nga kjo periudhë për të bërë pushtime të reja!

Puna: Sipas horoskopit, një çështje që dukej se ishte zgjidhur, papritmas mund të shfaqë disa ndërlikime.

Luani

Dashuria: Nëse në vend që të shpëtonit nga problemet që keni ndaluar të reflektoni për një moment, do të kuptonit se vështirësitë nuk janë aq të pazgjidhshme. Dashuria mund t’ju rezervonte surpriza të këndshme. Beqarët mund të llogarisin në një ditë relaksuese, plot takime.

Puna: Problemet tuaja private kanë filluar të ndikojnë gjithashtu në punë. Mundohuni të përqendroheni më shumë.

Virgjëresha

Dashuria: Nëse historia juaj ka lindur tani, është më mirë të mos mbështeteni shumë në një të ardhme të mundshme. Tani për tani Hëna favorizon çiftet që janë së bashku për një kohë të gjatë. Beqarët mund të pësojnë stres dhe temperament të keq, por shumë shpejt do ta kalojnë.

Puna: Mendimi i një kolegu nuk ju intereson aq shumë. Vlerësoni mjedisin ku punoni për të vendosur.

Peshorja

Dashuria: Një shpërqendrim mund të rrezikojë një marrëdhënie që ka duruar prova të rënda. Beqarët, nga ana tjetër, kënaqen të bëjnë arritje të reja dhe të bëjnë njohje të reja. Disa njerëz intrigues do t’ju magjepsin dhe do t’ju fitojnë zemrën.

Puna: I vëmendshëm ndaj eprorëve të pakëndshëm sot, dikush nuk duket i favorshëm për projektin tuaj novator. Varet nga ju të ndryshoni mendim.

Akrepi

Dashuria: Nëse një fjali e shqiptuar nga partneri juaj ju ka zhgënjyer, mos u bëni sulm dhe mos bëni përfundime të nxituara. Në vend të kësaj, kërkoni sqarime. Nëse jeni beqar dhe ju pëlqen të flisni, sot do të keni shumë mundësi të keni shkëmbime interesante kulturore.

Puna: Sot do të keni mundësi të kapni një mundësi të çmuar që do të ndodhë brenda mundësive tuaja. Mos u mendoni shumë.

Shigjetari

Dashuria: Një marrëdhënie e hershme mund të përballet me pengesa pavarësisht dëshirës suaj. Në çdo rast, është mirë të flasim qartë dhe të mos japim shpresë të rreme. Planetët janë në anën e zemrave të vetmuara që janë gati të bëjnë miq të rinj.

Puna: Nëse keni një çështje ligjore në pritje, mund të merrni frymë lirisht. Megjithë pengesat, do i zgjidhni shpejt.

Bricjapi

Dashuria: Në këtë periudhë keni më shumë shanse të afroheni me partnerin tuaj, bëjeni atë pa ju thënë të tjerët. Nëse jeni vetëm dhe doni t’i thoni lamtumirën zakoneve të këqija, me Hënën miqësore mund të filloni ta shikoni të ardhmen me optimizëm.

Puna: Nëse ekziston mundësia e një udhëtimi profesional, shikoni anën pozitive: do të jetë një mundësi për të mos u humbur.

Ujori

Dashuria: Vlerësoni veten më shumë dhe të tjerët do t’ju pëlqejnë gjithashtu. Mbajeni në mend këtë rregull dhe shiko veten në pasqyrë dhe përpiquni të buzëqeshni. Beqarët sot do të jenë në gjendje t’i përkushtohen më shumë qëndrimeve të tyre dhe të kultivojnë miqësi të reja.

Puna: Ndoshta do të jeni pak të përqendruar dhe zelli do të jetë i pakët. Por duke u përqëndruar në intuitë, do të merrni ende rezultate shumë pozitive.

Peshqit

Dashuria: Shënimet sarkastike të partnerit mund të jenë pasojë e mungesës së vëmendjes suaj ndaj jetës në çift. Zemrat e vetmuara do të jenë në gjendje të takojnë njerëz stimulues, por ata do të duhet të përfshihen për të arritur deri në pikën e duhur.

Puna: Do të duhet të punoni shumë për të arritur qëllimet dhe për të zgjidhur problemet e vogla të përditshme./b.l/noa.al/

Horoskopi/ Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat Read More »

She rr mes gazetareve, Anila Basha: “U kapa jashtë me Xhungën,gati sa nuk u the.rëm”

Dy gazetaret Anila Basha dhe Rudina Xhunga kanë pasur një de bat me njëra tjetrën.

Dosja.al mëson se arsyeja e she rrit mes dy gazetareve është bërë një lajm që Xhunga kishte bërë për Bashën në portalin e saj.

Të ftuara në emisionin “Soiree”, dy gazetaret kanë kujtuar edhe përp lasjen mes tyre. Në fund të videos së publikuar në rrjetet sociale, ku shihet promoja e emisionit të radhës, Basha dëgjohët teksa thotë se gati është the rur me Xhungën.

“Ja u kapa unë aty jashtë me Rudina Xhungën, desh u the rëm,”– thotë Basha.

She rr mes gazetareve, Anila Basha: “U kapa jashtë me Xhungën,gati sa nuk u the.rëm” Read More »

Tre muaj në spital i aksi dentuar, prindërit e 14-vjeçarit ap el shqiptarëve: “Na ndihmoni ta dërgojmë në Turqi”

Renis Muça vetëm 14 vjeç aktualisht në gje ndje ko me është aksi dentuar nga një makinë në 17 korrik të këtij viti.

Prej gati 3 muajsh Renisi gjendet i shtruar në ambjentet e Spitalit Ushtarak të Tiranës në gje ndje të rë ndë për jetën, pasi ka pësuar dë mtime në tru.

Por shumë trajtime ky spital nuk ia ofron dot dhe familjarët të gjendur në vështirësi ekonomike e kanë të pamundur ta përballojnë kurimin e tij në Turqi.

Ata bëjnë apel për ndihmë për të mbledhur 60 mijë euro për 4 muaj trajtim në një spital privat në Ankara dhe shumën për avioni, që të bëhet transporti.

Në foton më poshtë janë numrat e llogarisë, nga ku mund të ndihmoni:

Tre muaj në spital i aksi dentuar, prindërit e 14-vjeçarit ap el shqiptarëve: “Na ndihmoni ta dërgojmë në Turqi” Read More »