Aktualitet

Basha nis hakmarrjen pas Kuvendit të Berishës, shkarkohen 11 krerët e degëve të PD-së

Kryesia e Partisë Demokratike ka marrë vendimin dr astik duke shkarkuar 11 krerët e degëve të PD-së që nuk pranuan të firmosin për Kuvendin e 11 Dhjetorit.

Burime për mediat bëjnë me dije se janë shkarkuar krerët e degëve Tropojë, Shijak, Fushë-Krujë, Tirana 1, Tirana 3, Tirana 9, Paskuqan, Devoll, Kolonjë, Vlorë dhe Gjirokastër.

Kujtojmë se vetëm pak më parë delegatët e Kuvendit Kombëtar të PD-së “shkarkuan” me 4446 vota pro kryedemokratin Lulzim Basha.

Basha nis hakmarrjen pas Kuvendit të Berishës, shkarkohen 11 krerët e degëve të PD-së Read More »

Pasardhësja e Çerçiz Topullit ‘shkrin’ së qeshuri Berishën: ‘Nuk iu hiqem qafe kurrë’

Në Kuvendin Kombëtar të PD morën pjesë mbi 4934 delagatë, mes tyre edhe pasardhësja e Çerçiz Topullit.
Në fjalën e saj delegatja Enkelejda Muçi falënderoi ish-kryeministrin Sali Berisha për këtë takim. Gjatë fjalimit të saj nuk munguan batuta, të cilat shkaktuan të qeshura tek të pranishmit në Kuvend.

“Unë jam ëndërrimtare dhe kam besim. Dita dhe momenti erdhi dhe ne nuk duhet ta lëshojmë këtë gjë të bukur që po ndodh. Ndjehem vërtet e vlerësuar sot që mu dha fjala. Ndjehem e lumtur dhe dua të ndjehem kështu për të gjitha vitet. Mbetem PD-iste dhe nuk iu hiqem qafe kurrë. Shumë miq i kam humbur ndër vite, por shpresoj që t’i rigjej prapë. Unë jam mbesa e Bajo dhe Çerçiz Topullit. Përshëndes zonjën Kokolari edhe pse nuk njihemi sepse tregoi se Gjirokastritët janë demokratë. Kam vendosur se nëse PD nuk e pranon kandidaturën time do të kandidoj si e pavarur. I kam thënë kryetarit të Bashkisë se do ta marr karrigen.

“Unë gjithashtu jam mbështetëse e thekur e Trump. Më vjen keq që në PD askush nuk e mbështeti presidentin Trump dhe për këtë kam bërë debat. Shpresoj që në zgjedhjet e 2024 PD të jetë mbështetëse e Trump sepse ishte i vetmi që donte të shkatërronte lidhjet e Soros për shkatërrimin e demokracive , jo vetëm në Shqipëri. Komunistët të vrasin me plumb, por tani të vrasin non-grata. E djathta botërore po su lmohet . Ta mbajnë PD si gjënë më të çmuar që na ka mbetur në jetë dhe ta shëndoshim me parimet konservatore sepse kjo është e vetmja mënyrë për të ardhmen e Shqipërisë dhe të rinjve që nuk duan të ikin”, është shprehur Muçi.

Pasardhësja e Çerçiz Topullit ‘shkrin’ së qeshuri Berishën: ‘Nuk iu hiqem qafe kurrë’ Read More »

Një bord me 27 persona do drejtojë PD, Basha shkarkohet sot

Deri më sot, Basha mbante vulën e PD, por delegatët e Kuvendit ia kanë hequr këtë simbol kryetarit aktual. Kjo ishte një nga çështjet më të përfolura së fundmi për shkak se ekspertë të politikës deklaronin se Berisha kishte shumicën dhe Basha vulën e PD, por edhe këtë të fundit ky e ka humbur në Kuvendin e sotëm.

Në Kuvendin e Berishës që po ndodh sot, është miratuar neni 8 i statutit që e kthen PD një parti me një vulë të re. 4934 anëtarë i kanë hequr të drejtën Bashës për të prodhuar dokumenta me vulën e vjetër duke e bërë të hu mbë përpos shumicës edhe simbolin. Kuvendi i 11 Dhjetorit miratoi këtë nen sot, përpos 67 neneve të ndryshuara të statutit.

Një bord me 27 persona do drejtojë PD, Basha shkarkohet sot Read More »

Lajm i fundit/ Kuvendi i Berishës shkarkon Bashën nga PD!

Në Kuvendin e PD të thirrur sot nga ish-kryeministri Sali Berisha, me pjesëmarrje masive, kryetari i Komisionit Belind Këlliçi deklaroi se anëtarët me votim të fshehtë kanë votuar pro shkarkimit të kryetarit të PD, Lulzim Basha për thyerje të rënda të statutit.

“Në mbështetje të nenin 43, gërma C të statutit të PD, me propozimin e një grupi prej 7 deputetësh të PD dhe 15% të delegatëve, Kuvendi Kombëtar vendosi, të votojë me votim të fshehtë për shkarkimin e kryetarit Lulzim Basha, për thyerje të rënda të statutit…”, tha ndër të tjera Këlliçi.

Ndër të tjera Kuvendi i Berishës la anuluar Kuvendin e thirrur nga Basha më 18 dhjetor e gjithashtu ka miratuar shkarkimin e Gazment Bardhit si Sekretar i Përgjithshëm, si edhe tre nënkryetarët, Grida Duma; Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj, për arsye se nuk ishin zgjedhur sipas statutit të partisë.

Lajm i fundit/ Kuvendi i Berishës shkarkon Bashën nga PD! Read More »

Rama shkrin degën e PS-së në Shkodër: Do riorganizohemi nga zero

Në shtator të këtij viti në media qarkulloi lajmi se një debat i ashpër ka ndodhur gjatë mbledhjes së Sekretarit të Përgjithshëm, Damian Gjiknuri me strukturat e Shkodrës.

Në këtë mbledhje, socialistët e Shkodrës janë ankuar se 50% e punësimeve në qarkun Shkodër i cakton aleati Tom Doshi, gjë e cila kishte shkaktuar pakënaqësi për socialistët e Shkodrës që e duan ‘tortën’ të gjithën për vete.

I pyetur pak pas mbledhjes ku pati debate të ashpra mes socialistëve, Kryeministri Edi Rama deklaroi në atë kohë se Tom Doshi është përjashtuar nga PS.

Ndërsa mbrëmjen e sotme, ka shkuar në Shkodër vetë Kryeminikstri Edi Rama, mesa duket për të marrë situatën në dorë.

Mësohet se Kryeministri Edi Rama në takimin që ka pasur me strukturat e Partisë Socialiste në Shkodër, ka vendosur të ‘shkrijë’ këtë strukturë.

Mësohet se takimi kishte për qëllim analizën e zgjedhjeve të 25 prillit dhe riorganizimin e PS. Siç është shprehur vetë kryeministri, PS në Shkodër do të ketë një riorganizim nga zero, “në përpjekje për të rregulluar gabimet e shkuarës duke synuar një rikthim dinjitoz siç i ka hije partisë politike më të madhe në vend.”

Ndërsa bënte analizën e “25 Prillit” mësohet se kreu i PS është shprehur se rezultatet në qytet ishin të pafalshme dhe zhgënjyese. Ai nënkuptoi se nuk është punuar në nivel të kënaqshëm ndërsa u shpreh se “vetëm me lulen simbol të PS do të ishin fituar 3 deputetë, pra tre mandate.”Rama bëri të ditur se të gjitha organizatat humbëse do të zëvendësohen nga njerëz të rinj. Pas fjalës së kryesocialistit të pakta kanë qenë diskutimet.

Rama shkrin degën e PS-së në Shkodër: Do riorganizohemi nga zero Read More »

Ngrihet Komisioni i ‘rithemelimit’ të PD-së, ja kush janë 5 anëtarët

Edi Paloka ka zbardhur dhe 5 emrat që do të drejtojnë Komisionin për mbajtjen e Kuvendit të ditës së sotme:

Albana Vokshi, Ervin Minarolli, Ivi Kaso, Edmond Spaho, Belind Këlliçi

Nga 7646 delegatë firmosën thirrjen e Kuvendit, prezentë 4934 prej tyre, gati për vendimmarrje.

“Në lidhje me numrin e thirrjeve që kanë kërkuar mbajtjen e Kuvendit Kombëtar nevojitet ¼ për të thirrur Kuvendin. Numri total është 7646. ¼ është 1913 firma delegatësh. Sekretariati teknik më njofton se 4200 formularët e dorëzuar me firma janë të pranishëm në kuvend.

Numri i delegatëve që kanë thirrur Kuvendin, në zbatim të statutit deklaroj se ky kuvend është i thirrur ligjërisht sipas statutit të Kuvendit të Partisë Demokratike. Numri i delegatëve që janë paraqitur sot 4934 delegatë. Duke qenë se numri është më i madh, deklaroj se Kuvendi ka kuorumin e ligjshëm sipas statutit të PD dhe ka aftësi të plotë vendimmarrje nga ky çast. Pranë sekretariatit teknik janë paraqitur dy kërkesa që kërkojnë vendimmarrje nga kuvendi”, tha Këlliçi.

Ngrihet Komisioni i ‘rithemelimit’ të PD-së, ja kush janë 5 anëtarët Read More »

Miratohet statuti i ri i Partisë Demokratike

Miratohet nen për nen statusi i ri i Partisë Demokratike. Në këtë Kuvend të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, delegatët kanë votuar 67 nenet e statutit të ri Gjatë fjalës së tij në Kuvendin e organizuar në stadiumin ‘Air Albania’, Bellind Këlliçi u shpreh se transparenca është në fokus të këtij takimi dhe se askush nuk i trembet transparencës.

Me propozimin e një grupi anëtarësh dhe mbështetjen e të paktën 15 % të delegatëve, Kuvendi vendosi:

-Miratimin në parim të statutit të PD-së -Miratimin nen për nen të statutit të PD-së. -Vula e PD-së dhe simboli i saj rikthehet tek vula origjinale kur u themelua PD. -Miratohet neni për primarët, Referendumi -Miratohet neni për fraksionet në PD . Neni Basha, kryetari shkarkohet pas humbjes Delegatët kanë votuar 67 nenet e statutit të ri.

“Kuvendi vendosi ngritjen e Komisionit të rithemelimit të Partisë Demokratike me përbërje, Agron Shehaj, Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Bujar Nishani, Edith Harxhi, Edi Paloka, Edmond Spaho. Ervin Minarolli, Flamur Noka, Genc Memaj, Genc Pollo. Gent Strazimiri, Keltis Kruja, Ledina Mandija, Mimoza Hajadrmamataj, Oerd Bylykbashi dhe Sali Berisha”, tha Këlliçi.

Miratohet statuti i ri i Partisë Demokratike Read More »

PD ‘divorcohet’ në ditën e lindjes

Sot është data 11 Dhjetor. Ditë e shënuar për Partinë Demokratike. 31 vite nga Lëvizja Studentore që kulmoi me themelimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Kjo datë partinë më të madhe në opozitë e gjen më ndarë se kurrë dhe që sot mund të vulosë përçarjen më të madhe në këto vite.

9 shtatori shënoi kthesën e madhe. Lulzim Basha përjashtoi Sali Berishën nga grupi i PD-së pasi SHBA e shpalli “non grata” dhe “lufta” filloi. “Foltoret” i lanë vendin njëra tjetrës nga qyteti në qytet dhe sot lideri historik i PD-së në orën 10:00 ka thirrur Kuvendin me qëllim shkarkimin e Lulzim Bashës.

Selia blu nuk e njeh këtë Kuvend dhe firmat që ish-kryeministri thotë se janë mbi 4200 duke e cilësuar thjeshtë një miting. Për të kujtuar këtë ditë, që Sali Berisha shprehet se do të rithemelojë Partinë Demokratike në Kuvendin që nis nga ora 10:00 në “Arenën Kombëtare”, Lulzim Basha nga krahu tjetër në orën 12:00 ka ftuar demokratët për të festuar 31 Dhjetorin e krijimit të forcës së parë opozitare. Kjo do të jetë ditëlindja e parë pa Sali Berishën, njërin nga njerëzit që e themeloi PD-në.

Pas ultimatumit të SHBA-së, mes të shkuarës dhe të ardhmes Lulzim Basha vendosi që të shikonte përpara, por çfarë do të ndodhë nesër? Dy gjëra duket se janë të sigurta, “lufta” për vulën e partisë që nga “Foltoret” mund të përfundojë në dyert e gjykatave dhe së dyti vuloset fati i Sali Berishës, që një javë më pas në Kuvendin e thirrur nga PD, Lulzim Basha sipas të gjitha gjasave do ta përjashtojë 31 vite pas themelimit.

PD ‘divorcohet’ në ditën e lindjes Read More »