Aktualitet

Vlorë, pastrohet rrjeti i kanalizimeve në rrugën “Albano & Romina”

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve vijon me ritme pastrimin e rrjetit të kanalizimeve në qytetin e Vlorës.

Ditët e fundit puna u përqendrua në rrugën “Albano & Romina”, në segmentin që lidh këtë zonë me Transballkaniken, zonë që ka më shumë probleme gjatë përmbytjeve masive në qytetin bregdetar.

Punonjësit e UK Vlorë me mjetet e specializuara pastruan rrjetin, ku përdorën edhe telerobotin që ka bërë një verifikim të detajuar të kësaj linje.

“Kemi kryer pastrimin dhe larjen me sondë të linjave të kanalizimeve te “Albano&Romina”. për një rrjet sa më funksional”, shprehet UK, Vlorë.

Sipas UK, Vlorë, falë këtij roboti me kamerë të përdorur për pastrimin e këtij rrjeti janë gjetur edhe thasët me rërë që bllokonin rrjetin e kanalizimeve në këtë zonë.

Zona në rrugën “Albano & Romina” është bërë problematike në vite për shkak të përmbytjeve në qytet.

Pas realizimit të pastrimit nga Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve pritet që në këtë zonë të shmanget mbledhja e ujit dhe përmbytjet e qytetit në ditët me reshje intensive./atsh

Vlorë, pastrohet rrjeti i kanalizimeve në rrugën “Albano & Romina” Read More »

Muze për përdoruesit e Instagramit, gjithçka që nevojitet për një selfie perfekte

Një muze i vyer për përdoruesit e Instagramit, është hapur në Vjenë, me hapësira interaktive për të rinjtë që të krijojnë artin e tyre. I mbushur me mure shumëngjyrëshe dhe objekte gjigande, muzeu ka gjithçka që nevojitet për selfien perfekte.

“Numri i të rinjve që shkojnë nëpër muze ka rënë ndaj ne po përpiqemi ta luftojmë këtë fenomen me median sociale”, thotë Petra Scharinger, bashkëkrijuese e muzeut Nofilter.

Ata preferojnë të jetojnë online në vend që të ndërveprojnë me botën reale.
Të rinjtë, janë mes përdoruesve më të mëdhenj të sajteve të medias sociale. Në Britani, nëntë nga 10 adoleshentë përdorin mediat sociale si Instagrami, Facebooku dhe Whatsapp. Muzeu është i mbushur me ekspozita interaktive që ftojnë njerëzit të argëtohen. Ka 24 salla të ndryshme në muze.

Muzeu Nofilter në Vjenë i bashkohet kështu një numri homologësh anë e mbanë botës që kanë në shënjestër përdoruesit e medias sociale.

Një shembull është Muzeu i Akullores në SHBA, që ka rezultuar shumë popullor dhe ka më shumë se 390 mijë ndjekës në llogarinë e tij në Instagram. /atsh

Muze për përdoruesit e Instagramit, gjithçka që nevojitet për një selfie perfekte Read More »

Tradhtojnë më shumë burrat apo gratë? Studimi do t’ju habis

Edhe pse shpesh debatohet për atë se kush tradhton më shumë, mashkulli apo femra, na duhet patjetër t’ju themi që gjërat janë pak a shumë të barabarta, mirëpo është çështja se a mashtrojnë për shkaqe të njëjta.

Madje, 50 për qind e femrave të martuara dhe 60 për qind e meshkujve të martuar në ndonjë moment të jetës kanë pasur aferë dashurore, janë rezultatet e hulumtimit të revistës “The Journal of Couple and Relationship Therapy”.

Ekspertët për lidhje ndërmjet çifteve kanë provuar të sqarojnë se cili është shkaku që femrat vendosin të tradhtojnë.

Duke pasur parasysh që situata e secilit është e veçantë, e kishin të vështirë që të zgjidhnin një shkak të vetëm për ç’arsye femrat tradhtojnë.

Derisa disa besojnë që meshkujt tradhtojnë vetëm për shkak të nevojave fizike, ndërkaq femrat tradhtojnë për shkak të nevojave emocionale, në realitet, gjërat janë shumë më të komplikuara.

Ekspertët thonë që meshkujt duhet të mbajnë në mend një gjë, që femrat në vend të parë janë femra, pastaj janë bashkëshorte dhe nëna.

Nëse mashkulli fillon të mos i kushtojë kujdes dhe nuk tregon afsh ndaj bashkëshortes së vet, nuk do të duhej të befasohej nëse ajo ato i kërkon te dikush tjetër.

Tradhtojnë më shumë burrat apo gratë? Studimi do t’ju habis Read More »

Binjakët vlonjatë largohen nga Al-Pazar. Ja cfarë thotë Agron Llakaj

Romeo dhe Donald Veshaj, dy aktorët e humorit, të cilët kanë qenë mjaft të përfolur sëfundmi në mediat rozë, kanë vendosur të bëjnë ndryshime të mëdha edhe në aspektin profesional. Ata kanë lajmëruar sëfundmi se nuk do të jenë pjesë e formatit të humorit “Al Pazar”.

Kundrejt këtij lajmi ka reaguar Agron Llakaj, personi të cilin dy vëllezërit binjakë e quanin edhe “baba”.

Gjatë emisionit të pasdites në Vizion Plus, aktori i humorit u shfaq i prekur nga ky largim i befasishëm i tyre, madje u shpreh se binjakët as nuk e kanë telefonuar më. Pavarësisht të gjithave, Agroni ka deklaruar se Romeo dhe Donaldi do e kenë gjithmonë një derë të hapur nëse vendosin të kthejnë kokën pas.

Teksa bën me dije se kanë rreth një muaj që nuk flasin, Llakaj shprehet se i ka mbështetur, i ka dashur dhe se është shumë i lumtur që i ka krijuar.

Kundrejt këtij lajmi ka reaguar Agron Llakaj, personi të cilin dy vëllezërit binjakë e quanin edhe “baba”.

Gjatë emisionit të pasdites në Vizion Plus, aktori i humorit u shfaq i prekur nga ky largim i befasishëm i tyre, madje u shpreh se binjakët as nuk e kanë telefonuar më. Pavarësisht të gjithave, Agroni ka deklaruar se Romeo dhe Donaldi do e kenë gjithmonë një derë të hapur nëse vendosin të kthejnë kokën pas.

Teksa bën me dije se kanë rreth një muaj që nuk flasin, Llakaj shprehet se i ka mbështetur, i ka dashur dhe se është shumë i lumtur që i ka krijuar.

Dera këtu është e hapur. Unë e kam treguar edhe kështu, që kur im bir u largua nga shtëpia, natyrisht ai përsëri im bir mbetet edhe pse vjen më rrallë. Ata ngelen përsëri prodhimi ynë, dhe uroj që ata të mbartin me vete dashurinë për Al Pazarin. Kam vënë re që në të gjitha promot që ne kemi vënë, ata nuk kanë klikuar dhe më ka habitur pak nuk e di pse, por më ka bërë përshtypje. Nuk kanë klikuar për ta parë, nuk e di nëse e ndjejnë si boshllëk. Megjithatë unë i kam dashur shumë, i kam mbështetur shumë dhe jam i lumtur që i kam krijuar. Uroj që në punën e tyre të kenë talentin, punën dhe mbi të gjitha mirënjohjen. Mos harrojnë ta kthejnë kokën mbrapa nga vijnë ku kanë ecur dhe ku do shkojnë”.

Binjakët vlonjatë largohen nga Al-Pazar. Ja cfarë thotë Agron Llakaj Read More »

Kantieret e rilindjes së infrastrukturës universitare

“Kantieret e konvikteve në Korçë, Vlorë dhe Shkodër, do të pasohen nga Kantieri i Madh i Kampusit Universitar të Tiranës, kantieri i Akademisë së Sigurisë dhe ai i Arteve, si edhe nga kantieret më të vogla të dy kampuseve të Korçës e të Vlorës”.

Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, ndërsa publikoi foto nga kantieret e ndërtimit të konvikteve jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytetet e tjera universitare të vendit.

Në kuadër të Paktit për Universitetin, qeveria ka punuar për një plan ambicioz për modernizimin e gjithë infrastrukturës universitare.

Modeli i rikonstruksionit të konvikteve të zbatuara në Tiranë ka nisur tashmë aplikimin edhe në qytete të tjera, ku ka prani të universiteteve dhe konvikteve.

Investimet synojnë rindërtimin rrënjësor të konvikteve, ndërtimin e kampuseve universitare, si dhe plotësimin e një pjese të madhe të kërkesave të studentëve ka të bëjë me infrastrukturën, me laboratorë, me vendin ku shkojnë për të bërë punët laboratorike dhe detyrat e kursit./atsh

Kantieret e rilindjes së infrastrukturës universitare Read More »

Subvencionet në bujqësi/ 1476 aplikime deri në shtator

Fermerët po rrisin interesin e aplikimit pranë Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, me investime të reja në bujqësi dhe blegtori, për të përfituar financim nga Skema Kombëtare të mbështetjes.

Të dhënat e fundit të përditësuara nga Agjencia e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rrural tregojnë se për të gjitha masat që mbështet kjo skemë ka pasur aplikime që në total kapin shifrën 1476. Në këtë shifër nuk përfshihen aplikimet për dorëzim prodhimi për anije peshkimi.

Sipas AZHBR-së, për masës 1: Për tufën bazë të matrikulluar me dele/dhi, shënohen 550 aplikime.

Në masën 3: Bletaria, regjistrohen 569 aplikime; Masa 5: Mbjellje ullishte, numri rendor i aplikimeve në fond ka ndryshuar nga numri rendor 213 në numrin rendor 248 aplikime në fond; Masa 5.1: Përmirësimi ullishtesh të degraduara, vija e financimit ka shkuar në fund të listës, pasi ka patur skualifikime gjatë kontrollit administrativ të dosjes së aplikimit; numri rendor i aplikimeve në fond ka ndryshuar nga numri rendor 5 në numrin rendor 23 aplikime në fond; Masa 6: Ujitje me pika, numri rendor i aplikimeve në fond ka ndryshuar nga numri rendor 37 deri tek numri rendor 86 aplikime në fond; Masa 2: Mbështetje për dorëzimin e qumështit lëndë e parë në pikat e grumbullimit për fermat me lopë/të imta, dhe Masa 4: Dorëzim prodhimi për anije peshkimi, aplikimet janë në fond, sipas parimit “Kush sjell faturat i pari renditet i pari” njoftoi AZHBR.

Qeveria miratoi në fillim të vitit kriteret se si do të ndahet fondi i subvencioneve prej 5 milionë eurosh, i miratuar në buxhetin e vitit 2019 për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Afro 4 milionë euro do të përdoren kryesisht për rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve blegtorale e të peshkimit si dhe uljen e kostove të prodhimit nëpërmjet pagesave të kafshëve të matrikulluara, për dorëzimin e qumështit, açuget dhe sardelet e peshkuara, ndërsa një pjesë do të shkojë për mbështetjen e diversifikimit të aktiviteteve ekonomike në zonat rurale. Rreth 1 milion euro të tjera do të shkojnë si grante për projektin “Zhvillimi i qëndrueshëm i sektorit të ullirit”, dhe do të përdoret për shtimin e sipërfaqeve të mbjella me ullinj, për përmirësimin e mekanizimit dhe rritjen e kapaciteteve të prodhimit të vajit të ullirit. /atsh

Subvencionet në bujqësi/ 1476 aplikime deri në shtator Read More »

Shqipëria, ndër 10 qeveritë me ekuilibrin më të lartë gjinor në botë

Shqipëria renditet ndër dhjetë qeveritë me ekuilibrin më të lartë gjinor në botë.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot raportin e Rrjetit Ndërkombëtar të Njohurive të Grave në Politikë, ku Shqipëria renditet ndër 10 shtetet në botë me përfaqësim të lartë gjinor, bashkë me Spanjën, Finlandën, Nikaraguan, Suedinë, Ruandën, Kanadanë, Kolumbinë, Kosta-Rikën, Salvadorin.

Kuotat janë opsioni më i mirë për të siguruar përfaqësimin e grave, çka bëri që për herë të parë në historinë e Shqipërisë, parlamenti në 2017 të përfaqësohej nga numri më i lartë i grave ministre.

Kështu, për herë të parë në historinë e Shqipërisë në 2018, Parlamenti pati numrin më të lartë të grave ministre (10 nga 20 ministra në qeverinë me prurje teknike dhe 7 nga 14 ministra në qeverinë e re 2017). U zgjodhën 39 gra deputete, 22 prej të cilave për herë të parë si përfaqësuese në Parlament.

Aktualisht, kabineti qeveritar përbëhet nga tetë ministra gra nga gjithsej 15, duke sjellë proporcionin e grave ministre në 53.3%./atsh

Shqipëria, ndër 10 qeveritë me ekuilibrin më të lartë gjinor në botë Read More »

Laborator i ri për analizimin e hidrokarbureve në Porto Romano, Balluku: Ekzaminimet, në kushte të sigurta

Strukturat e Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial do të kenë shumë shpejt në dispozicion laboratorin e ri, duke ndikuar kështu drejtpërdrejtë në cilësinë e procesit të analizimit të mostrave të hidrokarbureve por njëkohësisht duke ulur ndjeshëm kohën e pritjes për subjektet, sa i takon cilësisë së produktit që ata tregtojnë.

Laboratori i ri, i cili është ngritur në zonën e Porto Romanos në Durrës, pritet të vihet në funksion brenda muajit tetor ndërsa do të jetë i pajisur me pajisje të teknologjisë së fundit çka pritet të sjellë një ndryshim rrënjësor të punës në këtë inspektorat.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me kryeinspektorin Admir Abrija, ndoqën nga afër punimet që po bëhen për vënien në funksion të këtij laboratori.

Kryeinspektori Abrija tha se laboratori i ri do të ketë pjesë të tij dy impiante kryesore, atë për përpunimin e naftës dhe nënprodukteve të saj si dhe impiantin e përpunimit të gazit natyror. “Kanë përfunduar punimet e jashtme dhe e gjithë pjesa e strukturës akomoduese të pajisjeve në laborator. Kemi bërë dy impiante kryesore, impiantin e përpunimit të hidorkarburit të naftës dhe nënprodukteve të saj dhe impiantin e përpunimit të gazit natyror”, u shpreh Abrija.

Kryeinspektori theksoi gjithashtu se falë këtij laboratori shkurtohen ndjeshëm koha e pritjes për subjektet deri në daljen e vlerësimit të produktit, nga 12 orë që është aktualisht, në 1 orë. Kjo do të kursejë shumë dhe shpenzimet operative që vetë subjektet kanë në kohën e përpunimit.

Duke vlerësuar pozicionimin e laboratorit pranë portit, ministrja Belinda Balluku tha se kjo do të ulë ndjeshëm kohën e procesit ndërsa vlerësoi edhe masat e sigurisë sa i takon laboratorit.

“Duke qenë dhe afër dy porteve kryesore, ku ne kemi dhe lëvizjen e karburanteve, si ato që importohen si dhe eksporti, në kohë rekord besoj do të kemi të gjitha të dhënat. Është një ndërtese e sigurtë, gjë të cilën ne po kërkojmë ta bëjmë dhe tek ndërtesa qendrore në Tiranë, pasi të gjitha ekzaminimet që ISHTI bën duhet të jenë në kushte të sigurta dhe të mos këtë asnjë ndërhyrje nga jashtë”, nënvizoi Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri të ditur gjithashtu se gazi do të ketë një vëmendje të veçantë, pasi strategjia e Qeverisë Shqiptare është që brenda 5-vjeçarit të ardhshëm të bëhet e mundur gazifikimi i vendit.

“Objektivi ynë është që përmes Albgazit, gjithë kjo strategji të implementohet brenda 5-vjeçarit të ardhshëm dhe e gjithë Shqipëria të gazifikohet. Synimi kryesor është që të mos përdoret më elektriciteti për t’u ngrohur dhe për shumë fusha të tjera, siç janë ndërmarrjet e mëdha, por të përdoret gazi. Kështu që gazi është një volum i hidrokarbureve që do vëmendje të veçantë”, theksoi ministrja Balluku.

Laboratori i Porto Romanos do të analizojë më shumë se 80% të gjithë sasisë së hidrokarbureve që konsumohen në tregun e brendshëm si dhe hidrokarbureve që eksportohen jashtë Shqipërisë. /atsh

Laborator i ri për analizimin e hidrokarbureve në Porto Romano, Balluku: Ekzaminimet, në kushte të sigurta Read More »