Aktualitet

Pakti për Universitetin, vijon puna në kantieret për rindërtimin e konvikteve në Vlorë e Korçë

Në kuadër të Paktit për Universitetin, qeveria ka punuar për një plan ambicioz për modernizimin e gjithë infrastrukturës universitare.

Kryeministri Edi Rama solli sot pamje nga puna në kantieret për rindërtimin e konvikteve në Vlorë e Korçë, një premtim ky i mbajtur ndaj studentëve.

“Mirëmëngjes dhe me pamjet nga puna në kantieret për rindërtimin e konvikteve në Vlorë e Korçë, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Falë “Paktit për Universitetin”, 600 milionë lekë investime shkuan për rikonstruksionin e konvikteve të studentëve. Aktualisht, janë rikonstruktuar pjesa më e madhe e konvikteve të studentëve në Shkodër, Tiranë, Elbasan, Vlorë, Korçë dhe Gjirokastër.

Pas përfundimit të investimeve në shumicën e godinave, tani secili kat ka dhomë leximi dhe kuzhinë.

Izolimi i mureve, ngrohja qendrore dhe më shumë hapësirë në dhomat e studentëve janë disa nga punimet e realizuara të cilat u mundësojnë studentëve kushte të rehatshme dhe bashkëkohore për të jetuar dhe studiuar./atsh

Pakti për Universitetin, vijon puna në kantieret për rindërtimin e konvikteve në Vlorë e Korçë Read More »

Horoskopi,ja cfarë thonë yjet

Dashi

Dashuria: Dita e sotme ju sheh më të fortë sesa ditët e fundit. Është e rëndësishme tani të kuptoni se cilin dëshironi në anën tuaj, gjithashtu sepse dashuria mund të zgjohet. Është gjithashtu një moment interesant për beqarët që duan të bëjnë projekte afatgjata.

Puna: Sot, takimet për të zgjidhur negociatat e gjata dhe çështjet e punës do të favorizohen.

Demi

Dashuria: Ndryshime të mëdha vijnë për shumë nga Demët, madje edhe në sferën sentimentale. Shumë prej jush do të zbatojnë një revolucion të vërtetë në jetën private. Beqarët do bëjnë gjithçka për të fituar një person që i tërheq, por nuk do të jetë e lehtë.

Puna: Dikush nga shenja sot mund të ngrejë zërin për të mbrojtur përparësitë e tij. Bëjeni, por me diplomaci.

Binjakët

Dashuria: Pasiguri dhe paqëndrueshmëri në dashuri, por kësaj radhe nuk do të jetë rasti të bëni të ndjeheni të dekurajuar, është vetëm një moment kalimtar! Është koha që beqarët të hidhen në histori të rëndësishme dhe konstruktive.

Puna: Do të jeni shumë krijues dhe aftësia juaj nuk do të kalojë pa u vënë re. Do të keni njohje të merituar.

Gaforrja

Dashuria: Një figurë e paqartë do të ndërhyjë në jetën tuaj private dhe sigurisht që nuk do ti bëjë mirë historisë tuaj. Do të ketë rreziqe. Beqarët që janë ende në kërkim të dashurisë do të kenë atë që duhet për të gjetur.

Puna: Një negociatë tregtare tani mund të përfundohet, por së pari duhet të kontrollohet.

Luani

Dashuria: Yjet sot sinjalizojnë se dashuria do të vazhdojë të shkojë mirë dhe ndjenjat që do të përjetoni do të zvogëlojnë tensionin dhe nervozizmin. Falë pranisë së Hënës, beqarët do të jetojnë një ditë përrallore përsa i përket dashurisë.

Puna: Do të duhet të bëni zgjedhje të rëndësishme për jetën tuaj profesionale, por mos u shqetësoni, gjithçka do të shkojë në rrugën e duhur.

Virgjëresha

Dashuria: Ditë e qetë, do t’i kushtoheni më shumë vetes dhe familjes suaj. Disa nga ju gjithashtu do të mendojnë për ndryshimin e qëndrimit tuaj me të dashurin tuaj. Miqësitë do t’i japin beqarëve momente të paharrueshme.

Puna: Një qetësi e madhe edhe në mjedisin profesional: do të vendoset një atmosferë më e qetë me shefin tuaj.

Peshorja

Dashuria: Sipas yjeve sot do të jetë mundësia që një miqësi të shndërrohet në dashuri ose që të mund të takoni një shpirt binjak falë një miku, kështu që pranoni ftesa për darkë jashtë apo në ngjarje të tjera sociale. Lajm i mirë edhe për zemrat e vetmuara!

Puna: Do të kaloni një ditë të ngjeshur me punë dhe do të jepni më të mirën nga vetja në çdo projekt.

Akrepi

Dashuria: Dashuria do të kthehet në rozë dhe do t’ju dhurojë emocione të bukura. Edhe në familje dashuria e të dashurve tuaj do të shërbejë për të ngritur shpirtin tuaj në qiell. Beqarët do përjetojnë takime emocionuese dhe do të bëjnë njohje të reja të këndshme.

Puna: Qielli juaj do të jetë i favorshëm, kjo tregon se do të ketë mundësi të shkëlqyera pune dhe mundësi për të rritur fitimet.

Shigjetari

Dashuria: Dashuria ju bën joshës dhe nëse jeni në çift mund të mbështeteni tek partneri i cili do të shpërndajë të gjitha tensionet me vëmendjet e tij. Beqarët do të jenë në gjendje të marrin gëzime dhe dhimbje nga një person shumë i afërt, nga i cili ata me siguri nuk i prisnin.

Puna: Sqarimi i Marsit do t’ju bëjë më kokëfortë dhe intransigjent, veçanërisht në punë. Do të jesh i pangopur.

Bricjapi

Dashuria: Nuk do të jetë një ditë e lehtë për shumë nga shenjat. Me partnerin do të ketë keqkuptime që mund të degjenerojnë nw sherre. Problemet e vogla dhe të parëndësishme sentimentale do të rrezikojnë ta shkatërrojnë ditën edhe për beqarët.

Puna: Edhe me kolegët e punës gjërat nuk do të përmirësohen, kështu që ndryshoni qëndrimin tuaj dhe përpiquni të jeni më pak konfliktual.

Ujori

Dashuria: Në dashuri do të keni sukses të riktheni harmoninë në çift, mbi të gjitha falë një mirëkuptimi fizik të përtërirë. Marrëdhëniet do të kenë një vrull të fortë pasioni! Marrëdhëniet nuk do jenë më të mira për ata që janë akoma beqarë dhe duan të gjejnë një partner.

Puna: Në punë do të jeni dinamik dhe proaktiv, do të keni sukses të filloni një projekt të rëndësishëm që do të japë fitime të reja.

Peshqit

Dashuria: Horoskopi tregon një mirëkuptim të shkëlqyer fizik me partnerin, i cili do të zgjidhë çdo mosmarrëveshje të mundshme. Sot tërheqja do të jetë shumë e bukur! Kush është vetëm do të bëjë pushtime dhe do të dijë të magjepsë njerëzit që do të takojë në rrugën e tij.

Puna: Puna do të vazhdojë pak me vështirësi për shkak të mërkurit disonant. Sidoqoftë, mos hiqni dorë nga qëllimet tuaja.

Horoskopi,ja cfarë thonë yjet Read More »

Renis Muca niset drejt Ankarasë

Para pak ditësh, “Stop” transmetoi a pelin e prindërve, Remzi Muca dhe Bukuroshe Xhediku për djalin e tyre, Renis Muca, 14 vjec, i a ksidentuar në 17 korrik 2019.

Nga s pitali i T raumës ata kërkuan 60 mijë euro për 4 muaj trajtim në një spital privat në Ankara dhe shumën për avionin, që të bëhet transporti.

Pas këtij a peli, fondacioni “Shqiptarët për shqiptarët” gjeti mundësinë e avionit a mbulator dhe Elvis Naci tha, se janë de pozituar edhe 5 mijë euro për kurimin e tij.

Ndërsa sot Renisi është nisur drejt Ankarasë në Turqi, ku do të marrë ndihmë mj ekësore të sp ecializuar.

Renis Muca niset drejt Ankarasë Read More »

Qarku i Vlorës dhe Muğla në Turqi, marrëveshje binjakëzimi për zgjerimin e lidhjeve ekonomike e turistike

Prefektura e qarkut të Vlorës dhe ajo e Muğla, në Turqi nënshkruan një marrëveshje binjakëzimi për zgjerimin e lidhjeve tregtare, ekonomike, shkencore, kulturore dhe turistike.

Marrëveshja u nënshkrua nga Prefekti i Qarkut Vlorë, Flamur Mamaj dhe Prefektja e qarkut Muğla, Esengül Civelek.

Gjatë qëndrimit në Muğla, prefekti Mamaj u takua me Kryetarin e bashkisë së Muğla me të cilin diskutoi për shkëmbimin e eksperiencave të frytshme midis dy prefekturave në të gjithë sektorët.

Axhenda vijoi me takime me kryetarin e bashkisë Akyaka, nënprefektin dhe kryetarin e bashkisë së Bodrumit. Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë shprehu interes dhe dëshirë për të patur bashkëpunime të mëtejshme me Dhomat e Tregëtisë dhe Industrisë në Shqipëri, si dhe realizimin e binjakëzimit të Dhomave të Tregtisë midis dy Prefekturave.
Prefekti i Qarkut Vlorë vijoi me takimet në institucionin e Bursës Tregtare.

Një institucion, i cili certifikonte prodhimet e zejtarisë, bujqësisë dhe blegtorisë dhe përcaktonte çmimin e daljes së tyre në treg.

Në takimet e zhvilluara me administratorët e resorteve më të mëdha në Prefekturën e Muğla, me kërkesën e dy prefektëve shprehën gatishmërinë dhe pëlqimin për t’u ofruar tur operatorëve të qarkut Vlorë eksperiencën dhe idetë inovative që garantojnë suksesin e tyre në treg.

Pronarët e resorteve ftojnë të gjithë tur operatorët e interesuar të qarkut Vlorë në një takim pune në ambientet e tyre për të shkëmbyer eksperiencat dhe modelet e suksesit.

Krijimi i hapësirave ekologjike në qarkun e Vlorës si dhe bashkëpunimi për krijimin e turizmit spitalor ishte fokusi i diskutimit të tyre.

Takimi me zv/rektorin e Universitetit të Muğla, i cili ishte një ndër universitetet më të mëdhenj përfshinte të gjitha degët e studimeve përveç drejtësisë. Nisur nga prezantimi i Prefektit të qarkut Vlorë Mamaj, Zv/rektori Universitetit të Muğla shprehu dëshirën për të bërë binjakëzim me universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë.

Më pas delegacioni i kryesuar nga Prefekti i Qarkut Vlorë vizitoi sitet arkeologjike dhe turistike të Prefekturës së Mullës, të cilat lanë mbresa të këndshme.

Në vijim qarku u Vlorës do të vizitohet nga Prefektja e qarkut Muğla, shoqëruar nga kryetarët e bashkive qe ka nën juridiksion, si dhe investitorë potencial për të bashkëpunuar me bizneset në qarkun e Vlorës./atsh

Qarku i Vlorës dhe Muğla në Turqi, marrëveshje binjakëzimi për zgjerimin e lidhjeve ekonomike e turistike Read More »

Kuvendi miraton ndryshimet në ligjin për sektorin minerar

Kuvendi miratoi të mërkurën me 79 vota pro ndryshimet në ligjin për sektorin minerar.

Në emër të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, deputeti Andrea Marto, u shpreh se me anë të këtij projektligji propozohet shfuqizimi i licencës “shërbime ekspertize dhe/ose profesionale lidhur me burimet minerare, me kodin IV.4.A”.

“Me shfuqizimin e kësaj licence, ushtrimi i veprimtarisë së shërbimeve të ekspertizës dhe/ose profesionale lidhur me burimet minerare do të jetë i lirë”, tha Marto.

Sipas tij, projektligji do të sjellë reduktim të barrierave administrative, liberalizim të tregut dhe përmirësim të mëtejshëm të klimës së biznesit.

Më tej, Kuvendi miratoi me 80 vota pro, 20 kundër dhe 5 abstenim edhe ndryshimet në ligjin “Për procedurat e birësimit dhe Komitetin Shqiptar të Birësimit”, të ndryshuar.

Deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi u shpreh se që prej vitit 2015 i është kërkuar Ministrisë së Drejtësisë një reformë e thellë në fushën e birësimeve dhe kujdestarisë pasi siç theksoi ajo “Kodi i Familjes është tanimë i vjetëruar, edhe pse Shqipëria ka miratuar konventa ndërkombëtare dhe ka miratuar një ligj të ri për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve”.

Projektligji tjetër i parashikuar në rendin e ditës, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9942, datë 26.6.2008, “Për parandalimin e çrregullimeve të shkaktuara nga pamjaftueshmëria e jodit në organizmin e njeriut”, të ndryshuar”, u shty për shqyrtim në seancat e tjera plenare./atsh

Kuvendi miraton ndryshimet në ligjin për sektorin minerar Read More »

Soreca: Fuqizimi i grave në shoqëri, gjëja më e zgjuar që duhet bërë

“Fuqizmi i grave dhe vajzave është gjëja e duhur dhe e zgjuar që duhet bërë. Duhet të bëjmë që gratë dhe vajzat të marrin pjesë në të gjitha sferat e shoqërisë, politikës, ekonomisë”, deklaroi sot, ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Lugi Soreca.

Duke folur në Forumin Rajonal: “Fund dhunës ndaj grave në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi: Zbatojmë Normat, Ndryshojmë Mendësitë”, Soreca tha se, “dhuna me bazë gjinore është një nga modelet më të rënda të shkeljes së të drejtave të njeriut. Është një fenomen që prek gratë dhe vajzat të çfarëdo formimi apo statusi social”.

“Dhuna me bazë gjinore përbën një shqetësim të rëndë në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, ashtu sikurse është dhe në BE dhe në pjesën tjetër të botës. Prandaj edhe barazia mes grave dhe burrave është një nga parimet themelore të legjislacionit të BE-së dhe të politikës së jashtme të BE-së”.

“Sondazhi i vitit 2019 i OSBE për dhunën ndaj grave tregoi se 7 ndër 10 gra kanë përjetuar një lloj forme të dhunës, apo abuzimit gjatë jetës së tyre qoftë nga duart e një partneri apo jo partneri”, tha ai.

“Pasojat e dhunës me bazë gjinore janë shkatërruese. Ato cenojnë shëndetin, sigurinë, dinjitetin, dhe lirinë e grave dhe vajzave. Dhe megjithatë ato mbeten prapë së prapë në heshtje duke qenë se dhuna është ende jo aq e raportuar sa duhet dhe ankesat nuk regjistrohen në mënyrë sistematike”, u shpreh Soreca.

Soreca tha se, “në Shqipëri 300 ofrues shërbimesh janë trajnuar për të ofruar shërbime për viktimat e të gjitha formave ndaj dhunës ndaj grave. Këtu përfshihen punonjës të policisë, ofrues të shërbimeve shëndetësore, staf që ofron shërbime sociale etj”.

Soreca vlerësoi përpjekjet e shteteve pjesëmarrëse për zbatimin e Konventës së Stambollit që është instrumenti më i rëndësishëm në luftën kundër dhunës ndaj grave./atsh

Soreca: Fuqizimi i grave në shoqëri, gjëja më e zgjuar që duhet bërë Read More »

Letra drejtuar Holandës për negociatat, Margariti: Shqipëria ka bërë hapa pozitivë

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti shpreh besimin se Shqipërisë do t’i çelen negociatat në 18 tetor.

“Jam shpresëplotë për 18 tetorin. Po tregojmë një fytyrë të Shqipërisë së angazhuar, energjike. Mendoj se Shqipëria ka bërë hapa pozitivë për të ndryshuar mendësinë dhe angazhimin e saj dhe mendoj se kjo do të shpërblehet”, tha Margariti.

E ftuar në një nga studio televizive në vend, Margariti, një ndër 8 ministret nismëtare të një letre të dërguar ekzekutivit dhe parlamentit holandez me kërkesën për hapjen e negociatave shpjegoi se pse u ideua një letër e tillë dhe çfarë kërkohet me të.

“Shqipëria ka bërë goxha punë të mirë edhe pse nuk mund të themi se kemi arritur perfeksionin, ka ende punë për të bërë. Me atë letër është ndërgjegjësimi që ne i kërkojmë Europës të përfshihemi në një proces negociatash. Kemi ndërmarrë shumë punë, kemi arritur rezultate edhe në nivelin e qeverisë dhe i jemi drejtuar një shteti që ka krijuar një shëmbëlltyrë të tolerancës, të mirëqenies. Jemi drejtuar si gra sepse besojmë në forcën e gruas në Shqipëri. Zëri i gruas po i kthen fytyrën Shqipërisë. Ne jemi rikthyer në vendin tonë për të bërë më të mirën në vendin tonë. Jemi gati për t’u angazhuar edhe më tepër. Thjesht po kërkojmë që punën dhe entuziazmin e deritanishëm ta çojmë më tej, me një çelje negociatash. Edhe raporti i Kombeve të Bashkuara na ka inkurajuar akoma më tepër të jemi një zë i fortë”, theksoi ministrja.

Ne po kërkojmë, vijoi ajo, që puna e bërë të mos shumëzohet me zero dhe të mos kanalizohet në një aspekt zhgënjimi.

“Duam t’i tregojmë jo vetëm Holandës, por edhe vendeve të tjera se Shqipëria ka ecur mirë dhe ka mundësinë të ecë akoma më mirë. Lufta kundër korrupsionit është një betejë që zhvillohet në të përditshmen tonë dhe ka pasur hapa pozitivë. Kemi gjithmonë e më tepër në administratë persona profesionistë. Kemi persona që kanë studiuar jashtë, që kthehen në vendin e tyre dhe sjellin një frymë të re dhe me ta po çojmë përpara gjëra të mëdha”, deklaroi ministrja./atsh

Letra drejtuar Holandës për negociatat, Margariti: Shqipëria ka bërë hapa pozitivë Read More »

Komisioni hetimor për Presidentin/ Balla: Palët të presin me respekt verdiktin e Komisionit të Venecias

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ftoi sot të gjitha palët ta presin me respekt verdiktin e Komisionit të Venecias, për qëndrimin e Presidentit të Republikës.

“Pastaj kush u zotua se do të mbajë fjalën, le ta mbajë fjalën”, tha Balla në një prononcim për mediet.

Si një prej palëve të ftuara në Komisionin e Venecias për të sjellë këndvështrimin lidhur me këtë çështje, Balla tha se “edhe ne kemi bërë disa komente të bazuara në raportin paraprak dhe që padyshim janë pjesë e procedurës strikte të Komisionit të Venecias.

“Kam dëgjuar gjithë këto ditë një lumë kritikash përkundrejt Komisionit të Venecias. Dua t’i them kujtdo dhe madje edhe ndonjërit që fjalën ‘shkollëpak’ e përdor më shumë se çdokush tjetër se, Komisioni i Venecias, si pjesë e Këshillit të Europës është organizmi dhe ekspertiza e gjithëpranuar në Europë, por edhe më gjerë se aq”, tha Balla.

Ai tha se “kur Komisioni i Venecias flet të gjithë të tjerët duhet të heshtin”. “Komisioni i Venecias ka një meritë të veçantë në historinë e shtetbërjes dhe të Kushtetutës së Shqipërisë. Kjo Kushtetutë që kemi e që është tashmë prej 20 vitesh ka qenë pjesë e një procesi ekspertize të bërë nga Komisioni i Venecias”, tha Balla./atsh

Komisioni hetimor për Presidentin/ Balla: Palët të presin me respekt verdiktin e Komisionit të Venecias Read More »