Aktualitet

Basha bën deklaratën ‘b ombë’

Kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë një deklaratë të fortë nga selia e Partisë Demokratike, ku ëhstë shprehur se pas Sali Berishës, radhën për t’u shpallur “non grata” nga SHBA e kanë Edi Rama dhe Ilir Meta.
Ai u shpreh se sa më shpejt që të hiqet qafe ky “Trekëndësh i Bermudës”, aq më mirë do të jetë për shqiptarët.

“Shumë shpejt do të hiqen dhe brinjët e tjera të trekëndëshit. E mbani mend billboard-et e mëdhaja me këta të tre, sepse këta e mbajnë njëri-tjetrin. Konkurrencën e kanë me njëri-tjetrin, Berisha ua ka kaluar se u shpall para non grata. Sa më shpejt ta heqim qa fe këtë trekëndësh aq më mire”, tha Basha.

Basha bën deklaratën ‘b ombë’ Read More »

Basha ak uzon Sali Berishën për vr asjet e 21 janarit!

Kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë një deklaratë të fortë nga selia e PD, ku ka he dhur aku za ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha për mas akrën e 21 Janarit 2011, ku hum bën jetën 4 protestuesë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Ai tha se sot nuk u përgjigj në të njëjtën mënyrë siç bëri Sali Berisha në 21 Janar, duke nënkuptuar se ka qenë ish-kryeministri ai që dha urdhrin për të që lluar mbi qytetarët.

PD ka qenë dhe është e gatshme të përballet me çdo situatë. Në miniaturë Berisha kopjoi skenarin e Tom Doshit në 21 janar, por unë nuk u përgjigja, sic u përgjigj Berisha në 21 janar. Ne do ruajmë qetësinë, por do kemi vemndosmërinë për të ruajtur interesin e demokratëve, por duke mos lejuar asnjë h orr, tr afikant, asnjë hiç të vijë këtu për të marrë nëpërkëmbë dinjitetin e demokratëve. Për këtë të jeni të sigurtë. Ju e patë ndërkohë që ata bënin si gorilla jashtë ne vazhdonim mbledhjen. Ngutet fri kacaku dhe ngutja e fr ikacaktut i ka kushtuar PD-së në 30 vite”, tha Basha.

Kujtojmë se Basha në vitin 2011 ka qenë ministër i Brendshëm, ndaj edhe ai është aku zuar nga opozita e asaj kohe si një fajtorët për hu mbjen e jetës së 4 pr otestuesve.

Basha ak uzon Sali Berishën për vr asjet e 21 janarit! Read More »

Berisha i shkoi në seli, ja si e priti Lulzim Basha

Në të njëjtën kohë që ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit kanë mësyrë në selinë blu, për një mbledhje lidhur me vendimet e fundit, në një hapësirë tjetër të godinës, edhe kryedemokrati Luzlim Basha është duke zhvilluar një takim.

Në mbledhjen e kryedemokratit, janë të pranishëm Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi dhe kryetari i Komisionit Zgjedhor, Jemin Gjana. Nuk dihet se cila ende fokusi i takimit të tyre, por “News 24”, me kamerat e saja ndodhet në seli dhe pritet të mësohen detaje të tjera në minutat në vijim.

Berisha i shkoi në seli, ja si e priti Lulzim Basha Read More »

Basha u dërgon mesazh anëtarëve të Këshillit Kombëtar, ja çfarë i shkruan

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Kombëtar ku u votua rezoluta për shkarkimin e disa prej anëtarëve të kryesisë, si ndëshkim për pjesëmarrjen dhe mbështetjen e dhënë për Kuvendin e djeshëm të PD-së, Basha ka dërguar një mesazh falenderimi për anëtarët.

Kreu i demokratëve, u shprehu mirënjohje dhe falenderim duke shkruar më tej se shpresonte që bashkëpunimi të vazhdonte edhe në datën 18 dhjetor e cila është data kur ky i fundit me anë të miratimit nga kryesia, ka thirrur Kuvendin Kombëtar.

Mesazhi i Plotë nga kryetari Lulzim Basha, drejtuar anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD:

Mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar ishte e një rëndësie kyçe për demokratët dhe rrugën që do ndërtojmë.

Pjesëmarrja juaj ishte një vlerë e madhe, për të cilën mirënjohja ime është e thellë, në këto kushte komplekse.
Ju falenderoj për gjithçka bëtë të mundur me vendimet, frymën dhe mbështetjen tuaj të paçmim.
Në ditët në vijim, në 18 Dhjetor e më tej do të vijojmë me këtë frymë si bashkëpuntorë të vyer.

Me respekt!

Lulzim Basha

Basha u dërgon mesazh anëtarëve të Këshillit Kombëtar, ja çfarë i shkruan Read More »

Përdorimi i vulës dhe simboleve, PD kallëzon në SPAK 3 deputetët dhe 2 zyrtarët e saj

Partia Demokratike kallëzon në SPAK përfaqësues të lëvizjes Berisha për fallsifikimin e vulës së PD.
Ata janë deputetët Belind Këlliçi, Edmond Spaho, Albana Vokshi, si dhe Ivi Kaso, Ervin Minarolli. Bëhet fjalë për veprën penale të “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 190 paragrafi i 2 dhe 25 i Kodit Penal.

Në kallëzim drejtuar SPAK-ut thuhet se këta janë përsona që kane patur funksione në PD, kanë dijeni për rregullat e statutit, dhe e kanë kryer veprën penale të përdorimit të vulës dhe simboleve për të realizuar qëllimet e tyre, pavarësisht se ishin në dijeni të pasojave ligjore. PD e ka depozituar kalëlzimin në SPAK, pasi 3 nga të kallëzuarit janë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.

Përdorimi i vulës dhe simboleve, PD kallëzon në SPAK 3 deputetët dhe 2 zyrtarët e saj Read More »

Rezultatet e votimeve/ Këshilli Kombëtar i PD-së vendos: Shkarkohet Edi Paloka dhe disa anëtarë të Kryesisë!

Me 251 vota pro, 4 kundër dhe 2 të pavlefshme, Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka vendosur shkarkimin e kryetarit të këtij institucioni, Edi Palokën si dhe disa anëtarë të Kryesisë së partisë.

Anëtarët e Kryesisë të shkarkuar janë Flamur Noka, Aldo Bumçi, Gent Strazimiri, Albana Vokshi, Oerd Bylybashi pasi morën pjesë në Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Berisha një ditë më parë.

Anëtarët e Këshillit Kombëtar gjithashtu votuan pro shkarkimit të disa sekretarëve, Ervin Minarollit, Ivi Kasos, Belind Këlliçit dhe Ledina Mandias.

Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve brenda PD-së, Jemin Gjana bëri të ditur se në total kanë marrë pjesë në votim 257 anëtarë të Këshillit Kombëtar. Numri total i anëtarëve te Këshillit është 479.

Më herët gjatë mbledhjes, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar se emrat e propozuar, nuk do të përjashtohen nga partia por vetëm do të shkarkohen nga funksioni i tyre.

Sipas tij, ata nuk respektuan thirrje për zhvillimin e Kuvendit Kombëtar të 18 dhjetorit, por organizuan struktura paralele, duke iu referuar Kuvendit të djeshëm të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Gazment Bardhi: Sot nuk merret asnjë vendim për përjashtim, por për shkarkim nga funskionet. Disa anëtarë të kryesisë nuk kanë respektuar vendimin e kryesisë së Partisë për thirrjen në datën 18 të Kuvendit Kombëtar. Përkundrazi! Janë angazhuar për ngritjen e strukturave paralele për te zëvendësuar institucionet e ligjshme statutore të PD. Per ta nuk ka më kryetar partie, nuk ka sekretar të përgjithshëm, nuk ka nënkryetarë, nuk ka kryesi, nuk ka Këshill Kombëtar, perveç kësaj trupe që sillet si celulë ilegale që kërkon t’i mbivendoset istitucioneve legjitime të partisë. Për këtë arsye, ata mund të bëjnë çfarë të duan jashtë institucioneve të partisë, por nuk mund të veprojnë si anëtarë të kryesisë qendrore të PD. Ky është propozimi ndaj Këshillit Kombetar. Nuk po marrim masë disiplinore ndaj askujt, edhe pse interesi elektoral i PD me veprime të tilla, na jepte të drejtën e masave disiplinore sipas nenit 27. Për të mos i fryrë përçarjes, per të mos perjashtuar askënd, propozojmë shkarkimin nga funksionet.

Partia Demokratike ka listuar emrat e anëtarëve të kryesisë dhe sekretarëve për të cilët ka propozuar shkarkimin nga funksionet.

Fleta e votimit:

A jeni dakord me propozimin e kryesisë për shkarkimin e Kryetarit të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka

Anëtarëve të kryesisë:

Flamur Noka

Aldo Bumçi

Gent Strazimiri

Albana Vokshi

Oerd Bylybashi

Si dhe sekretarëve:

Ervin Minarolli

Ivi Kaso

Belind Kelliçi

Ledina Mandia

Rezultatet e votimeve/ Këshilli Kombëtar i PD-së vendos: Shkarkohet Edi Paloka dhe disa anëtarë të Kryesisë! Read More »

Kreshnik Spahiu bën deklaratën e bujshme: ‘Ajo p allohej me kë ti dilte përpara, por kryesisht seksin me diplomatët e kishte fiksim’

Analisti Kreshnik Spahiu ka komentuar zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike. Por gjithë situatën, Spahiu e sjell duke e ilustruar me shembullin e një çifti kur divorcohet.

Analiza e Spahiut

Ishte dashuri me shikim të parë. Ai e shikonte në dritë të syrit dhe e donte marrëzisht atë.

Që ditën e parë kur u shfaq në shtëpi, të gjithë kalamajt e familjes e kuptuan se ai kishte nënshkruar testament që pas vdekjes, shtëpinë do ia linte asaj shalë-gjatës që ai e adhuronte aq shumë.

Ajo vetëm buzëqeshte dhe dhëmbët i mbante jashtë.

Ndërkohë arroganca e saj u demostrua që në shfaqjen e parë mediatike.

“Kam ardhur ta shpëtoj këtë familje dhe ta sjell në pushtet” – tha, ndonëse erdhi një muaj para zgjedhjeve.

16 vite kryeplaku i shtëpisë i besoj çdo gjë, pasurinë, pushtetin, financat, hipotekën.

Aq e fortë ishte martesa sa plaku për bukuroshen, bëri hasha çdo anëtarë të familjes madhe.

Plaku harroi shokët dhe miqtë që i qëndruan pranë me dekada.

Dashuria të errëson sytë, aq sa një ditë plaku tha:”nuk ka Zot”, dhe këtë gjë ja tha Hoxhës pikërisht në tokën e premtuar. Doli kundër të madhërueshmit me besimin se në krah kishte profetin që
Lul-zonte ku i shkelte këmba.

Ajo e tradhëtonte, çdo natë, por ky ishte verbuar nga dashuria. Ajo p allohej me kë ti dilte përpara, por kryesisht seksin me diplomatët e kishte fiksim. Përveç se futej në shtrat me çdo kënd kishte dhe një d ashnor permanent me shumë pushtet dhe lek.

Ai ishte komshiu përballë kryefamiljar me shumë fëmijë, por në ha smëri me plakun.

Plaku e shikonte spërd redhjet e saj me hasmin, por shpesh ia falte tra dhëtinë. Me vehten e tij thonte: “S’ka gjë le të ma dredhi se vajzë e re është, boll në mbrëmje të kthehet në krevatin tim”.

Besonte, besonte, besonte pafund derisa një mbrëmje ajo e telefonoi dhe i tha: “Dua divorcin nga ty, dhe shtëpia apo pasuria më takojnë mua sepse ti vetë mi le në hipotek në emrin tim. Ndërkohë edhe kalamjt e tu, do i mbaj unë sepse ty hoxha të ka bërë lanet dhe s’të pranon të hysh as në xhami”.

Plaku mblodhi gjithë kalamajt që i kishte para martesës dhe u kërkoi të rrethonin shtëpinë për t’a nxjerrë laviren jashtë dhe për t’ja marr çelsat.

Ishte mision i pamundur sepse ajo kishte flirtuar edhe me gjy qtarin i cili po shqyrtonte divorcin.

Gjy qtari ngriti çekiçin dhe deklaroi:

Martesa juaj ka marrë fund për shkak të tradhëtisë bashkshortore.

– Deklaroj divorcin

– Shtëpia dhe pasuria i takojnë gruas sepse në hipotekë figurojnë në emrin e saj.

– Fëmijët do ndahen: Ata që kanë lindur para martese me bashkëshortin dhe ata që lindën pas martesës me bashkshorten.

Të gjithë dolën të përlo tur nga salla e gjy katës duke rendur pas plakut i cili duhet të blente një çati të re dhe të fuste kokën e një tufe kalamajsh që biba e tij i kishte he dhur rrugëve.

Ky ishte fundi tr agjik i një dashurie me shikim të parë.

Kreshnik Spahiu bën deklaratën e bujshme: ‘Ajo p allohej me kë ti dilte përpara, por kryesisht seksin me diplomatët e kishte fiksim’ Read More »

Berisha me hapin e radhës drejtë selisë blu: Ju pres të gjithëve në shtëpinë e kontributeve Partinë Demokratike

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përcjellë një mesazh pas Kuvendit të PD, të mbajtur ditën e djeshme në “Air Albania”.
Berisha me anë të një postimi në rrjetet sociale iu bën thirrje demokratëve të bashkohen në atë që ai e quan “shtëpia e kontributeve, sakrificave dhe idealeve të përbashkëta, Partinë Demokratike”.

“Te dashur demokrate dhe demokratë!

Kohet e fundit kane qene te mundueshme dhe te veshtira per Partine Demokratike. E di qe shume prej jush kane dyshuar, ndoshta edhe jane trembur per shkak te fushates se fuqishme lincuese qe eshte mbajtur kunder personit tim dhe levizjes se Foltores.

Megjithate, ne te gjithe se bashku, Delegate dhe militante u dhame pergjigjen me dinjitoze, me te bukur dhe me madheshtore dje nepermjet mbledhjes historike te Kuvendit Kombetar te Rithemelimit te Partise Demokratike thirrur nga Delegatet.
Sot nuk eshte me koha e dyshimit, sot eshte koha e veprimit.

Ju pres te gjitheve ne shtepine e kontributeve, sakrificave dhe idealeve tone te perbashketa, Partine Demokratike, per te vazhduar betejen kunder te keqes qe ka mberthyer Shqiperine tone te dashur.

Me nderim te veçant per kontributin e secilit prej jush,”shkruan Berisha.

Berisha me hapin e radhës drejtë selisë blu: Ju pres të gjithëve në shtëpinë e kontributeve Partinë Demokratike Read More »