Aktualitet

Lleshaj: Të përkushtuar në luftën kundër kërcënimeve terroriste

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj mori pjesë në një tryezë rajonale ekspertësh ku u diskutua për sfidat që paraqet terrorizmi si fenomen dhe kthimi i luftëtarëve të huaj dhe familjarëve të tyre në vendet e origjinës.

Tema kryesore që u trajtua në këtë forum ishte “Zhvillimi dhe implementimi i strategjive për procedim, rehabilitim dhe ri-integrim lidhur me rikthimin e luftëtarëve të huaj terroristë dhe anëtarëve të familjeve të tyre”.

Lleshaj u shpreh se vendi ynë ka qenë aktiv në përpjekjet rajonale dhe globale për të parandaluar dhe luftuar kërcënimet terroriste. Ai nënvizoi aktet ligjore të miratuara dhe strukturat e posaçme që ka ngritur vendi ynë, për t’i bërë ballë këtij fenomeni.

“Shqipëria ka një emër të mirë në hetimin dhe procedimin e veprave që lidhen me terrorizmin”, theksoi ndër të tjera ai.

Në lidhje problemet që dalin tani në situatën pas rënies së ISIS, Ministri Lleshaj u shpreh se “terrorizmi nuk njeh kufij dhe asnjë vend nuk është i paprekshëm prej propagandës dhe akteve terroriste. Pavarësisht disfatës ushtarake dhe humbjes territoriale të ISIS, terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm mbeten një shqetësim madhor për sigurinë tonë. Kthimi dhe zhvendosja e luftëtarëve të huaj terroristë dhe personave familjarë të tyre, në vendet e tyre të origjinës apo kombësisë, ose në vende të treta, paraqet një sfidë të vazhdueshme dhe në rritje. Shqipëria ka qenë vazhdimisht pjesë e përpjekjeve rajonale dhe ndërkombëtare për të parandaluar dhe për t’iu kundërvënë kërcënimeve terroriste. Ne kemi miratuar ligje të reja në përputhje me rezolutat e njohura të Këshillit të Sigurimit të OKB, të cilat adresojnë rrezikun e luftëtarëve të huaj terroristë dhe ekstremizmit të dhunshëm. Shqipëria ka rezultate të mira në hetimin dhe procedimin e veprave që lidhen me terrorizmin. Shqipëria ka përmirësuar kuadrin ligjor, ka forcuar kapacitetet e agjencive ligjzbatuese për të hetuar dhe proceduar terroristët, nëpërmjet krijimit të Njësisë Anti-Terror në Policinë e Shtetit”.

Lidhur me hapat që duhen ndërmarrë nga institucionet dhe bashkëpunimi me komunitetin, Ministri Lleshaj tha se “së bashku me Qeverinë, shoqërinë civile, drejtuesit e komuniteteve fetare, shoqërore dhe edukative, si dhe të rinjtë, duhet të angazhohemi dhe veprojmë për të parandaluar dhe adresuar radikalizimin dhe rekrutimet. Vetëm duke punuar së bashku, ne do të jemi në gjendje t’i kundërvihemi ideologjisë së tyre të rrezikshme dhe të ndërtojmë komunitete të qëndrueshme.

Nën dritën e kësaj, ne besojmë fort se vetëm me një politikë rajonale konstruktive, bashkëpunim i fortë dhe mirëbesim, ne mund të adresojmë sfidat që lindin nga terrorizmi, ekstremizmi i dhunshëm dhe radikalizimi. Si anëtarë në NATO dhe vend kandidat për në BE, ne mbetemi të përkushtuar që të marrim pjesë aktivisht në luftën kundër kërcënimeve terroriste, njëherësh duke mbrojtur të drejtat njerëzore dhe sigurinë e vendit dhe qytetarëve tanë,” nënvizoi ministri i Brendshëm. /atsh

Lleshaj: Të përkushtuar në luftën kundër kërcënimeve terroriste Read More »

Profesoresha Gjyle Çeliku kritikon Blendi Fevziun: “Nuk është politika e trojeve shqiptare ajo që promovon, shet e blen Blendi kush ka më shumë dhe nuk i interson kombi, ndaj mos i besoni”

Profesoresha Gjyle Çeliku ka kritikuar ashpër moderatorin e emisionit Opinion, Blendi Fevziun se asnjëherë nuk e ka ftuar liderin e Aleancës për Shqiptarët në Maqedoni, Ziadin Selën. Sipas saj Blendi Fevziut i intereson më shumë paraja se sa kombi prandaj edhe nuk fton intelektualë apo politikanë që nuk kanë para.

“Blendi Fevziu fton në emisionet e tij çdoherë pozitën dhe paratë, duke i promovuar Shqipërisë gënjeshtra të kulluara për Maqedoninë e Veriut, asnjëherë nuk e kam parë Ziadin Selën në emisionin e tij dhe a thua pse?

E ftoi edhe Albinin sepse pretendon përsëri pozitën dhe paratë, por nuk ia del me te😉
Nuk është politika e trojeve shqiptare ajo që promovon, shet e blen Blendi kush ka më shumë dhe nuk i interson kombi, ndaj mos i besoni. Në Dardani ka politikanë të cilët nuk hezitojnë të thonë realitetin dhe të ndryshojnë perceptimin, por ama ata s’i fton Blendi sepse s’kanë miliona dhe rrymave të ndryshme u pengojnë…” ka shkruar Çeliku.

Profesoresha Gjyle Çeliku kritikon Blendi Fevziun: “Nuk është politika e trojeve shqiptare ajo që promovon, shet e blen Blendi kush ka më shumë dhe nuk i interson kombi, ndaj mos i besoni” Read More »

Mirush Kabashi: “Fishta mbetet përjetësisht njeri i madh, edhe sikur shtatorja e tij të ishte pa piedestal fare, por rrafsh me barin2

I ftuar në përvjetorin e 148 të lindjes së At Gjergj Fishtës ka qënë edhe artisti Mirush Kabashi i cili, pasi ka recituar dy prej poezive madhore të Fishtës, ka kërkuar lejen e të pranishmëve për një koment të shkurtër.

Kabashi thotë se u ndje keq kur hyri në bibliotekën e Lezhës dhe vuri re se sipër fotografisë së madhe të Fishtës ishte e shkruar fraza: At Gjergj Fishta Nderi i Kombit.

“Të më falni për mungesën e modestisë” ka shtuar Kabashi “por titulli Nderi i Kombit më është akorduar edhe mua, dhe unë s’e përfytyroj të jem në lartësitë e Fishtës. Ose krijoni një titull tjetër shumë herë më të lartë për 3 apo 4 personalitetet e larta të historisë së Shqipërisë, ose na e ulni titullin neve dhjetëra të tjerëve që kemi dhënë kontribute në fusha të caktuara”.

Mirush Kabashi ka dhuruar emocion dhe mori duartrokitje të shumta kur u shpreh “se Fishta mbetet përjetësisht njeri i madh, edhe sikur shtatorja e tij të ishte pa piedestal fare, por rrafsh me barin, sepse madhështia e këtij njeriu nuk qëndron aspak te lartësia e shtatores por tek ajo sandalla që mbante veshur, duke treguar me gisht detajin e hollë të skulptorit të shtatores së Fishtës në Lezhë, një detaj i cili nuk i ka shpëtuar artistit të madh, që rrëfen për thjeshtësinë dhe shpirtmadhësinë në jetesën e përditshme të françeskanëve.”

Mirush Kabashi: “Fishta mbetet përjetësisht njeri i madh, edhe sikur shtatorja e tij të ishte pa piedestal fare, por rrafsh me barin2 Read More »

Jep dorëheqjen drejtori i portit të Durrësit

Drejtori i Portit të Durrësit Agron Tare ka dhënë dorëheqjen.

“ Sot mbaron misioni im si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës”

“Që prej marrjes së detyrës si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, kam shërbyer më devotshmëri dhe pasion për punën, gjë që e tregojnë rezultatet e deritanishme financiare të këtij institucioni. Dorëhiqem për të vijuar rrugëtimin tim profesional dhe duke i uruar pasardhësit/es tim/e suksese! Nuk mund të lë pa falenderuar ata që më besuan këtë pozicion të rëndësishëm, ekipin e APD-së, bashkëpunëtorë të mi, të afërt e të largët! Ciao a tutti, belli e brutti!”, z.Agron Tare

Jep dorëheqjen drejtori i portit të Durrësit Read More »

Basha: “Vendi ynë është mahnitës me njerëz të talentuar dhe plot potenciale të jashtëzakonshme”

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zgjedhur që t’u japë sot një mesazh qytetarëve shqiptarë, ku tregon për potencialet që ka vendi ynë.

Përmes një video të postuar në rrjetin social ‘Facebook’ Basha thekson se është koha që së bashku me qytetarët t’i vënë në jetë potencialet që ka Shqipëria.

“Me gjithë sfidat që kemi përpara, i yni është një vend mahnitës, me njerëz të talentuar dhe plot potenciale të jashtëzakonshme. Është koha që së bashku ti vëmë në jetë”, shkruan Basha, ndërsa në videon e publikuar shprehet se; “Shqipëria ime, ka ardhur koha që të merresh me potencialin e jashtëzakonshëm që ke”.

Basha: “Vendi ynë është mahnitës me njerëz të talentuar dhe plot potenciale të jashtëzakonshme” Read More »

Aktivitet në 148-vjetorin e lindjes së poetit At Gjergj Fishta

Në Lezhë u përkujtua sot 148-vjetori i lindjes së poetit At Gjergj Fishta, me një aktivitet ku morën pjesë autoritete të shumta vendore e qendrore, studiues, historianë, shkrimtarë dhe qytetarë.

Në fjalën e tij në këtë aktivitet, kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu tha se “qeveria shqiptare dhe Ministria e Kulturës janë të gatshme të investojnë në shtëpinë e Fishtës”.

“Jemi në hapat e fundit për të zgjidhur këtë mangësi shumëvjeçare për këtë emër të madh për kombin shqiptar“, tha Ndreu.

“Në 148-vjetorin e lindjes së patriarkut të letrave shqipe At.Gjergj Fishta dhe 100-vjetorit të fjalimit në Paris në 1919, bashkia Lezhë i dha sot një dimension tjetër nderimit të kësaj figure. Faleminderit pjesëmarrësve, studiuesve Tonin Çobani dhe Nevila Nika, ministrave Margariti dhe Lleshaj, Lindita Nikolli, Preç Zogaj, Sandër Cipa, të madhit Mirush Kabashi etj.”, tha Ndreu.atsh

Aktivitet në 148-vjetorin e lindjes së poetit At Gjergj Fishta Read More »

Shqiptarët konsumojnë më shumë dhe udhëtojnë më shumë jashtë vendit

Në sektorin publik të ardhurat reale të njerëzve janë rritur me 7% në 4 vitet e fundit.

Kështu deklaroi deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqaj i ftuar në një nga mediet e vendit ndërsa theksoi se shpenzimet për hotele dhe restorante janë rritur me 7-8% në vit.

“Në sektorin publik të ardhurat reale të njerëzve janë rritur me 7% në 4 vitet e fundit. Shqiptarët sot konsumojnë më shumë dhe në 5 vite radhazi anketa e shpenzimeve familjare tregon që shpenzojnë më shumë. Ndërkohë, depozitat bankare kanë ardhur në rritje dhe pesha e tyre në të gjitha depozitat është rritur nga 52% në 56%. Shqiptarët konsumojnë më shumë, kursejnë më shumë dhe udhëtojnë më shumë jashtë vendit. Shpenzimet për hotele dhe restorante janë rritur me 7-8% në vit. Numri i automjeteve është rritur me 80 mijë automjete në 4-5 vite. Shqiptarët jetojnë më mirë sesa para vitit 2013”,- u shpreh Beqaj./atsh

Shqiptarët konsumojnë më shumë dhe udhëtojnë më shumë jashtë vendit Read More »

Parashikimi i motit

Instituti i Gjeoshkebncave bën me dije se ditën e sotme (e enjte dt.24) nuk priten reshje në të gjithë qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Sot (e enjte dt.24) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 14 / 25 °C

në vendet e ulëta: 13 / 27 °C

në vendet malore: 8 / 22 °C

ERA

Parashikimi i motit Read More »