Aktualitet

Samiti i Ohrit, Basha: Parakusht për lëvizjen e lirë, sundimi i ligjit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me samitin e Ohrit, ku u diskutua përshpejtimi i zbatimit të 4 lirive të BE-së në Ballkanin Perëndimor.

Sipas Bashës, “lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit është thelbi i integrimit europian dhe Europës së bashkuar. Parakushte për lëvizjen e lirë janë demokracia, sundimi i ligjit dhe garantimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut”.

“Dështimi me integrimin europian nuk mund të zëvendësohet nga propaganda anti-europiane e një autokrati të korruptuar, shkaktar i prapambetjes ekonomike dhe varfërimit të qytetarëve shqiptarë. Ka ardhur koha që Shqipëria të nxjerrë në dritë potencialin e saj të vërtetë!”-, nënvizoi Basha./atsh

Samiti i Ohrit, Basha: Parakusht për lëvizjen e lirë, sundimi i ligjit Read More »

491 të punësuar nga Zyrat e Punës gjatë një jave

Zyrat e Punës po funksionojnë si instrumente strategjikë të punësimit në të gjithë vendin.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, bëri të ditur sot se, “491 punësime janë realizuar gjatë kësaj jave nëpërmjet Zyrave të Punës”.

Gjithashtu vijon procesi i punësimit nëpërmjet Zyrave të Punës, ku ministrja Denaj sjell në vëmendje rastin e Leonisës, e cila pasi kreu praktikën profesionale, të mundësuar nga Zyra e Punësimit Has, aplikoi për punë pranë një kompanie.

Pas periudhës së provës, ajo sot është e punësuar si ekonomiste pranë kësaj kompanie.

Falë Shërbimit Kombëtar të Punësimit, çdo shtetas tashmë ka mundësinë që jo vetëm të kërkojë punë, por edhe të trajnohet për përmirësimin e aftësive personale./atsh

491 të punësuar nga Zyrat e Punës gjatë një jave Read More »

Parashikimi i motit

Moti në vend do të vijojë me vranësira të dendura deri pasdite. Më tej edhe intervale kthjellimi.

Që prej orëve të para të 24 orëshit do të ketë reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar e të lartë përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në jugperëndim deri në mesditë. Më tej reshjet do të mbeten në intensitet të ulët e lokale.

Era, do të fryjë me drejtim Juglindje – Jugperëndim, 1-8m/sek, hera herës me rrahje në bregdet deri në 18m/sek , duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 4-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 12/18 shi diell
Kukës 9/17 shi diell
Lezhë 11/18 shi diell
Dibër 7/12 shi diell
Durrës 12/21 shi diell
Tiranë 13/19 shi diell
Elbasan 11/16 shi diell
Berat 11/20 shi diell
Vlorë 14/19 shi diell
Korcë 5/12 shi diell
Gjirokastër 11/13 shi diell
Sarandë 13/16 shi diell/atsh

Parashikimi i motit Read More »

“Qesja e Fundit”, Shqipëria në hartën e vendeve pa qese plastike deri më 1 qershor 2020

Kryeministri Edi Rama, iu ka uruar qytetarëve shqiptarë “Mirëmëngjes”, duke kujtuar nismën e qeverisë “Qesja e Fundit”, që do ta përfshijë Shqipërinë në hartën e vendeve në Europë pa qese plastike deri më 1 qershor 2020

“Dhe me aksionin “Qesja e fundit” me mision refuzimin e përdorimit të qeseve plastike, një nismë që do ta vendosë Shqipërinë në hartën e vendeve lider në Europë pa qese plastike deri më 1 qershor 2020, ju uroj një të dielë të bukur”-, theksoi kryeministri Edi Rama.

Kryeministri ka sjellë në vëmendje videon sensibilizuese të delegacionit të Bashkimit Europian ku apelohet për rëndësinë e mospërdorimit të qeses plastike, si një nga elementët që dëmton më së shumti ekosistemin ku jetojmë.

Nisma që po konsultohet gjerësisht në një komunikim të gjerë me të rinj, akademikë, shoqëri civile e grupe interesi, ka si synimin e eliminimit tërësor të plastikës njëpërdorimëshe, pranverën e vitit të ardhshëm. /atsh

“Qesja e Fundit”, Shqipëria në hartën e vendeve pa qese plastike deri më 1 qershor 2020 Read More »

Rama, Zaev dhe Vuçiç takohen në Ohër për marrëveshjet e bashkëpunimit rajonal

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Ohër, Maqedonia e Veriut, për të marrë pjesë në Samitin për Zbatimin e katër lirive të Bashkimit Europian.

Kryeministri Edi Rama, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev janë takuar sot në Ohër për marrëveshjet e bashkëpunimit rajonal.

Rama do të jetë i pranishëm në darkën e shtruar me këtë rast nga Presidenti Pendarovski.

“OHËR – Në takimin e mirëseardhjes së Kryeministrit Zaev në vigjilje të Samitit të Ohrit nesër, ku janë të ftuar të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor si edhe partnerët nga Brukseli, Banka Europiane për Rindërtim e Zhvillim, Banka Botërore dhe Banka Europiane e Investimeve”, thekson Kryeministri Rama duke publikuar pamje nga ky takim./atsh

Rama, Zaev dhe Vuçiç takohen në Ohër për marrëveshjet e bashkëpunimit rajonal Read More »

Gjuha shqipe dhe ajo arbëreshe të mësohet në shkollat shtetërore italiane

Presidenti Ilir Meta inkurojoi sot deputetët italinë për të dhënë mbështetjen e tyre për aplikimin e plotë të ligjit italian për minorancat kulturore, me qëllim që gjuha shqipe dhe ajo arbëreshe të mësohen në zonat ku këto komunitete jetojnë.

Në kuadër të vizitës në rajonin e Puljas në Itali, Meta zhvilloi një takim tepër të frytshëm me eurodeputetin Mario Furore, senatoren Gisella Naturale dhe deputetët italianë Giorgio Lovecchio, Rosa Menga, Marialuisa Faro, Antonio Tassi dhe Carla Giuliano.

Gjatë takimit, ku ishte i pranishëm edhe Kryetari i Komunës së Kazalvekios, Noe Andreano, Meta dhe përfaqësuesit e forcave të ndryshme politike në parlamentin italian, ndanë ide të vyera për forcimin e mëtejshëm e të gjithanshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Italisë.

Presidenti theksoi se një urë e fuqishme bashkëpunimi ndërmjet popujve tanë, janë komuniteti arbëresh dhe emigracioni shqiptar në Itali.

“Është me rëndësi që trashëgimia e jashtëzakonshme kulturore arbëreshe, kjo pasuri e përbashkët e Shqipërisë dhe Italisë, të mbrohet dhe promovohet. Gjuha arbëreshe që flitet prej shekujsh brez pas brezi duhet të vazhdojë të jetojë, ndaj ne do ta mirëprisnim aplikimin e duhur të ligjit italian për minorancat kulturore, me qëllim që ajo të mësohet në shkollat shtetërore italiane në të gjitha krahinat ku jetojnë arbëreshët. Me rëndësi është gjithashtu që edhe fëmijët e komunitetit më të ri shqiptar në Itali të kenë mundësinë të mësojnë gjuhën shqipe në institucionet arsimore italiane”, – theksoi Presidenti Meta./atsh

Gjuha shqipe dhe ajo arbëreshe të mësohet në shkollat shtetërore italiane Read More »

Parashikimi i motit, ja sa zgjat koha me shi

Fundjava ka nisur me shi, ku në disa zona do të ketë edhe rrebeshe. E shtuna dhe e diela paradite do të jenë me reshje në gjithë vendin, ndërsa nga pasditja e së dielës pritet përmirësim i kohës.

E shtunë, 9 Nëntor 2019

Sipas Meteoalb, orët e para të ditës do të jenë me vranësira të cilat do të sjellin rrebeshe afatshkurtra shiu, kryesisht në zonën Veriperëndimore. Por duke filluar nga mesdita dhe në vijim reshjet e shiut do të shtrihen në të gjithë vendin duke bërë që shirat të jenë mesatar dhe lokalish intensiv.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë ulje në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke u luhatur nga 3°C deri në 19°C.

Era do fryjë mesatare në tokë deri e fortë në det me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.

E diel, 10 Nëntor 2019

Sipas MeteoAlb, pjesa e parë ditës do të jetë me vranësira dhe reshje shiu në të gjithë vendin, ku më intensiv rreshjet e shiut parashikohen në skajin Jugor dhe Verior. Por duke filluar nga mesdita dhe orët e pasditës kushtet atmosferike do të prëmirësohen gradualisht.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë ulje në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 2°C deri në 18°C.

Era do fryjë mesatare në tokë deri e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

E hënë, 11 Nëntor 2019

Sipas MeteoAlb, vendi ynë në orët e paraditës do të jetë në dikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta, të cilat më të fokusuara do të jenë në Ultësirën Perëndimore. Ndërsa mesdita dhe në vijim sjellë përmirësim gradual të motit duke bërë që vranësirat të spostohen përgjatë kufirit Lindor.

Parashikimi i motit, ja sa zgjat koha me shi Read More »

Banorët e Rradhimës takim me avokatin e popullit: Na trajtojnë më keq se sirianë

Banoret e Radhimes, kanë prezantuar problematikën e aksionit të nisur të IKMt-së në këtë zonë përfaqësuesve të avokatit të popullit.

Takimi u mbajt në Radhimë ku banorët kanë parashtruar problemet.

Sipas tyre ata ende nuk janë njohur me projektin që ju cënon pronat dhe bizneset, ndërsa dëgjesa publike sipas tyre ka,qënë fars, ajo është mbajtur ditën kur banorët konfrontoheshin me Ikmt.
Cështjet e pronësisë kahë qënë në fokus, ku banorët sqarojnë se po shpronësohen me 240lekë/m2 për pronat në bregdet.

Ndërsa nuk kursyen akuzat për Ashk apo ush Hipotek dhe Aluizëm.

Avokati i banorëve, Armando Cakrani, parashtroi kërkesat dhe argumentat e banorëve, ndërsa kërkoi që procesi të jetë trasparent.

Na trajtojnë më keq se sirianë thanë banorët e Rradhimës e Orikumit, ndërsa sqaruan se pa asnjë argument po ju skualifikohet edhe legalizimi objekteve deri në Llogora.

Banorët theksojnë se do të vijojnë rezistencën për të mbrojtur pronat e tyre.

Banorët e Rradhimës takim me avokatin e popullit: Na trajtojnë më keq se sirianë Read More »