Aktualitet

Rama: Hyri Dita e Flamurit Kuqezi në errësirën që na rrethon përkohësisht, përpara daljes së diellit

“Hyri Dita e Flamurit Kuqezi në errësirën që na rrethon përkohësisht, përpara daljes së diellit”, shprehet Kryeministri Edi Rama, në kuadër të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit.

“Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudoqofshin pa asnjë dallim”, shprehet Rama.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave e thirrur gjatë situatës emergjente të krijuar nga tërmetet në vend, kryeministri Rama bëri të ditur se “dy ditët e rëndësishme të kalendarit të vendit tonë, 28 dhe 29 Nëntori nuk mund të jenë ditë me përmbajtje festive, por me të gjithë solemnitetin e nevojshëm dhe domosdoshmërinë për të mos e shkëputur asnjë sekondë vëmendjen nga situata akute aktuale. Prandaj, unë besoj se meritojnë të shihen dhe të përjetohen si dy ditë solidariteti kombëtar, ku respekti për të shkuarën që ato mishërojnë të njehsohet me kontributin e gjithkujt që ka në zemër nevojën për të kontribuar në funksion të lehtësimit, kurimit dhe shërimit të plagëve të mëdha që ka hapur kjo tragjedi”. /atsh

Rama: Hyri Dita e Flamurit Kuqezi në errësirën që na rrethon përkohësisht, përpara daljes së diellit Read More »

Tërmeti i 26 nëntorit/ 37 viktima, pas nxjerrjes së 3 trupave të pajetë në orët e para të mëngjesit në Thumanë

37 është numri i viktimave nga tërmeti i 26 nëntorit, pas 3 trupave të nxjerrë nga rrënojat në Thuamën rreth orës 4 të mëngjesit.

Aktualisht në Thumanë operacioni i kërkim-shpëtimit është ndërprerë pasi nuk ka informacion për trupa të tjerë nën rrënoja.

Bilanci i viktimave të tërmetit u rëndua pasditen e djeshme pas nxjerrjes nga rrënojat nga ekipet e kërkim-shpëtimit të trupave të pajetë të Griselda Lalas, 22 vjeç dhe rreth orës 19 të mbrëmjes edhe trupat e dy viktimave, të identifikuar si Dolora dhe Klaus Reçi, nënë e bir.

Ndërkaq, bëhet e ditur se qytetarët, kompanitë, bizneset që duan të kontribuojnë për të ndihmuar familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit, mund të kontaktojnë numrat e mëposhtëm:

04 22 22 223

04 22 28 250

0688046664

Këta numra janë në dispozicion 24 orë për këdo që kërkon informacion mbi pikën e grumbullimit të ndihmave në rezervat e shtetit dhe në komandën mbështetëse të Forcave të Armatosura me qendër në Vaqar por edhe pika të tjera që po ngrihen në Tiranë, Durres e qytete të tjera. /atsh

Tërmeti i 26 nëntorit/ 37 viktima, pas nxjerrjes së 3 trupave të pajetë në orët e para të mëngjesit në Thumanë Read More »

Kryeministri shpreh anën më njerëzore: Të gjithë të prekurit e tragjedisë, si Gregori im

Me pamje nga rrënojat e frikshme të tërmetit shkatërrimtar ku edhe gjatë orëve të natës vijon pa ndërprerje operacioni për shpëtimin e jetëve njerëzore, kryeministri Edi Rama ka treguar si rrallë herë ndjeshmërinë e tij sa njerëzore aq edhe të përgjegjësisë së detyrës të cilat nuk i ka fshehur përballë një pyetjeje të fundit, pak më personale gjatë një interviste televizive.

“Flasim për impaktin njerëzor që ka sjellë kjo katastrofë edhe te ju. Lexova një status shumë të ndjerë të djalit tuaj, Gregut. Duket se kjo tragjedi ka prekur edhe njerëz të afërt me familjen tuaj”, iu drejtua gazetari Kryeministrit, por ky i fundit nuk ka dashur të personalizojë tragjedinë, as kur është fjala për djalin e tij, kur tha se në këtë fatkeqësi për kryeministrin e Shqipërisë të gjithë mund të ishin Gregu.

“Nuk dua të flas për gjëra që lidhen me aspekte personale apo qoftë dhe të djalit. Unë sot jam në një pozitë që ndoshta është e pamundur ta shpjegoj. Ndoshta është shumë e vështirë të kuptohet, ndoshta shumëkush nga ata që dinë politikën një mizerabilitet, apo një instrument për të vjedhur dhe që kujtojnë se të gjithë jemi njëlloj dhe që kujtojnë se unë rri këtu dhe po jap mish e shpirt për lekë, nuk mund ta kapë, por ndjesia ime shumë e fortë është që sot unë i kam të gjithë këta njerëz të prekur si Gregun,” u shpreh Rama, duke shfaqur anën njerëzore dhe shprehjen e kësaj ndjeshmërie përpara të gjithë shqiptarëve, sidomos kur është fjala për një tragjedi me një përmasë të tillë. /atsh

Kryeministri shpreh anën më njerëzore: Të gjithë të prekurit e tragjedisë, si Gregori im Read More »

Shqipëria në zi kombëtare, Rama: Përmasa të jashtëzakonshme të tragjedisë, mori 24 jetë njerëzish

Qeveria miraton sot shpalljen ditë zie kombëtare të kësaj të mërkure që vjen me një bilanc tragjik jetësh të humbura për shkak të tërmetit të fuqishëm që goditi vendin mëngjesin e djeshëm. Kryeministri Edi Rama njoftoi marrjen e vendimit në mbledhjen e qeverisë të thirrur për të bërë bilancin e situatës së pas tërmetit, prej të cilt janë konfirmuar deri tani 24 viktima.

“Sot, qeveria do të miratojë vendimin për ditën e zisë kombëtare dhe duhet të shpjegoj se kjo ditë duke qenë se pararend dy ditët e festave kombëtare 28 dhe 29 na e ka bërë të pamundur që të ishte më shumë sesa një ditë zie. Duhet të ishin tre ditë zie kombëtare duke pasur parasysh përmasën e jashtëzakonshme të kësaj tragjedie që ka marrë 24 jetë njerëzish, një bilanc që sipas të gjitha gjasave nuk do mbetet me kaq. Kjo na e ka pamundësuar të vendosim flamurin kombëtar në gjysmështizë në 28 e 29 nëntor sikundër është normë ndërkombëtarisht e afirmuar se asnjëherë në ditët kombëtare të vendeve nuk mund të ketë zi”, theksoi ai.

Kjo, sipas tij, pasi janë ditë që kanë brenda kujtime të lidhura me jetë të dhëna për atdheun, por është e mirëkuptueshme që në këto rrethana dy ditët më të rëndësishme të kalendarit të vendit tonë 28 29 nëntor nuk mund të jenë ditë me përmbajtje festive.

“Me gjthë solemnitetin e nevojshëm dhe domosdoshmërinë për të mos e shkëputur vëmendjen nga situata aktuale, ditët meritojnë të shihen e të përjetohen si dy ditë solidariteti kombëtar ku respekti për të shkuarën që ato mishërojnë të njehsohet me kontributn e gjithkujt që ka në zemër nevojën për të kotribuar në lehtësimin e të plagëve të mëdha që ka hapur kjo tragjedi”, tha kryeministri Rama. /atsh

Shqipëria në zi kombëtare, Rama: Përmasa të jashtëzakonshme të tragjedisë, mori 24 jetë njerëzish Read More »

Bilanci tragjik nga tërmeti/ 24 të plagosur, 657 të plagosur dhe 45 jetë të shpëtuara nga rrënojat

Tërmeti që goditi vendin mëngjesin e së martës ka një bilanc tragjik me deri tani 24 të vdekur, 657 të lënduar dhe fatmirësisht deri tani edhe 45 jetë të shpëtuara nga rrënojat.

Kështu deklaroi sot kryeministri Edi Rama në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë, ndërsa e cilësoi tërmetin shkatërrimtar për mijëra familje dhe sfidues për shoqërinë, shtetin, qeverinë dhe në tërësi për kombin tonë.

Kryeministri nënvizoi reagimin e menjëhershëm domethënës të të gjithë kryeministrave. Po ashtu, Rama vlerësoi reagimin e menjëhershëm të trupave të emergjencave civile, të Policisë së Shtetit, të FA-së, zjarrfikëseve dhe Urgjencës Shëndetësore Kombëtare.

“Në fund të një 24-orëshi që ka qenë një ndër momentet më të errëta të jetës sonë mund të thuhet me plot gojën se nga të gjithë njerëzit me uniformë të shtetit shqiptar është bërë një punë heroike. Dua që t’u shpreh të gjithë mirënjohjen, respektin dhe falënderimin të gjithë trupave të angazhuara në vijën e parë të frontit të kësaj përballjeje me një fatkeqësi të përmasave të jashtëzakonshme, që nga ata të cilët rrezikuan jetën e tyre, duke shpëtuar jetë të mbetura pezull në fije të perit, deri tek ata që pritën dhe trajtuan në gjithë infrastrukturën e ngritur të shërbimit shëndetësor me qindra të plagosur, ndër të cilët një numër i vogël në kushte rreziku për jetën”, tha Rama. /atsh

Bilanci tragjik nga tërmeti/ 24 të plagosur, 657 të plagosur dhe 45 jetë të shpëtuara nga rrënojat Read More »

Hotel Tragjasi shpreh gadishmerinë që prej Dhjetorit dhe deri në fund të Maj 2020 do të shërbejë dhe do të jetë në funksion të gjithë personave të prekur nga tërmeti

Njoftim !
Hotel Tragjasi diten e djeshme njoftoi se u vendos ne krah te gjithe operatoreve te tjere turistike qe moren persiper strehimin e te gjithe te demtuarve nga termeti i dates 26 Nentor .

Sebashku me stafin por edhe pronaret e hotelit , duke marr shkas dhe nga kerkesa dhe propozimi i kryeministrit Rama , shprehim gadishmerine tone qe prej Dhjetorit dhe deri ne fund te Maj 2020 Hoteli yne do te sherbeje dhe do te jete ne funksion te gjithe personave te prekur nga kjo fatkeqesi , ne kapacitet maksimal te te gjitha dhomave te hotelit tone , sallave te mbyllura per strehimin e motrave apo vellezerve tane .

Duke menduar se jeta e njerezve eshte me e rendesishme se interesi monetar i bejme thirrje kryeministrit Rama se me ne si hotel nuk do te kete asnje nevoje per kontrate pasi jemi te hapur per permbushjen dhe garantimin e nje steheze te ngrohte ne keto momente te veshtira , pa asnje kosto shtese por me ndihmen e qeverise vetem ne shpenzimet baze te energjise elektrike per keto familje dhe ndihmesave te vogla ne ushqime ku dhe banoret e fshatit Tragjas , kryepleqesia e fshatit por edhe banoret e Krahines Orikum – Dukat – Tragjas e Radhime do te vijne ne ndihme me veshmbathje , ushqime dhe strehim per cdo familje . Dyert tona qendrojne te hapura.
Faleminderit!

Hotel Tragjasi shpreh gadishmerinë që prej Dhjetorit dhe deri në fund të Maj 2020 do të shërbejë dhe do të jetë në funksion të gjithë personave të prekur nga tërmeti Read More »

Ditë zie kombëtare në Shqipëri, Basha anulon vizitën në Athinë

Kryetari i PD, Lulzim Basha, anuloi vizitën në Athinë, ku kishte planifikuar të festonte, bashkë me shqiptarët në Greqi, Ditën e Flamurit.

Basha ishte i ftuar të merrte pjesë në Kongresin e Nea Demokracisë. Lajmin e anulimit të kreut të PD-së e njoftoi kryetari i degës së PD në Athinë, Fatmir Gjoçi.

“Pas situatës së vështirë që po kalon vendi ynë, për shkak të fatkeqësisë natyrore që shkaktoi humbje jetësh, Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha, e anulloi vizitën e tij në Athinë.”- shprehet kreu i degës së PD-së së Athinës.

Basha kishte planifikuar një sërë takimesh, me kryeministrin e Greqisë Mitsotakis, ministrin e Punëve të Jashtme Nikos Dendias dhe një sërë personalitetesh të larta të shtetit grek, si dhe personalitete ndërkombëtare diplomatike, që ishin të ftuar në Kongres. /atsh

Ditë zie kombëtare në Shqipëri, Basha anulon vizitën në Athinë Read More »

Rama: Do të rindërtojmë të gjitha banesat e dëmtuara nga tërmeti

Familjeve të dëmtuara nga tërmeti duhet t’u rindërtojmë banesat, por familjeve në Thumanë duhet t’u garantojmë ato pallate që kishin dhe duhet të jenë natyrisht shumë të forta dhe më të mira.

Kështu deklaroi sot kryeministri Edi Rama në mbledhjen e qeverisë.

“Është një sfidë shumë e madhe duhet të bazohemi tek buxheti i qeverisë, do të bazohemi tek buxheti i bashkive sikur imponon ligji për gjendjen e jashtëzakonshme dhe për këtë po punojmë për një skemë financimi që të na mundësojë një mbulim tërësor, pa u kufizuar apo pa u mbuluar thjesht me anën tjetër që është mekanizimi i financimit të jashtëm. Me kolegët europianë kam folur dhe para se të hyja këtu, po komunikoja me kryeministren e Danimarkës , e cila më kish shkruar një mesazh të gjatë dhe po kështu me të gjithë.
Nëse Zoti nuk ka bërë ndonjë plan tjetër do të jemi për pak ditë në samitin e NATO-s dhe aty me të gjithë kemi rënë dakord , jashtë tryezës së Samitit të bëjmë një diskutim do të adresohet kjo plagë e hapur në Shqipëri dhe si ndihmohen shoqëria, shteti, njerëzit në nevojë në këtë proces rindërtimi”, – nënvizoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “me Presidentin e Turqisë kemi rënë dakord të organizojmë një tryezë me vendet e rajonit lindor, kështu që janë dy mekanizma, mekanizimi i BE që është një mekanizëm i afirmuar dhe konfirmuar për të mbështetur dhe kemi një komponent të tretë që janë SHBA që kanë ofruar të gjithë gatishmërinë e tyre për të mbështetur”.

“Ajo që duhet të bëjmë është të fillojmë të bëjmë listat dhe të hartojmë hartën e shpërndarjes së familjeve duke garantuar transportin e tyre drejt këtyre strukturave akomoduese, ku do kujdesemi në mënyrë të vazhdueshme. Por, kjo ama kjo nuk do të zgjasë disa ditë ditë, muaj, mund të zgjasë me vite, kjo është një fazë e ndërmjetme prej disa muajsh dhe ndërkohë sfida e madhe është programi i rindërtimit”,- tha Rama./atsh

Rama: Do të rindërtojmë të gjitha banesat e dëmtuara nga tërmeti Read More »