Aktualitet

Të prekurit në zonat rurale, Rama: Ata që marrin shtëpi në zonat urbane të dorëzojnë tokën

Kryeministri Edi Rama ka kërkuan në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë që të zgjidhet problemi me zonat rurale për të dëmtuarit nga tërmeti.

Kryeministri tha se “të vazhdojmë intensivisht punën për zgjidhjen e zonave rurale. Për sa i përket zonave urbane është misioni i qartë.

Po ashtu kryeministri tha se duhen ndarë në dy kategori të prekurit në zonat rurale, ata që marrin shtëpi në zonat urbane të dorëzojnë tokën.

“Për sa i përket zonave rurale duhet t’i ndajmë. Kush janë personat që duhet të ikin nga zonat rurale, t’i çojmë në pjesën ku do të futen në në apartamente, por ama nëse do të ikin do të dorëzojnë tokën. Historia se po shkoj marrë një apartament dhe po mbaje tokën nuk do funksionojë. Do kemi shumë kujdes për këto lodrat e dyfishta për të cilat ne si popull kemi një talent të veçantë”, tha ai. /atsh

Të prekurit në zonat rurale, Rama: Ata që marrin shtëpi në zonat urbane të dorëzojnë tokën Read More »

Mbi 1500 fëmijë po marrin kujdes psiko-social në të gjitha pikat e emergjencës

Më shumë se 1500 fëmijë po marrin kujdesin e duhur psiko-social nga 300 psikologë dhe punonjës socialë në pikat e emergjencës.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu thotë se fëmijëve po marrin përkujdesje të veçantë.

“Forca më e madhe për t’u ringritur nga kjo fatkeqësi natyrore janë fëmijët ndaj po garantojmë shërbime psiko-sociale për çdo fëmijë në hotele dhe pikat e emergjencës, ku janë strehuar familjet e mbetura pa strehë nga tërmeti.Nën koordinimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nëpërmjet Agjencisë për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Shërbimit Social, me mbështetjen e pakursyer të organizatave partnere, 150 po argëtohen me aktivitete të ndryshme në hotel Rafaelo, me shpresën për të lënë pas sa më parë pasojat e tërmetit! Më shumë se 1500 fëmijë po marrin kujdesin e duhur psiko-social nga 300 psikologë dhe punonjës socialë në pikat e emergjencës”, -informon ministrja.?atsh

Mbi 1500 fëmijë po marrin kujdes psiko-social në të gjitha pikat e emergjencës Read More »

Rama: Shqipëria e plagosur kaq keq do të ringrihet më e fortë nga kjo tragjedi

“Shqipëria e plagosur kaq keq do të ringrihet më e fortë nga kjo tragjedi që na rrëzoi të gjithëve pa mëshirë”, tha sot Kryeministri Edi Rama.

Para nisjes drejt Londrës ku do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s, Kryeministri Rama iu drejtua përmes një videomesazhi, të gjithë shqiptarëve, veçanërisht banorëve të dëmtuar nga tërmeti.

“Miqtë e mi! Detyra ma kërkon të largohem sot drejt Londrës për Samitin e NATO-s dhe nuk do të mund të jem sot dhe nesër. Me të mbaruar Samiti, nesër pasdite do të fluturoj për Tiranë, por me një ndalesë në Romë, ku do të jem në emisionin ‘Porta e Porta’ për situatën dhe do të kërkoj solidaritet nga shtëpia jonë e dytë, Italia”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se, me të mbaruar do të kthehet menjëherë natën për mbledhjen e zakonshme të orës 7 të qeverisë, dhe seancën e rëndësishme të parlamentit, ku do të kalojmë buxhetin e rishikuar për nevojat bazike të krizës humanitare që krijoi tërmeti.

Padiskutim, tha Rama, që Samitin e NATO-s do ta shfrytëzoj me sa të mund për të folur nga afër për ju me miqtë dhe kolegët e mi Presidentë dhe Kryeministra të shteteve anëtare të NATO-s.

“Ndërkohë, asnjë merak për këto 24 orë sepse do të jemi në komunikim dhe në terren gjithçka do të vazhdojë njësoj sipas planit. Ju më keni parë mua gjithë kohës, por pa skuadrën e ministrave, të zv/ministrave, të drejtuesve vendorë, drejtuesit e institucioneve, punonjësit dhe miqve të angazhuar që po tregohen realisht fantastik këto ditë në përballimin e kësaj furtune të paparë hallesh, ankthesh, nevojash njerëzore, unë nuk do të bëja dot kurrë as çerekun e çerekut të punës, që po bëhet”, tha Rama.

Kryeministri tha se “valët e tërmetit janë ulur thuajse fare dhe dalja nga kriza e përgjithshme psikologjike ka nisur”.

Sistemimi i njerëzve në nevojë dhe të pastrehë, sipas tij, “do të vazhdojë duke u përkujdesur për çdo familje, apo individ që është në hall”.

“Hotelet do të mikpresin deri në nevojtarin e fundit qytetarët nga zonat urbane, ndërsa ata nga zonat e fshatit, që me të drejtë nuk lëvizin dot nga toka dhe nuk ndahen dot nga gjëja e gjallë që kanë, do të vijojmë t’i pajisim me çadra për së mbari që të përballojnë dimrin”, tha Rama.

Por, vijoi sa, “të më falin të gjithë ata që ende nuk janë sistemuar si duan, nëse u përsëris lutjen për durim”. Ne, tha Kryeministri, nuk po rrimë duarkryq, ne nuk po bëjmë me sikur dhe as kemi ndërmend të flemë gjumë pa mbuluar me strehë nevojtarin e fundit dhe pa nisur dhe përfunduar për të gjithë programin e rindërtimit dhe të akomodimit përfundimtar në një banesë më të mirë se ajo që kishte para tërmetit.

“Por ju lutem durim dhe ju përgjërohem sa më pak televizor, hiç portale dhe qenefe dixhitale, mundësisht hiç fare. Ndjesë për gjuhën, por të keqen e qenefit në fakt kur sheh se çfarë ere të rëndë mërzie, pasigurie, pështjellimi dhe përzierje krijojnë të ashtuquajturat burime informimi dhe se sa të pakta janë pasqyrimet njerëzore dhe arsyetimet shkencore në panairin mediatik të Shqipërisë, por për fat të keq njësoj edhe të Kosovës”, tha Rama.

“Përqafime të gjithëve dhe kurajo e shpresë se çfarë nuk të vret të bën më të fortë. Një fjalë e mençur thotë: Lavdia më e madhe nuk është të mos rrëzohesh asnjëherë, por të ringrihesh sa herë të rrëzohesh. Dhe ma besoni, e ndiej fort këtë: Shqipëria e plagosur kaq keq do të ringrihet më e fortë nga kjo tragjedi që na rrëzoi të gjithëve pa mëshirë”, tha Rama. /atsh

Rama: Shqipëria e plagosur kaq keq do të ringrihet më e fortë nga kjo tragjedi Read More »

Petrit Vasili: “Populli i martirizuar nga termeti,qe s’ka buke te haje dhe shtepi se ku te fuse koken,duhet te vazhdoje paguaje nga gjaku i tij per gjakpiresit financiarë te Koncesioneve te qeverise”

Me një shënim në rrjetin e tij social “Facebook”, Petrit Vasili ka publikuar një dokument, që sipas tij, fakton qartë veprimin e mësipërm të kreut të qeverisë.

Postimi në Facebook:
Skandali.Edi Rama Koncesioneve te Oligarkeve nuk u prek nje qindarke,kurse policeve u merr rrogen !!(DOKUMENTI). Edi Rama deklaroi se nuk u prek asnje qindarke Koncesioneve te Oligarkeve dhe opozita qe e propozon “ka mungese fantazije” sipas Rames. Edhe ne keto dite te tragjedise me te rende qe eshte perballur Shqiperia ku po kerkohet solidaritet nga te gjitha anet, vetem parave te Koncesioneve s’duhet tu levize asnje qime.

Populli i martirizuar nga termeti,qe s’ka buke te haje dhe shtepi se ku te fuse koken,duhet te vazhdoje paguaje nga gjaku i tij per gjakpiresit financiarë te Koncesioneve te qeverise. Po Edi Rama qe s’prek Koncesionet me Urdhera te paligjshme u mban rrogen me pahir policise me sebepin e ndihmes per situaten. Shikojeni me syte tuaj Dokumentin se si solidariteti behet me urdher ne polici nga Edi Rama dhe Drejtoret e tij.

Petrit Vasili: “Populli i martirizuar nga termeti,qe s’ka buke te haje dhe shtepi se ku te fuse koken,duhet te vazhdoje paguaje nga gjaku i tij per gjakpiresit financiarë te Koncesioneve te qeverise” Read More »

Vogëlushja shqiptare në Itali,mblodhi kursimet për udhëtimin e ëndrrave : I dhuroj për të prekurit nga tërmeti

Kishte mbledhur me muaj për të realizuar udhëtimin e ëndrrave të saj, një shëtitje në Paris, por ka vendosur t’i japë kursimet e saj për të prekurit e tërmetit të 26 nëntorit. Është kjo historia sa prekëse e frymëzuese e 7-vjecares, Semona Ndou, e cila bashkë me familjen e saj jeton në Firence.

Në këto ditë të vështira për qytetarët e prekur ngë tërmeti, lajmet e trishta që vinin nga Shqipëria kanë prekur zemrën e Semonës së vogël, e cila edhe pse vetëm 7 vjece, vendos të solidarizohet me bashkëmoshatarët e saj në Atdhe. ‘Udhëtimin mund ta bëj një herë tjetër, këto do i dërgojmë në Shqipëri” – janë fjalët që vogëlushja u ka drejtuar prindërve, ndërsa në dorë mbante arkën e kursimeve.
Ka qenë halla e saj, e cila e ka sjellë atë në redaksinë e News24, janë plot 70 euro, të cilat stafi i televizionit ka vendosur t’ia dërgojë një prej bashkëmoshatarëve të saj, i preku nga tërmeti i fortë i së martës së një jave më parë.

Në kavanozin ku Semona ka ruajtur kursimet e saj, ka edhe një mesazh, shkruar bukur prej saj me shkrim dore. “Për të gjithë bashkëatdhetarët e mi që u tronditën nga tërmeti, unë jap kursimet e mia për t’i ndihmuar me keqardhje nga Firence. Semona”.

Vogëlushja shqiptare në Itali,mblodhi kursimet për udhëtimin e ëndrrave : I dhuroj për të prekurit nga tërmeti Read More »

Inxhinierja Bozo: Çarë të bëni në rast tërmeti, për të mos rr ezikuar kokën

Inxhinierja Luljeta Bozo jep disa këshilla për këdo shqiptar që përballet me tërmetin. E ftuar në oranews, inxhinierja shprehet se ka disa veprime fare elementare që një njeri duhet të kryejë kur përballe me lëkundjet e tërmetit.

“Nuk është se e kaluam këtë tërmet edhe shpëtuam. E para dhe e dyta, duhet të mësohemi, që kur bie tërmeti, g oditja e ani, nuk duhet lëvizur. Janë ca gjëra fare elementare. Sepse lëvizin, vrapojnë nëpër shkallë. Është gjithë pallati. E keqja më e madhe është që futemi në ashensor, që nuk lejohet kur ka lëkundje sizmike, se mund të bllokohesh dhe mund të ngelesh edhe brenda. Vrapojnë nëpër shkallë dhe përplasen me njëri-tjetrin, duke thyer këmbë e kokë vetëm nga paniku. Ndoshta nuk ka vend për panik. Rri poshtë një tavoline të qëndrueshme, ose mos lëviz fare nga vendi. Ose rri poshtë asaj katrorit të derës, kur është më murë jo me kartongjez. Sepse aq është ajo, disa sekonda. “-shprehet inxhinierja Luljeta Bozo.

Pasi kanë mbaruar lëkundjet puna e dytë është të shikosh nëse shtëpia juaj ka çarje.

“Pas atyre pak sekondave, dil dhe shiko nëse ke çarje të mureve. Hidhi një sy shtëpisë. Mos shiko se çfarë qelqurinash të ranë. Zbrit, dil përjashta nga shkallët. Dhe këtu duhet edukimi. Duhen parë difektet që shihen me sy, edhe nga një jo-profesionist, por që e kuptojnë se përbëjnë rr ëzik. Përshembull, nëse është godinë me muraturë dhe ka çarje diagonale, 45 gradë është e rrezikshme. Nëse e ke me kolonë dhe me trarë, dhe aty ku bashkohet kolona me traun ka çarje, ose në katin e parë ka marrë shumë çarje kolona ajo është e rrezikshme. Atëherë mos u fut brenda pa ardhur pa të thënë specialisti që të hysh apo të mos hysh. Mos rr eziko kokën pasi jeta është e para. Po nuk ke jetën nuk bën dot asnjë gjë.

Inxhinierja Bozo: Çarë të bëni në rast tërmeti, për të mos rr ezikuar kokën Read More »

Pas kata strofës së tërmetit ndodh mrekullia, nëna sjell në jetë foshnjen e saj në çadra

Nëna e familjes Sula të cilës iu shkatërrua banesa ka sjellë në jetë një vajzë duke u kthyer buzëqeshjen pas asaj tragjedie.

Familja jeton në çadër dhe fëmija e quajtur Ajsel duket se ditët e para të jetës do t’i kalojë në kushte jo fort të përshtatshme.

Postimi i ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu:

Mrekullia e jetës!

Ndërsa familja Sula ka mbetur e pastrehë si pasojë e tërmetit dhe është strehuar në çadrën e emergjencës në Manëz, pak orë më parë ka lindur Ajsel, vajza e tyre që gëzon shëndet të plotë bashkë me mami Ardjanën. /albeu

Pas kata strofës së tërmetit ndodh mrekullia, nëna sjell në jetë foshnjen e saj në çadra Read More »

Flet profesor Shyqyri Aliaj: Prova pse nuk do të ketë një tërmet të tretë

Profesori i njohur, Shyqyri Aliaj që ka drejtuar për disa vite Institutin e Sizmiologjisë, duke folur në emisionin “Mbrëmje në Abc” qetësoi popullatën duke u shprehur se nuk priten më termete. Ai theksoi se pasgo ditjet e termetit të 26 nëntorit janë në rënie. I pyetur nga Mirela Milori nëse pritet një termet i tretë, i fuqishëm, ai tha prerazi “JO”, duke bërë edhe sqarimin me fakte shkencore.

Sipas profesorit, termeti i 21 Shtatorit nuk mund të krahasohet me termetin e 26 Nëntorit, pasi i pari ishte me aktivitet të vogël sizmik. Ndërsa përjashtoi çdo mundësi për një termet të ngjashëm me atë të 26 nëntorit në ditët apo muajit në vijim.

Mirela Milori: Një termeti i tretë, a mund të ndodhë?

Profesor Shyqyri Aliaj: Jo nuk do të ndodhë! Çdo termet ka një zonë vatre, ka volum, ka shtrirje… Vatrat e vendit tonë janë vatra në koren e tokës që shkojnë nga 50 deri në 70 km. Vatra e termetit të fundit ishte me shtrirje të vogël, 40 km nga Durrësi deri në Gjirin e Drinit. Në këtë segment 40 km do kohë që të përpunohet e gjitha. Pra këto pasgo ditje që kanë ndodhur këto ditë kanë ardhur pasi po përpunohet vatra. Tashmë pasgo ditjet po shkojnë drejt shu arjes. Aktiviteti sizmig po shu het. Në ditët në vijim Tirana nuk duhet të shqetësohet. Pasgo ditjet mund të ndjehen pak në zonat bregdetare. Në ditët në vijim këto do të rrallohen, mund të jetë ndonjë me magnitudë më pak se 4, por më të mëdha nuk do të ketë.

Gjatë shpjegimit të tij, profesori më tej tha: “Eshtë një zonë që akumuluar energji dhe vjen koha qe një energji e akumuluar që bëhet aq e madhe që është në mes dy pllakave pllaka afrikane me pllaken europiane. Kur përpl asen këto pllaka, pllaka afrikane zhtytet futet poshtë pllakës euroaziatike e saldojnë shkëmbin dhe gjeneron termetin. Është një lëvizje e kontinenteve. Ky ndërveprim gjeneron termete në ultësirën perendimore të Shqipërisë”.

Në Shqipëri ka edhe dy breza të tjerë Korçë-Peshkopi, dhe Elbasan-Dibër që kanë më shumë termete.

*Më poshtë dokumentet që paraqiti profesori në studion e “Abc News”; të dhënat për pasgo ditje, vatra e termetit, dhe aktiviteti sizmik ne zonën bregdetare

Flet profesor Shyqyri Aliaj: Prova pse nuk do të ketë një tërmet të tretë Read More »