Aktualitet

Ambasadori i Kosovës: T’i dalim zot njëri-tjetrit

Kryeministri Edi Rama organizoi mbrëmjen e së mërkurës në Pallatin e Brigadave, në Tiranë, pritjen me ambasadorët e akredituar në Shqipëri, të cilëve i’u shprehu mirënjohje dhe falënderim të veçantë për kontributin që po japin vendet e tyre në mbështetje të Shqipërisë, për të kapërcyer pasojat që shkaktoi tërmeti i 26 Nëntorit.

Kryeministri Rama vlerësoi me medalje task forcën e kombinuar të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe ekipin e zjarrëfikësve të Republikës së Kosovës.

Medaljet iu dorëzuan ambasadorit të Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani.

“Ndjehem i priviligjuar që jam përfaqësues i shtetit të Kosovës dhe këtë katrastrofë të tërmetit e kemi ndarë dhe e kemi ndjerë bashkërisht dhe e ndjejmë që si popull, si komb t’i dalim zot njëri-tjetrit. Bashkarisht mund t’ia dalim”, tha ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani./atsh

Ambasadori i Kosovës: T’i dalim zot njëri-tjetrit Read More »

Ambasadori i Izraelit: I detyrohemi shumë Shqipërisë, privilegj madhor që t’ju ndihmojmë

Për ne hebrenjtë është privilegj madhor që t’ju ndihmojmë në këto ditë të vështira”.

Kështu u shpreh ambasadori i Izraelit në Shqipëri Noah Gal Gendler, pas marrjes së medaljes nga Kryeministri Edi Rama për ekipin izraelit të kërkim-shpëtimit.

“Për mua si hebre, ne ju detyrohemi kaq shumë popullit shqiptar, qytetarëve të Shqipërisë dhe për ne është një privilegj madhor që t’ju ndihmojmë në këto ditë të vështira. Është thjesht një borxh që ne ju detyrohemi ju dhe populli ynë hebre ndjehet krenar që kemi pasur mundësinë t’ju ndihmojmë”.- deklaroi ambasadori izraelit./atsh

Ambasadori i Izraelit: I detyrohemi shumë Shqipërisë, privilegj madhor që t’ju ndihmojmë Read More »

De Biasi fushatë sensibilizimi në Itali për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni de Biasi është solidarizuar me të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit që goditi Shqipërinë.

De Biasi është bërë promotor i një fushate në Itali në mbështetje të familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, De Biasi ka dhënë një mesazh sensibilizues, ku thekson se, “në 14 dhjetor miqtë e mi organizojnë një aktivitet çiklistik për mbledhje fondesh, që do i vijnë në ndihmë të prekurve nga tërmeti në Shqipëri. Ju ftoj të marrim pjesë të gjithë, të shumtë në numër. Edhe ne mund të japim ndihmën tonë. Forca Shqipëri”.

Gianni de Biasi mbetet një idhull i tifozerisë shqiptare, pasi është trajneri i parë dhe i vetëm i cili arriti të kualifikojë ekipin përfaqësues në një aktivitet si “Euro 2016”./atsh

De Biasi fushatë sensibilizimi në Itali për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri Read More »

Rama në shtëpinë e re të Aurel Lalës në Kamëz: I tha “jo” vdekjes duke u hedhur nga dritarja dhe vazhdon jetën plot ëndrra

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në Kamëz, në shtëpinë e re të 7-vjeçarit Aurel Lala, i cili shpëtoi mrekullisht nga tërmeti i 26 nëntorit, duke u hedhur nga kati i tretë i pallatit që u shemb plotësisht në Thumanë.

“Në shtëpinë e ëngjëllit, i cili fluturoi nga kati i tretë për t’i thënë ‘JO’ vdekjes e që sot pas ëndrrës së realizuar për të takuar Ronaldon, vazhdon jetën plot me ëndrra e dëshira të cilat një kampion i këtij niveli do i arrijë patjetër”, tha Rama.

Duke folur me familjarët, Kryeministri i siguroi ata për mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë, ndërsa u premtoi se do të rregullohen me punë të dy bashkëshortët e familjes Lala.

“Populli thotë: hallin që s’ma zgjidh të paktën ma qaj. Hallin që ju ra juve nuk e zgjidh dot njeri se janë punët e Zotit, por këto të tjerat do t’i qajmë bashkë”, tha Rama.

Ndërsa Aurelin e vogël, Rama e surprizoi sërish duke i dorëzuar çelësin e dhomës së tij, e cila ishte mobiluar me porosi të vetë kryeministrit.

Rama premtoi po ashtu se ditën e parë të shkollës do ta shoqëronte vetë në shkollë Aurelin, të cilit i kërkoi të mësojë e të stërvitet që të bëhet i famshëm nga vetja kur të rritet dhe jo vetëm pse takoi Ronaldon.

Nga shembja e pallatit në Thumanë, Aurel Lala humbi motrën e tij, ndërkohë që vetë shpëtoi mrekullisht.

Kryeministri Edi Rama i vizitoi fillimisht dy vogëlushët që shpëtuan mrekullisht nga shembja e pallatit, Aurel Lalën dhe Alesio Cakonin, në Spitalin e Traumës, ku ndër të tjera i premtoi tifozit të vogël të Juventusit edhe realizimin e ëndrrës së tij për një bluzë me firmë nga Ronaldo.

Kryeministri tejkaloi pritshmëritë e dy vogëlushëve, duke organizuar në Romë, Itali, një takim disaminutësh mes tyre dhe legjendave të futbollit, Ronaldo dhe Buffon./atsh

Rama në shtëpinë e re të Aurel Lalës në Kamëz: I tha “jo” vdekjes duke u hedhur nga dritarja dhe vazhdon jetën plot ëndrra Read More »

Dëmet nga tërmeti/Çela-prokurorëve: Hetime gjithëpërfshirëse, autorët para përgjegjësisë penale

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela zhvilloi sot një takim në ambientet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me prokurorë dhe drejtues të këtij institucioni.

Sipas njoftimit zyrtar të prokurorisë, në takim u diskutuan probleme që lidhen me funksionimin e policisë gjyqësore, vlerësimin e performancës së saj, organizimin e punës pas rritjes së numrit të prokurorëve në këtë prokurori, çështje që lidhen me zbatimin e ligjit për prokurorinë, pavarësinë dhe përgjegjshmërinë e prokurorëve, ndërtimin e një sistemi efikas të monitorimit të zbatimit të ligjit në këto aspekte, si dhe u trajtuan çështje që lidhen me zbatimin e ligjit, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar”.

Në fokus të veçantë të takimit ishte mbështetja që kryeprokurori Çela i ofroi drejtuesve dhe prokurorëve të kësaj prokurorie për procedimet që lidhen me dëmet e shkaktuara nga tërmeti i datës 26 Nëntor, përmes sigurimit të asistencës teknike dhe ekspertizës që do të ndihmojnë në hetimin e shpejtë dhe të plotë të rasteve.

Ai inkurajoi prokurorët të kryejnë hetime gjithëpërfshirëse, për të individualizuar autorët e veprave penale dhe për t’i vënë ata para përgjegjësisë penale./atsh

Dëmet nga tërmeti/Çela-prokurorëve: Hetime gjithëpërfshirëse, autorët para përgjegjësisë penale Read More »

Rama përcjell fjalët e shenjta: Feja myslimane mos kurse të thotë as shpirt, po çkriji të gjitha veç shpëto atdhenë

Kryeministri Edi Rama përcolli sot fjalët e shenjta nga Hafiz Ali Korça tek “Mirë se ke ardhur”, në një mesazh për solidaritet dhe kontribut në ndihmë të të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Feja myslimane mos kurse të thotë as shpirt, as fëmijë fare gjë në botë, po çkriji të gjitha veç shpëto atdhenë, se n’atdhet të dashur mundet ta mbash fenë”, shkruan kryeministri Rama duke cituar Hafiz Ali Korçën.

Pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, i madh ka qenë solidariteti nga shqiptarët, por edhe nga vendet e rajonit dhe ato partnere, ndërsa vendi bëhet gati të nisë Programin e Rindërtimit. /atsh

Rama përcjell fjalët e shenjta: Feja myslimane mos kurse të thotë as shpirt, po çkriji të gjitha veç shpëto atdhenë Read More »

Vetingu/ KPK shkarkon nga detyra kryetaren e Gjykatës Administrative Durrës, Mariana Velçani

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra, Marjana Velçanin, kryetaren e Gjykatës Administrative të Durrës.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimi zhvilloi sot një seancë për shpalljen e vendimit të subjektit të rivlerësimit Mariana Velçani, kryetare/gjyqtare pranë Gjykatës Administrative së Shkallës së Parë Durrës
Trupa gjykuese e përbërë nga Firdes Shuli, Roland Ilia, Brunilda Bekteshi pas analizimit të fakteve dhe provave vendosi sot shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Mariana Velçani.
Mariana Velçani, kryetare/gjyqtare pranë Gjykatës Administrative së Shkallës së Parë Durrës nuk ka mundur të bind trupën gjykuese për sa i përket ligjshmërisë së pasurisë./atsh

Vetingu/ KPK shkarkon nga detyra kryetaren e Gjykatës Administrative Durrës, Mariana Velçani Read More »

Blushi: Nëse Dvorani merret si i pandehur nuk bllokohet puna e KED

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi ka sqaruar sot se marrja si i pandehur i Ardian Dvoranit nuk do të pengonte punën e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

I pyetur nga gazetarët në lidhje me pretendimin e Ardian Dvoranit se, nëse ai do të merrej i pandehur nga Prokuroria, atëherë kjo do të sillte bllokimin e funksionimit të KED-së, Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi sqaroi se, “kjo është një alibi e neveritshme për t’i shpëtuar drejtësisë për veprat penale që Ardian Dvorani ka konsumuar dhe për të cilat është kallëzuar penalisht në Prokurori”.

“Ligji nr. 115/2016, për funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi e ka zgjidhur shumë mirë këtë situatë në nenin 227 të tij, ku parashikon se “Anëtari më i vjetër në moshë nga Gjykata Kushtetuese është Zëvendëskryetari i KED-së. Zëvendëskryetari ushtron të gjitha funksionet e Kryetarit në mungesë ose pamundësi të këtij të fundit”, theksoi Blushi.

“Nuk është përgjegjësia penale e Ardian Dvoranit, që mund të bllokojë funksionimin normal të KED, por u bllokua qëllimisht funksionimi i KED për dy vite radhazi, që në krye të këtij organi të vihej Ardian Dvorani, për të konsumuar të tilla shkelje të rënda kushtetuese dhe ligjore”, tha ai.

“Edhe mbledhja e djeshme e KED-së, e zhvilluar duke njoftuar dy Rende Dite të ndryshme, një të njoftuar publikisht dhe një të ndryshëm të njoftuar anëtarëve dhe pjesëmarrësve në Këshill, është një tjetër e dhënë e papërgjegjshmërisë së këtij individi , përkundrejt zbatimit të transparencës së ushtrimit të detyrës ashtu siç kushtetuta dhe ligji ia kërkon”, u shpreh Blushi./atsh

Blushi: Nëse Dvorani merret si i pandehur nuk bllokohet puna e KED Read More »