Aktualitet

Parashikimi i motit, 26 shkurt 2020

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e sotme parashikohet me kthjellime dhe vranësira mesatare dhe të dendura.

Parashikohen reshje shiu në veri e jug. Në qarkun Shkodër parashikohet që në mbrëmje të ketë shtrëngata, ndërsa në në majat e alpeve parashikohet borë.

Parashikohet mjegull e mjegullinë lokale nëpër lugina. Era do të fryjë me drejtim Jug-Jugperëndim 1-12m/sek. Përgjatë vijës bregdetare, luginës së Drinit, parashikohet erë e fortë me rrahje 25-30m/s. Valëzimi parashikohet i forcës 5-6 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 5/19 re shi
Kukës 4/14 re shi
Lezhë 6/17 re shi
Dibër 5/16 re shi
Durrës 7/17 re diell
Tiranë 8/19 re diell
Elbasan 9/20 re diell
Berat 7/19 re diell
Vlorë 7/19 re shi
Korçë 3/15 re diell
Gjirokastër 3/19 re shi
Sarandë 11/18 re shi
/atsh

Parashikimi i motit, 26 shkurt 2020 Read More »

Rama citon Winston Churchill: Duhet guxim që të ngrihesh dhe të flasësh, po aq guxim duhet të ulesh dhe të dëgjosh

Duhet guxim që të ngrihesh dhe të flasësh, por po aq guxim duhet të ulesh dhe të dëgjosh”, tha sot Kryeministri Edi Rama, duke zgjedhur të tjera fjalë të çmuara për të përcjellë mesazhin e tij.

Ishin këto fjalë të ish-kryeministrit britanik Winston Churchill, që Kryeministri Rama përcolli mëngjesin e sotëm përmes rubrikës “Fjalë të Çmuara”.

Duke cituar fjalë të shenjta nga librat e shenjtë, por edhe nga personalitetet botërore, Kryeministri Rama ka përcjellë këto muaj apelin e solidaritetit dhe ndihmës njerëzore ndaj të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit./atsh

Rama citon Winston Churchill: Duhet guxim që të ngrihesh dhe të flasësh, po aq guxim duhet të ulesh dhe të dëgjosh Read More »

Koronavirusi/ Dyfishohet personeli shëndetësor në terminalet e trageteve Durrës

Instituti i Shëndetit Publik dhe Autoriteti Portual i Durrësit (APD) kanë bashkërenduar masat për të përballuar rrezikun e koronavirusit në pikëkalimin kufitar të portit më të madh të vendit.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, njofton për një kujdes të shtuar shëndetësor në terminalin e trageteve në Portin e Durrësit.

Sipas MIE, në terminalin e trageteve është dyfishuar numri i personelit shëndetësor, si pjesë e grupit kombëtar të Task Forcës, me anëtarë nga sektori i Mbrojtjes së Shëndetit në APD, si dhe nga ISHP dhe Drejtoria vendore e Shëndetit Publik.

Statistikat për 3 ditët e fundit, bëjnë të ditur se: në datën, 23.02.2020 në Portin e Durrësit kanë hyrë 3 tragete ( 2 Bari- Durrës + 1 Ankona- Durrës); gjithësej 945 pasagjerë kanë hyrë në vendin tonë.

Në datën, 24.02.2020, hyrë 2 tragete (Bari- Durrës) 446 pasagjerë, në hyrje dhe në datën 25.02.2020, hynë 2 tragete (Bari- Durrës) gjithësej 452 pasagjerë, hynë në vendin tonë. /atsh

Koronavirusi/ Dyfishohet personeli shëndetësor në terminalet e trageteve Durrës Read More »

Koronavirusi/ Shtim i kontrolleve në pikat kufitare të Vlorës dhe të Sarandës

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor po vijon monitorimin e çdo udhëtari që hyn në pikat kufitare për parandalimin e koronavirusit.

Punonjës të ISHSH-së janë prezentë në çdo pikë të kalimit kufitar.

Në pikat kufitare të Vlorës dhe Sarandës po kryhet matja e temperaturës dhe intervistimi i pasagjerëve në lidhje me simptomat e mundshme shëndetësore të ngjashme me ato të koronavirus.

Të pajisur me mjetet e nevojshme dhe termometra lazer, mjekët dhe personeli mbështetës i ISHSH-së përveç parametrave shëndetësorë informohen gjithashtu edhe për itineraret e lëvizjes së udhëtarëve para mbërritjes në pikat e kalimit kufitar.

Që nga njoftimi i parë për rrezikun nga koronavirusi, në pikat e kalimit kufitar janë zbatuar një sërë masash shtesë, që synojnë mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve vendas dhe të huaj./atsh

Koronavirusi/ Shtim i kontrolleve në pikat kufitare të Vlorës dhe të Sarandës Read More »

Koronavirusi/ Rama: Nuk ka vend për panik, ndiqni këshillat e OBSH-së

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nuk ka vend për panik dhe deri në këtë moment që komunikojmë nuk kemi asnjë rast të koronavirusit.

“Ju lutem ndiqini këto këshilla të thjeshta të miratuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe shmangni sa më shumë telebroçkullat dhe dixhidokrrat që ushqejnë ankthin e panikun”, iu drejtua kryeministri Rama qytetarëve.

Rama u shpreh se “nëse në ditët a javët në vijim do të duhet ta përballim, jini të sigurt se do ta kalojmë edhe këtë flamë së bashku”.

Larja e shpështe e duarve, mbulimi i gojës kur tështini, shmangia e prekjes me dorë të hundës, gojës dhe syve janë disa nga këshillat që Ministria e Shëndetësisë ka shpërndarë për qytetarët. Gjithashtu këshillohet që sipërfaqet të pastrohen me dezinfektantë me bazë klori ose alkooli.

Ministria e Shëndetësisë këshillon qytetarët të shmangin kontaktin e afërt me persona të prekur nga infeksionet aspiratore akute dhe sugjeron që të përdoren maskat vetëm nëse dyshojnë se janë të sëmurë apo po ndihmojnë njërëz të tjerë të sëmurë, duke shtuar se nuk është e nevojshme të përdoren antibiotikë përveç rasteve kur përshkruhet nga mjeku.

Në fund Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale këshillon që çdo qytetar të kontaktojnë në numrin 127 të urgjencës kombëtare mjekësore në rast se keni më pak se 14 që jeni kthyer nga vendet e prekura dhe keni shenja të sëmundjes./atsh

Koronavirusi/ Rama: Nuk ka vend për panik, ndiqni këshillat e OBSH-së Read More »

OBSH në Shqipëri: Hapat që duhen ndjekur kur sëmureni në udhëtim

Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri (OBSHSH) po ndjek me vëmendje hap pas hapi zhvillimet rreth përhapjes së koronavirusit në rajon e botë. Në këtë aspekt ajo informon qytetarët shqiptarë për hapat që duhet të ndjekin në rast se sëmuren gjatë kohës kur janë në udhëtim.

“Kujdesuni për shëndetin në udhëtim!”, është apeli që bën OBSHSH-ja.

OBSHSH informon se nëse sëmureni gjatë kohës kur jeni në udhëtim, duhet të informoni ekuipazhin dhe të kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore.

“Kur kërkoni vëmendje mjekësore, ndajeni historinë e udhëtimit tuaj me ofruesin tuaj të kujdesit shëndetësor”, shprehet OBSHSH.

Më herë OBSHSH-ja dha disa këshilla të higjienës personale që ndihmojnë për mbrojtjen e vetes dhe të të tjerëve nga sëmundja.

– Mbuloni gojën dhe hundën me bërrylin e përkulur apo letër higjienike kur kolliteni dhe teshtini;
– Hidhni çdo letër higjienike të përdorur në një kosh të mbyllur;
– Pastroni duart me larës të lëngshëm me bazë alkooli ose sapun dhe ujë pas kollitjes ose teshtitjes dhe kur ofroni kujdes shëndetësor.

OBSHSH-ja është zyrë përfaqësuese e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e hapur në vitin 1991, me objekt parësor shëndetin publik./atsh

OBSH në Shqipëri: Hapat që duhen ndjekur kur sëmureni në udhëtim Read More »

Parashikimi i motit, e martë 25 shkurt 2020

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet fillimisht i kthjellët. Gradualisht vranësirat do të vijnë në shtim mesatare deri të dendura duke nisur nga orët e pasdites vonë. Përgjatë luginave do të ketë mjegull e mjegullinë lokale.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut e lehtë e përgjatë vijës bregdetare prej orëve të mesditës fiton forcë e vrullshme 15-20 m/s.

Valëzimi parashikohet i forcës 3-4 ballë. Në orët e pasdites dallgëzimi do të shtohet.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 6/19 re diell
Kukës 7/18 re diell
Lezhë 6/20 re diell
Dibër 2/16 re diell
Durrës 8/21 re diell
Tiranë 7/20 re diell
Elbasan 5/20 re diell
Berat 4/21 re diell
Vlorë 7/21 re diell
Korçë 5/18 re diell
Gjirokastër 2/18 re diell
Sarandë 8/21 re diell/atsh

Parashikimi i motit, e martë 25 shkurt 2020 Read More »

Rama citon Imam Ali: Cilido që vepron brutalisht vështirëson qëllimin e tij

Në rubrikën “Fjalë të Shenjta”, Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur sot të citojë një nga shprehjet më të veçanta nga Imam Ali.

“Cilido që vepron brutalisht vështirëson qëllimin e tij” shprehet Rama duke cituar shprehjen e Imam Ali të shkëputur nga vepra e tij Ghorar al-Hikam

Pas tërmetit të 26 nëntorit, Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të përcjellë mesazhe duke cituar fjalë të shenjta nga Kurani e Bibla si dhe fjalëve të çmuara nga personalitete të ndryshme/atsh

Rama citon Imam Ali: Cilido që vepron brutalisht vështirëson qëllimin e tij Read More »