Aktualitet

Nisma “Edhe një”/ Nikolla: Numri i grave në Partinë Socialiste u rrit me 10%

Deputetja e Partisë Socialiste, Lindita Nikolla, deklaroi sot se Partia Socialiste është forca e pakonkurrueshme në vend për mbështetjen që u jep vajzave dhe grave. Nisma “Edhe një” e rriti me 10% numrin e anëtareve të partisë me vajza e gra që vijnë nga profile të ndryshme, nga arsimi, shëndetësia, ekonomia, apo gra në punë dhe të papuna”.

Në fjalën e saj në Kongresin e Partisë Socialistë, që nisi sot në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, Nikolla tha se “33% e anëtareve të reja janë vajza nën moshën 30 vjeç, ose 55 % e tyre janë nën 40 vjeç”.

“Në fund të tetorit të vitit të kaluar shpallëm nismën “Edhe një”. Ishim 559 këshilltare të bashkive në të gjithë vendin, të cilat u angazhuan që do të shtonin edhe një, do të ftonin edhe një vajzë apo grua tjetër anëtare të Partisë Socialiste. Në katër muaj, ne sot jemi mbi 3 mijë vajza e gra të nismës “Edhe një” sepse 2507 vajza e gra të tjera u bënë anëtarë të PS duke iu bashkuar nismës tjetër të PS që organizatat socialiste të bashkëdrejtohen nga një burrë dhe një grua”, – nënvizoi Nikolla.

Deputetja Nikolla u shpreh se “sot 50 % e përfaqësuesve në këshillat bashkiakë të vendit janë gra, standard që e vendosi i pari Edi Rama në bashkinë e Tiranës, 50% e kabinetit janë gra, 47% e zëvendësministrave janë gra, po ashtu 40% e institucioneve qendrore dhe 45% e drejtorive të përgjithshme drejtohen nga gra. Edi Rama është lideri që në bashki, qeveri dhe parti ka vendosur standarde të larta përfaqësimi për gratë edhe këtë ju tashmë e dini”. /atsh

Nisma “Edhe një”/ Nikolla: Numri i grave në Partinë Socialiste u rrit me 10% Read More »

Koronavirusi/ Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore vijon trajnimet me ekipet mjekësore

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe strukturat në varësi të saj vazhdojnë jo vetëm këshillimin e qytetarëve për masat parandaluese mbrojtëse ndaj koronavirusit, por edhe trajnimin e stafeve mjekësore në vend.

Kështu, Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore (QKUM) po vazhdon trajnimet me stafet e urgjencave mjekësore për Coronavirusin COVID-19, në lidhje me simptomat, masat parandaluese dhe përdorimi i PPE-ve (Personal protective equipment – Pajisje personale mbrojtëse).

Trajnimi i radhës ishte për stafin e Spitalit Universitar të Traumës (SUT) dhe ekipet mjekësore të urgjencave të rretheve./atsh

Koronavirusi/ Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore vijon trajnimet me ekipet mjekësore Read More »

Veliaj: Teatri i ri në pronën e vet 3 herë më i madh, skenë ultramoderne me rotativë

Teatri do të jetë në pronën e vet, do të jetë 3-herë më i madh dhe do të ketë të gjithë teknologjinë moderne që kërkuan artistë, përfshi edhe skenën ultramoderne me rotativë.

Ky është premtimi i Erion Veiaj i cili siguroi qytetarët dhe artistët se falë këtij vendimi teatri i ri do të bëhet edhe më shpejt. I ftuar në një nga mediet e vendit, kryetari i bashkisë sqaroi se kompania nuk kishte mundësi që të plotësonte në kohë kërkesat teknike, ndaj edhe godina e re e teatrit do të bëhet nga vetë bashkia dhe qeveria.

“Unë nuk kam betejë me asnjë. Unë respektoj ligjet e këtij vendi dhe ligjet e këtij vendi kaluan një ligj për një negociatë të teatrit e cila ishte mandatuar Bashkia e Tiranës ta kryente në këto dy muaj, kështu që në këto dy muaj nuk kisha betejë, por kisha një negociatë, një negociatë ku patëm një ofertë nga një ofertues privat për të ndërtuar teatrin, një negociatë që pati një kundër-ofertë nga pjesa që negocionte që janë përfaqësues të Bashkisë së Tiranës, qeverisë dhe komunitetit të artistëve me dy anëtarë të cilët kërkuan diçka më shumë se ajo që u ofertua, pra u kërkua që të bëhej një investim më i madh në një skenë, një skenë e ngjashme me disa nga skenat më moderne sot në botë ku përveç oxhakut sipër që sjell skenografi apo ashensorit poshtë apo edhe dy krahëve të skenës, u kërkua që të kishte edhe një skenë rotative, si ajo që shohim shpesh në Broduej apo shumë prej performancave moderne të teatrit. Kjo kërkesë e tejkalonte ofertën që ishte bërë nga kompania, pra kalonte biznes-planin e tyre. Jo vetëm kaq, por duke qenë se ishte lidhur edhe me negociatën tjetër që do do të duhej të bënte bashkinë për pronën e vet, na çonte në një kohë kalendarike disa vjeçare, ndaj morëm një vendim në fund të një negociate, provë për të gjithë ata që mendonin që çdo gjë ishte e parapërgatitur. Në momentin që ne zgjodhëm që të bashkonim votat me artistët dhe të thonim: Ky është një shans që na jepet një herë në 100 vjet, pra le të bëjmë maksimumin me teknologjinë dhe gjithashtu maksimumin në një kohë të shpejtë zgjodhëm të shtrëngojmë duart, të ndahemi në paqe dhe të themi faleminderit por jo, faleminderit! Ne do të bëjmë vetë, me investimin publik të qeverisë dhe Bashkisë teatrin, duke marrë një kredi të posaçme. Pastaj do marrim kohën tonë për pjesën pas Bashkisë, si një negociatë tipike që bashkia bën rëndom nëpër qytet sa herë që ka një pronë që preket nga zhvillimi për të marrë maksimumin, ashtu siç bën maksimumin çdo privat që ka një pronë që preket nga zhvillimi”, -u shpreh Veliaj.

Veliaj theksoi se edhe ata aktorë që dalin kundër nismës së bashkisë për t’i dhënë qytetit dhe artdashësve një teatër modern, përbëjnë më pak se 1% të aktorëve të skenës të cilët janë tashmë të atashuar në organet partiake me të drejtën e tyre, për të qenë në Këshillin drejtues të PD.

“E para, të sqarojmë disa gjëra: Një pjesë e aktorëve që janë më pak se 1% e aktorëve të skenës të cilët janë tashmë të atashuar në organet partiake me të drejtën e tyre, për të qenë në Këshillin drejtues të PD, me një pjesë të militantëve të ish-Ujësjellësit të Bashkisë Kamzë nuk përfaqësojnë të gjithë qytetarët, ndaj unë do të tregoja pak kujdes kur ne themi të gjithë qytetarët. Jo! Kjo pjesë e politizuar që është në fakt i njëjti grup shëtitës që ka qenë edhe kundër këndit të lojrave, kundër bulevardit të ri, Pazarit, edhe kundër sheshit “Skënderbej”, edhe kundër shumë prej investimeve që janë bërë në qytetin e Tiranës, janë një grup shëtitës të cilët unë i marr të mirëqënë për çdo punë publike. Arsyeja pse nuk kemi bërë gabim është një provë konkrete që është stadiumi i Tiranës. Stadiumi Kombëtar, stadium Air Albania ishte produkt i kësaj negociate ku investitori kishte fuqi të paguante edhe me kërkesat shtesë që bëri Federata dhe bashkia bëri pjesën e parkingut dhe qeveria bëri pjesën e sheshit përpara. Të provosh nuk është një gabim, sigurisht nëse do kishim marrë të gjitha kërkesat tona me fondet private do ishte shumë më mirë se sa të marrim kredi, ku sigurisht bashkia e Tiranës ka një limit kredie. Bashkia e Tiranës merr sot kredi nga BERZH-i për ujësjellës-kanalizimiet, merr nga KFV-ja për reformën e mobilierit dhe të transportit, merr nga institucione të ndryshme si CEB-i për banesat sociale. Kështu që çdo kredi që marrim, na ngushton hapësirat, megjithatë ajo që unë besoj është që morëm një vendim të drejtë. Për të gjithë ata që kishin dyshime që këtu çdo gjë është e parapërgatitur dhe kush e ndoqi negociatën 2-mujore pa sesi ne kërkuam maksimumin, nëse ky maksimum nuk arrihet me një investitor privat siç në fakt ishte e suksesshme në rastin e stadiumit, atëherë ne do ta bëjmë vetë”, -tha ndër të tjera Veliaj./atsh

Veliaj: Teatri i ri në pronën e vet 3 herë më i madh, skenë ultramoderne me rotativë Read More »

Ja si parashikohet të jetë moti në vijim

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e sotme parashikohet me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në veriperëndim e perëndim në orët e mëngjesit.

Më tej do të përfshijnë të gjithë vendin, lokalisht në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në të gjitha zonat malore e deri në lartësitë kodrinore do të ketë reshje dëbore, këto hera herës të dendura në veri e verilindje. Reshjet do të ndërpriten në orët e pasdites.

Era do të mbizotërojë nga veriperëndimi, hera herës e fortë përgjatë vijës bregdetare si dhe zonat luginore të vendit, duke u pasuar nga valëzim i forcës 4 dhe 5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 3/10 re shi
Kukës 0/7 re borë
Lezhë 4/13 re shi
Dibër -2/5 re borë
Durrës 6/13 re shi
Tiranë 3/12 re shi
Elbasan 1/11 re shi
Berat 0/12 re shi
Vlorë 6/13 re shi
Korçë -2/7 re borë
Gjirokastër -1/10 re shi borë
Sarandë 6/14 re shi
/atsh

Ja si parashikohet të jetë moti në vijim Read More »

Rama citon Perikliun: Prisni që t’ju gjykojë më i urti i të gjithë këshilltarëve, koha

Prisni që t’ju gjykojë më i urti i të gjithë këshilltarëve, koha” citoi sot Kryeministri Edi Rama, duke zgjedhur të tjera fjalë të çmuara për të përcjellë mesazhin e tij.

Ishin këto fjalë të oratorit dhe gjeneralit të Athinës, Perikliu, që Kryeministri Rama përcolli mëngjesin e sotëm përmes rubrikës “Fjalë të Çmuara”.

Duke cituar fjalë të shenjta nga librat e shenjtë, por edhe nga personalitetet botërore, Kryeministri Rama ka përcjellë këto muaj apelin e solidaritetit dhe ndihmës njerëzore ndaj të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit./atsh

Rama citon Perikliun: Prisni që t’ju gjykojë më i urti i të gjithë këshilltarëve, koha Read More »

Parashikimi i motit, 27 shkurt 2020

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e sotme parashikohet me vranësira të dendura dhe me reshje shiu të vazhdueshme.

Intensiteti i tyre parashikohet që të jetë mesatar, në formë shtrëngatash ndërsa në veri me shkarkesa elektrike.

Për shkak të uljes edhe të temperaturave, në pjesën veriore të vendit parashikon reshje të dendura bore në lartësitë mbi 300 metër dhe në pjesën tjetër të vendit, në lartësitë deri në 500 metër. Parashikohet mjegull e mjegullinë nga reshjet e shiut e dëborës. Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Jugperëndim 1-12 m/sek . Përgjatë vijës bregdetare si dhe zonat luginore të vendit era do të jetë me shpejtësi deri në 23-30 m/s. Përkohësisht parashikohet stuhi ere në mesditë ndërsa valëzimi në det parashikohet i forcës 5-6 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 5/7 re shi/bore
Kukës 4/4 re bore
Lezhë 5/8 re shi
Dibër 2/4 re bore
Durrës 5/9 re shi
Tiranë 5/9 re shi
Elbasan 3/6 re shi/bore
Berat 2/6 re shi
Vlorë 6/9 re shi
Korcë 2/5 re bore
Gjirokastër 4/6 re shi/bore
Sarandë 7/10 re shi/atsh

Parashikimi i motit, 27 shkurt 2020 Read More »

Rama përcjell fjalët e shenjta të Papa Françeskut: Mos kini frikë t’i kërkoni Zotit falje, ai nuk lodhet kurrë duke falur

Mos kini frikë t’i kërkoni Zotit falje, ai nuk lodhet kurrë duke falur”, tha sot Kryeministri Edi Rama, duke përcjellë të tjera fjalë të shenjta me mesazhin e tij.

Ishin këto fjalë të shenjta nga Papa Françesku që Kryeministri Rama përcolli mëngjesin e sotëm përmes rubrikës “Fjalë të Shenjta”.

Duke cituar fjalë të shenjta nga librat e shenjtë, por edhe nga personalitetet botërore, Kryeministri Rama ka përcjellë apelin e solidaritetit dhe ndihmës njerëzore ndaj të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit, por edhe mesazhe aktuale./atsh

Rama përcjell fjalët e shenjta të Papa Françeskut: Mos kini frikë t’i kërkoni Zotit falje, ai nuk lodhet kurrë duke falur Read More »

KLGJ nis procesin e intervistave për kandidatët në Gjykatën e Lartë

Këshilli i Lartë Gjyqësor njofton opinionin publik në lidhje me përfundimin e procesit të vlerësimit dhe pikëzimit paraprak të kandidatëve, në kuadër të procesit të përzgjedhjes së tyre për emërim në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, në tre pozicionet e lira në fushat e së drejtës administrative, civile dhe penale.

KLGJ sqaron se nga lista fillestare prej 21 kandidatësh, janë kualifikuar për të vijuar procedurën e përzgjedhjes për emërim tre kandidatë, për të cilët Këshilli ka vendosur zhvillimin e intervistave në seanca dëgjimore në datën 27.2.2020, duke filluar në orën 10.00.

Në përfundim të këtij procesi, Këshilli do të kryejë vlerësimin dhe pikëzimin përfundimtar të tre kandidatëve jogjyqtarë, nga katër pozicione që janë gjithësej dhe do t’i propozojë Presidentit të Republikës emërimin e tyre gjyqtarë në Gjykatën e Lartë.

“Po ashtu, Këshilli i Lartë Gjyqësor po vijon procedurën e verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore të kandidimit për kandidatin për pozicionin e katërt nga radhët e juristëve të spikatur, si edhe vendosi në mbledhjen e datës 26.2.2020 hapjen e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë, nga radhët e gjyqtarëve.

Gjithashtu, Këshilli i Lartë Gjyqësor vlerëson në mënyrë të veçantë interesin e publikut dhe do të informojë në vijimësi mediet për të gjithë hapat e matur që do të ndjekë për plotësimin me gjyqtarë të Gjykatës së Lartë, në mënyrë që ajo të përmbushë rolin e saj të rëndësishëm për njësimin dhe zhvillimin e praktikës gjyqësore dhe për forcimin e besimit të publikut te sistemi gjyqësor./atsh

KLGJ nis procesin e intervistave për kandidatët në Gjykatën e Lartë Read More »