Aktualitet

Vlora vijon dezinfektimin e ambienteve publike

Edhe në bashkinë e Vlorës po vijohet me masa të rrepta për të frenuar përhapjen e COVID-19.

Në të gjitha ambientet publike po kryhet pastrimi dhe dezinfektimi. Mëngjesin e sotëm është kryer dezinfektimi i Lungomares ndërsa po vijohet me të gjitha akset rrugore.

Kryeministri Edi Rama ka shpallur masa të rrepta kufizuese për parandalimin dhe mbrojtjen nga COVID-19.

Automjetet private, taksitë dhe transporti urban janë pezulluar në 8 qarqe për tre ditë./atsh

Vlora vijon dezinfektimin e ambienteve publike Read More »

“Jo panik! Qëndroni në shtëpitë tuaja”/ Cani: Reanimacioni më i mirë është optimizmi juaj dhe respektimi i rregullave

“Sot duhet të ngremë vetëm një flamur të përbashkët politik për të gjithë shqiptarët e të jemi bashkëpunëtorë për fitoren e jetës”.

Ky është mesazhi që, Alma Cani, shefja e reanimacionit në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ka dhënë sot për qytetarët shqiptare.

Ajo i ka kërkuar qytetarëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre për të respektuar jetën, përgjatë periudhës së vështirë që ka krijuar koronavirusi.

Cani është shprehur se, reanimacioni më i mirë gjatë këtyre ditëve është optimizmi ndërsa shprehet se kjo situatë do të kalojë vetëm përmes bashkimit mes shtetit dhe popullit.

“Jo panik! Qëndroni në shtëpitë tuaja! Respektoni jetën tuaj dhe të tjerëve! Reanimacioni më i mirë është optimizmi juaj dhe respektimi i rregullave! Kjo furtunë do të kalojë akoma më shpejt falë unionit shtet e popull! Sot duhet të ngremë vetëm një flamur të përbashkët politik për të gjithë shqiptarët e të jemi bashkëpunëtorë për fitoren e jetës!”, ka theksuar Cani./atsh

“Jo panik! Qëndroni në shtëpitë tuaja”/ Cani: Reanimacioni më i mirë është optimizmi juaj dhe respektimi i rregullave Read More »

PD propozon 3 masa urgjente për frenimin e përhapjes së virusit

Partia Demokratike ka reaguar sot pasdite në një deklarate shpërndarë medieve lidhur me masat që duhet të marrë qeveria për të mbrojtur personelin shëndetësor dhe qytetarët nga koronavirusi.

Partia Demokratike propozon 3 masa urgjente që duhet të marrë qeveria për të mbrojtur personelin shëndetësor dhe qytetarët nga koronavirusi.

“Pas mjekëve dhe infermierëve të spitalit të Durrësit dhe Beratit, sot media raporton se edhe mjekë dhe infermierë në spitalin e Fierit, janë futur në karantinë, për shkak se i kanë shërbyer personave të prekur nga koronavirusi pa mjetet e nevojshme mbrojtëse. Po bëhet 1 javë që kur është konfirmuar rasti i parë me koronavirus, por qeveria nuk ka marrë asnjë masë që të përmbushë kërkesën kryesore për të pajisur me mjetet mbrojtëse të gjithë personelin shëndetësor në vend. Shqipëria ka personel të kufizuar shëndetësor dhe nuk kemi luksin që ata të futen në karantinë. Nëse kjo ndodh masivisht, bie muri mbrojtës mes qytetarëve dhe virusit të rrezikshëm. Mjekët nuk do të jenë në gjendje të trajtojnë qytetarët e sëmurë. Akoma nuk është vonë që qeveria t’i japë fund papërgjegjshmërisë me të cilën ka vepruar deri tani më raport me sistemin shëndetësor. Për ta ruajtur atë nga kolapsi, është emergjente pajisja e stafit mjekësor me mjete mbrojtëse”, thuhet në deklaratë.

Partia Demokratike shton se “Neni 6 i ligjit nr. 15/2016 “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, sanksionon detyrimin që Qeveria të marrë masa të përgjithshme për mbrojtjen nga sëmundjet infektive të puonjësve të shëndetësisë. Ligji detyron sigurimin e mjeteve të mbrojtjes personale të punonjësve të shëndetësisë dhe personave të tjerë të ekspozuar ndaj agjentëve infektues nga kontaminimi, infektimi dhe prekja nga sëmundjet infective”.

PD shprehet se kryeministri dhe qeveria duhet të marrin disa masa të detyrueshme nga ligji.

“Mbrojtja e personelit mjekësor me pajisje dhe mjete speciale. Dezinfektim me shpejtësi në nivel kombëtar për rrugët, mjediset publike dhe ndërtesat jopublike. Miratimin pa vonesë të paketës social-ekonomike për shmangien e krizës”, theksohet në deklaratën e PD-së./atsh

PD propozon 3 masa urgjente për frenimin e përhapjes së virusit Read More »

Posta Shqiptare: Krenarë të jemi në shërbim të komunitetit

Posta Shqiptare uron qytetarët në Ditën e Verës, ndërsa shpreh krenarinë që në këtë situatë të pazakontë është në shërbim të komunitetit.

“Posta Shqiptare uron që ngjyrat dhe tingujt e mrekullueshëm pranverorë të përtërijnë optimizmin, shpresën dhe gëzimin në familjet dhe zemrën e secilit prej jush”, është mesazhi që përcjell Posta Shqiptare.

Aktualisht sportelet e Postës Shqiptare janë hapur në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Gjithashtu, Posta Shqiptare ofron shërbimin e shpërndarjes së pensioneve në shtëpi për të gjithë pensionistët.

“Jemi krenarë që së bashku me qendrat spitalore, Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Policinë e Shtetit, jemi të vetmet institucione shteterore në shërbim të shqiptarëve në këto ditë të vështira”, thuhet në njoftimin e Postës. /atsh

Posta Shqiptare: Krenarë të jemi në shërbim të komunitetit Read More »

Kultivimi i shalqirit në Divjakë/ Braçe: Bujqit prodhojnë për Shqipërinë dhe eksport

Zëvendëskryeministri Erion Braçe tha sot se bujqit e Divjakës vazhdojnë punën për kultivimin e shalqirit, pasi prodhojnë për Shqipërinë dhe për eksport.

Braçe shprehet se shalqiri në Divjakë prodhohet në serra në kushte krejt natyrale.

“Divjaka që ta bën të bukur ditën! Kështu është mëngjesi i bujqve në Divjakë! Punojnë; E kanë provuar shumë këtë punë, madje dhe ca nga këta më të pasurit e Tiranës, por janë dorëzuar, ka shumë punë, shumë mund, shumë sakrifica dhe as i afrohet normës së fitimit ardhur prej favoreve të këtyre të Tiranës”.

“Ky është shalqiri dhe jemi në 14 mars; po ua tregoj që në fundmaj e fillimqershor të mos na hapni barkun e mos bëni dëmin e paguar me “shalqi që bëhet duke e fërkuar me dorë”./atsh

Kultivimi i shalqirit në Divjakë/ Braçe: Bujqit prodhojnë për Shqipërinë dhe eksport Read More »

COVID 19/ Brataj: Si përballohen shenjat e gripit në shtëpi, telefononi 127 vetëm nëse keni vërtet nevojë

Shefi i urgjencës kombëtare Skënder Brataj shpjegoi në një intervistë për mediet, të shtunën se si duhet vepruar kur shfaqen sintomat e gripit, që jo doemos janë COVID 19, koronavirusi i ri.

Brataj shpjegoi të gjitha hapat që duhet të ndjekin qytetarët kur kanë simptoma si temperature, dhimbje fyti, vështirësi frymëmarrje…etj.

“Sikur e komunikoi edhe Ministria e Shëndetësisë numri i të prekurve me koronavirus ka shkuar në 38. Në në këtë moment po presim për një numër shumë të madh thirrjesh. Ajo që doja të thoja përpara se të jap shifra, është një mesazh për qytetarët. Të gjithë ata që marrin në telefon 127, le të presin në radhë, pasi brenda disa sekondash ose minutash, do të marrin përgjigje nga 127. Nëse ata që marrin në telefon dhe do ritentojnë ato do të presin sërish në radhë. Do të kalojnë në radhë pas atyre që kanë telefonuar para tyre”,- tha Brataj.

“Qytetarët duhet të telefonojnë 127 vetëm nëse kanë vërtetë nevojë. Përsa i përket personave të infektuar deri në këtë moment janë në gjendje stacionare, nuk ka përkeqësim të tyre. Duke parë eksperiencën e Kinës dhe Italisë në këto ditë edhe pse u vendosën masa të rrepta në Tiranë dhe Durrës njerëzit janë spostuar drejt qyteteve të tjera ku nuk ishte e ndaluar lëvizja. Ky ishte edhe gabimi që bëri Italia, derisa u shpall zonë e kuqe e gjitha”,- sqaroi Brataj.

“E njëjta gjë ndodhi edhe në vendin tonë. Numri i të infektuarve normal që do të rritet për arsye të shkaqeve që thamë pak më parë. Ajo që dua t’iu them qytetarëve është sesi të veprojnë nëse do të kenë simptoma: Personat që kanë ardhur nga Italia dhe personat që e dinë se kanë qenë të infektuar me COVID-19 nuk duhet të kërkojnë më tampona sepse nuk ka më sens. Nëse këta persona kanë këtë histori udhëtimi apo kontakti me persona të infektuar dhe kanë simptoma si temperaturë dhe do të zgjasë më shumë se dy ditë më poshtë se 38.5 ju këshillohet që të marrin paracetamol 500 deri në 1000 miligramë sipas peshës. Kryesisht të rriturit duhet të marrin 1000 miligramë sepse ata ritelefonojnë sërish, pasi janë të shqetësuar kur nuk iu ulet temperatura”,- nënvizoi Brataj.

“Temperatura nuk ulet, pasi doza është e ulët. Prandaj janë të këshilluar të marrin 1000 miligramë. Nëse temperatura është mbi 38.5 janë të këshilluar të marrin 400-600 miligramë. Në qoftë se shfaqen simptoma qytetarët duhet të marrin shurup për qetësimin e kollës. Të marrin si terapi mbështetëse, duhet të marrin vitaminë C dhe B, çaj, lëngje frutash, ujë, ushqime të shëndetshme dhe mbi të gjitha fruta dhe perime. Nëse qytetarët i kanë të avancuara simptomat, si vështirësi në frymëmarrje, kur nuk mbushen dot me frymë, duhet të konsultohen me mjekun e thirrjes për të marrë si terapi edhe antibiotikë. Nëse problemet me frymarrjen vështirësohen duhet të merret 127 për t’u shoqëruar drejt spitalit”,- tha Brataj.

“Nëse qytetari do të ketë dhimbje fyti, këshillohet ‘spraj propolis’ ose ‘brufen’ 400- 600 miligramë të paktën për tre ditë, dy deri në tre herë në ditë pas ushqimit. Një gjë tjetër shumë e rëndësishme është se nëse personat do të kenë edhe të dridhura do të thotë se do të rritet temperatura dhe nuk këshillohet mbulimi me rroba apo batanije i tyre, përkundrazi duhet të matet temperatura dhe të bëhet trajtimi i tyre me antibiotikë. Nëse nuk ulet temperatura duhet të përdorim kompresa me ujë të vakët në sqetulla, në qafë, në ballë për të ulur temperaturën e brendshme të organizimit. Në qoftë se qytetarët do të kenë diarre, pra bark, atëherë përdorin ‘Loperaminë’ ose ‘Fustopak’. Nëse do të kenë dy ose tre dalje në banjë atëherë qytetarët duhet të marrin 2 kokrra ‘Loperaminë’ më pas nga një. Nëse do të kenë të vjella qytetarët duhet të marrin ‘ Reglanë’, ‘Demoprazol’”,- tha ai./atsh

COVID 19/ Brataj: Si përballohen shenjat e gripit në shtëpi, telefononi 127 vetëm nëse keni vërtet nevojë Read More »

Meta i bashkohet thirrjes së Manastirliut: Profesionistët e shëndetit dhe studentë të Mjekësisë të na bashkohen në luftën me COVID-19

Presidenti Ilir Meta i është bashkuar apelit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, që gjatë ditës së shtunë u bëri thirrje të publike të gjithë mjekëve, infermierëve dhe studentëve të mjekësisë që duan të japin kontributin e tyre, t’i bashkohen ekipeve mjekësore në terren, në kuadër të luftës ndaj Coronavirusit të ri, COVID- 19.

Meta ka përcjellë thirrjen e ministres Manastirliu dhe rektorit të Universitetit të Mjekësisë prof. Arben Gjata për mjekët dhe infermierët dhe studentët e mjekësisë që duan të kontribuojnë në përballimin e situatës së COVID-19, t’i bashkohen ekipeve mjekësore në terren.

Kushdo që është i gatshëm të kontribuojë, të aplikojë në të dy portalet: “Mjekë për Shqipërinë” dhe “Infermierë për Shqipërinë” për t’iu bashkuar ekipeve të shëndetësisë përgjatë kësaj kohe të vështirë për të gjithë./atsh

Meta i bashkohet thirrjes së Manastirliut: Profesionistët e shëndetit dhe studentë të Mjekësisë të na bashkohen në luftën me COVID-19 Read More »

Mësuesit punojnë nga shtëpia- Shahini: Monumentale kjo që po bëjnë për nxënënsit

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka publikuar një sëre fotosh nga mësuesit të cilët punojnë nga shtëpia, në kuadër të frenimit të përhapjes së koronavirusit.

Ajo e cilëson monumentale, punën e bërë nga mësuesit në këto ditë, në mënyrë që nxënësit e tyre të mos mbesim mbrapa me mësime.

“Të gjithë mësuesit në punë, nga shtëpia. Më kanë ardhur mijëra foto dhe video të punës ditore të mësuesve me nxënësit e tyre në rrjetet sociale. Ndërsa ka me mijëra e qindra mijëra mesazhe e shkëmbime të detyrave të shtëpisë, mes nxënësve (apo prindërve të tyre) dhe mësuesve çdo ditë. E gjithë kjo punë monumentale po bëhet që nxënësit të mos mbesin prapa me mësime. Mësues, ju falenderojmë pa masë!”, -thotë Shahini./atsh

Mësuesit punojnë nga shtëpia- Shahini: Monumentale kjo që po bëjnë për nxënënsit Read More »