Aktualitet

Policia Ushtarake në terren, Xhaçka: Qëndroni në shtëpi, ndihmoni djemtë tanë

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka shpërndarë mesazhin sensibilizues të Forcave të Armatosura, që janë bashkuar Policisë së Shtetit në kuadër të masave të marra nga qeveria pë parandalimin e COVID 19.

Ministrja Xhaçka duke shpërndarë foto nga puna e Policisë Ushtarake, thekson se qytetarët duhet të qendrojnë në shtëpi, pasi kështu do ndihmonin edhe më shumë ata që janë në krye të detyrës.

“Qëndroni në shtëpi! Ndihmoni djemtë tanë në krye të Detyrës! Frikë jo, kujdes po!”,- theskon Xhaçka.

Qeveria shqiptare sot ka mirtuar dhe aktin normativ që parashikon dënime të ashpra për ata që nuk respektojnë kufizimet në lëvizjve, sipas masave të marra nga qeveria në kuadër të minimizimit të përhajes së Koronavorusit të ri, COVID 19./atsh

Policia Ushtarake në terren, Xhaçka: Qëndroni në shtëpi, ndihmoni djemtë tanë Read More »

Braçe apel qytetarëve: Rrini në shtëpi, jeni fare të sigurt aty

Zevëndëskryeministri, Erion Braçe ju bënë apel qytetarëve që të rrinë në shtëpi, si mundësia më e mirë për parandalimin e COVID-19.

Braçe shprehet se “është ditë e gjatë përsëri; mos harroni: mbani distancë nga cilido që keni përballë! Mos takoni duart, mos u përqafoni, mos u puthni nga tre herë në faqe!”

“Rrezikoni veten, tjetrin, familjen e komunitetin ku jetoni!E di që është e vështirë të ndryshoni zakonet tona 200 vjeçare, por duhet bërë dhe duhet bërë tani!Improvizoni si në video nëse su rrihet pa takuar njerëz. Mbani distancë si në foto nga cilido tjetër. Rrini në shtëpi, jeni fare të sigurt aty!”, shprehet ai./atsh

Braçe apel qytetarëve: Rrini në shtëpi, jeni fare të sigurt aty Read More »

Kryemadhi: Mirënjohje për mjekët që shërbejnë në Shqipëri dhe Europë

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka shprehur sot mirënjohjen për mjekët që janë në repartin e karantinës jo vetëm në Shqipëri, por që shërbejnë edhe në vende të tjera të Europës.

Duke sjellë një rast të mjekjes shqiptare që është në karantinë në një vend europian, Kryemadhi shprehet se “kjo është doktoresha Silva Ruli Shameti, mjeke dhe mike e mirë që unë e dua shumë, e cila prej 3 javësh po shërben pa pushim në repartin e karantinës të spitalit të San Marino-s. Mendimet tona shkojnë jo vetëm për të, por për të gjithë mjekët shqiptarë që punojnë jashtë”.

“Ata sot i ofrojnë siguri qytetarëve evropianë, por edhe pse në karantinë duke luftuar vetë me virusin, mendjen dhe shpirtin e kanë të lidhur me situatën në Shqipëri, për familjarët, miqtë e kolegët e tyre këtu”, tha ajo.

Po ashtu Kryemadhi shton se “falenderimet dhe lutjet tona shkojnë edhe për të gjithe mjekët tanë që punojnë këtu në kushte shumë më të pafavorshme se kolegët e tyre në Evropë. Për mjekët e Shqipërisë nuk mjaftojnë vetëm duartroktijet e orës 17:30, por të lutemi për shëndetin e tyre mëngjes, drekë, darkë, e në çdo kohë të shpresojmë që ata e familjarët e tyre të gjejnë forcën, për të përballuar ditët e vështira që kemi përpara. Zoti i bekoftë sakrificat tuaja!”/atsh

Kryemadhi: Mirënjohje për mjekët që shërbejnë në Shqipëri dhe Europë Read More »

Vetëkarantinim për personat e kthyer nga vendet e prekura

Kryetari i bashkisë Korçë, Sotiraq Filo deklaroi sot për ATSH-në se “bashkia ka vijuar informimin e personave të kthyer nga vendet me risk per tu vetëkarantinuar”.

I pyetur lidhur me masat e marra nga bashkia Korçë, Filo tha se “kemi zbatuar masat e përshkallëzuara sipas udhëzimeve të autoriteteve përgjegjëse”.

“Kryesisht lidhen me kufizimin e grumbullimit të njerëzve duke mbyllur transportin publik, baret dhe restorantet, shkollat, kopshtet, çerdhet, qendrat komunitare etj”, tha ai.

Ndërkohë, qytetarët në Korçë janë ndërgjegjësuar duke kufizuar në maksimum lëvizjet dhe duke respektuar rregullat e vendosura nag autoritetet vendore./atsh

Vetëkarantinim për personat e kthyer nga vendet e prekura Read More »

Masat ndaj COVID 19/ Si do funksionojnë kufizimet në qarkullim, Policia jep oraret e lëvizjes

Policia e Shtetit përmes një njoftimi për mediat të dielën, sqaroi opinionin publik sesi do funksionojë zbatimi i kufizimit të qarkullimit, në kuadër të masave të marra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së koronavirusit COVID-19.

Sipas policisë, “do lejohet qarkullimi i mjeteve rrugore private të shtetasve me numër të kufizuar njerëzish 4+1 në të gjithë vendin për t’u kthyer në vendbanimet e tyre, nga ora 00:00 deri në orën 08:00 të datës 16.03.2020, duke respektuar kufizimet higjieno-sanitare të situatës së krijuar. Nuk do lejohet qarkullimi i mjeteve të shërbimit publik, përjashtuar shërbimin taksi 4+1, brenda këtij orari”.

Do të lejohet qarkullimi në oraret 06:00 deri në orën 08:.00 në mëngjes dhe 16:00 deri 17:00 mbasdite i mjeteve (furgonçina, furgonë, minibusë, autobusë) që do bëjnë transportin e personelit dhe punonjësve të bizneseve prodhuese/industriale/ bujqësore, duke marrë masa individuale mbrojtëse sipas kërkesave të dërguara dhe miratuara nga Policia e Shtetit, si dhe qarkullimi i automjeteve për punonjësit e Policisë së Burgjeve, SHPSF-ve, si dhe personeli shëndetësor me mjetet e tyre private për vajtje-ardhje në pune, në oraret e ndërrimit të turneve, kundrejt dokumentit të institucionit ku punojnë.

Do të lejohet lëvizja e mjeteve rrugore që kryejnë transporte të mallrave brenda dhe jashtë vendit për llogari të individëve, firmave dhe kompanive vendas dhe të huaja, furgonçina, furgonë, kamionë të cilët merren me furnizimin e me produkte ushqimore dhe blegtorale dhe që ofrojnë shërbime për qytetarët, mjetet që transportojnë bazë ushqimore për blegtorinë.

Jashtë këtij kufizimi, do të lejohet të qarkullojnë, mjetet rrugore që kryejnë shërbime të emergjencës, ambulanca, zjarrfikëse dhe mjetet e Policisë së Shtetit e ato ushtarake, punonjësit e medies me makina të loguara ose jo, por të pajisura me dokument identifikimi. Autorizimet e mëparshme të lëshuar nga Policia e Shtetit me afat deri në datën 15 mars, iu zgjatet afati.

“Me qëllim kthimin e përgjigjeve në kohë të kërkesave të qytetareve, të cilët kanë nevojë të komunikojnë për probleme të ndyshme në nr 112/129 si dhe në numrat e dedikuar 0694122223 dhe 0694122224, sqarojmë pronarët dhe administratorët e subjekteve që merren me shpërndaje të produkteve ushqimore, apo që ofrojnë shërbime të cilat përdorin furgonçina, forgonë dhe kamionë se nuk kanë nevojë për autorizim për lëvizje, pasi ato janë të përfshira në kategorinë e mjeteve që lejohen të qarkullojnë pa autorizim. Theksojmë se në këto automjete do qarkullojnë vetëm drejtuesit e këtyre automjeteve dhe jo familjarë apo pasagjerë të tjerë”, njoftoi Policia.

“Policia e Shtetit gjen rastin për të apeluar edhe njëherë për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë me korrektësi kufizimet e vendosura, pasi shkelja e tyre do ndëshkohet me masa të rrepta administrative të reja të vendosura nga qeveria për shkak të situatës, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID 19”, theksohet në njoftimin e Policisë së Shtetit./atsh

Masat ndaj COVID 19/ Si do funksionojnë kufizimet në qarkullim, Policia jep oraret e lëvizjes Read More »

“Stolat e parqeve e këndet e lodrave burim rreziku”/ Rama: Mos i lejoni të moshuarit e fëmijët të dalin, kjo është lojë me jetën

Kryeministri Edi Rama ndau sot një video ku persona të moshuar shihen në rrugët e kryeqytetit, ndërsa u shpreh se “kjo që ndodh me këto dy gjyshet dhe me ata gjyshërit ulur atje mbrapa, është e frikshme dhe krejtësisht e pajustifikueshme për familjarët e tyre”.

Rama tha se “për këto mosha kjo është lojë me jetën”.

“Ju lutem mos i lejoni të moshuarit dhe fëmijët të dalin nga shtëpia, ju lutem! Stolat e parqeve dhe këndet e lodrave në natyrë janë burim rreziku! Prandaj parku i liqenit dhe të gjitha hapësirat rekreative në çdo qytet, do të jenë të ndaluara për të gjithë! Frikë aspak, kujdes po”, tha Rama./atsh

“Stolat e parqeve e këndet e lodrave burim rreziku”/ Rama: Mos i lejoni të moshuarit e fëmijët të dalin, kjo është lojë me jetën Read More »

“Ditën e Verës e festojmë ndryshe këtë vit”/ Kryemadhi: Të kujdesemi për familjen dhe njëri-tjetrin, bashkë do t’ja dalim

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi i ka cilësuar si të duhura masat e marra nga qeveria për të parandaluar përhapjen e COVID 19.

Kryemadhi ka uruar sot Ditën e Verës dhe ka përshëndetur të gjitha gratë, nënat, gjyshet, që i janë dedikuar me orare të zgjatura gjatë këtyre ditëve të qëndrimit në shtëpi, higjienës dhe mirëqenies së përgjithshme të familjes.

Kryemadhi thekson se, “gjendja e krijuar prej ndryshimit të rrjedhës normale të jetës ka krijuar ndjenja pasigurie”.

“Ditën e Verës e festojmë ndryshe këtë vit. Një përshëndetje për të gjitha gratë, nënat, gjyshet, që i janë dedikuar me orare të zgjatura gjatë këtyre ditëve të qëndrimit në shtëpi, higjienës dhe mirëqenies së përgjithshme të familjes. Gjendja e krijuar prej ndryshimit të rrjedhës normale të jetës ka krijuar ndjenja pasigurie, por ndërsa marrim masat e duhura dhe lutemi për më të mirën, le të ndalojmë për të vlerësuar ngrohtësinë familjare dhe mundësinë për të kaluar sa më shumë kohë pranë. Të kujdesemi për familjen, të kujdesemi për njëri-tjetrin dhe bashkë do t’ja dalim, ka theksuar Kryemadhi, teksa ka publikuar një foto ku shihet duke hekurosur./atsh

“Ditën e Verës e festojmë ndryshe këtë vit”/ Kryemadhi: Të kujdesemi për familjen dhe njëri-tjetrin, bashkë do t’ja dalim Read More »

Majko apel qytetarëve: Duroni dhe respektoni udhëzimet e institucioneve shtetërore

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko u bën apel qytetarëve të jenë të duruar dhe të respektojnë udhëzimet e lëshuara nga institucionet shtetërore.

Majko shprehet se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpallën emergjencën kombëtare! Bota ka hyrë në një periudhë gri, ku e padukshmja është bërë e dukshme, me statistikat e njerëzve që po humbin jetën! Kjo që po ndodh është një përballje e jetës me një situatë virusale globale për të cilën parashikimet janë kontradiktore. Kjo situatë nuk është çështje ditësh! Filloni të mendoni për organizimin e jetës së përditshme në rrethanat e krijuara. Mos u “lodhni” nga e përditshmja e ndryshuar! Kjo është provë për cilindo dhe jo një situatë që mund të kalohet me “sportivitet”!

“Në Itali para 3 javësh kishte 16 të prekur, sot mbi 15 000 ku lëvizja dhe komunikimi rezultoi shkaktari kryesor i përhapjes, çka po çon në bllokimin e sistemit shëndetësor! Këshillat e shkollës fillore tani rikthehen për cilindo për ajrosjen e rregullt të ambientit ku jeton, për larjen e duarve dhe ndihmën ndaj të moshuarve që të mos dalin dhe të zerojnë kontaktet jashtë ambientit ku banojnë! Mos dil e mos lëviz, pa një prej arsyeve të domosdoshme të njoftuara nga Udhëzimet Zyrtare (Për Leje: [email protected]). Ul në zero frekuentimin e zonave publike, grumbullime me shumë njerëz, kafe dhe lokale! Lejohet të shkosh në Farmacinë, Ushqimoren më të afërt, duke shmangur ecjen afër personave të tjerë, me maskë e me doreza, në radhë duke respektuar distancën jo nën 2 m nga personi tjetër!

“Trajto me përgjegjshmëri çdo sjellje tënden që ndikon te higjiena e të tjerëve, në shtëpi, pallat, lagje, ambient të mbyllur! Shpëtohen jetë duke kufizuar lëvizjen dhe mundësitë e transferimit, përcjelljes, përhapjes së virusit që mund të jetë kudo pa e kuptuar por që shkakton pasoja të ndryshme në persona, mosha, gjendje shëndetësore të ndryshme, deri në 3-8% edhe me pasoja fatale! Telefono 127! Për nevoja reale, urgjenca, policia telefono numrin 112! Kjo do të jetë një betejë që zgjat! Ajo fillon nga vetja! Durim dhe kurajo!”, shprehet ai. /atsh

Majko apel qytetarëve: Duroni dhe respektoni udhëzimet e institucioneve shtetërore Read More »