Aktualitet

Rama: Të shmangim me çdo kusht dhe çmim katastrofën humanitare që po ndodh në Bergamo dhe Lodi të Italisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “ne duhet ta shmangim me çdo kusht dhe çmim katastrofën humanitare që po ndodh në Bergamo dhe në zonat e veriut të Italisë, ku sistemi ekselent shëndetësor ra në gjunj, sepse nuk u mbrojt nga muri i masave shtrënguese”.

“Durim, durim, durim! nuk duhet të na ndodhë që ta mësojmë se çfarë të gjen nëse nuk lufton sa s’është vonë!”, – tha Kryeministri Rama, i cili publikoi sot një grafik të situatës në Itali nga CODIV-19.

Kryeministri u shpreh se “Lodi dhe Bergamo janë dy zona fqinje në Italinë e veriut. Në Lodi masat shtrënguese u morën në 22 shkurt, ndërsa në Bergamo vetëm në 8 mars. Grafiku majtas tregon se si masat e frenuan armikun në Lodi, ndërsa në Bergamo ato hynë në fuqi kur armiku kishte përparuar ndjeshëm, prandaj edhe dallimi mes numrit të të infektuarve dhe të të vdekurve në dy zonat fqinje është tronditës”.

“Në foton djathtas karvani i kamionëve të ushtrisë italiane, që transportonte mbrëmë nga Bergamo drejt 12 zonave të tjera të Italisë, trupat e viktimave të luftës, sepse krematoriumi i zonës ka mbingarkesë dhe nuk e përballon dot nevojën për djegien e kufomave”./atsh

Rama: Të shmangim me çdo kusht dhe çmim katastrofën humanitare që po ndodh në Bergamo dhe Lodi të Italisë Read More »

Rama citon Publilius Syrus: Shëndeti i mirë dhe kuptimi i mirë janë dy nga bekimet më të mëdha të jetës

Shëndeti i mirë dhe kuptimi i mirë janë dy nga bekimet më të mëdha të jetës “, tha sot Kryeministri Edi Rama duke zgjedhur të tjera fjalë të çmuara për të përcjellë mesazhin e tij.

Ishin këto fjalë të shkrimtarit të njohur latin Publilius Syrus që Kryeministri Rama përcolli mëngjesin e sotëm përmes rubrikës “Fjalë të Çmuara”.

Shqipëria po përballet me koronavirusin, i shpallur tashmë pandemi botërore nga OBSH, ndërsa krahas masave të marra për parandalimin e përhapjes së virusit, autoritetet shtetërore kanë bërë në vijimësi thirrje për ndërgjegjësim qytetar dhe respektim të rregullave nga të gjithë./atsh

Rama citon Publilius Syrus: Shëndeti i mirë dhe kuptimi i mirë janë dy nga bekimet më të mëdha të jetës Read More »

Parashikimi i motit, 19 mars 2020

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti në vend për ditën e enjte pritet të jetë i kthjellët në të gjithë territorin shoqëruar me vranësira të pakta dhe kalimtare përgjatë orëve të pasdites.

Parashikohet mjegull / mjegullinë në orët e mëngjesit përgjatë zonave luginore.

Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim – Juglindje 1-10m/sek, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 0 deri 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 4/20 Diell
Kukës 1/13 Diell
Lezhë 3/20 Diell
Dibër 0/12 Diell
Durrës 5/19 Diell
Tiranë 4/20 Diell
Elbasan 3/18 Diell
Berat 2/18 Diell
Vlorë 7/19 Diell
Korcë -1/11 Diell
Gjirokastër -1/16 Diell
Sarandë 6/17 Diell/atsh

Parashikimi i motit, 19 mars 2020 Read More »

Ndalohet lëvizja me automjete private ose shtetërore për administratën publike

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka urdhëruar kufizimin e lëvizjes me automjetet private ose shtetërore të administratës publike.

Ministria e Shëndetësisë sqaron se në mbështetje, ligjit për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, sipas udhëzimeve të Institutit të Shëndetit Publik, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga infeksioni i shkaktuar nga COVID19 vendosi ndalimin e lëvizjes me automjetet private ose automjete shtetërore të punonjësve të administratës publike të institucioneve qendrore dhe atyre vendore, puna e të cilëve lidhet me qëndrimin në zyrë dhe jo në terren.

“Përjashtim nga ky rregull bëjnë punonjësit e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale përfshirë personelin mjekësor dhe infermieror, punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Financës apo të prefekturave dhe bashkive që janë të përfshirë në listën prioritare të firmosur nga titullari i institucionit. Ministritë dhe institucionet e administratës publike që nuk janë të përfshirë ne pikën 2 të këtij urdhri të paraqesin kërkesë pranë autoriteteve kompetente për personelin që duhet të lëvizë me automjet privat ose shtetëror, për t’u pajisur me leje të posaçme. Adresa: Rruga e Kavajës Nr. 1001, Tirana, Albania. Tel: +355 42376178/ext 72128 www.shendetesia.gov.al”, sqaron Ministria.

Titullarët e institucioneve të vartësisë të institucioneve të përcaktuar në pikën 2 të këtij urdhri të dërgojnë pranë ministrit ose kryetarit të bashkisë listën e arsyetuar të personave që duhet të lëvizin me automjetin privat ose shtetëror. Lista me emrat i përcillet autoriteteve kompetente për t’u pajisur me leje të posaçme. Ngarkohen për zbatimin e këtij urdhri Titullarët e institucioneve qendrore dhe vendore të përfshira në këtë urdhër”, sqaron Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale./atsh

Ndalohet lëvizja me automjete private ose shtetërore për administratën publike Read More »

Firmoset masa/ Lëvizja e këmbësorëve në zonat urbane vetëm në fashat 06:00-10:00 dhe 16:00-18:00

Në kuadër të masave për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu firmosi urdhrin për ndryshimin e fashave të orareve kur lejohet qarkullimi i këmbësorëve.

Sipas këtij urdhri të sotëm lejohet lëvizja e këmbësorëve në zonat urbane vetëm në fashat 06:00-10:00 dhe 16:00-18:00. Përgjatë kësaj fashe personat që qarkullojnë duhet të jenë të pashoqëruar në krah.

Përjashtim nga ky rregull bëjnë personat e pajisur me autorizim nga organet kompetente dhe rastet e një emergjence shëndetësore apo shoqëruesit për të sëmurët që marrin shërbim në spital./atsh

Firmoset masa/ Lëvizja e këmbësorëve në zonat urbane vetëm në fashat 06:00-10:00 dhe 16:00-18:00 Read More »

Basha: Masat shtrënguese, të domosdoshme për ngadalësimin e përhapjes së COVID-19

“Masat shtrënguese janë të domosdoshme për ngadalësimin e përhapjes së COVID-19”, tha sot kryetari i PD-së Lulzim Basha në një intervistë televizive, ndërsa theksoi se duhen marrë masa për kujdesin social, për njerëzit në moshë, për njerëzit e sëmurë, për ata në pamundësi ekonomike.

Pyetjes si e vlerësoni situatën dhe masat shtrënguese të marra nga qeveria në kuadër të mospërhapjes së COVID-2019, Basha tha se “rreziku që u kanoset shqiptarëve është në fakt një rrezik zinxhir. Fillon me përballimin e pandemisë, ku masa kryesore është distancimi social, të cilën padyshim e kemi mbështetur, e kemi kërkuar shumë më përpara. Më mirë vonë se sa kurrë. Nuk dua të bëj sot asnjë aludim për një debat politik, sepse sot nuk është një çështje midis meje dhe zotit Rama apo mes opozitës dhe qeverisë”.

“Sot çështja kryesore dhe e vetme që më preokupon mua, PD dhe opozitën, është shëndeti, siguria, është mirëqenia e shqiptarëve. Mënyra më e mirë e njohur deri tani është distancimi social, kufizimi i aktiviteteve në grup, por padyshim ky është fillimi i një zinxhiri pasojash, sepse kjo shkakton pasoja në ekonominë e vendit në tërësi dhe në ekonominë individuale të familjeve. Atë që jemi përpjekur këto ditë të bëjmë, është të fokusohemi në dy drejtime kryesore: shëndetin që nis me personelin shëndetësor, ku siguria e tyre është kyçe për të garantuar sigurinë e popullsisë. Mbrojtja e tyre është shumë e rëndësishme për mbrojtjen e të gjithëve pastaj. Komponenti i dytë është ekonomia për të zbutur sadopak pasojat në menaxhimin e ekonomisë”, tha ai.

Në lidhje me pyetjen se a janë të mjaftueshme masat shtrënguese të marra nga qeveria, Basha tha: “Qëndrimin tonë e kemi shprehur. Ne besojmë se ato ndërmarrje ku distancimi social është i pamundur apo i vështirë, duhet të procedohet me mbylljen e tyre.

“Ky nuk është vetëm konkluzion i ekspertëve tanë, por është edhe një kërkesë e përfaqësuesve të këtyre bizneseve, me të cilët kam qenë në kontakt gjatë gjithë kësaj kohe. Me përfaqësues të biznesit fason, call center, dhomat e tregtisë, ku ka një shqetësim të madh për pamundësinë reale të distancimit social atje. Mbyllja e tyre ka qenë një nga kërkesat që ne e kemi mbështetur. Përkundër masave shtrënguese, frikësuese apo represive, nganjëherë edhe kontradiktore, për të cilat ne do të kërkojmë llogari, por jo sot, në kohën e duhur, sepse sot nuk është koha për të treguar me gisht. Masat që kërkojmë ne janë masa përmbajtësore, jo në formë, janë masa zgjidhje dhe menaxhimi”, tha ai.

Po ashtu Basha thekson se “filozofia jonë është zgjidhja – menaxhimi i krizës, nuk është propaganda. Këtu spikasin propozimet tona për kujdesin social, për njerëzit në moshë, për njerëzit e sëmurë, për ata në pamundësi ekonomike. Propozimet tona për kujdesin shëndetësor dhe kujdesin ekonomik, sepse zinxhiri i rrezikut nis me shëndetësinë dhe i përcillet ekonomisë, ekonomisë kombëtare dhe asaj familjare”./atsh

Basha: Masat shtrënguese, të domosdoshme për ngadalësimin e përhapjes së COVID-19 Read More »

Posta apel pensionistëve: Mos u paraqisni fizikisht në sportele, vijmë ne te ju

Posta Shqiptare iu bëri apel të gjithë pensionistëve që të mos paraqiten fizikisht në zyrat postare, pasi do të jetë ajo në shërbim të tyre.

Në një njoftim të saj Posta shprehet se: “Të dhënat e kërkuara si: emër mbiemër, numrin e kartës së identitetit, adresën e banimit dhe numrin e telefonit, qytetarët e qarkut Tiranë, mund t’i dërgojnë duke telefonuar në numrat: 0683446821, 0683446820, 0683446818 dhe 0683446817. Të gjithë qytetarët mund të na kontaktojnë, çdo ditë, nga ora 08:00-16:30”.

Me masat e reja, pensionistëve do t’u dërgohet pensioni në banesë. Posta Shqiptare ka publikuar kontaktet për secilën zyrë postare në mbarë vendin./atsh

Posta apel pensionistëve: Mos u paraqisni fizikisht në sportele, vijmë ne te ju Read More »

Nga nesër dalja e këmbësorëve vetëm në dy fasha orare, gjobë 10 mijë lekë për ata që nuk respektojnë rregullat

“Nga nesër dalja e këmbësorëve do të kufizohet vetëm në fashat orare 06.00 – 10.00 dhe 16.00 – 18.00 dhe do të ndalohet dalja në këmbë rrugëve me persona të tjerë në krah”, informoi sot Kryeministri Edi Rama.

Rama theksoi se “nuk është kohë shëtitjesh”. “Mesa duket nuk po kuptohemi siç duhet me disa që s’duan ta marrin vesh se nuk është kohë shëtitjesh”, tha Rama.

Shkelja e këtyre rregullave, sipas Ramës, do të ndëshkohet me gjobë 10.000 lekë dhe me mosdhënien e asnjë ndihme shtetërore nga paketa financiare e luftës për shkelësin.

“Boll! një pakicë e vogël fare individësh të papërgjegjshëm nuk mund të sabotojnë sakrificën e një populli të tërë, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të njerëzve të tjerë! Ndjesë 1000 herë po kjo është luftë dhe s’ka asnjë rrugë tjetër! Frikë aspak, kujdes po! Me hir ose me pahir! Dielli aty do jetë prapë, ndërsa jetët e humbura nuk kthehen më”, tha Rama. /atsh

Nga nesër dalja e këmbësorëve vetëm në dy fasha orare, gjobë 10 mijë lekë për ata që nuk respektojnë rregullat Read More »