Perëndimi ishte skeptik ndaj njoftimit të Rusisë se po tërhiqte një pjesë të tru pave nga kufiri me Ukrainën dhe duket se kanë patur të drejtë. Mediat pro qeveritare ruse janë duke raportuar aktualisht se Duma ruse do t’i dërgojë Putinit një kërkesë për të njohur si Republika të pavarura dy rajonet separatiste të Donbasit dhe Luhanskut.
Nëse Putin miraton diçka të tillë, duke aneksuar edhe një pjesë tjetër të territorit të Ukrainës krahas Krimesë, atehere kjo do të përkthehej në një përshkallëzim tjetër të situatës në rajon.
Më herët, ministria e Mbrojtjes së Rusisë njoftoi mëngjesin e sotëm se kanë vendosur që të tërheqin një pjesë të trupave nga pozicionet e tyre fillestare, që përkonte me kufirin me Ukrainën, pasi ato përmbushën detyrat stërvitore.
Në pamje të parë ky ishte një mesazh i mirëpritur nga të gjitha kancelaritë perëndimore, megjithatë fillimisht britanikët dhe më pas vetë ukrainasit janë shprehur skeptikë për diçka të tillë, raporton abcnews.al.
Ministrja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss tha se do ta bësonin se Rusia nuk ka qëllime pushtimi ndaj Ukrainës pasi të gjitha trupat të ishin tërhequr prej kufirit.
“Rusët kanë pohuar se nuk kanë plane për një pu shtim të Ukrainës, por ne do të duhet të shohim një largim të plotë të trupave për të treguar se kjo është e vërtetë”, tha ajo për radion LBC këtë mëngjes.
Kur u pyet në li dhje me raportet e mediave se disa trupa ruse po ktheheshin në baza nga zona kufitare, Truss tha se duhej të shihte më shumë detaje për të kuptuar dimensionin e vërtetë të këtij veprimi.
Një reagim të ngjashëm patën e ukrainasit, të cilët nuk e besojnë një gjë të tillë. Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës tha se do ta besonin diçka të tillë pasi të shikonin provat.
“Ne kemi një rregull: mos besoni atë që dëgjoni, besoni atë që shihni,” u tha ai gazetarëve pas raporteve që disa trupa ruse po tërhiqeshin. “Kur të shohim një tërheqje, ne do të besojmë te ulja e tensioneve.”
Ai shton se rruga diplomatike që Ukraina po ndjek me aleatët e saj po punon për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.
Sot më 14 Shkurt merrni personin tuaj të zemrës dhe shijoni koncertin në “Sheshin Skënderbej”.
Për këtë ditë të veçantë, kushtuar dashurisë, Bashkia e Tiranës ka ftuar zërat më të mirë të momentit që do të performojnë për të gjithë ata që duan të kalojnë disa momente të bukura me njeriun e tyre të zemrës në krah.
Këngëtarët e famshëm Ronela Hajati, Eranda Libohova, Mariza Ikonomi, Devis Xherahu, Emi Bogdo, Urban Band dhe Orkestrim Lambert Jorganxhi do dhurojnë një super-spektakël për të dashuruarit.
Koncerti do të nisë në orën 19:00, kështu që shijojeni bashkë me të dashurit tuaj.
Vetëm pak kohë duket se e ndan Ukrainën nga një pushtim i mundshëm nga Rusia. Sot Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i ka bërë thirrje shtetasve shqiptare që të mos udhëtojnë në Ukrainë, ndërsa kërkon nga ata që janë atje, të largohen menjëherë.
Ndërkohë në Ukrainë ka mijëra shqiptarë të cilët tashmë janë bërë shtetas ukrainas të cilët po preken nga tra zirat e fundit mes gjeopolitikave globale. Ata janë shprehur të gatshëm të dalin dhe të lu ftojnë nëse është nevoja, kundër pu shtimit rus.
“Nëse situata e kërkon, shqiptarët do të lu ftojnë”, kështu shprehet Aleksandër Dermentli, kryetar i shoqatës “Bashkimi i Shqiptarëve të Ukrainës” në një intervistë me gazetarin Ervin Leka për Abcnews.al.
Dermentli, shprehet se situata është shumë e te nsionuar megjithatë sipas tij, shqiptarët nuk kanë fr ikë nga situata aktuale. I pyetur nga Abcnews.al, Aleksandër Dermentli shprehet se shumë pranë zonës së kon fliktit ku edhe janë dislokuar mijëra ushtarë rus, ka prani të shqiptarëve. Ai pohon se janë përkatësisht 20 familje shqiptare që jetojnë në zonën e Donetskut. Ata ende nuk janë larguar nga banesat e tyre, megjithëse SHBA ka paralajmëruar se në ditët në vijim mund të ndodh pu shtimi rus.
Dermentli mes të tjerash shpjegon se do ishte një veprim i drejtë që shqiptarët të mund të ktheheshin në Shqipëri në rast të një lu fte. Ndërkohë ai shton se nëse do të fillojë s ulmi do të mendojë si të strehojë në një vend të sigurt familjarët e tij.
Intervista:
Gazetari: Si është gjendja aktualisht aty? A ka trazira? A keni fr ikë për situatën aktuale?
Aleksandër Dermentli – Situata është e ten sionuar, por për momentin nuk ka tra zira. Nuk kemi fri kë nga situata aktuale.
Gazetari: A morën pjesë shqiptarët në marshimin që u bë në Kiev, kundër lu ftës?
Aleksandër Dermentli – Jo, në dijeni time, shqiptarët nuk morën pjesë.
Gazetari: Nëse Rusia pu shton Ukrainën cili është veprimi i parë që do ndërmerrni?
Aleksandër Dermentli – Pikësëpari do të mendoj se si t’i eva kuoj fëmijët. Më pas të moshuarit dhe gratë për t’i çuar në një vend të sigurt.
Gazetari: Në intervistën e parë që kemi bërë së bashku, ju thatë që ka disa familje shqiptare pranë zonës së ko nfliktit. A ndodhen ata ende atje, apo kanë ikur?
Aleksandër Dermentli – Ende askush nuk është larguar nga atje. Askush nuk është larguar ende nga shtëpitë e tyre.
Gazetari: Çfarë kanë deklaruar autoritetet e Ukrainës për situatën aktuale, cila është thirrja e tyre për popullin?
Aleksandër Dermentli – Thirrja kryesore është të mos bëhet pa nik.
Gazetari: Ministria e Jashtme u ka bërë thirrje shqiptarëve që të largohen nga Ukraina, a keni pasur komunikim me ndonjërin prej tyre?
Aleksandër Dermentli – Po, por ky informacion është i mbyllur.
Gazetari: Çfarë pasojash mund të ketë për shqiptarët nëse situata shkon në lu ftë?
Aleksandër Dermentli – Kjo lu ftë do të na bashkojë dhe do të na bëjë më të fortë.
Gazetari: A e mendoni kthimin në Shqipëri për shkak të lu ftës?
Aleksandër Dermentli – Po. Do të ishte e drejtë.
Gazetari: Kemi parë raportime ne media që kemi një ar matim të qytetarëve, sa i vërtetë është ky fakt?
Aleksandër Dermentli – Po, është me të vërtetë.
-Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i ka bërë thirrje shtetasve shqiptare që të mos udhëtojnë në Ukrainë, ndërsa kërkon nga ata që janë atje, të largohen menjëherë!
Ministria thekson se ka një rre zik të besueshëm sipas të cilit situata do të përshka llëzohet atje, prandaj edhe shqiptarët nuk duhet të udhëtojnë si edhe ata që janë atje duhet të largohen.
“Qytetarët shqiptarë ftohen që të informohen përmes kanaleve të komunikimit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme”, njofton ministria.
SHBA-të dhe NATO besojnë se us htria ruse do të sul mojë Ukrainën gjatë orëve apo dy ditëve në vijim pas mbledhjes së të gjithë ars enalit ush tarak përreth këtij shteti. Një ditë më parë, vetë Sekretari i Shtetit Blinken tha se e presin një s ulm këto ditë, ndërsa mediat amerikane raportojnë duke iu referuar burimeve ush tarake se su lmi do të ndodhë deri të martën.
Rusia është kundër anëtarësimit të Ukrainës në NATO dhe ka nisur një process des tabilizimi të vendit që prej vitit 2014 ku separatist pro rusë morën kontrollin në rajonet lindore, ndërsa vetë ushtria ruse aneksoi Krimenë, raporton abcnews.al.
Dy ditë më parë NATO i ktheu përgjigje Rusisë duke theksuar se nuk mundet që të ndalojë anëtarësimin e shteteve në aleancë pasi kjo bëhet me vullnetin e tyre. Rusia kishte kërkuar bllokimin e zgjerimit të NATO-s dhe largimin e saj deri te kufijtë e vitit 1997 duke lënë jashtë të gjitha republikat balltike, Rumaninë dhe Bullgarinë.
Nënë Liza u takua ditën e djeshme me Kryeministrin Edi Rama së bashku me dy banorë të tjerë të lagjes “5 Maji” për të folur në l idhje me she mbjen e shtëpive të tyre. Mbrëmjen e sotme ajo ka rrëfyer në “Zonë e Lirë” takimin me Ramën, ndërsa shprehet e bindur se kryeministri “nuk të jep shtëpi”.
“Unë e di që nuk jep shtëpi asgjë ai. Është ma shtrim. Qysh se foli, me mua nuk flitet kështu. Ky shtet nuk më gënjen më.Do i japim shtëpitë tha, pse bën lu ftë me shtetin. Ti do t’i marrësh shtëpitë tha me taksat e shqiptarëve.Nuk ka marrëveshje me asnjeri. Unë i dua me shkrim e me vulë e me firmë e me të gjitha gjërat. As është caktuar vendi”, u shpreh nënë Liza.
Kujtojmë se banorët e “5 Majit” në Tiranë po pr otestojnë prej disa ditësh për shembjen e banesave të tyre, ndërsa nga qeveria u është thënë se të gjithë do të përfitojnë banesat e reja në pallatet që do të ndërtohen sipas metrave katrorë që u përkasin.
Nënë Liza është bërë personazh mediatik me qëndrimet dhe rezistencën që po bën te ‘5 Maji’.
Psi takoi Kryeministrin Rama ajo ka treguar se shkoi me mendimin se kishte ndryshuar kontrata, por asgjë.
Liza Marku: Mua më thanë hajde me vrap, hajde me vrap se të pret kryeministri, shkova unë, u kallëzova të gjithë banorëve dhe u thashë, kshu, kshu është puna, më duhet një me vete nga ju sepse nëna është e vjetër nuk di nga ligjet dhe nga nenet. Shkova me idenë se ka ndryshuar kontrata, por jo asgjë. Aty e di unë, çfarë nuk sajohet, bëjnë dhe kamera të fshehta aty.
Ambasada amerikane ka përshëndetur vendimin e Kuvendit për të miratuar zgjatjen e mandatit për organet e Vettingut deri në vitin 2024.
Në një reagim në rrjetet sociale, ambasada thotë se ky është një hap i rëndësishëm përpara për të gjithë shqiptarët drejt një sistemi drejtësie më të fortë, më të besueshëm dhe drejt integrimit europian.
“Shtetet e Bashkuara përshëndesin miratimin e zgjatjes së mandatit të vetingut në Parlament.
Ky është një hap i rëndësishëm përpara për të gjithë shqiptarët – drejt një sistemi drejtësie më të fortë, më të besueshëm dhe drejt integrimit europian.
Shtetet e Bashkuara do ta mbështesin gjithmonë Shqipërinë përgjatë kësaj rrugë të rëndësishme”, shkruhet në reagimin e ambasadës.…
Bashkim Tahiri, babai i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar për herë të parë pas arre stimit të djalit të tij.
Në një intervistë të dhënë për “5 pyetjet.al” ai shprehet se ndihet keq, pasi sipas tij ish-ministri Tahiri nuk i ka hyrë në hak askujt.
“Si çdo prind, ndihem keq. Është fare logjike kjo punë, çdo prindi edhe sikur t’i rr ëzohet fëmija në tro tuar do të ndihet shumë keq. Kjo ka edhe një gjë pastaj, unë jam me kokën lart, se në fund të fundit, ai ka punuar dhe sakrifikuar shumë, nuk i ka hyrë asnjë njeriu në hak.
Nuk ka shkelur njeri në kallo, nuk ka vje dhur njeri, nuk ka vr arë njeri. Absolutisht nuk është marrë me këto veprimtari negative. Kështu që ashtu sikur ndihem keq, ndihem edhe krenar, pasi nuk i kemi bërë keq asnjë njeriu. Dhe aq më tepër që ai ka kontribuar shumë si për PS-në dhe pol icinë,”_ tha ai.
Pas dërgimit në q eli, Bashkim Tahiri tha se ka pasur komunikime me djalin, i cili i ka kërkuar familjes që të ruajnë qetësinë. Bahkim Tahiri zbulon se ka komunikuar me të birin pas futjes në qe li.
“Po, kam komunikuar. Duhet të ruajmë veten që t’i ngremë moralin atij”, tha ai.
Ai shton gjithashtu se ish-kolegët e Saimirit në Partinë Socialiste e kanë marrë personalisht në telefon.
Janë zbardhur detaje li dhur me bisedën që kryeministri Edi Rama pati me disa nga banorët që prot estojnë kundër projektit të ndërtimit në zonën e “5 majit”.
Në një video të publikuar në media, Rama gjatë diskutimit i thotë të nënë Lizës: “Me mua nuk flet dot kështu…dëgjo këtu kur je përballë meje…”
Ndërkohë banorja e cila ka filmuar takimin me Ramën, thotë: “Kryeministri nuk na dëgjoi”. Rama sot u prit me pro testa nga banorët e “5 Majit”, Laprakës dhe Paskuqanit para se ai të futej në Kuvend. Për të diskutuar, kreu i qeverisë mori tre persona, ku ishte e pranishme dhe nënë Liza.
Pas taklimit, Rama tha se personat që kanë dokumente të rregullta hipotekore ose do të marrin kompensim financiar, ose shtëpi në shkëmbim. Ndërsa për të tjerët, që nuk disponojnë dokumentacion, shtëpia do ti prishet dhe ata do të trajtohen me bonus qiraje derisa në marrjen e shtëpisë./Opinion.al