Aktualitet

Zv. ministrja e Arsimit: Provimet e maturës do të realizohen, testi i reduktuar

Qëndra e Shërbimeve Arsimore që harton tekste për maturantët, po përgatit disa variante të mundësisë së kohës së rikthimit të nxënësve në shkollë, e cila nuk dihet ende. Por, janë gati të gjitha variantet, në çdo moment të rikthimit në shkollë, sesi do të jetë testi për maturantët.

Kështu u shpreh zëvëndësministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Nina Guga në nje nga mediet e vendit ndërsa tha se të gjitha maturantët që po mësojnë online janë duke përgatitur për provimet e maturës me programet orientuese mësimore.

“Meraku ynë apo shqetësimi ynë më i madh është që të mbyllim një vit shkollor dhe të mos ua djegim nxënësve këtë vit, sepse po themi përqindja më e madhe e temave është realizuar në muajin mars. Në 9 mars ne u shkëputëm nga mësimi direkt dhe i gjithë mësimi online e deri në përfundim, ne mendojmë që do ta kemi të fituar këtë vit shkollor për nxënësit”, u shpreh ajo.

Sipas zv.ministres, teza e maturës do të jetë një tezë e reduktuar nga përmbajtja dhee volumit mësimor siç e quajti ndryshe edhe Guga, një test i standartizuar.

“Meraku tjetër është matura, provimet e maturës shtetërore. Duke qenë se këta maturantë u ndodhën sivjet në rrethana jo të dëshirueshme nga të gjithë ne, ne mendojmë që edhe provimet e maturës do t’i realizojmë”, u shpreh ajo.

“Nëse do të rikthehemi në bankat e shkollës qoftë për një kohë shumë të shkurtër kohë, ne për maturantët do të përqendrojmë të gjithë punën tonë që ata të përforcojnë katër lëndët që do të jenë në provimet e maturës. Kjo do të thotë që të gjithë maturantët me mësimin online nga shtëpia janë duke përgatitur me programet orientuese për atë pjesë të programit mësimor që nënkupton klasat 10, 11 dhe 12 deri në 9 mars”, tha Guga.

“Qendra e Shërbimeve Arsimore që harton tekste për maturantët, po përgatit disa variante të mundësisë se kur ne do të kthehemi në shkolllë, gjë që akoma nuk e dimë këtë gjë por ne i kemi të gjitha variantet në cdo moment të rikthimit në shkollë, sesi do të jetë testi për maturantët. Do të jetë një tezë e reduktuar nga përmbajtja dhe volumit mësimor, do të jetë një test i cili i standartizuar. Kjo tregon që ne duam t’a bëjmë provimin e maturës shtetërore në kushte shumë të mira, në kushte të standartizuara dhe njëkohësisht nxënësit të marrin vlerësimin e duhur”, -tha Guga./atsh

Zv. ministrja e Arsimit: Provimet e maturës do të realizohen, testi i reduktuar Read More »

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, shqyrtohen 24 nisma ligjore

Kuvendi do të zhvillojë sot seancën e parë plenare pas më shumë se një muaji mungesë për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusit.

Në seancën plenare do të zbatohen të gjitha rregullat e distancimit social që parashikohen pas përhapjes së koronavirusit.

Kuvendi do të shqyrtojë sot projektvendimin “Për disa shtesa në vendimin nr. 166, datë 16.12.2004 “”Rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë”” të ndryshuar””.

Kuvendi do të shqyrtojë Aktin Normativ me fuqinë e ligjit nr. 2, datë 11.03.2020 të Këshillit të Ministrave, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 15/2016 ”Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”.

Kuvendi do të shqyrtojë Aktin Normativ me fuqinë e ligjit nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”.

Kuvendi do të shqyrtojë Aktinn Normativ me fuqinë e ligjit nr. 4, datë 16.03.2020 “Për disa shtesa në Aktin normativ me fuqinë e ligjit nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”.

Kuvendi do të shqyrtojë Aktin Normativ me fuqinë e ligjit nr. 5, datë 17.03.2020 “Për një shtesë në Aktin normativ me fuqinë e ligjit nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”.

Kuvendi do të shqyrtojë Aktin Normativ me fuqinë e ligjit nr. 6, datë 21.03.2020 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 88/2019 “Për buxhetin e vitit 2020”.

Kuvendi do të shqyrtojë Aktin Normativ me fuqinë e ligjit nr. 7, datë 23.03.2020 “Për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi të të dënuarve””.

Kuvendi do të shqyrtojë Aktin Normativ me fuqinë e ligjit nr. 8, datë 24.03.2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në aktin normativ me fuqinë e ligjit nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID19”.

Kuvendi do të shqyrtojë Aktin Normativ me fuqinë e ligjit nr. 9, datë 25.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta në fushë e veprimtarisë gjyqësore, gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID19””.

Kuvendi do të shqyrtojë Aktin Normativ me fuqinë e ligjit nr. 10, datë 26.03.2020 “Për një ndryshim në ligjin nr. 8438, date 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat” të ndryshuar””.

Kuvendi do të shqyrtojë Aktin Normativ me fuqinë e ligjit nr. 11, datë 27.03.2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 9632, date 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar””.

Kuvendi do të shqyrtojë Aktin Normativ me fuqinë e ligjit nr. 12, datë 2.4.2020 “Për një shtesë në aktin normativ nr. 3, date 15.03.2020 të Këshillit të Ministrave “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19” të ndryshuar””.

Kuvendi do të shqyrtojë Aktin Normativ me fuqinë e ligjit nr. 13, datë 02.04.2020 “Për marrjen e masave të veçanta në fushën e veprimtarisë së shërbimit përmbarimor gjyqësor, ndërmjetësimit dhe administrimit të procedurave të falimentimit gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID19”.

Kuvendi do të shqyrtojë Projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar””. (nismë deputetësh).

Kuvendi do të shqyrtojë Projektligjin “Për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”’.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe Dekretin nr. 11.457, datë 26.03.2020 “Për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë””.

Kuvendi do të shqyrtojë Dekretin nr. 11.456, datë 26.03.2020 “Për kthimin e ligjit nr. 18/2020 “Për miratimin e aktit normativ me fuqinë e ligjit nr. 1, datë 31.01.2020 të Këshillit të Ministrave “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike””.

Kuvnedi do të shqyrtojë edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës dhe Komisionit Europian për programin e veprimit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Shqipëri – Kosovë, 2014-2020 alokimet e vitit 2018”’.

Kuvendi do të shqyrtojë Projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Malit të Zi dhe Komisionit Evropian, për programin e veprimit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Mal i Zi – Shqipëri, alokimet e vitit 2018”.

Kuvendi do të shqyrtojë Projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komisionit Evropian, për programin e veprimit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Maqedoni e Veriut – Shqipëri 2014 – 2020, alokimet për vitin 2018””.

Kuvendi do të shqyrtojë Projektvendimin ”Për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së komisionit hetimor “Për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të ushtrimit të kompetencave të tij lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore si dhe për të kontrolluar e ligjshmërinë e veprimeve dhe procedurës të ndjekur nga Presidenti i Republikës në kuadër të emërimit të gjyqtarëve kushtetues”” ngritur me vendimin nr. 84/2019 të Kuvendit””./atsh

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, shqyrtohen 24 nisma ligjore Read More »

Hapen sot prenotimet për riatdhesimin nga Roma/ Qytetari paguan 107 euro për fluturimin dhe ushqimin në karantinë, pjesa tjetër mbulohet nga qeveria

Kryeministri Edi Rama informoi se so “sot hapen prenotimet për fluturimet e riatdhesimit që nisin të shtunën nga Roma”.

Rama tha se “paketa do të jetë 100€ për fluturimin që do të paguhen nga personi dhe 21€ në ditë për akomodimin 14-ditor në hotel, prej të cilave 14€ do të mbulohen nga qeveria për fjetjen e shërbimin me standardet antiCOVID-19, ndërsa vetëm 7€ do të paguhen nga personi për ushqimin”, tha Rama.

“Besoj se kjo paketë është mëse e arsyeshme. E falënderoj Air Albanian dhe operatorët turistikë për mirëkuptimin dhe kontributin e tyre me zemër shqiptare në këtë nisëm aspak të lehtë, për situatën e ndërlikuar që po kalojmë”, tha Rama.

Kryeministri sqaroi se “çmimi i biletës do të variojë sipas destinacioneve, ndërsa pagesa e hotelit karantinë do të jetë fikse për të gjithë natyrisht”. /atsh

Hapen sot prenotimet për riatdhesimin nga Roma/ Qytetari paguan 107 euro për fluturimin dhe ushqimin në karantinë, pjesa tjetër mbulohet nga qeveria Read More »

Parashikimi i motit

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet i kthjellët.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim e lehtë e përgjatë vijës bregdetare hera herës mesatare, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3 deri 4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 3/20 diell
Kukës 0/15 diell
Lezhë 4/19 diell
Dibër -2/14 diell
Durrës 7/21 diell
Tiranë 6/20 diell
Elbasan 3/20 diell
Berat 3/20 diell
Vlorë 6/22 diell
Korçë -2/15 diell
Gjirokastër 2/18 diell
Sarandë 7/22 diell/atsh

Parashikimi i motit Read More »

“Më shumë të shëruar sesa të prekur”/ Manastirliu: Masat e marra po reflektohen në kurbën epidemike, javës tjetër nis testimi i ri serologjik

Puna në terren që po realizohet nga të gjitha strukturat është kapilare dhe praktikisht na ka dhënë të dhëna që mund të themi se kemi situatë nën kontroll sa i përket shpërndarjes së virusit në vend.
Kështu u shpreh ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë një interviste televizive, ku ndër të tjera theksoi se, “nuk mund të themi që shumë shpejt do të përfundojë kjo situatë”.
“Pas shifrave është një punë e madhe për të gjurmuar rastet në terren. Kemi një numër më të lartë të shëruarish sesa numra aktivë të të prekurve. Janë 12 pacientë në terapi intensive, 4 prej tyre në respiratorë. Kurba është e rrafshët dhe ia kemi dalë që me masat e qeverisë të kemi një reflektim edhe në kurbën epidemike. Situata është inkurajuese, kemi vetëm 14,5% të kapaciteteve tona spitalore që janë të zëna. Kemi arritur në një kurbë të qëndrueshme”, – tha ajo.
Sipas ministres, arsyeja pse është hapur fasha orare është racionalizimi i lëvizjes, jo për të relaksuar qytetarët se gjithçka mbaroi dhe mund të dalin, por për të shmangur grumbullimet që kemi ballafaquar javët e shkuara.
Ministrja tha se, masat janë kuptuar nga qytetarët të cilëve nuk u ka ndryshuar asgjë sa i përket masave që kemi marrë, përveç afatit më të gjatë.
“Situata në Shkodër për nga pikëpamja e hetimit, puna ka qenë persistente për të gjurmuar rastet. Rasti ishte atipik, ku pati problematika në zbatimin e masave të qeverisë me pjesëmarrje në funerale që u bënë vatra përhapjeje”, – shpjegoi Manastirliu.
Ministrja konfirmoi se, po vijojnë testimet për të kapur sa më shumë raste.
“Shumica e rasteve janë asimptomatike dhe hetimi po kap këta persona. Në Shkodër janë kryer 368 teste, por 60% e tyre janë asimptomatikë, që do të thotë se ne kemi shkuar deri te brezi i dytë dhe i tretë me hetimin. 76 persona janë raste të reja në qarkun e Shkodrës. Kryeministri po konsultohet me një sërë ekspertësh sa i takon relaksimit të masave sipas kritereve të forta shëndetësore”, – tha Manastirliu.
“Vetëm në 6 javë nëse krahasojmë dy javët e para me të dytat, ne kemi dyfishuar testimin. Nëse në dy javët e para kishim 779 testime, në dy javët e dyta kemi 1421 dhe në dy javët e treta 2300 testime. Ne kemi vijuar të shtojmë numrin e testeve”, – tha ajo.

Gjithashtu, ministrja Manastirliu tha se “jemi duke përgatitur një testim për antitrupat të fokusuar për mjekët, një testim serologjik”.
Ajo tha se ky testim do të fillojë javës tjetër dhe do të kryhet në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

“Ky testim do të shtrihet në grupet e riskuara që janë mjekët, që janë policët dhe personat që e kanë kaluar apo po e kalojnë këtë sëmundje. Është një test që do të kryhet në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Testet janë blerë, struktura është ngritur. Instituti i Shëndetit Publik dhe QSUT po punojnë për të elaboruar këtë testim. Çdo gjë është gati për të filluar javës tjetër” tha Manastirliu /atsh

“Më shumë të shëruar sesa të prekur”/ Manastirliu: Masat e marra po reflektohen në kurbën epidemike, javës tjetër nis testimi i ri serologjik Read More »

Brataj: 75% e të prekurve me COVID-19 nuk shfaqin simptoma të rënda

Skënder Brataj, Drejtori i Urgjencës Kombëtare, gjatë një interviste televizive foli për përmirësimin e tij shëndetësor, nga COVID-19.

Ai tha se, tani ndihem mirë por nuk jam në formë 100 %.

“Për fat të mirë kaloj ajo faza e keqe e virusit dhe këtë e konfirmojnë edhe dy përgjigjet negative”, – tha ai, ndërsa theksoi se 75% e të prekurve me COVID-19 nuk shfaqin simptoma të rënda.

“Kam marrë shumë mesazhe nga qytetarët që kanë simptoma të ndryshme, si ndryshim në shije, apo dikush ka temperaturë vetëm dy ditë dhe pjesa më e madhe e këtyre simptomave dihet që shkaktohet nga COVID-19, por që nuk shfaqin probleme të rënda dhe nuk zgjasin në kohë dhe njerëzit nuk kërkojnë ndihmë më tej”, – tha ai.

Numri i të infektuarve të shëruar është më i madh se realiteti, u shpreh Brataj.

Duke u ndalur në disa shifra Brataj tha se, “nga data 1 prill deri më sot janë rreth 78 mijë thirrje të kryera për COVID-19 në numrin e telefonit të urgjencës 127”.

Ndërsa përdorimi i tamponëve nga data 1 prill deri më sot, shënon 668 raste, me pikun më të lartë të përdorimit në datën 9 prill, 75 tamponë. Dje ka qenë 43 numri i personave që kanë marrë tamponë.

“Unë shoh një rritje të numrit të thirrjeve tek 127 në fund të muajt mars dhe rreth vizitave që kemi bërë në datën 10 mars, kemi transportuar 397 të sëmurë me COVID-19 me një pikë (numri më të lartë) në 26 mars”, – tha Brataj.

Për sa i përket Shkodrës tha ai nga data 1 deri sot janë bërë 1 783 thirrje në numrin e telefonit 127 dhe kemi kryer 104 vizita në banesë nga të cilat 14 raste janë shtruar në spital. /atsh

Brataj: 75% e të prekurve me COVID-19 nuk shfaqin simptoma të rënda Read More »

Vlorë, vijojnë punimet në qendrën historike, Leli: Pas 30 vitesh kjo zonë po rilind

Në qendrën historike të Vlorës, një diamant deri dje i mbuluar nga pluhuri i harresës dhe që tashmë ditë pas dite po rifiton shkëlqimin, po vijojnë punimet për rehabilitimin përfundimtar të saj.

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, inspektoi sot punimet që po kryhen në këtë qendër historike, një projekt i realizuar me mbështetjen e qeverisë.

“Pas rikonstruksionit të godinave më të rëndësishme të kësaj zone, ku investitor ka qenë Fondi Amerikan, me një punë të lavdërueshme për të gjithë, sot jemi duke parë punimet që po realizohen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ku pjesët e mobilimit urban kanë qenë pjesa më e rëndësishme ku janë të vendosura stolat, punimet me pllaka, si dhe me mbjelljen e disa pemëve që janë dekorative, për të bërë më shumë hije në ditët e nxehta të verës”, – tha Leli.

Kryebashkiaku Leli u shpreh se “prej 30 vitesh në këtë shesh nuk kalohej dot dhe sot kemi një shesh gjigant përballë Muzeut Historik të Vlorës, si dhe përballë atij që ne duam të ndërtojmë nesër Muzeun Kombëtar të Hebraizmit dhe Muzeut Etnografik, të cilët do të krijojnë ansamblin muzeal të vizitës së turistëve në ditët që vijnë”.

“Të flasësh për turizmin sot në këto ditë është një gjë që të sfidosh kohën, por ne jemi për ta sfiduar atë që po na ndodh, se një ditë do vendoset ‘normaliteti’ duke respektuar distancat dhe duke pritur që shkenca mjekësore të ketë alternativa pozitive për përballjen e kësaj pandemie që ka gjunjëzuar gjithë njerëzimin, ngelemi me shpresë që gjëra më të mira do të vijnë”, – shtoi Leli.

Po ashtu, Leli tha se “kjo vizitë në kantier është një mesazh për të gjithë ata që janë duke investuar në territorin e bashkisë si dhe për ata që janë duke menduar për të investuar”.

“Turizmi është pjesë e rëndësishme e ekonomisë së qytetit dhe të gjithë kemi në dorë të ngremë dhe ringremë ekonominë turistike jo vetëm në Vlorë, por edhe në të gjithë Shqipërinë”, – theksoi Leli.

Në zonën qendrore të Vlorës ka një sërë objektesh të trashëgimisë kulturore, që e shndërrojnë këtë qytet jo vetëm në perlë të bukurisë turistike, por edhe të historisë dhe kulturës.

Secili prej tyre paraqet fakte dhe histori interesante që mund të marrin interesin e vizitorëve të shumtë vendas e të huaj. Stili i përdorur në shumë godina krijon njëfarë uniformiteti në zonë, por që e dallon lehtësisht nga zonat e tjera të qytetit nga pikëpamja arkitektonike.

Brenda kufijve të zonës së projektit ndodhen disa monumente kulture të kategorisë së parë, si edhe rruga më e rëndësishme e qytetit për nga vlerat arkitektonike, historike që mbart: rruga “Justin Godard”./atsh

Vlorë, vijojnë punimet në qendrën historike, Leli: Pas 30 vitesh kjo zonë po rilind Read More »

Klosi: Do kemi sezon veror jo të dëmtuar në maksimum, gati plani për distancimin në plazh

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, deklaroi sot se “duke parë mënyrën shumë të mirëmenaxhuar të pandemisë së koronavirusit, besoj do të kemi një sezon relativisht jo të dëmtuar në maksimum, një sezon që mund të shpëtojë për realitetin shqiptar”.

Në një intervistë televizive, Klosi tha se “nëse do të vendosim rregulla të qarta të distancimit dhe higjienës, besoj do të kemi një sezon që do t’i shpëtojë katastrofës në vendin tonë. Kemi turistë nga Kosova, Mali i Zi, turistë që nuk janë të varur nga kompanitë e fluturimit”.

“Avantazhet e turizmit në Shqipëri janë fakti që biznesi hotelier është familjar dhe nuk ka nevojë për vendimmarrje në borde, ndërkohë që me anulimin e fluturimeve dhe mosditjen se kur do të rinisin, vendi ynë ka një numër të madh turistësh që vijnë nga toka. Në gjithë historinë e koronës dhe krizës në Shqipëri dhe botë, pyetja më e vështirë është se kur do të përfundojë. Vendimi se kur do të hapet situata nuk dihet. Nuk dihet nëse sezoni do të jetë i përfshirë në aktivitet”, nënvizoi Klosi.

Ministri Kosi u shpreh se “me grupet e ekspertëve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, është duke u përgatitur një material të plotë për mënyrën e re të sezonit turistik ku të respektohen rregullat e higjienës dhe të distancimit social”.

Sa i përket fluturimeve, Klosi tha se “nëse situata fillon të marrë për mirë, dhe të kufizohet aq sa mundemi në raportin e higjienës besoj se do të fillojnë fluturimet, nga qershori me fluturimet e para shumë më tepër të kontrolluara për të hapur mundësi për udhëtime çarter”, tha ministri.

I pyetur nëse në qershor ka mundësi për të hapur fluturimet nëse kemi këta tregues, ministri Klosi tha se “rregullat e reja më shumë se sa pasaporta identifikuese, do të ketë ajo e historikut shëndetësor. Megjithatë, situata duket jo premtuese për rinisjen e fluturimeve nëse deri atëherë nuk do të gjendet vaksina”.

“Po diskutohet të hapen fluturime të kontrolluara ku më tepër se pasaporta me emër me mbiemër, do të ketë rëndësi pasaporta shëndetësore. Pa dalë vaksina do ta kemi të vështirë të kthehemi në normalitet”, theksoi ministri Klosi.

Lidhur me masat specifike për distancat mes çadrave në plazhe, Klosi tha se “ne kemi përgatitur një material të plotë së bashku me Ministrinë e Shëndetësinë që edhe ai është në diskutim nga grupet e ekspertëve. Italia i ka nxjerrë materialet e para, se e ka më specifike sipas rajoneve dhe ka nxjerrë masat e reja për plazhet, me distanca nëpërmjet çadrave, ka propozime në turizëm elitar ku të ketë ndarje me pleksiglas ndërmjet çadrave”.

“Ne e kemi bërë një material, do të jetë pjesë e diskutimet deri në momentin që do të mendojmë se do të fillojë hapja, një ide se si mund të jetë sezoni i plazhit po përpunohet nga grupi i ekspertëve. Sa i përket hotelerive dhe lokaleve, do të jenë të fundit që do të hapen”, tha Klosi. //atsh

Klosi: Do kemi sezon veror jo të dëmtuar në maksimum, gati plani për distancimin në plazh Read More »