Aktualitet

“Hapje në ditët e ardhshme”/ Në skenar tri kategori biznesesh me risk të ulët, të mesëm dhe të lartë

Kryeministri Edi Rama deklaroi të enjten se jo më larg se sot ne kemi patur një diskutim për skenarin e hapjes së vendit. Në skenarin e hapjes janë tre kategori, kategori me risk të ulët, të mesëm e të lartë”.

Në një intervistë televizive, Kryeministri Rama theksoi se “ai është një skenar shumë i lidhur me atë që bëmë sot në parlament , pra me futjen në Kodin Penal të dy paragrafëve të rëndësishëm për epideminë, se ishim i vetmi vend në Europë pa asgjë në Kodin Penal për epideminë, i vetmi dhe faktikisht besoj duke pritur zbardhjen dhe hyrjen në fuqi të Kodit, që besoj se do vijë shpejt edhe firma e Presidentit, si rezultat i bashkëpunimit që kemi patur mes parlamentit dhe zyrës juridike të Presidentit për të pasur një qëndrim të harmonizuar dhe për të bërë një produkt sa më gjithëpërfshirës. Dhe në varësi të asaj sepse në momentin që do fillojmë të hapemi kush shkel është më i rrezikshëm sesa sot”.

“Në skenarin e hapjes janë tri kategori: kategori me risk të ulët, të mesëm e të lartë. Te kategoria me risk të ulët janë: shitje me pakicë në dyqane jo të specializuara, tregti me pakicë e veshjeve në dyqane të specializuara, aktiviteti i taksive me një person të vetëm, tregtia me pakicë e tekstileve në dyqane të specializuara, tregtia me pakicë e këpucëve dhe artikujve prek lëkure, tregtia me pakicë e mobilieve, pajisjeve të ndriçimit, me artikuj shtëpiak, luleve, bimëve, farave, plehëruesve, kafshëve të shtëpisë, orët, bizhuteritë, tregtia me pakicë e pajisjeve audio, qilimat, lodrat, lojërat për fëmijë në dyqane të specializuara, regjistruesit muzikorë etj. Janë gjitha me kode dhe kjo është fasha e parë që ne duam të hapim në ditët në vijim.

Është shumë e rëndësishme që të hyjë në fuqi Kodi i ri Penal, dhe të jetë shumë e qartë se nuk bëhen numra me jetën e njerëzve. Kodi i ri Penal është i rëndësishëm jo thjesht për shkelësit që marrin gjobë ose heqje lire 6 muaj që janë shkelës të “rëndomtë”, por Kodi i ri Penal është shumë i rëndësishëm për biznesin, sepse hapja duhet të shoqërohet me kushte të reja strikte. Java e ardhshme do të jetë përgatitore. ne do deklarojmë hapjen do tu themi të gjithë këtyre bizneseve se çfarë pritet prej tyre që të mos ketë ankesa. Do ti kenë shumë qarta protokollet e tyre te sigurisë dhe mbi bazë të këtyre protokolleve do te garantojnë veten, punonjësit e tyre dhe klientët. Do të thotë që ai 400 mijë lekëshi faktikisht është një frymëmarrje në ekonominë familjare”.

Kreu i qeverisë u shpreh se “tek bizneset që klasifikohen me risk të mesëm janë transporti rrugor i pasagjerëve me transport urban, tregtia me pakicë e mallrave të përdorura, artikuj të tjerë në tregje, autoshkolla të drejtimit të mjeteve, shërbime arsimore mbështetëse, tregtia në pakicë në stenda e në tregje, vazhdon kështu një listë të gjatë”, tha Rama.

“E vetmja pikë ku ka debat janë estetiket. Tek estetistet është i ndarë grupi i punës, nëse janë rrezik i madh ose i mesëm. Iu kërkoj ndjesë të gjitha atyre grave që janë në ankthin e mosndërhyrjes në pamjen e jashtme prej 40 e ca ditësh, por ky është një debat unë anoj nga rreziku i mesëm, por kjo nuk është ende e zgjidhur. Tek rreziku i lartë hyjnë restorantet pa delivery, (restorantet me delivery do të hapen që në fashën e parë), aktivitetet e argëtimit, çlodhëse, arsimi në të gjithë pjesët e veta, aktivitetet sportive, transporti ndërurban”, – tha Rama./atsh

“Hapje në ditët e ardhshme”/ Në skenar tri kategori biznesesh me risk të ulët, të mesëm dhe të lartë Read More »

“Shqipëria, vendi më i sigurt për të bërë turizëm këtë verë”/Rama: Na shohin si shembull

Kryeministri Rama tha sot se agjenci turistike mendojnë se Shqipëria është vendi ku mund të bëhet turizëm këtë verë, pasi nuk ka probleme me COVID-19, por ne do ecim me kujdes.

Në lidhje me periudhën e turizmit dhe lehtësimit të masave për turizëm, Rama tha sonte se “kemi pas disa interesime nga Itali, Çekia, Japonia për turizëm, dhe agjenci të rëndësishme turistike mendojnë se Shqipëria është vendi më i sigurt për të bërë turizëm këtë verë se praktikisht nuk ka probleme me COVID. Marrja e këtij vendimi është një barrë shumë e madhe, nuk di çfarë të them tani se do shikojmë dhe të tjerët”.

“Pra, do ecim me kujdes duke parë dhe të tjerët, por ne nuk jemi Reali, Barcelona, por ne do bëjmë atë që mundemi me forcat që deri tani nuk na kanë lënë në baltë dhe na shohin si shembull dhe po thonë, si po ia dalin kaq kollaj”, tha ai. /atsh

“Shqipëria, vendi më i sigurt për të bërë turizëm këtë verë”/Rama: Na shohin si shembull Read More »

Pipero: Lajm shumë i mirë, të hënën nis analiza serologjike me personelin shëndetësor

Mjeku i njohur infeksionist Pëllumb Pipero, deklaroi sot se të hënën fillon kryerja e analizës serologjike, e cila tregon nivelin e antitrupave COVID në gjakun e personave.

Në një intervistë televizive, Pipero tha se “sapo më erdhi një njoftim që të hënën fillon analiza serologjike me personelin e QSUT dhe besoj edhe me personelin e COVID 2, për të parë ekspozimin dhe nivelin e mbrojtjes dhe për të ditur më shumë rreth situatës qarkulluese të virusit. Është një lajm shumë i mirë që duhet përshëndetur”.

Sipas tij, ky është një vendim i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

“Besoj se në një javë analiza mund të merren të dhëna të rëndësishme për të marrë vendime se si do të vazhdojë më pas”, u shpreh Pipero./atsh

Pipero: Lajm shumë i mirë, të hënën nis analiza serologjike me personelin shëndetësor Read More »

Parashikimi i motit, e premte 17 prill 2020

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot moti parashikohet kryesisht i kthjellët, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare hera-herës fiton intensitet deri në 10 m/s. Deti parashikohet i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 7/22 diell
Kukës 4/19 diell
Lezhë 9/22 diell
Dibër 2/17 diell
Durrës 8/20 diell
Tiranë 8/23 diell
Elbasan 9/24 diell
Berat 5/24 diell
Vlorë 9/22 diell
Korçë 1/17 diell re
Gjirokastër 4/23 diell re
Sarandë 10/23 diell/atsh

Parashikimi i motit, e premte 17 prill 2020 Read More »

Fjalë të çmuara/ Vetëm bashkëpunimi, solidariteti dhe një përpjekje e përbashkët mund ta zgjidhin problemin

“Sot vetëm bashkëpunimi, solidariteti dhe një përpjekje e përbashkët mund ta zgjidhin problemin dhe të hedhin një hap përpara për shoqërinë tonë”, citoi sot Kryeministri Edi Rama, duke zgjedhur të tjera fjalë të çmuara për të përcjellë mesazhin e tij.

Ishin këto fjalë të historianit izraelit, Yuval Noah Harari, që Kryeministri Rama përcolli mëngjesin e sotëm përmes rubrikës “Fjalë të çmuara”.

Ndërkohë që në Shqipëri vijojnë të zbatohen masat kundër përhapjes së COVID-19, duke kufizuar më tej lëvizjen e qytetarëve, autoritetet shtetërore vazhdojnë t’i bëjnë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të zbatojnë të gjitha rregullat e distancimit social. /atsh

Fjalë të çmuara/ Vetëm bashkëpunimi, solidariteti dhe një përpjekje e përbashkët mund ta zgjidhin problemin Read More »

Mjeku Kalo mesazh për Pashkët: Jetojmë kohë të vështira, por zemra e bardhë dhe besimi nuk do duhet të na shuhen kurrë

Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo e nisi sot ditën me një mesazh për të gjithë shqiptarët duke uruar Pashkët Ortodokse.

“Jetojmë vërtet kohë të vështira, por zemra jonë e bardhë, besimi në veten tone dhe në Zot, besimi dhe përpjekjet në ardhmërinë e Nënë Lokes Shqipëri kurrë nuk duhet të na shuhen”, – thekson doktor Kalo.

Mjeku Kalo shprehet “Pashkë të lumnueme të gjithë ju bashkëkombas, të besimit orthodoks e jo vetëm, sepse kurdoherë ne shqiptarët “Pashkë e Bajramë i festojmë bashkë””.

“Së bashku ne ja kemi dalë kurdoherë të kalojmë çdo vështirësi, me të cilat historia na ka përballur…JU DUAM shumë ndaj dhe ne mantelbardhët, po jetojmë e po punojmë me plot përkushtim që ju t’i jetoni e gëzoni jetët tuaja….Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që ata frymojnë!Gëzuar!”, – thotë Kalo./atsh

Mjeku Kalo mesazh për Pashkët: Jetojmë kohë të vështira, por zemra e bardhë dhe besimi nuk do duhet të na shuhen kurrë Read More »

“Si zogj me cicërima” nga fëmijët e “Zyber Hallullit”/ Rama: Për të na dhënë zemër ne të mëdhenjve

“Duhet shumë pak përpjekje për të dhënë dashuri dhe shumë zemër”, tha sot kryeministri Edi Rama, ndërsa ndau një tjetër video inkurajuese në situatën me të cilën përballet vendi.

Kryeministri ndau një klip të realizuar nga fëmijët e Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli”, që sipas tij “na jep zemër ne të mëdhenjve”.

“Duhet shumë pak përpjekje për të dhënë dashuri dhe shumë zemër. Tamam si në këtë këngë! Një klip nga “Zyber Hallulli” për të na dhënë zemër ne të mëdhenjve”, tha Rama, duke ndarë këngën e kënduar nga artisti i mirënjohur Luan Zhegu dhe këngëtarja Mariza Ikonomi.//atsh

“Si zogj me cicërima” nga fëmijët e “Zyber Hallullit”/ Rama: Për të na dhënë zemër ne të mëdhenjve Read More »

“Vdekjet për 1 milionë banorë”/ Rama: Ja sa vendimtare ka qenë shpejtësia, rreptësia dhe respektimi i masave në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama tha sot se “vdekjet për 1 milionë banorë tregojnë qartë se sa vendimtare kanë qenë shpejtësia, rreptësia dhe respektimi masivisht i masave në Shqipëri”.

“Të gjithë ekspertët kudo në botë, bëjnë thirrje për të mos e ulur vigjilencën dhe asnjë qeveri në botë, nuk ka një plan hapjeje pa shkallë, në varësi të kurbës”, tha Rama.

Ai theksoi se “ne do të vazhdojmë të zbatojmë planin tonë dhe ta adaptojmë atë sipas dinamikës së zhvillimeve në frontin e luftës për mbrojtjen e jetës”.

“Ekonomia bie e ngrihet prapë, të vdekurit nuk ngjallen më, prandaj të gjithë duhet ta kenë të qartë që ne nuk do të tërhiqemi nën asnjë presion të padijes, mendjelehtësisë e vulgaritetit, të atyre që nuk duan të kuptojnë thelbin e kësaj situate dhe flasin për diktaturë e për lloj-lloj fantazish jashtë këtij realiteti”, tha Rama./atsh

“Vdekjet për 1 milionë banorë”/ Rama: Ja sa vendimtare ka qenë shpejtësia, rreptësia dhe respektimi i masave në Shqipëri Read More »