Aktualitet

Lajm i fundit/ Studentët bll okojnë nënkalimin tek Casa Italia, ulen këmbëkryq në mes të rrugës

Studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës kanë bllokuar për disa minuta nënkalimin te “Casa Italia”, duke lënë në radhë edhe një makinë të forcave Shqiponja.
Marshimi i tyre nisi nga ambientet e Universitetit vijon prej më shumë se 30 minutash dhe janë nisur drejt Bashkisë së Tiranës.

Bllo kimi i nënkalimit zgjati 5 minuta, ndërsa pati raste që u mbështetën nga shoferët që i përshëndesnin përmes borive.

Pr otesta e tyre bëhet për rritjen e çmimeve duke ia bërë jetesën tepër të vështirë.

Lajm i fundit/ Studentët bll okojnë nënkalimin tek Casa Italia, ulen këmbëkryq në mes të rrugës Read More »

Studentët konfrontohen me policët: ‘Të del rroga ty more’

Kanë nisur pr otestat që në orët e para të mëngjesit në disa qytete të vendit.
Fillimisht në Lushnje, pastaj në Korçë e më pas në Kamëz në Universitetin Bujqësor në Kamëz. Atyre u janë bashkuar qytetarë.

Qytetari: Po marshoj për të drejtat e mia. largohu nga unë, cfarë po bëni? Pse po më prekni me dorë, për 400 mijë lekë të qe lbura.

Jam kr iminel? Pse më rrethoni? Shkoni rrethoni ata, ne po marshojmë.

Studenti: A ju del rroga me honger buk? Më thoni. Ne jemi të vje dhur.

Studentët konfrontohen me policët: ‘Të del rroga ty more’ Read More »

Sa do të zgjasë kr iza? Kryeministri Rama: Po zgjati mbi 3 muaj…

Në takimin me furnizuesit e karburantit, ku njoftoi masat për mos rritjen e çmimit, kreu i qeverisë Edi Rama kërkoi mirëkuptimin e tyre për masat e ndërmarra, pasi sic u shpreh e gjithë bota ndodhet në gjendje lufte.
Rama: O sot o kurrë! Nuk rre zikon të mbeteni pa bukë, por dikush nga ju ka sot detyrimin që për një, dy ose 3 muaj, se po zgjati është histori tjetër, duhet të ndajë mendjen që do rezistoni dhe nuk do fitoni.

Besoj që kjo është mundësi e artë që të shpë laheni komplet nga cdo mëkat i jetës dhe të riktheheni kur me ndihmën e Zotit gjërat të normalizohen.

Sa do të zgjasë kr iza? Kryeministri Rama: Po zgjati mbi 3 muaj… Read More »

Rama: ‘Nëse pika e karburantit ka një çmim që nuk është miratuar nga bordi, mbyllet’

Një bord i posaçëm për karburantet do të funksionojë në Shqipëri.

Në takimin me furnizuesit e naftës, kryeministri Edi Rama, ka zbuluar zyrtarët që do të jenë pjesë e bordit që do të vendosë për çmimet e naftës dhe karburanteve të tjera në vendin tonë.

Rama tha se pjesë e bordit do të jenë ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, ministrja Belinda Balluku, dy drejtorët e Tatimeve dhe Doganave, si dhe kreu i Autoritetit të Konkurencës, Denar Biba.

Nga ana tjetër do të jenë 5 përfaqësues nga vetë biznesi, të cilët sipas Ramës duhet të jenë pjesë e sakrificës për përballimin e l uftës.

Rama tha se nëse një pikë karburanti do të ketë një çmim më të lartë se ai i miratuar nga Bordi, që do të funksionojë përmes një akti normativ, atëherë biznesi do të mbyllet nga shteti.

“Përmes një bordi kombëtar, ju dhe qeveria çdo ditë, ministrja e financave, e Infrastrukturës dhe enerfjisë, drejtori i tatimeve dhe doganave, dhe kreu i autoritetit të konkurencës, dhe 5 nga ju, do të jeni në një tavolinë.

Nëse dikush vendos një çmim që nuk është miratuar nga bordi, atëherë do të humbasë pikën e kaburantit. Unë besoj se liria ekonomike është themelore, dhe nuk i besoj shtetit që hyn për të rregulluar çmimet. Ajo që na kërcënon më shumë, nuk është çmimi, por mungesa e furnizimit.

Ne do të bëjmë transparencë të përditshme në lidhje me çmimin, që njerëzit ta kuptojnë që çdo qindarkë është aty”, tha Rama.

Rama: ‘Nëse pika e karburantit ka një çmim që nuk është miratuar nga bordi, mbyllet’ Read More »

Dashamir Shehi: ‘Rama mori në telefon ata të naftës dhe u tha,’ç’bëni more legena’

Dje u konstatua një ulje e lehtë, por e përkohshme e çmimit të naftës. Dashamir Shehi ka rrëfyer se pas rënie të lehtë të çmimit të karburantit fshihet kryeministri Edi Rama. I ftuar mbrëmjen e së mërkurës në emisionin ‘Opinion’ ai tregoi e gjitha ndodhi si pasojë e një telefonate të Kryeministrit. Ai u shpreh i sigurtë duke treguar se çfarë mund t’iu kishte thënë Rama si dhe tha se i vjen mirë që kanë reaguar shqiptarët, duke iu referuar protestave.

“Kjo që po të them unë të jesh i sigurt që nuk është ulur fare prej asaj të bursës, por është ulur se jam i sigurt që Kryeministri jonë i nderuar ka marrë nja dy nga ata në telefon dhe i ka thënë çfarë bëni more legena, ku e çuat, e nxorët popullin atje. Prandaj është e rëndësishme ajo që tha zotëria, që ne duhet të dalim dhe duhet të dalim për t’i treguar që ore ky popull reagon. Më bëhet qejfi që kanë reaguar shqiptarët”, – tha ndër të tjera Shehi.

Dashamir Shehi: ‘Rama mori në telefon ata të naftës dhe u tha,’ç’bëni more legena’ Read More »

Kryeministri Edi Rama: Qeveria do administrojë furnizimin e naftës!

Kryeministri Rama flet për masat që po merr qeveria për mbajtjen nën kontroll dhe uljen e çmimeve.
Rama u shpreh se brenda 24 orëve do të ketë akt normativ dhe se qeveria do të administrojë furnizimin me naftë. Rama: Duhet të shohim si të kompensojmë fermerët. Kemi vendosur naftë pa taksa, të ardhurat plus ne do i kthejmë përsëri tek ata që janë më në nevojë sot dhe përdorin transportin publik.
Nuk jemi të gjithë njësoj. Për të mos u zgjatur këtu se planin e masave siç e kemi thënë do e kemi gati në fund të javës. Sot jemi këtu për çfarë do të bëjmë me naftën. Ju duhet të jeni të vetëdijshëm se i përkisni asaj pjesë që duhet të bëjë sakrificë. Është shumë e thjeshtë. Duhet të ndihmoni. Kjo nuk është koha për të fituar por për të rezistuar. Nuk mund të ndodhi që ju të fitoni, asnjë gjë më shumë sesa të mbështesni popullin shqiptar, do të kalojmë brenda 24 orësh një akt normativ dhe qeveria do të hyjë në administrimin e furnizmit.

Kryeministri Edi Rama: Qeveria do administrojë furnizimin e naftës! Read More »

Grida Duma: Ja çfarë e ka shkatërruar PD-në

Deputetja Grida Duma u shpreh mbrëmjen e djeshme se nuk e di nëse do të kandidojë për t’u bërë kryetare e Partisë Dmeokratike, në rast se zhvillohen zgjedhje të reja brenda partisë.
Sipas saj, në PD ka pushtet për ta ndarë mes shumë njerëzve, teksa shtoi se tendenca për ta ndarë pushtetin mes 4-5 njerëzve e ka shka tërruar partinë.

“Nuk e di sot, nuk mund ta di sot. Nuk mendoj se është e thjesht të marrësh sot PD-në dhe të ringresh. Unë besoj se në atë parti ka për të ndarë shumë. Tendenca për ta ndarë në 4-5 veta e ka shka tërruar. Ka aty pushtet për shumë. Ne duhet ta ngremë frymën të tipit që kushdo që të fitojë, do të na ketë mbrapa për ta ringritur atë parti”, tha Duma në “Opinion”.

Grida Duma: Ja çfarë e ka shkatërruar PD-në Read More »

Sali Berisha i dërgon mesazh kryedemokratit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur li dhur me situatën brenda PD dhe në raport me kryedemokratin Lulzim Basha.
Në emisionin “Opinion”, Berisha tha se ka kontakte me demokratët, por jo me Bashën për të cilin tha se ka kaluar çdo vijë të kuqe.

Ish-kryeministri tha se Basha e ka rrugën e hapur që të garojë përsëri për kryetar partie në garën që sipas tij, do të hapet pas Kuvendin Kombëtar më 30 prill.

Pjesë nga intervista

A do të ndërmerrnit një nismë të takonit Bashën për të gjetur një zgjidhje?
Në po vendosim kontakte dhe jam i hapur…

Përfshirë dhe Z.Basha?

Jo, nuk kam ndonjë kontakt me Bashën. Basha ka tejkaluar çdo vije të kuqe dhe limit në qëndrimin ndaj PD dhe vetes së tij. Në rast se Basha e ndien se mund të marrë pjesë në garë që do hapet për të gjitha forumet e ardhme ai nuk është i përjashtuar, ne nuk përjashtojmë. ai ka përjashtuar, ne jo. Ai e ka rrugën e hapur. Ai bën zgjedhjen e tij, ne jemi të hapur.

Sali Berisha i dërgon mesazh kryedemokratit Read More »