Aktualitet

Peizazhe magjepsëse nga Syri i Kaltër, monument i natyrës dhe destinacion turistik

Kryeministri Edi Rama përcolli këtë mëngjes pamje nga bukuritë magjepsëse të Syrit të Kaltër.

“Mirëmëngjes dhe me këtë peizazh nga Syri i Kaltër, ju uroj të dielë të paqtë”, u shpreh kryeministri Rama.

Syri i Kaltër është një burim uji, dukuri natyrore dhe vend turistik i shpallur monument i natyrës, që ndodhet në fshatin Muzinë të Rrethit e Delvinës, pranë rrugës nacionale Delvinë – Gjirokastër, në jug të Shqipërisë.

Syri i Kaltër është një burim me origjinë karstike me ujëra të freskëta dhe të ëmbla i rrethuar me bimësi të dendur dhe me gjelbërim të përhershëm.

Syri i Kaltër ka një thellësi më shumë se pesëdhjetë metra. Disa zhytës kanë zbritur deri në pesëdhjetë metra, por është ende e paqartë se cila është thellësia e saktë e gropës karstike.

Nga thellësia e burimit dhe veçantia e vrimës karstike uji merr ngjyrën e kaltër nën rrezet e diellit.

Syri i Kaltër njihet edhe si ‘Burim i Bistricës’ pasi është burimi fillestar i ujit të lumit të Bistricës, i gjatë 25 km, i cili përfundon në Detin Jon në jug të Sarandës./atsh

Peizazhe magjepsëse nga Syri i Kaltër, monument i natyrës dhe destinacion turistik Read More »

Pas AFP dhe ANSA, edhe EURONEWS përzgjedh plazhin e Durrësit në fotot e javës

Pasi agjencitë prestigjioze të lajmeve, ajo franceze AFP dhe ajo italiane, ANSA publikuan një video me pamje nga bregdeti shqiptar, ku qytetarët dhe turistët kanë filluar plazhin, pas daljes nga izolimi për shkak të pandemisë COVID-19, edhe gjiganti europian i informacionit, EURONEWS, përzgjodhi plazhin e Durrësit për rubrikën e tij ”Kjo javë në foto”.

Kjo foto mbresëlënëse nga bregdeti i Durrësit fton turistët të frekuentojnë plazhet shqiptare. Numri i turistëve të huaj në Shqipëri ka pasur vitet e fundit një rritje të konsiderueshme.

Për shkak të vijës së gjatë bregdetare Shqipëria ofron plazhe të mrekullueshme nga veriu në jug si Velipoja, Shëngjini, Durrësi, Vlora, Himara dhe Saranda./atsh

Pas AFP dhe ANSA, edhe EURONEWS përzgjedh plazhin e Durrësit në fotot e javës Read More »

Gati të vëmë në lëvizje planin kombëtar “Shqipëria 2030”, për rimëkëmbjen dhe zhvillimin e ri ekonomik e social

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, e vijoi edhe sot turin e komunikimeve të drejtpërdrejta me biznesin për të qenë pranë tyre me mbështetjen financiare të Qeverisë për punonjësit, me zbatimin e Garancive Bankare dhe për të dëgjuar nevojat për të ardhmen.

Kryeministri Edi Rama publikoi pamje nga vizitat e ministres Denaj me biznesin, ndërsa bëri të ditur se jemi gati të vëmë në lëvizje planin kombëtar “Shqipëria 2030”, për rimëkëmbjen dhe zhvillimin e ri ekonomik e social të Shqipërisë.

Ministrja Denaj i njohu përfaqësuesit e biznesit me mundësitë për të përfituar nga garancitë sovrane të akorduara nga qeveria në ndihmë të biznesit për pagat, por edhe për investimet, si dhe me urdhërin e firmosur nga Kryeministri dhe Banka e Shqipërisë për shtyrjen edhe me tre muaj të tjerë të pagesës së kësteve të kredive

Një nga përfaqësuesit e biznesit i komunikoi ministres Denaj se Banka i kishte kërkuar të niste pagesën e këstit të kredisë për muajin qershor.

Denaj e informoi atë se Kryeministri dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë kanë firmosur për ndërprerjen edhe për një tremujor tjetër pagesën e kësteve të kredive.

“Përpiquni të negocioni me bankat për tre muaj të tjerë. Përfitoni, sepse kjo marrëveshje është realizuar dhe këmbëngulni. Sigurisht ai është detyrim dhe si i tillë duhet paguar. Por ngrirja e kësteve të kredive, pagesa e pagave dhe garancia sovrane për paga dhe investime ju ndihmojnë“, u shpreh ministrja Denaj.

Sipas Denaj, e gjithë përpjekja për tu ringritur do të kërkojë pak kohë, e durim. Sikurse e kapërcyem mbylljen, vijoi ministrja, duhet të jemi të kujdesshëm edhe gjatë kësaj periudhe kohe për të ruajtur veten me maska e doreza, sepse asnjë nga ne nuk do të dëshironte të mbyllej.

“Paralelisht duke respektuar masat të kthejmë mbrapa edhe klientelën”, tha ajo.

Ministrja u ndal edhe në një tjetër biznes i cili kishte përfituar bonusin prej 40 mijë lekësh për punonjësit e tij.

“Kemi vënë re nga disa vizita që jo të gjitha bizneset e dinë që qeveria shqiptare ka mundësuar një garanci për kredi që bankat e nivelit të dytë mund të ju a japin me risk më të ulët sepse kanë garancinë“, tha Denaj.

Nëse ju e shikoni se vështirësia operacionale nuk përballohet em nivelin e xhiros, tha Denaj, shkoni në bankë adresoni nevojën për garancinë e dytë e cila është një garanci e mundësuar që prej muajit maj

“Është një garanci ku bankat vënë 40 % të riskut dhe qeveria vendos 60% të riskut. Për 6 muaj biznesi nuk paguan interes dhe kjo mundëson që për këtë periudhë ti nuk ke presionin e shlyerjes. Do të thosha që janë mundësi që duhet ti shfrytëzojmë“, deklaroi ministrja./atsh

Gati të vëmë në lëvizje planin kombëtar “Shqipëria 2030”, për rimëkëmbjen dhe zhvillimin e ri ekonomik e social Read More »

“Teatri vazhdon. Të qash se s’qesh dot”/ Rama publikon faktet për punonjësit e një biznesi që kanë marrë tri pagat e luftës

Kryeministri Edi Rama publikoi sot pagesat e kryera ndaj një biznesi në Durrës, i cili në takimet me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaron se nuk kanë përfituar asgjë.

“Teatri vazhdon. Të qash se s’qesh dot”, thuhet në mesazhin që shoqëron pamjet.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha më 14 maj vizitoi biznesin “NICOLE.K” në Durrës duke deklaruar se “qytetarët nuk kanë marrë asnjë ndihmë ekonomike”.

Ndërkohë më 14 maj, biznesi “NICOLE.K” rezulton përfitues i 2 pagave për 3 punonjës në datat 14 prill dhe 8 maj.

Punonjësit e këtij biznesi që kanë përfituar pagat janë:
Paga e I

Dhori Lleshi Union Bank 26,000 14/04/2020
Xhuliana Muça Union Bank 26,000 14/04/2020
Kastriot Muka Union Bank 26,000 14/04/2020

Paga e II

Dhori Lleshi Union Bank 26,000 08/05/2020
Xhuliana Muça Union Bank 26,000 08/05/2020
Kastriot Muka Union Bank 26,000 08/05/2020

Biznesi “NICOLE.K” është gjithashtu përfitues i pagës së 3-të për 3 punonjësit më datë 3 qershor 2020

Paga e III

Dhori Lleshi Union Bank 26,000 03/06/2020
Xhuliana Muça Union Bank 26,000 03/06/2020
Kastriot Muka Union Bank 26,000 03/06/2020

62 448 qytetarë kanë marrë 3 paga lufte, ndërsa 166 571 qytetarë kanë marrë pagesën 40 mijë lekë.

Prej paketës së parë dhe Paketës së Zgjeruar kanë përfituar gjithsej çerek milioni shqiptarë, ndërsa pagesat vazhdojnë./atsh

“Teatri vazhdon. Të qash se s’qesh dot”/ Rama publikon faktet për punonjësit e një biznesi që kanë marrë tri pagat e luftës Read More »

Investimet në hoteleri, një energji e re që i shtohet industrisë turistike

Turizmi, në vizionin e qeverisë, shihet si sektori që do të garantojë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, duke siguruar punësim, nxitje të ndërmarrjeve të vogla e të mëdha, më shumë të ardhura e më shumë mirëqenie për qytetarët shqiptarë.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi publikoi sot pamje nga një prej investimeve në hoteleri, i cili ofron një kapacitet prej 300 personash.

“Maks Royal G”, me kapacitet për 300 persona, dy pishina të jashtme dhe një të brendshme në Durrës. Investimet në hoteleri, një energji e re që i shtohet industrisë turistike”, u shpreh Klosi.

Për të stimuluar investimet në këtë sektor, qeveria ka hartuar edhe një kuadër ligjor e fiskal favorizues.

Ligji “Për Turizmin” ofron stimuj shumë konkurrues për investitorët e huaj.

Ligji ofron një varg ndryshimesh për sektorin e turizmit në Shqipëri, duke synuar ta shndërrojë atë në një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë në vitet e ardhshme.

Shqipëria ofron kosto konkurruese të punës, pasi paga mesatare në Shqipëri është një nga më konkurrueset në rajon.

Po ashtu ofron lehtësi administrative, pasi regjistrimi i një biznesi të ri mund të përfundojë brenda 24 orëve me një kosto minimale prej 100 lekë (<1 €) përmes modelit “One Stop Shop”.

Krahas kësaj, ofron taksa konkuruese. TVSH për strukturat akomoduese në turizëm është 6%.

Shqipëria po ashtu ka një popullsi të re dhe arsimuar. 57% e popullsisë së Shqipërisë është nën moshën 35 vjeçare.

Për investitorët, Shqipëria është një treg atraktiv në rritje, me strukturë të qëndrueshme ekonomike, politike dhe juridike, si dhe me kuadër ekonomik të liberalizuar dhe kushte të përshtatshme për të bërë biznes.

Mbi 6.4 milionë shtetas të huaj kanë hyrë në vendin në vitin 2019 duke pësuar një rritje të ndjeshme me 8.1% krahasuar me vitin 2018. Hyrjet e shtetasve të huaj më së shumti kanë pasur qëllim turizmin./atsh

Investimet në hoteleri, një energji e re që i shtohet industrisë turistike Read More »

Ministria e Bujqësisë në vjeshtë hap thirrjen e tretë

Programi IPARD II i bashkëfinancuar nga qeveria shqiptare dhe BE, me një total financimi prej 94 milionë euro ka transformuar zhvillimin e sektorit të bujqësisë në vendn tonë në shumë drejtime biznesi dhe ka nxitur punësimin e të rinjve.

Mnistria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, po përgatitet të hapë thirrjen e tretë në programin IPARD II, pas realizimit me sukses të dy thirrjeve të para të këtij programi që financon nga 50-70% të vlerës së investimit për tre masa mbështetëse: Investime në fermë, agropërpunim dhe agroturizëm.

Aktualisht Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, (AZHBR) zbatuese e këtij Programi po punon krahas shqyrtimit të e 371 aplikimeve me një kërkesë për fond prej 82.4 milionë euro, edhe për hapjen e një thirrje tjetër, përtej pritshmërisë pozitive të zbatimit të IPARD për thirrjen e Tretë në mbështet të masave të reja mbështetëse për fermerët.

Aktualisht në thirrjen e Dytë për Masa 1 janë kryer 148 aplikime, me 23.25 milion euro; Masa 3: 93 aplikime me 34.53 milionë euro dhe Masa 7: 130 aplikime me 24.62 milionë euro.

Programi synon të mbështesë fermerët, shoqëritë e bashkimit bujqësor, stabilimentet e përpunimit ushqimor, personat fizikë, juridikë, mikro-sipërmarrjet dhe sipërmarrjet e vogla private jo bujqësore që kryejnë investime në sektorin bujqësisë.

Investimet përfshijnë prodhimin dhe përpunimin në sektorin e qumështit, mishit, fruta perimeve, vreshtave, investime mund të kryhen në akuakulturë, si dhe në lidhje me shërbimet për popullsinë e zonave rurale, turizmin natyror, si dhe prodhimin e energjisë së rinovueshme./atsh

Ministria e Bujqësisë në vjeshtë hap thirrjen e tretë Read More »

“MËNGJES I SHENJTË nga kisha Shna Ndou”/ Rama publikon video nga vendi që bashkon besimtarët e të gjitha feve

Data 12 dhe 13 qershor shënon festën e Shna Ndout, ku si çdo vit besimtarë të shumtë i drejtohen Kishës së Laçit.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga Kisha e Shna Ndout që bën bashkë besimtarët e të gjitha feve në vendin tonë.

“MËNGJES I SHENJTË nga kisha Shna Ndou”, shprehet Rama krahas videos nga ky vend i paqtë.

Ndryshe nga vitet e tjera, për shkak të pandemisë, besimtarët nuk kanë mundur të ndjekin të 13-të të martat e e kësaj feste të shenjtë, ritual i cili fillon që nga mesi i muajit mars dhe që përfundon në 12 dhe 13 qershor.

Kisha e Shna Ndout në Laç prej vitesh është bërë vendi i bashkimit të besimtarëve të të gjithë besimeve nga të gjitha qytetet si shenjë e tolerancës dhe harmonisë fetare që ekziston në Shqipëri.

Kjo kishë për të gjithë pelegrinët është burim besimi, shprese, dashurie dhe optimizmi./atsh

“MËNGJES I SHENJTË nga kisha Shna Ndou”/ Rama publikon video nga vendi që bashkon besimtarët e të gjitha feve Read More »

Festa e Shna Ndout/Meta uron besimtarët: U bashkohem lutjeve tuaja për një jetë më të begatë

Presidenti Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët për festën e Shna Ndout.

Duke publikuar foto nga Kisha e Laçit, Meta ka uruar besimtarët për një jetë të mbushur me dashuri dhe begati.

“Në këtë Natë të Bekuar të Shna Ndout, u bashkohem lutjeve tuaja për një jetë më të begatë, të mbushur plot lumturi e mbarësi për ju e familjet tuaja, dhe uroj përzemërsisht të keni bekimet e Shenjtit”, shprehet Meta./atsh

Festa e Shna Ndout/Meta uron besimtarët: U bashkohem lutjeve tuaja për një jetë më të begatë Read More »