Aktualitet

100 mijë pensionistë 75 vjeç e lart, përfitojnë kartën e identitetit pa afat

Kryetarja e Komisionit të Sigurisë Kombëtare Ermonela Felaj Valikaj tha sot se u votua unanimisht që të moshuarit 75 vjeç e sipër të pajisen me kartë identiteti pa afat.

Felaj tha se duhet gjithmonë të jemi të vëmendshëm për të moshuarit; t’i mbështesim dhe të njohim çdo nevojë të tyre. “Sot në Komisionin e Sigurisë, votuam në mënyrë unanime, që të moshuarit 75 vjeç e sipër, në rastin që duhet të pajisen me kartë identiteti, kjo e fundit të jetë pa afat”, u shpreh ajo.

“Jane mbi 100 mijë pensionistë, nga 75 vjeç e sipër, që brenda këtij viti, do të përfitojne karta ID të vlefshme deri në fund të jetës”, theksoi ajo.

Po ashtu Felaj shtoi se “mund te duket modeste, por është një hap i parë, që doemos duhet pasuar nga krijimi i lehtësive të ngjashme, duke filluar që nga mosha 70 vjeç.

“Kontrata koncensionare për kartat e ID, përfundon në vitin 2022, dhe deri atëherë, uroj që përvoja e fituar të mund të transferohet në një kontraktim që mbron çdo kategori të ngjashme apo më të brishtë të shoqërisë”, tha ajo. /atsh

100 mijë pensionistë 75 vjeç e lart, përfitojnë kartën e identitetit pa afat Read More »

AKU kryen 459 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin, asgjësohen 22.3 tonë produkte ushqimore

Trupat inspektuese të AKU-së si pjesë e Taskforcës antiCOVID kanë kryer sot 459 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin.

Sipas njoftimit të AKU, “në çdo monitorim kërkohet vëmendje e shtuar në të gjitha bizneset që të zbatohet protokolli i sigurisë kundër përhapjes së COVID-19.”

“Gjatë inspektimeve është bllokuar një sasi prej 100 kg djathë me destinacion asgjësimin, pas rezultatit pozitiv me E. Coli. Ndaj një subjekti që tregtonte mish pa vulë dhe certifikatë veterinare i është bllokuar një sasi mishi prej 10 kg dhe rrjedhimisht është vendosur dhe masë administrative Është bërë asgjësimi i një sasie prej 22.3 tonë produktesh ushqimore me kërkesë të vetë subjektit.”,- njofton AKU.

“Janë dhënë 9 paralajmërime në disa biznese për higjenizim të ambienteve të punës, rinovim të librezës së ujit, rinovim të librezës shëndetësore etj. Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 24 mostra për monitorim të qumështit në fruta-perime për mbetje pesticidesh dhe në molusqe. AKU vijon të jetë pandërprerë në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit”, – përfundon njoftimin AKU. /atsh

AKU kryen 459 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin, asgjësohen 22.3 tonë produkte ushqimore Read More »

Manastirliu: 90% e rasteve të dyshuara izolohen brenda 48 orëve

Në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik, punohet prej katër muajsh 24 orë në 7 ditë të javës, që rezultatet e testimit të jenë në kohë reale, për të izoluar vatrat dhe për të kufizuar përhapjen e infeksionit.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi sot se 90% e rasteve të dyshuara izolohen brenda 48 orëve.

Manastirliu theksoi se qeveria po vijon të rrisë kapacitetet e testimit, për të garantuar hetimin epidemiologjik, që ndiqet me përgjegjësi dhe profesionalizëm nga ekspertët e shëndetit publik.

“Në këtë laborator reference, në Institutin e Shëndetit Publik, punohet prej katër muajsh 24 orë në 7 ditë të javës, që rezultatet e testimit të jenë në kohë reale, për të izoluar vatrat dhe për të kufizuar përhapjen e infeksionit. Është fakt se 90% e rasteve të dyshuara izolohen brenda 48 orëve”, deklaroi ministrja./atsh

Manastirliu: 90% e rasteve të dyshuara izolohen brenda 48 orëve Read More »

Parashikimi i motit, e mërkurë 8 korrik 2020

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperendim me shpejtesi mesatare 1-9m/s, hera-herës fiton intensitet deri në 15-20m/s kryesisht në veri e përgjatë vijës btregdetare. Deti parashikohet i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 18/34 diell
Kukës 16/30 diell re
Lezhë 21/34 diell
Dibër 14/28 diell re
Durrës 19/34 diell
Tiranë 19/35 diell
Elbasan 18/34 diell re
Berat 16/35 diell
Vlorë 18/31 diell
Korçë 15/27 diell re
Gjirokastër 15/33 diell
Sarandë 17/31 diell/atsh

Parashikimi i motit, e mërkurë 8 korrik 2020 Read More »

5 vjet pa etnologen, të parën grua anëtare të Akademisë së Shkencave, Andromaqi Gjergji

Akademia e Shkencave përkujtoi sot 5-vjetorin e ndarjes nga jeta të gruas së parë anëtare të saj, akademiken Andromaqi Gjergji.

Andromaqi Gjergji lindi në Korçë, ku kreu dhe shkollën e mesme. Në vitin 1947–1949 ndoqi studimet në Institutin e Lartë Pedagogjik Dyvjeçar të Tiranës dhe filloi punën në sektorin e etnografisë në Institutin e Shkencave. Më vonë plotësoi studimet e larta dhe u diplomua në degën e historisë të UT. Vijoi punën si etnologe në Institutin e Historisë e të Gjuhësisë, dhe më vonë në Institutin e Kulturës Popullore.

Andromaqi Gjergji ishte studiuese e specializuar në fushën e veshjeve popullore shqiptare. Rezultatet e kërkimeve të gjata shkencore në terren (1949–1981) dhe të studimeve të saj i ka pasqyruar në një varg artikujsh dhe në vepra përgjithësuese: “Veshjet shqiptare në shekuj” (Tiranë, 1988); “Mënyra e jetesës në shekujt XIII–XX” (Tiranë, 2002); “Histori e artit shqiptar” (1990) (bashakutore); “Veshje Popullore Shqiptare – Albanian Popular Costumes” (vëll. I, 1999; vëll. III, 2005), (bashakutore); “Albania a Patrimony of Europian Values” (2000), (bashakutore); Bashkëautore në tekstet mësimore: “Historia e artit shqiptar” (1990), “Veshje popullore” (1989) dhe “Ligjërata për etnologjinë shqiptare” (2001, ribotim 2005); “Veshje popullore shqiptare në shekuj: origjina, tipologjia, zhvillimi” (2005) “Arti i zbatuar popullor” (2006).

Një numër studimesh të saj i kushtohen mënyrës së jetesës, kushteve materiale të jetës familjare e shoqërore, sidomos në fshat, duke trajtuar edhe disa mbijetoja të hershme. Andromaqi Gjergji ka dhënë ndihmesë me vlerë edhe në fushën e muzeologjis. Ajo është e para grua anëtare e ASHSH (1999). Është dekoruar me Urdhrin “Mjeshtër i Madh i Punës”. /atsh

5 vjet pa etnologen, të parën grua anëtare të Akademisë së Shkencave, Andromaqi Gjergji Read More »

E rëndë! Nëna dhe e moshuara rrahin me thupër fëmijën, ai qan me ngashërim (Video)

Një ngjarje e tmerrshme është filmuar ditën e sotme në rrugët e Tiranës. Një grua dhe një e moshuar shihen teksa dhunojnë një fëmijë të vogël.

E moshuara e gjuan fëmijën me një degë të vogël peme, ndërsa ai qan me të madhe. Vogëlushi përpiqet të mbrohet pas gruas, e cila mendohet të jetë nëna e tij, por as ajo nuk e mbron.

E moshuara vazhdon ta godasë me thupë, për arsye që ende nuk dihen.

Kjo ngjarje skandaloze, në kufijtë e dhunës barbare që as kafsha nuk e bën tregon edhe njëherë se në shoqërinë shqiptare ekziston sërish një fenomen i tillë.

Qytetari, i cili ka dërguar videon shprehet se ngjarja ka ndodhur pranë “Pallatit me Shigjeta”.

Qytetari shkruan:

A ka zot ne Shqiperi o zot ndeshkoje ate gru me ate nene qe godet ate femije te pafajshem Vendodhja afer pallatit me shigjeta Faleminderit


JOQ

E rëndë! Nëna dhe e moshuara rrahin me thupër fëmijën, ai qan me ngashërim (Video) Read More »

Ambasadorja Kim viziton fabrikën e vajit të ullirit në Qeparo/ Hapi rrugën e eksportit, krijoi vende pune

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim vizitoi sot në Qeparo, në jug të vendit, fabrikën e vajit të ullirit “Gjikondi”, një biznes i vogël familjar, që ka përdorur ndihmën e Qeverisë amerikane për të zgjeruar veprimtarinë dhe për të krijuar vende pune.

Ambasadorja publikoi foto nga kjo vizitë dhe u shpreh se, “Gjikondi” ka hapur rrugën e eksportit të vajit të ullirit dhe ka ndihmuar fermerët e tjerë të zhvillohen bashkë me të./atsh

Ambasadorja Kim viziton fabrikën e vajit të ullirit në Qeparo/ Hapi rrugën e eksportit, krijoi vende pune Read More »

“Krenare për punën e palodhur të stafit të spitalit COVID 1″/ Manastirliu apel qytetarëve: T’i ndihmojmë duke respektuar masat

Ministrja me Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu shprehet krenare për punën e realizuar nga stafi mjekësor i spitalit COVID 1, në betejën e përditshme kundër koronavirusit të ri.

Ajo nënvizon se qytetarët duhet të jenë të përgjegjshëm dhe të respektojnë masat e thjeshta të cilat ndihmojnë në frenimin e përhapjes së COVID-19.

Ministrja Manastirliu ka publikuar foto nga puna e palodhur e infermier Korabit, i cili që prej ditë së parë të shfaqjes së COVID-19 është në krye të detyrës.

“Spitali Infektiv! Infermier Korabi është aktualisht në shërbim, duke u kujdesur për pacientët e shtruar në spital, me simptoma të rënduara, si pasojë e virusit të rrezikshëm COVID-19”, shprehet ministrja.

“Krenare për punën e palodhur e stafit të spitalit COVID1, që prej ditës së parë të epidemisë! T’i ndihmojmë, duke nxitur ndjenjën e përgjegjësisë tek çdo qytetar, për respektimin e disa masave të thjeshta, efikase për të frenuar përhapjen e COVID-19. Ruaj distancën nga të tjerët; Vendose maskën; Kujdesu për higjienën personale dhe kolektive”, thekson Manastirliu. /atsh

“Krenare për punën e palodhur të stafit të spitalit COVID 1″/ Manastirliu apel qytetarëve: T’i ndihmojmë duke respektuar masat Read More »